Ikja dinjitoze e Kreshnik Spahiut

10 Shkurt 2012, 22:48Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z.Kreshnik Spahiu, e djeshmja mund të konsiderohet si dita e fundit që ai shkel në ambientet e atij institucioni ku hyri rreth 5 vjet më parë për të drejtuar qeverisjen e gjyqësorit. Nëpërmjet një konference për shtyp, ai njoftoi dhënien e dorëheqjes nga posti i lartë që mbante. Ndonëse për miratimin e dorëheqjes ai duhet të presë edhe vendimin e Kryetarit të Shtetit, duket se z.Spahiu e ka mbyllur kapitullin e tij me KLD-në. Dorëheqja vjen në momentin kur Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision hetimor rreth veprimtarisë së KLD-së, e posaçërisht të z.Spahiu, në lidhje me detyrën e tij funksionale dhe angazhimet jashtë institucionale.

Zoti Spahiu kishte deklaruar ditë më parë se “me gjithë presionet që po i bëheshin, s’do jepte dorëheqje”. Megjithatë ai e kishte lënë të kuptohet se qëndrimi i tij në atë detyrë s’do mund të zgjaste për shumë kohë e për këtë ishte shprehur se “largohem apo shkarkohem kjo është me pak rëndësi sepse unë e kam zgjedhur rrugën time, por është thellësisht serioz precedenti antikushtetues për të ardhmen.”

Ai e dinte se s’do mund t’i shpëtonte grackës formale me emrin “Komisioni Hetimor Alibeaj”, vendimmarrja e të cilit dihej ende pa nisur punë. Kryetari de fakto i komisionin, kryeministri Berisha, ishte i pari që në mes të janarit dha lajmin për shkarkimin e tij nëpërmjet një komisioni hetimor. Pra, komisioni ishte thjesht pikënisja për të justifikuar sa për sy e faqe botës një vendim që gjithkush e dinte sesi do të përfundonte.

Shumica kuvendore ka treguar mëse një herë se kur ndërmerr një nismë për shkarkimin e dikujt, e çon deri në fund misionin e saj, qoftë ose jo në përputhje me kushtetutën ose ligjet që normojnë funksionimin e institucioneve të caktuara.

I gjithë konflikti, siç e pranon vetë z.Spahiu, ka filluar qysh në vitin 2008 me presione nga ana e pushtetit ekzekutiv. Por ajo që i përshpejtoi gjërat ishin daljet e tij publike përkrah një aleance që nisi të ngrejë zërin për disa çështje të mprehta me karakter kombëtar e atdhetar, ndonjëherë me pak doza nacionalizmi, por gjithsesi brenda kuadrit patriotik.

Kjo e shqetësoi shumë shumicën, veçanërisht Berishën, të cilët panë se forcat kundra tyre po shtoheshin ndjeshëm, sidomos në kushtet aktuale kur edhe një grusht votash mund të bëjë diferencën në zgjedhje.

Berisha ishte i bindur se z.Spahiu do rezistonte dhe shpresonte që me anë të komisionit “Alibeaj”, t’i organizonte një shkarkim me ceremoni pikërisht atij që 8 vjet më parë, nga salla e Komisionit të Helsinkit të Kongresit Amerikan, i jepte një dorë më shumë opozitës së atëhershme për të ardhur në pushtet, me denoncimin që i bënte qeverisë “Nano”.

Por shumica nuk kishte arsye të investohej kaq fuqishëm e të ngrinte një komision hetimor. Me këtë ajo po hapte një front të ri lufte, duhet thënë të panevojshëm, pasi dihet që Presidenti aktual hoqi dorë nga rikandidimi dhe ashtu siç po “duron” z.Topi edhe pak muaj, s’i kushtonte asgjë të “duronte” edhe z.Spahiu po aq.

Synimi i shumicës ishte që përveç tërheqjes së vëmendjes në tjetër drejtim, njëkohësisht të zbulonte shkelje të mundshme të z.Spahiu e me to në duar të çirresh lart e poshtë për të ulur sadopak atë mbështetje që ai ka fituar.

