Së fundmi është raportuar një koeficient i lartë homoseksualiteti në Ballkan. Nga një studim i forumit ndërkombëtar BQSHB, u raportua se homoseksualiteti, (në raport nuk u lejua të përdorej fraza “qejfbythje” e hollandezit Han), pra homoseksualiteti është një fenomen në rritje dinamike drejt shifrave më shqetësuese se kurrë. Lajm i nxehtë, mbresëlënës. Mes fanatizmit të akullt të gadishullit paska nisur shkrirja dhe përshtypja e krijuar nga ky raportim duket se ngjan me një kurbë kurvërie (e pandershme në teprimin e saj). E thënë ndryshe, sipas forumit, po shtohet një prirje liberale në vendet e Ballkanit, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kjo prirje progresive, që vjen në formën e gjallërimit kolektiv të hormoneve, zakonisht ndezin në mish “dëshirat e ndaluara”. Duket se këto hormone kanë filluar të shkatërrojnë “barrierat gjenetike” mes dy sekseve, duke sjellë një kolaps në marrëdhëniet mes tyre. Për këtë shkak, ky raport synon në thelb të konstatojë faktin se ndryshimi në rritje i shijeve seksuale, duke sjellë trazime, është në të njëjtën kohë diçka më e thjeshtë dhe më e mundshme se kapërcimi i ylberit.
Lajmi ndërkaq nuk saktëson nëse kjo rritje e homoseksualitetit është epidemike, nëse prek sistematikisht popullsinë, apo godet kryesisht shtresa të veçanta. P.sh, është e paqartë nëse politikanët shqiptarë, ndërsa njihen në gadishull si fodullë dhe snobë të mëdhenj, janë prekur edhe ata njëlloj nga kjo “turpëri e turpshme”, që raporton forumi. Logjikisht, rritja e homoseksualitetit bie ndesh në njëfarë mënyre me fudullëkun e tyre tradicional. Edhe homoseksual, edhe fodull, edhe politikan, është një miksim që nuk lejohet as në përfytyrime tragjike. Prandaj, përzier me realitetin, supozimi se fudullëku i hekurt i disa politikanëve shqiptarë mund t’u shërbejë sot atyre si një maskë për të fshehur “rebelimin e burrërisë” apo “qejfbythjet” intime, nëse ato ekzistojnë, e bën edhe më interesant raportin e dhënë.
Është e paqartë gjithashtu se në çfarë feje mund të katandiset një politikan shqiptar, me ose pa mjekër, me ose pa mbathje të kuqe, me ose me pasuri, nëse fudullëku i tij i pamposhtur do të ketë befas një koeficient të lartë homoseksualiteti.
Dihet se fudullëku qeveris sot Shqipërinë. Politikanët fodullë në Shqipëri janë një racë e shtuar dhe e sajuar. Gjallesa unike në planet, ata janë personazhe tipikë tranzicioni. Të shohin vrazhdë. Në trotuare, në korridore institucionesh dhe në oborret e vilave të tyre, ecin kokëlartë, barkngrehur, pa thyer gjunjët, pa lëkundur legenin dhe me hapa të vegjël, që të bjerë në sy patjetër kuleta e fryrë nga dollarët në xhepin pas. Mbajnë njëlloj si peshqit, depozita ajri rezervë në mushkëri, që të ngjajnë të fortë dhe të shëndetshëm. Të gjithë nuk kanë mjekër, por shumica kanë të dashura, që janë ose sekretare të reja, ose këngëtare që i njohin mirë marifetet. Në atmosferë, ndërsa lëvizin, krijohet një lloj plazme ajri rreth tyre, si plazma e jonizuar rreth rrufeve. Është gjithnjë gati të vetëtijë dëshira e tyre për të treguar injorancën, fuqinë dhe rëndësinë e pushtetit që kanë. Shohin larg, edhe kur janë brenda në zyrë ose në banjë, që të duken vizionarë si shefat e tyre. Urrejnë vartësit, fukarenjtë, të uriturit. I poshtërojnë, i shkelin me këmbë ata, por prapë janë vizionarë. Të jesh vizionar, ja, kjo është një cilësi e liderëve. Në sallonet ku bëjnë politikë, folja njërrokëshe që shpreh aktin seksual, përdoret në të gjitha kohët e mundshme, në dëshirore, kushtore, shkulmore, nga shumica e tyre, thjesht për vizion. Kjo është mënyrë popullariteti e shndërruar në mode, ashtu si në modë është zotërimi i bizneseve të fuqishme të regjistruar në emra kushërinjsh dhe baxhanakësh. Mbrapa kompanive më fitimprurëse, fërkojnë duart dhe nënqeshin ministra dhe deputetë, pronarët e vërtetë. Duke qenë shefa monopolesh, këta shkatërrojnë përditë biznesin e ndershëm shqiptar, që sot mezi mbahet në këmbë dhe nesër e pret falimentimi i sigurt. Këta politikanë dhe pronarë barbarë milionerë, fitojnë shumë para, por hanë si romët dhe pështyjnë në rrugë. Imitojnë shefat e tyre. E ntrashin zërin. Rrezatojnë triumf si ata. Të njëjtat fraza. Të njëjtat nota. Të njëjtat lëvizje buzësh e veshësh, si liderët e tyre në majë. Kur pinë në bankete, bëjnë sikur pinë, lagin buzët, si personazhe Hollivudi, si për të vajisur fjalorin e pistë.
