Ndërkohë që në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar kanë qenë zhvillimet e fundit dramatike rreth ngjarjeve të 21 janarit, etj., komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka vazhduar papushim punën për ndryshimet që do t’i propozojë Kuvendit nga mesi i marsit. Nga burime të mirëinformuara, kam marrë vesh se ka mirëkuptim mes anëtarëve të këtij komisioni për të zëvendësuar numërimin me dorë të votave me atë me skanim. (Për numërimin me skanim kam shkruar gjatë në artikullin “Si t’i numërojmë votat?” http://www.respublica.al/opinion/2011/12/14/si-ti-numerojme-votat). Sidoqoftë, burimet e mirëinformuara më lanë të kuptoj se ende nuk është rënë dakord për vëndin/vendet ku do të bëhet numërimi.
Disa mendojnë se numërimi me skanim duhet bërë në 66 qendrat aktuale të numërimit të votave (66 KZAZ-të), ndërsa disa të tjerë mendojnë se duhet bërë në një qendër të vetme në Tiranë. Unë votën time e jap për këta të fundit. Dhe ja përse.
Në zgjedhjet e shkuara mund të jetë bllokuar një qendër numërimi thjesht si kundërpeshë e bllokimit të një qendre tjetër, dhe është dashur të shkojnë atje ambasadorët, që të vazhdojë numërimi. Për shembull, po të mos kishte përveshur mëngët amabasadori amerikan në njësinë numër 5 të Tiranës (sa turp!), mund të ishim ngujuar për javë të tëra para televizorëve, në pritje të përfundimit të numërimit të votave të majit të 2011-ës. Ndërsa në 2009-ën, në qoftë se kutitë e Fushëkuqes dhe të Ndërmenasit nuk do të kishin ardhur në Tiranë (pas trysnisë së ambasadorëve të huaj – sa turp!), Zoti e di se kur do të kishte mbaruar numërimi i votave të qarqeve Lezhë dhe Fier.
Përveç bllokimeve si këto të sipërpërmendurat, të cilat pothuajse shkaktuan përplasje me pasoja të rënda për stabilitetin e vendit, numërimi i votave në 66 qendra është edhe shumë herë më i kushtueshëm financiarisht. Dhe kjo është e vërtetë si për numërimin me dorë ashtu edhe për atë me skanim.
Pra, si t’ia bëjmë që, larg qoftë, të mos përsëriten skena si ato të numërimit të votave të Fushkuqes, Ndërmenasit, njësive 5 e 8 të Tiranës, apo edhe të Bushatit, Uznovës, etj., etj.? Ndërkohë, si t’ia bëjmë që koston e numërimit ta kemi sa më të vogël? Një mënyrë është ajo e numërimit të të gjitha votave në një sallë të vetme në Tiranë (Pallati i Sportit ka sallën më të përshtatshme), ku prania e ambasadorëve, kamerave televizive dhe vëzhguesve mund të jetë e pandërprerë.
Në rastin e votimit me dorë, kjo zgjidhje do të sillte vetiu një vonesë të konsiderueshme në numërim – të numërosh me dorë 1.6 milionë vota në një sallë të vetme (sado e madhe qoftë ajo) mund të duhen dy-tri javë. Por, në qoftë se do të vendoset që votat të numërohen me dorë, është më mirë të presim 2-3 javë për të marrë vesh rezultatin, se sa të shohim përsëri skena të dhunshme si ato të numërimit të votave të Fushëkuqes, Ndërmenasit, Bushatit, Uznovës, njësive 5 e 8 të Tiranës etj., etj.
Nga ana tjetër, në rastin e numërimit me skanim, vonesa në numërim nuk përbën problem – 1.6 milion votat mund të numërohen për 24 orë në Pallatin e Sportit në Tiranë. Dhe ndërprerja e procesit të numërimit, për shkak të ndonjë ndërprerje të energjisë elektrike (si në zgjedhjet e fundit në Korçë, Durrës, etj.), mund të shmanget me përdorimin e një gjeneratori elektrik të vetëm. Ndërkohë, partive nuk do t’u duhen nga 66 specialistë elektronikë secilës, për të kontrolluar nëse makinave skanuese u bëhet ndonjë marifet. Do të duhet vetëm nga një specialist elektronik për parti – në Pallatin e Sportit në Tiranë…
*respublica.al
Kesaj i thone futja P… gri sallate….
Hiqni qafe Salen dhe numerohen votat edhe me by..e, s’ka nevoje as per skanera e as per inxhiniera. Aq vota e votues sa jane ne gjithe Shqiperine numerohen me dore per gjysem ore dhe per dy ore del rezultati.
Akoma se kuptuat se kjo eshte ceshtje me e thelle se numerimi i votave???!!!!!
PD-ja e Sales eshte nje cete cubash pa din e pa iman, nuk ka ligj e pajisje elektronike tu beje derman.
Ed Zaloshnja, gjej ndonje “pajisje elektronike” qe te heqesh qafe Salen e kopene me cuba e pastaj na shkruaj se na ben nder, pa per te numeruar votat i behet dermani edhe pa skanera. Vini nga tre femije shkollash per c’do qender votim dhe eshte e mbaruar puna.
nuk ja vlen te komentosh me kete askush ..ne nje autopsi nuk shikohet
se cfare paste rroje preferonte kufoma..