Kjo dorëheqje duket se e gjeti sërish të papërgatitur shumicën kuvendore aq sa një nga anëtaret e komisionit deklaroi ngutshëm se “nuk ia pranojmë dorëheqjen por do e shkarkojmë”. Ishte një deklaratë qesharake pasi akti i dorëheqjes është diçka personale dhe pranimi ose jo i saj nuk varet prej tyre, por kjo në vetvete tregon shkallën e lartë të nervozizmit që mbizotëron në radhët e shumicës. Fundja, pikësynimi i tyre fundor ishte largimi i z.Spahiu nga posti që mbante dhe ai ia lehtësoi shumë punën këtij komisioni, misioni i të cilit tani s’ka më asnjë kuptim. Edhe nëse do kishte shkelje në punën e tij, tashmë në atë institucion janë inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët në përfundim të kontrollit do paraqesin edhe raportin zyrtar. Me gjithë mosbesimin që mbizotëron nga fakti që tashmë në krye të KLSH-së është z.Leskaj, duhet shpresuar që kontrollorët e këtij të fundit të tregohen më me integritet profesional sesa “kontrollorët” tendenciozë të Alibeajt.

Me heqjen dorë nga funksionet shtetërore, z.Spahiu ndjehet i çliruar për të nisur edhe de jure aksionin e tij politik. Ngutja e shumicës kuvendore duket se e përshpejtoi atë. Z.Spahiu ndjeu se s’kishte më kohë për të humbur me luftra donkishoteske. Çdo ditë e humbur do ishte në dëm të tij dhe të atyre që besojnë tek lëvizja e tij.

Me dorëheqjen e dhënë z.Spahiu fitoi 5 muaj kohë të çmueshme të cilat do i shërbejnë për të konsoliduar partinë e tij të re e cila do kohën e vetë për t’u shtrirë e organizuar anë e kënd vendit, jo vetëm si frymë, por edhe konkretisht me struktura e burime njerëzore. Shumica kuvendore ia dha këtë shans duke i dhënë edhe një dorë të mirë mbështetjeje në elektorat me veprimet e nxituara që ndërmori.

Asaj s’i prishte asnjë punë qënia e z.Spahiu në KLD, pasi koha ka treguar se gjyqësori nuk drejtohet më nga KLD-ja, por nga Berisha. Gjykatësit e të gjitha niveleve, përfshi edhe ata super-imunitarët e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, kanë treguar me vendimmarrjet e tyre se u binden gjithfarë urdhërash që u jep Berisha. Kësisoj, roli i z.Spahiu në KLD-së ishte kthyer më së shumti në honorifik, sepse edhe emërim-shkarkimet apo ulje-ngritjet në detyrë, ortientoheshin sipas orekseve të ekzekutivit nëpërmjet përfaqësuesve të besuar në një KLD që sa vinte e po pushtohej.

Të vetmet enigma që mbeten të zgjidhen në ditët në vazhdim janë:

së pari, në cilin krah të politikës do pozicionohet Aleanca Kuq e Zi (me shumë gjasë në qendrën e djathtë);

së dyti, a do i përmbahet z.Spahiu deklaratës së tij se kjo aleancë s’ka të bëjë me synimet politike të Presidentit Topi.

Gjithsesi, qoftë e vetme, qoftë e bashkuar me z.Topi, partia më e re që po lind do arrijë të korrë aq elektorat saqë të bëhet jo vetëm faktor politik në Shqipëri, por t’i shkaktojë edhe një dëm të madh politiko-elektoral në zgjedhjet e ardhshme shumicës aktuale. Me daljen në skenë edhe të zotit Topi, dëmi elektoral do shumëfishohet. Dhe për këtë, një rol kryesor ka vetë kryetari i PD-së. Është kosto politike që Berisha s’do ketë se kujt t’ia shkarkojë, përderisa kësaj here ka qenë vetë ai protagonist i saj.