Edhe lideri është një nga ata, egoist, fodull dhe i vrazhdë. Vartësit bashkë i kanë dhënë atij aq besim sa i duhet për të qenë majori. Mendon ose jo lideri për të ardhmen e të tjerëve, kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka të mendojë për pushtetin dhe pasurinë e grupit që ka zgjedhur rreth vetes. Ka ose nuk ka frikë lideri, edhe kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka dobësia e tij ndaj servilëve dhe thashethemxhinjve, që përpunojnë informacionin që ai dëshiron të ketë. Pothuaj të gjithë vartësit e zgjedhur kanë talent natyral të manipulojnë liderin. Veç kësaj, ata dinë ta delegojnë fudullëkun e tyre tek militantët, njëlloj si dinë të përçmojnë qytetarët e thjeshtë, dhe të përbaltin kundërshtarët e tyre.
Kjo masë fodullësh milionerë, sot qeveris dhe shkarravit Shqipërinë.
Kjo masë fodullësh, që qeveris dhe shkarravit Shqipërinë, sot rrezikohet befas nga homoseksualiteti. Këta tipa të fuqishëm dhe arrogantë, së paku disa prej tyre, rrezikojnë të jenë ndryshe së ardhmi. Si do të transformohet shkarravitja e moralit në raste të tilla? Janë pasuruar në tranzicion, janë të fuqishëm, iluminantë, kanë ndjesinë e të qënit zot, sepse bëjnë ç’të duan dhe gjemb s’ju hyn në këmbë, janë milionerë dhe hijerëndë, kur fap, befas ngjyrat mund të ndryshojnë për ta. Do të ndizet drita e kuqe. Më pas ndryshojnë zakonet, ndoshta dhe interesat. Do fillojnë ta lëkundin legenin në ecje, si lavjerrësi i orës së murit. Zëri mund t’ju hollohet. Mund të hollojnë ata vetë vetullat dhe të ndryshojnë markën e xhelit aromatik në flokë. Do fillojnë t’i rrahin më shpesh qepallat e syve. Pa shumë vështirësi do të bjerë në sy një tualet i lehtë, gati hollivudian. Do ndryshojë ngjyra e syve dhe era e parfumit dhe kushedi tjetër çfarë…
Nëse disa prej politikanëve të tranzicionit i rrëmben grafika rritëse e homoseksualitetit, që përmend raporti i BQSHB-së, ata do pësojnë sigurisht ndryshime thelbësore. Veç fudullëkut, do na udhëheqë dhe homoseksualiteti. Në këtë rast, politikanët nuk do të jenë aq të vrazhdë sa kishin qenë dikur, kur, në kulmin e fodullëkut, s’kishin probleme në gene. Edhe tani do të jenë drejtuesa institucionesh apo ministrish, por do kenë tjetër adrenaline. Do ndryshojnë rrahjet e zemrave. Me këtë çoroditje, vështirë të supozosh se ata do vazhdojnë të jenë fodullë. Mbase më në fund do të ndjejnë keqardhje për pasojat e tyre, që janë njerëzit e varfër dhe të pashpresë, ata që përbëjnë shumicën në këtë vend. Kushedi. Do të buzëqeshin edhe pa shkak dhe duart do t’ju zbuten. Nuk do t’ju shkojë ndërmend të vrasin më njerëz të pafajshëm në sheshe dhe as të ndërtojnë rrugë të mëdha thjesht për të vjedhur. Do përshëndesin rojet tek hyrja, dhe do bëjnë si kurrë ndonjëherë, humor me pastrueset në korridor. Do të çlirohen nga makthi i pafund i pasurimit të shpejtë, sepse do e kuptojnë që në këtë botë asgjë nuk vlen veç dashurisë. Nuk do të ecin më si shalëngjitur, por do rrëshqasin si uji. Do bëhen më njerëzorë, më të mirë, kushedi. Do të mësojnë të pendohen për barbarinë e dikurshme të pushtetit të tyre. Si kurrë ndonjëherë, do ta shohin në sy shefin e madh, vip-liderin. Do guxojnë e do përpiqen ta zbutin edhe atë, ta joshin, ta ëmbëlsojnë, ose ta kuptojnë mos kushedi, epidemia e trazimit, zbutjes, pendimit apo qejfbythjes e ka prekur edhe atë, pa e ditur as vetë. Nëse kapet ky sinjal, do të thonë. Oh! Në ç’ëndërr po jetokemi vallë??
ah Zike farfalla cfare te beri Tyrkie…..te katandisi,pisogledi!
artikull i gjate, na bere lemsh. thuaje troc me ke e ke: me Edin apo me Lulin?