Z ZALOSHJA.Je nje pene e denje e shtypit te sotem por:Saliu do ta gjej menyren edhe hapur fare do ti vjedh votat .A nuk ishin kutit e votimeve ne kqz te hapura dhe te rimbushura.Keshtu do te jene edhe keto zgjedhjet e 2013.Saliu do vjedh haptas,opozita do kundershtoj ndofta edhe nderkombetaret,nderhyn aty me kok shpresa beçi,ristani,dizdari dhe GOL.Nderkombetaret thone.Nuk nderhyjm ne vendimet e gjykates.I DASHUR EDUARD.Ke argumenta qe te me kundershtosh.Te lutem po pres nje koment pikerisht nga ju z Zaloshja.
hajduti mund te te futet edhe brenda ne shtepi te vjedhi, por kjo s’do te thote se ti duhet t’i mbash gjerat me vlere ne oborr. ti do te mundohesh ti mbash ato ne nje vend sa me te sigurte brenda shtepise. e prape nuk do te jesh i sigurte se hajduti nuk do t’i vjedhi…
Rrespekt Mustafa, me gjithse perdor fjale te pa hijeshme!
Kur i nderuari Zaloshnja shpreh mendimet per numurimin, dihet qe hallin e ka tek dallaveret qe behen gjate ketij procesi. Ti dhe unne e dime mire kush i ben keto dallavere. Jane, siç thua me te drejte ti, CUBAT E SALIUT qe ndersehen neper qendra votimi. Kete e dine te gjithe. Kryedjalli i paguan mire me paret e tua dhe te mijat, ne vend qe te ndihmoje fukarenjte. Ai, me njemije marifete, i nxier edhe nga burgu cubat, me gjith “çifte gjahu”, siç ndodhi ne Kamez.
Po te jete neper qarqe, me shume cuba do te jene ne aktivitet. Duke i sjelle ne Tirane, do te jene me shume sy qe i vezhgojne dhe filmojne.
Pra Zaloshnja ka te drejte.
Ti kot i kerkon Zaloshnjes qe te hiqet Saliu dhe zgjidhet çdo problem vote. Vertet ashtu eshte, POOOOOR kush duhet dhe mundet ta heqe. Po te ishte ne dore te Zaloshnjes, me kohe do te kishim gjetur qetesine dhe demokracine e vertete. Saliu s’eshte vetem. Ka nje mafje te tere me vete. Jane te tejmajmur qe te gjithe. E derdhin varda parane e grabitur te ketij vendi.
Na takon te gjitheve ta heqim kete lukuni me vote dhe ta ruajme voten.
Une shqetesohem per nje gje tjeter. Ata do te bejne zallamahi gjate transportit te kutive te votimit drejt Tiranes me prita, si cubat neper qafa e gryka malesh. Kutite duhen shoqeruar gjate gjithe udhetimit me sa me shuime qytetare dhe militante.
Ceco, me vjen keq po s’paske kuptuar asgje nga ato qe te thashe.
Elektronika eshte mjet per te shpejtuar punen e numerimit, nuk ben dot me shume se kaq. Nuk demokratizohet nje shoqeri nga kompiuterat e skanerat. Partite banda e shoqeri aksionere ne hajdutllek duhen izoluar me pare nga ana politike e sociale shume kohe para votimit, dhe kjo behet nga njerezit. Po e lame ate pune per diten e votimit, a te numerimit cubat fitojne gjithnje si me skanera ashtu edhe pa skanera. Keshtu qe i gjithe artikulli i Zaloshnjes eshte absurd dhe i kote.
Ajo “pajisja elektronike” qe heq qafe Salen dhe cubat, nuk egziston dhe nuk ka per tu shpikur ndonjehere. Publicistet kane per detyre eshte tu hapin syte njerezve, sidomos atyre qe ndjekin Salen qorrazi ose nga frika, e tua thone cope se po marrin me qafe veten dhe femijet e tyre. Tu thone qe Shqiperia po degradon ne menyre te pariparueshme ne nje sistem mesjetar anarkik ku e vetmja menyre jetese e suksesshme eshte krimi.
Te krijosh idene se problemet ne Shqiperi mund te zgjidhen me skanera e kompiutera eshte nderi me i madh qe i behet kopese se cubave.
Po nuk me beson, degjo Salen kur thote qe e ka luftuar korrupsionin duke bere tenderat me aplikim elektronik on-line.
Mustafe! Te kuptoj fare mire dhe jam dakord me pjesen ne prag te votimit. Problemi ne diskutim, eshte me i thjeshte: Si dhe ku do te votohet? Ne nje vend apo ne gjashtedhjete?
Ketu synon Zaloshnja, kur thote ne Tirane. Ketu jam dakord dhe une.
Sa per sensibilizimin perpara zgjedhjeve dhe masave qe duhet te merren per te perballuar cubat e Saliut jam plotesisht dakord me ju.
Sido qe ti numerosh ato dalin sic do shefi kur mungon deshira per te verteten.