 

26 komente në “Ikja dinjitoze e Kreshnik Spahiut”

  1. sorge says:

    Me ne fund u kuptua se e DJATHTA SHQIPTARE PASKA NJEREZ ME INTEGRITET TE LARTE MORAL,ne kundershtim me te DJATHTEN TRADICIONALE SI BALLI KOMBETAR E LEGALITETI,qe e kane treguar keto 21 vjet pluralizem ,se kane qene dhe jane akoma, PARTI TE MBESHJTETURA PER INTERESA PRIVATE KUNDER ATYRE TE POPULLIT SHQIPTAR,ndaj nuk kane gjetur mbeshtetjen ne popull!!!Me krijimin e DY PARTIVE TE REJA TE DJATHTA,PD-ja e Berishes i dha fund JETES SE SAJ POLITIKE DHE DO DALE NE PENSION TE PLOTE !!!

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Dorheqjen e zotit Kreshnik Spahiu,megjithse e vonuar dhe e paralajmeruar me pare se nuk do ta bente nje gje te tille,(si gjithe politikanet qe nuk e mbajne fjalen),…duhet respektuar,por njekohosisht duhen pritur dhe rezultatet e kontrrollit.Per sa kam patur mundesi me ndjek intervistat e tij,per mua Kreshniku eshte intelektual i dobet qe anon me shume tek demagoget.Nuk e di se kush nga figuarat e njohura do ti bashkohet projektit te tij politik.Kreshniku eshte dinak dhe shume i paqarte ne ate qe kerkon te realizoje.Te shpresojme se ne ditet qe vijne te informohemi me shume rreth platformes se tij per krijimin e Partise se re.Kreshniku ka shume energji te shperndara dhe te pakontrrolluara dhe nuk do te pershtatej me grupin intelektual qe po formon Partine e re te Presidentit Topi.

      1. raimondi says:

        Jepi Kreshnik –Gjithe Shqiperia te do-

        –Je me i miri

        –Tamam jurist i talentuar dhe moshe e re —dhe mbi te gjitha patriot i flakte

        Kreshnik shko neper qeytet e jugut dhe krijo eget e partise tende atje —se te gjithe jane me ty

        —Edhe pensionistet ,ish oficeret jane me ty, se ata jane te gjithe patriote….

        Shume mire qe ike fare –ua le brenda atyre idioteve te Sales –Tani urgjent organizo partine ne rrethe —Ka intelektuale plot neper rethe

        –Ne kryesine e partise tende duhet te kesh edhe Ekonomiste te zote ,
        senesere do marresh pushtetin –por ama tekesh ekonomiste qe te eudhehiqene nga parimi francez i _-Patriotizmit Ekonomik_

        Hajde Urime

    2. O Sorge… se cfare do krijoje Bamiri, eshte pune tjeter, por kjo Aleanca eshte thjeshte nje paralelizem i PD-se. PD-se i ka rreshkitur situata dhe nuk e votojne me prej vitesh… katili Vicidolit ka bere aq maskaralleqe sa nuk ka oqean ti laje… keshtu thjeshte e bukur me nje “dekor” te ri pa Berishen ne krye, POR qe i sherben Berishes qe mos dale para gjyqit ne te ardhmen, na del Aleanca ne skenen “politike”. Eshte llogaritje e thjeshte matematikore… NGA I KA GJETUR FINANCAT ALEANCA PER TE BERE MITINGJET NEPER ATO VENDE JO TE PAKTA QE KA SHKUAR DERI TANI?! Cila parti paska kaq buxhet per te shpenzuar (megjithese nuk eshte akoma parti)? Vetem biletat e avionit sa kushtojne duke vajtur lart e poshte?! Eshte thjeshte nje mburoje e Berishes qe per fat te keq, akoma nuk po e kuptojne shume njerez.