O Tani , po ti nuk e shef foton ere vlla ? Nuk do shume mend per ke aludon autori i shkrimit,por s’ja mban ta thote troc se i le lesht. Dhe ne fakt nuk eshte per tu cuditur; gjithe kjo dashuri morboze e Saluqit me Luluqin , s’do mend qe e ka nje baze ; perversitetin e tyre!
me ate qe miratoj ligjin e marteses se tyre
hahahaha, edhe pushta te behen keta, barbare kane per te mbetur. as keta rregfullohen, as vendi behet. ky vend ka marre fund per fare
hahahahahaha, sa kam qesh, sa kam qesh, ironi e holle…
Epo,dihet tashme qe Dylberi Lul Basha, karierat e tij, duke filluar qysh ne Hollande i ka me ndihmen e pleqve,duke qene ‘jaran’ i tyre.
une shoh permes ketij shkrimi sarkazem se pesimizmi ka pushtuar mendjen e shkrimtarit A Mullaj. Kjo eshte nje gje deshperuese. Nese nuk shohin fijen e shpreses ata qe jane te njohur dhe kane kane per mision ta krijojne ate, cduhet te bejme ne te rinjte, qe nuk kemi as fame, as mundesi as pushtet dhe jemi ne meshire te fatit. Ky vend nuk behet. E ndjej edhe une, megjithese jam nje e re me sy mastera dhe tre gjuhe te huaja. Tja mbathim, te ikim nje ore e me pare nga mallkimi qe pret te ardhmen tone, me bandite, hajdute, e pushtetare te perjetshem, Gjithsesi urime per shkrimin shkrimtar!
Anisa, mos kujto se ne qe kemi ikur jemi te lumtur. ne vuajme njelloj. me e mira eshte te kthehen shqiptaret dhejo te largohen. te kthehen e te luftojne per vendin e tyre, perndryshe, shqiperia do jete perjetesisht ne duart e kasapeve dhe banditeve sic thua
E paska tradhtu Sala Ilirin:)
I ziu ti po te pa Iliri o Sali. Ka per te then we finished, its over, you cheated on me:)
pune byth caresh…
KREJT ORIGJINAL.
Ku je bre Artan Mullaj,krejt pene e vecante ne logjike,ide,opinione,aspak kopje e ndonje palogazetari,je totalisht ORIGJINAL,sa te kemi zili se s’te arijme dot.Je nje Neonolian i tranzicionit qe cuket si qukapiku vetem te vertetat e allbanistanit.Qe
operon qelizat malinje si nje mjek modern. Urime.urime,urime.
R.Kosta.
Hahahaha!Hajt per hajer ndoshta ndodh kjo edhe na vjen nje fare shpetimi perderisa s’po gjejme tjeter rrugzgjidhje.Ndoshta organizohen ne ndonje orgji te fuqishme me njeri tjeter Luli,Enkeledi,Paloka bashke me “bacen” e nuk do e ken mendjen me ti sjellin te keqija ketij polpulli.
Hahaha u shkon u shkon pa le me ta bejne te gjithe ket pune ne vend te mbledhjeve qesharake te Keshilli i Ministrave(Normalisht ketu duke perjashtuar gjinine femer se s’do i hynyn me ne pune tip M.BREGU e cjan ato).Bukur,bukur!Hajt per hajer….hahahaha
Phu tshtifsha mdhe moj Sheqere
bon kalamoj si drakula nsere
na kan zon tgjith lemerija
prej kapilit tat toc Salija
Me ca e ke marsu mi dreq gruje
mos ke shku dhe me ujq neper pyje
se skom llaf si me tbesu
kok kopili ke marsu
Tkishte ngja icik njeri
se prej shpirti ke nxjerr ari
ske lon kafsh pa u marsue
na flliqe fisin moj tutkune
Na e solle ne ntiron
partija vampire ta boni doktor
por vec me shurren e tij e la
doktor shkencash prej shurre u ka ba
Pash zotin mthuj ku e ka zan
trego ti me cilen kafsh
qe tja bojm nji tetanoz
se tgjith Shqiprin po infekto.
E Forte!!!
bukur, shum bukur, je njish!
Ne foto : “Ylli qe po ngrihet” me ane te prasit qe i ka fut Sala…
E gezofshin Sh. Valentinin.
Shkrim shume i bukur. Te lumte Artan!
Eshte nje nga shkrimtaret me te mire dhe me te talentuar.Gjithnje ne lartesine e duhur!