    3. Lomi pri Baldushku says:

      çere thu o Sorge,çere thu. Sala ka Xhozin,Alibeun,Paloqen,kaptin-lopën Meta,Pollon e Stefanoqit. Masanej ka Mesilën dhe palmën e saj. Po Vokshin e ke haru, qi Beromi i hallë Baftishas, m’thojte i ditje qi ajo i gjate me i patrone bordelli m’Hallond. Beromi ka qenë disa vjet emigront aqena. Ka ne i zojë qetër, të modhe,po t’modhe fort, atena… Bulkun. Gru e qut ka men aqi sa gamori im. Ne nuk boj shka. Kom lexu mi ven se gamori ishte kafsha mo qut. Po atena qi do me shit bythën napër kong? Si e ka emrin ajona… çil…çil…çil e myll…çiljeta. Vre ko nuk po i përmen t’gjth se jon shumë. Osht elektorat i modh fort or ti zotni përnej,të lutmi shum,mos bo gallat.

    4. rrupaqe says:

      spahiu merrte lek per te emeruar gjygjtaret ne rrethe te jesh i sigurt te punosh gjygjtar duhet ta blesh vendin e punes si gjithe te tjeret te gjith jan nje m…….

    5. zgjohuni says:

      Cili jeni ju shoku a zoti Sorege,kreshniku apo berisha me sojseze?Boll me te djathten shqiptare nuk mund ta perfaqesojne pjellat e mostrave te ditkatures komuniste si Kreshnik Spahiu,qe e ndriti ne krye te keshillit te laret te drejtesise se super korruptuar shqiptare.Mjate me,Shqiperine e bejne Idealites e Patriotet e vertete dhe jo jashteqitjet e politikes shqiptare qe si kamaleoni sali Berisha e Kreshik Spahiu nderroje ngjyren vetem e vetem per te ruajtur boten e kim-korrupsionitkomunist ne te tre pushtetet.A nuk u ngopet me opoziten farse te Pollo-shehut-leshit e Ndokes,apo Rames me shoke?Vetem protestat paqesore te dretuar nga intelektuale te pa perlyer me te djeshme e te sotmen korruptive kriminale vendosin Shtetin e se Drejtes ne Shqiperi.Besoni e binduni dhe protestoni.Medja e pavarur nuk duhet ti lejoje vetes qe liria e demokracia te neperkembet me nga prostituta politike qe pretendojne e rreklamojne virgjeri.

  2. Kastriot Frasheri says:

    Nuk e kuptoj se per cfare do te kujtohet Kreshnik Spahiu ne krye te KLD gjate mandatit te tij per reformat e ndermarra a korrupsionin ne drejtesi apo folklorizmin a aventurat Kuq e Zi deri ne shkarkimin e tij…?!

  3. Kastriot Frasheri says:

    Nuk e kuptoj se per cfare do te kujtohet Kreshnik Spahiu ne krye te KLD gjate mandatit te tij per reformat e ndermarra a korrupsionin ne drejtesi apo folklorizmin a aventurat Kuq e Zi qe cuan ne shkarkimin e tij…?!

  4. Kastriot Frasheri says:

    Nuk e kuptoj se per cfare do te kujtohet Kreshnik Spahiu ne krye te KLD gjate mandatit te tij per reformat e ndermarra a korrupsionin ne drejtesi apo folklorizmin dhe aventurat Kuq e Zi qe cuan ne shkarkimin e tij…?!

    1. allana says:

      O Kastriot, sigurisht qe nuk e kupton se tu desh ta perserisje komentin tre here!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. timo says:

      Sipas meje,z.Frashëri,në një far lloj mënyre, ju keni të drejtë. Z.Topi dhe Z.Spahiu nuk kanë pasë këmbënguljen dhe zotësinë për t’a mbajtur larg KLD-së dhe gjygjsorit në përgjithësi, Berishën i cili me të gjtha mjetet dhe metodat e ka futur nën sqetull. Unë do t’a quaja me vend dorheqin e Z.Spahiu por të vonuar.

  5. kola says:

    Kreshnik Spahiu per aq kohe sa qendroi ne krye te KLD se bashku me Presidentin Topi e rrenuen Drejtesine shqiptare tue perzgjedhe njerzit ma te korroptuem ne krye te saj.Kur ne kete pozicion te Nalte Shtetnor keto dy politikane nuk bane asgja per te ndertue nji Drejtesi ku vendoset dhe mbrohet e Drejta,si mund te kemi shprese se ato ne pozicione partiake, mund te kontribuojne per ndryshimin dhe permiresimin e te gjithe Institucioneve Shqiptare!!??

  6. ryan says:

    kaq shpejt u thye ky spahiu apo hidhet tek plani B sido qe te ndoth berisha eshte shume i keq dhe do ta kesh veshtire zoti spahiu te uroj suksese dhe fat

  7. Horri i bulevardit says:

    Kreshnik Spahiu, u largua nga detyra e nenkryetarit te KLD-se, atehere kur ai e pa plotesisht, se ishte i pafuqishem te ndermare reforma kushtetuese ne drejtesi.
    Ai e pa se politika e mazhorances, ishte diktat ne drejtesi dhe ai si nje epror i drejtperdrejte, ishte i pafuqishem, te ndryshoje dicka per mire.
    Per kete Kreshnik Spahiu, duke pare se politika ka ne dore cdo fren te pushtetit qendror dhe gjyqsor, vete z.Spahiu vendos, qe te hyje ne politike per ta ndryshuar ate qysh ne rrenje.
    Sa do tja arrije te shohim, mbeshtetja ne keto fillime te tij ne politike, spo mungon. Deshirojme qe te arrije objektivat e tij dhe te forces qe perfaqeson, se vetem duke ndryshuar politiken e deritanishme, do te ndryshoje dhe vete jeta jone.
    Per kete une e mbeshtes dhe i them, vazhdo kete rruge, mos bej zigzage dhe vete populli do te shohi se ndryshimi po vjen dhe do te mbeshtese fuqimisht, se jemi te lodhur nga politika sharlatane e deritanishme.

  8. Ermal says:

    Vllezere dhe motra shqiptare ne qofte se keni sado pak gjak shqiptari ndal urrejtjes mes veti per parti se te gjithe jemi viktima te partive si te majta dhe te djathta duke na shitur perralla te nastradinit rreth integrimeve Europjane dhe fqinjesive te mira. E dime shume mire persa i perket integrimeve jemi llumi dhe fundi i kazanit. Ne duhet te bashkohemi se bashku ti shporrim te gjithe keto lugeterit qe 21 vite na pine gjakun. A e dine sa papunsi e madhe eshte ne Shqiperi? A e dini sa allishverishe kane bere keto politikane kane kunder interesa kombetare qe 21 vite? Ne duhet te rregullojme shtepine tone perpara integrimeve dhe pastaj ne cofte se marrim ftese nga Europa do duhej te hidhej ne referendum. Do duhej tju shpjegogohet se cfare te mirash dhe cfare te keqinjash i sjell integrimi European i Shqiperise. Per interesat tona kombetare nuk duhet te kemi frike ti kerkojme dhe realizojme se kjo tregon pergjegjesi ndaj femijve dhe gjeneratave tona qe do vijne.

    1. Horri i bulevardit says:

      Shume e sakte.

  9. tan says:

    Nuk me vjen cudi me keta qe kane shkruar me lart, as me autorin e shkrimit. I ftoj vete krahasojne nje situate te ngjashme te para nje viti. Komisioni hetimor per 21 janarin. U paralajmerua qe ne fillim qe do perfundonte me shkarkimin e Ina Rames. E dinin te gjithe, sigurisht qe e dinte dhe protagonistja. Po c’beri ajo? Me qetesi doli para atyre inkompetenteve hibride dhe duke i pare ne sy, u tha qe nuk interferoni dot me hetimin. Dinjitet dhe guxim (megjithese as me pelqen ta quaj guxim para atyre bebusheve). Sidoqofte ajo u perball, sic ka bere edhe deri me tani. E dukshme diferenca. Tani, qe te kuptohemi. Nuk ka asnje lidhje formati i Spahiut me ate te Rames. Njerezorja i largon sh. Spahiu eshte nje xhambaz. Por edhe posti e ben Spahiun nje administrator te thjeshte Sh.p.k., edhe pse e ka administruar bollshem keq edhe ate qe i kishin lene te bente. Prap te kuptohemi, them administruar keq se nuk dua te them qe, duke qene i motivuar vetem per leke, vetem ate lloj administrimi mund te ofronte. Dhe tani qe i erdhi fundi (me shume te drejte, dhe eshte e vetmja nisme e maxhorances vertet per t’u vleresuar) prap iku sic di ai, si nje frikacak. Ne fakt ashtu eshte. Do e njihni ne ditet qe vijne. Politika ta ofron kete te mire. I zhvesh njerezit. E di qe jeni te pozicionuar si gazete ne favor te ketij zoterise (edhe pse krejt kot dhe me vone do ndryshoni qendrim dhe ju), por ju lutem botojeni komentin. Flm

  10. ALBAN DEGA says:

    URAGANI KUQ E ZI TMERRON KADAFIN SHQIPTAR !

    – Fantazmat e viktimave te tij dhe te casteve te fundit te Muamarit nuk
    do ti ndahen as pertej varrit ….

    – Panik ne Mafian e dale jashte kontrollit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kercenimet dhe thirrjet e Lukashenkos se Shqiperise Sali Kadafi per shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga nenkryetar i KLD-se tregojne ashiqare panikun e Padrinos se Mafias shqiptare “qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic ka shkruar tre vjet me pare “The New York Times” “mbreti” i shtypit te lire boteror.
    Tmerri i tij dhe paniku berishist nuk qendron thjesht tek personi Kreshnik Spahiu. Aresyeja kryesore e ketij paniku dhe tmerri te Kadafit shqiptar Sali Berisha eshte uragani Kuq e Zi qe ka prekur cdo cep te Botes ku ka shqiptare nga Nju Jorku ne Shkoder, nga Tirana ne Rome, nga Londra ne Kruje, nga Vlora ne Toronto…
    Ky panik e tmerr koicindion me njevjetorin e fillimit te uraganit popullor qe rrzoi nga kali i pushtetit dhe fshiu nga faqja e dheut mikun dhe shembelltyren me te sakte e me te zeze te Sali Berishes, Muamar Kadafin, qe vjet ne kete kohe bente ligjin…
    Sot jo vetem ai, por edhe krejt klani i tij kusar, i korruptar e vrastar ndodhen ne rrethin e nente te ferrit, ne qelite e burgjeve te tmerrshme libiane apo ne arrati.
    Ky panik dhe tmerr do ta shoqeroje edhe Sali Kadafin deri ne bangon e te akuzuarit per krimet pa fund ndaj shqiptareve dhe Shqiperise, qysh nga 2 prilli 1991 e deri tek “pafajsia e paralajmeruar” e buldozerit te kusarise Ilir Meta nga Gjykata e Larte e Kusarise Berisha.
    Fantazmat e viktimave te vrastarise dhe kusarise se Berishes bashke me pamjet e casteve te fundit te Kadafit ia kane erresuar syte dhe ia kane coroditur edhe me shume mendjen e tij te fantaksur.
    Ato do ta ndjekin ate deri ne fundin e tij pa lavdi, te turpshem dhe makaber si vete politika e tij atdheshitese, e korruptuar dhe despotike .
    Drejtesia vonon por nuk harron ! Luigji i 14 shqiptar, Sali Berisha i ka ditet e numeruara!

    1. xhimi says:

      pershendetje,ardian gega jam plotesisht dakort me mendimin tend,mjere ne shqiptare, kush na udheheqin, carlatane,karagjoze,kur do te vije dita qe te shporrim keta rrugace politikane idiote

  11. Erald says:

    Jozofines dhe Shpreses i djeg felifuqi prandaj i ka kapluar paniku dhe ju jane tmerruar syte.Ajo e dine shume mire se Shqiptaret e vertete nuk mund te genjehen nga filozofimet e jozefines dhe shume poletikanve tjere djathtas apo majtas me propaganden boshe te integrimeve Europjane ku Shqiptaret kane ngelur llumi dhe fundi i kazanit per shkak te ketyre poletikanve tone Europeiste. Keto demagoge si djathtas e majtas duhet te shikojne interesin kombetare para se te etiketojne Shoqerine tone si armike dhe sherlatane. Une pervete kam votuar Sali Berishen qe 21 vite dhe me veprimet e fundit antikombetare per shitjen e ujrave detar, dhenjen e shtetesive fallse greke dhe duke i etiketuar Shqiptaret si extremistra tani e tutje te vije e te marri brrylin se votat e familjes time dhe kusherinjve te mi nuk i merr dot ai. Keto perrallisin per Europen por Europa nuk i do. Smund ti hish dikuj ne shtepi me force pa te ftuar. Rinia eshte e gjithe me Aleancen Kuq e Zi. Jozi, Berisha,Nano,Topi, Rama,Ruci, Meta,spordhiaku Alibeaj dhe Rruspaijdhi jane faqezinje

    1. xhimi says:

      Urime Kreshniko forca mos ke frike nga ato politikanet 20 vjecare ato kane marre fund, besojme te ty dhe do te mbeshtesim sinqerisht

  12. luis says:

    Nuk di si ta arsyetoj kete pune se ne fakt politikanet shqiptar jane bere pothuajse te pabesueshem.
    Hiqet i djathte e te del neser super i majte kur ia do interesi personal.
    Megjithese dihet plotesisht se Berisha nuk ka asgje te perbashket me te djathten,ai thjesht eshte nje njeri pa princip,imoral ne kuptimin politik pa nje bazament te asnje krahu.
    Ai u rrit si komunist dhe u plak si bandit ordiner.
    Nuk di se cfare te them per Kreshnik Spahiun sepse akoma nuk eshte vene ne prove per tu besuar realisht.
    Dy personazhe njoh sot per sot te besueshem ne politiken shqiptare dhe qe mendoj se jane te drejtperdrejt.
    Edi Rama qe megjithe kete plehane politike qe kemi sot ne Shqiperi po ben perpjekje mos te jete i implikuar as dashamires me figura te erreta te politikes shqiptare.
    Bamir Topi qe megjithe pozicionin si president dhe dale nga gjiri i partise demokratike nuk u be pale e poshtersive te Berishes gje per te cilen me jep bindjen se eshte nje person kualitativ dhe me karakter.

  13. Une jam ne gjermani por nga kosova ,jam bere antar i aleances KUQ E ZI
    pra,LEVIZJA VETEVENDOSJA.ne kosove ALEANCA KUQ E ZI ne shqiperi,te hecim para kosove e shqiperi

  14. Ermal says:

    Ne rinia Shqiptare dhe e ardhmja e kombit nuk ndotim karakterin tone duke bashkpunuar me figura te errta 21 vjecare si Ndoka, Lesi dhe Topciu.Ketu ishin qe 21 vjet dhe veq sherrin ja u kemi pare. Me pase qene Topi aq i mire nuk dekretojke ligjin famekeq te deklarimit ne baze te etnise dhe religjiozit. Une si i ri qe jam dhe anetar i Aleances Kuq e Zi me vjen per te vjellur kur me permendin figura politike te tilla. Nardi dhe Lesi jane bere mall pazari dhe Topit nuk i intereson gje tjeter veqse pronat e tij.Ne duam nje revulucion te mirfillte politik qe ti shporre kete gjenerate politike 21 vjecare dhe jo fasada. Nuk hecet drejte perparimit kombetare duke mare te shkurtin e duke kapur te gjatin se pergjigja perfundimtare do ishte se ka gjetur muti kaken.

  15. xhimi says:

    duhet te mbeshtesim kreshnikun per te hequr plehrat qe na dre3jtojne 20vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje