Roli i Amserës në krijimin e brendit shtet-komb

18 Shkurt 2012, 20:29Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Lajmi për shpëtimin e një vogëlusheje nga orteku i borës në Restelicë të Dragashit nga Forca e Sigurisë e Kosovës, nga Policia kosovare dhe nga qytetarët sërish riktheu në skenë debatin e madh identitar.

Cilit komb i përket ajo?

“Neve” apo “atyre – të tjerëve”, të dallueshmëve nga ne?

Ose një pale krejt të tretë!?

Në këtë betejë identitare hynë tri shtete-kombe, dy nga to ende armiqësore në mes vete (Kosova dhe Serbia), por mënjanë nuk qëndroi as Maqedonia.

Që të tria palët duan të përfitojnë nga ky rast fatkeq që të dëshmojnë fuqi institucionale dhe ta ndreqin imixhin e shteteve të tyre si brende (marka) për të dëshmuar se shteti nuk është vetëm një grumbull institucionesh që u shërbejnë elitave politike dhe kulturore të një kombi etnik, atij shqiptar ose serb dhe maqedonas, për vetërespekt dhe pasurim, por mbi të gjitha shteti si brend është shërbim i mirë, ofertë për siguri dhe dorë të ngrohtë.

Derisa kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, u deklarua se Qeveria e tij do të përkujdeset për Amserën, të njëjtën gjë e bëri edhe presidenti serb, Boris Tadiq, kurse së voni reagoi edhe Shkupi zyrtar.

Sipas palës maqedonase, pesëvjeçarja Amsera Reka, e mbijetuara e vetme në ortekun që e përfshiu fshatin Restelicë, është shtetase e Maqedonisë. Prindërit e saj, tridhjetëvjeçari Abdullah dhe njëzetenëntëvjeçarja Garka, si dhe vëllai i saj dyvjeçar, sipas këtyre mediave, janë goranë maqedonas, të cilët edhe pse jetojnë në territorin e Kosovës kanë shtetësi maqedonase, shkruajnë mediat maqedonase. Ministria maqedonase për Punë dhe Politikë Sociale është shprehur e gatshme që ta marrë nën përkujdesje vogëlushen.

Fatkeqësia në Restelicë është dëshmia më e mirë se nocioni i identitetit kombëtar dhe shtetëror te të gjithë ballkanasit shkakton konfuzion, dilema dhe keqkuptime të tmerrshme.

Ky konfuzion, posaçërisht gjatë shekullit 20 i dërgoi në vdekje miliona njerëz.

Po ashtu rasti i Restelicës dëshmoi se po manifestohet një trend i ri, i panjohur deri më sot në kontekstin ballkanik, turri për t’i përvetësuar pakicat etnike, që gjatë tërë shekullit 20 ishin caqe sulmesh të pamëshira, posaçërisht nga Serbia, por edhe nga Maqedonia. E tashti, secili po ngarend që ta përvetësojë Amserën jo si qenie njerëzore, por si ikonë që sillet si ‘top-story’ në median botërore, për ta ngre imazhin e shtetit solidar dhe të mirëqenë, si brend.

Por imazhi i shtetit si brend nuk rritet pa e suprimuar raportin shumicë-pakicën shtetin-komb. Kombi qytetar nuk e njeh këtë raport dhe ai nuk ngjizet as lehtë dhe as shpejt dhe jo vetëm ndër festa, por përmes sakrificave të përditshme, pra edhe në tragjedi.

Fuqia ikonike e shtetit si brend rritet kur sheh në kraharorin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) vogëlushen Amsera përskit flamurit blu-verdhë-bardhë.

Këto dy emblema ikonike u shkrinë në një: Kombi i ri kosovar.

Dhe më impresionuesja në këtë tregim është fakti se askush nuk e shtroi pyetjen bizare se cilit grup etnik, cilës fe ose cilës kulturë i përkisnin shpëtimtarët e cilit viktimat?

Ata të gjithë ishin kosovarë, ata të gjithë luftonin për jetën e njeriut, të gjithë luteshin, të gjithë ishin në shërbim të jetës e kundër vdekjes…

Identiteti kombëtar i kosovarëve, sipas mendësisë së etnonacionalistëve, është i padebatueshëm, tashmë i konsoliduar, i qartë dhe i pandryshueshëm.

Ndonëse identiteti nacional është kategoria identitare më e përmendur në literaturë dhe në debatin publik, ajo njëkohësisht është më kompleksja, prandaj duhet pasur shumë kujdes në këtë debat, sepse peri mes identitetit kombëtar-etnik si model nacionalist dhe racizmit është shumë i hollë. Madje thuhet se për kombin nuk ka fare përkufizim shkencor.

E fatkeqësisht shqiptarët e kanë mësuar dhe përvetësuar vetëm definicionin e Stalinit të vitit 1913 për kombin që thotë: “Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës.”

Në anën tjetër Renan mendon se kombet janë bashkësi të paqëndrueshme, kurse Anderson thotë se janë bashkësi imagjinare.

Konteksti kosovar i kombkrijimit dallon rrënjësisht nga kombkrijimi si rezultat i strukturave perandorake, nacionalizmit dhe industrializimit në shekujt 19 dhe 20, por edhe nga kombkrijimi post kolonialist.

Marc Weller thotë se kombi i ri kosovar është lindur nga konflikti.

Që nga Fichte, Renan, Stalin, Hobsbawm etj. asnjëri nuk e heton njërën nga levat qenësore në ndërtimin e kombit: Kushtetutën, përkatësisht ligjin, pra konstitucionin juridik të një bashkësie njerëzore.

Kombi është një bashkësi njerëzore politikisht e konstruktuar dhe e mbështetur në kushtetutë dhe ligj.

Kur dihet se vetëm shtetet kanë një kushtetutë, prandaj vetëm shteti ka potenciale të ndërtojë kombin, sepse kombi është “pa krye”, nuk ka institucione politike, nuk ka një kryetar, pos elitave influencuese. Entiteti historik (shqiptarët deri në vitet 1920-1928, kurse kosovarët deri më 2008) arrin të strukturohet si komb vetëm kur shtetasit aprovojnë një akt suprem ligjor. Po të ekzistonte kombi pa konstitucion juridik, ai do të ishte një “komb i egër”, thjesht një bashkësi tribale.

Po Amsera kujt i takon?

Cili është identiteti i saj kolektiv dhe a ka të drejtë ajo të jetë individ, pra të mos na përkasë “ne” –  goranëve tërbeshë as goranëve të supozuar maqedonas dhe natyrisht as shqiptarëve etnikë, por një sub-bashkësie, kombëtare joetnike.

Në këtë kontekst, si rast dhe ngjarje, Amsera u bë ikonë e një identiteti qytetar (citinzenship) dhe shtetëror-kombëtar (nacionality): Kosovar!

 

Të ndiqet “American creed” – jo teoria e gjakut

Në këtë rrjedhë ligjërimore, shtrohet pyetja: cilit komb i përket Amsera e Restelicës, nëse jo atij kosovar?

Definicioni stalinist për kombin, është një teori e thjeshtë etnike.

Etnia është një bashkësi e qëndrueshme njerëzore, që besohet se i përket origjinës së përbashkët ose pretendohet se ka zhvillim historik, i përket gjakut e truallit, gjuhës e zakoneve dhe si kategori është statike, por kombi, në anën tjetër është një kategori variabël.

Ndërsa nocioni popull përdoret për ta definuar një entitet historikisht të konsoliduar, që banon një territor kompakt, por pa strukturë shtetërore dhe kushtetuese.

Studiusi kroat, Bozho Skoko, është i mendimit se padyshim shteti është sot ajo strukturë që ka rolin dominant në prodhimin e identitetit nacional.

Kjo teori më së miri i shkon kontekstit kosovar, sepse, sipas saj, shteti e krijon identitetin kryesisht përmes rrugëve të “detyrimit”  siç është institucioni i shtetësisë, përmes detyrimit që të dëshmohet luajaliteti ndaj elementeve vizuale nacionale (flamuri, himni, stema në dokumentet zyrtare etj.) por nacionalizmi, që i mëshon tezës së një kombi etnik identitetin e krijon edhe përmes metodave “të fshehta” të manipulimit, që i cilëson si zgjim kombëtar, Renesancë, rilindje kombëtare, çlirim kombëtar etj.

“Detyrimi” siç është institucioni i shtetësisë në rastin kosovar ka të bëjë kryesisht me passaportën. Në passaportën e parë (2008) të Republikës së Kosovës, te rubrika për identitetin shkruhej: Citizenship – shtetësia, kurse në passaportën biometrike të vitit 2011 termi citinzenship në anglishte ka ndryshuar në nacionality, ndërsa në gjuhën shqipe dhe serbe ka mbetur i njëjti nocion: shtetësia përkatësisht drzavljanstvo.

Cili është dallimi?

Citizenship është qytetari e dhënë ose e fituar, pra vetëm shtetësi pa karakteristika nacionale/kombëtare, ndërkaq që nacionality është shtetësi dhe kombësi njëherësh, pra pjesëtar i shtetit-komb.

Një komb i ri me bazë qytetarinë e jo etninë apo një komb unik shqiptar?

A është kjo kredoja kosovare apo dilema kosovare?

Në këtë mes shtrohet pyetja: Modeli amerikan apo ai ballkanik e mban Kosovën në këmbë?

Joseph Biden, nënpresidenti amerikan, u tha përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës më 2009 ndiqeni modelin amerikan!

“Si liderë të një kombi të lindur nga konflikti, sikurse ka qenë kombi im dhe është juaji, ju keni një përgjegjësi të posaçme të tejkaloni trashëgiminë e ndarjes, hidhërimit, frikës dhe mosbesimit brenda vendit tuaj.”

Porosia e Biden për kosovarët atëbotë  ishte: “Ju duhet të vazhdoni të ëndërroni për një komb të lirë, shumetnik dhe të fuqishëm dhe përfundimisht, për herë të parë në histori, drejt integrimit në BE.” “Një komb shumetnik dhe i lirë”, ky nocion e shtron para nesh dilemën e kombit shumetnik.

“Po ku ka komb shumetnik?” – po pyesin me agresivitet dhe pezëm – shumë kundërshtarë të “american creed” për kombkrijimin.

Të njëjtin model ua propozoi kosovarëve edhe “Heroi i Kosovës”, ish- kryeministri britanik, Tony Blair, po ashtu në Kuvendin e Kosovës: “Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë janë kosovarë. Dhe ata do ta shkruajnë të ardhmen, si një komb, një popull, të barabartë para ligjit.”

Por, në e përreth Kosovës, një luftë simbolike tashmë ka nisur.

Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë dhe e Maqedonisë duan ta përvetësojnë ikonën e Amserës, për të dëshmuar zotësi në kombndërtim, sipas modelit amerikan.

Edhe Samuel Huntington mendon se identitetet në masën më të madhe janë të konstruktuara.

Njerëzit e krijojnë identitetin e tyre në shkallë të ndryshme presionesh, bindjesh dhe lirish. Identiteti është vetja e imagjinuar: ai është ajo çka mendojmë se jemi dhe çka do të dëshironim të ishim (Huntington, 2007, 33)

Identiteti kombëtar amerikan shpesh merret si shembull kreativ në krijimin e identitetit të ri nacional, e që njihet si “american creed” (kredoja amerikane.)

Kredoja amerikane vë në themel të kombit dinjitetin e secilës qenie njerëzore, barazinë themelore mes njerëzve si dhe të drejtën e patjetërsueshme për liri, drejtësi dhe mundësi të barabarta. Këto vlera themelore të kësaj kredoje më saktësisht i vuri në pah presidenti Jefferson në aktin e Pavarësisë, në të cilën përmendet barazia mes njerëzve dhe e drejta e patjetërsueshme për jetë, liri dhe kërkim të fatit. Në këtë vazhdë, Daniel Bell si thelbin e vlerave të kredos, rendit individualizmin, realizimin e qëllimeve dhe mundësitë e barabarta.

Renani shkruante (cituar sipas filozofit francez Alain Finkielkraut në librin “Disfata e mendimit” – Marin Barleti, Tiranë, 1999) se kombi është një solidaritet i madh i përfituar nga ndjenja e flijimeve që ke bërë dhe i atyre që je i gatshëm të bësh. Ai nënkupton një të kaluar: ai përmblidhet ndërkaq në të tashmen nëpërmjet një fakti të prekshëm: pëlqimi, dëshira e shprehur qartë për të vazhduar jetën e përbashkët. Ekzistenca e një kombi është një plebishit i përditshëm…Në këtë kontekst, sipas Renanit nuk është Volkgeist-i, bashkësi e gjakut dhe e tokës, apo e zakoneve dhe e historisë, ai që u imponon ligjet e veta sjelljeve të individëve, por është bashkimi i vullnetshëm i individëve ai që formon kombet…

Filozofi katolik francez, Jacques Maritain, këtë bashkim të vullnetshëm në komb e quan “miqësi qytetare”, kurse Dominique Schnapper „njësi e rritur“ dhe Huserli “bashkësi intersubjektive”.

Në esenë brilante „Portreti i njeriut të shkolonizuar“, Finkielkraut shkruan se të kthyer te vetvetja, të kolonizuarit e dikurshëm e gjejnë veten robër të përkatësisë së tyre, të ngrirë në atë identitet kolektiv që i kishte çliruar nga tirania. Pa thënë mirë „fituam“, ata humbasin të drejtën për t’u shprehur ndryshe përveçse në vetën e parë shumës: “Ne”!

Në logjikën koloniale nuk kishte vend për subjektin kolektiv, sipas Finkielkraut (në kontekstin kosovar, ti mund të ishe një individ „i lirë“, por kurrqysh një shqiptar i lirë); në logjikën e identitetit (identiteteve vrastare, siç i cilëson Amin Malouf identitetet etnike) nuk ka vend për individin…

Manuel Castells (2002, 16) dallon tri burime në ndërtimin e identitetit, e që në suaza të këtyre burimeve mund të trajtohet kombkrijimi kosovar: 1. Identiteti i rezistencës që ka të bëjë me rezistencë permanente të subjekteve nën pushtimin e huaj; 2. Legjitimimi i identitetit (nga institucionet shtetërore, rasti kosovar pas 17 shkurtit 2008 dhe 3. Identiteti i projektuar ose i ridefinuar nga elitat shoqërore.

Sipas Samuel Huntington (2007, 39) në teoritë moderne të identitetit kombëtar “ndeshën” dy modele ose tipa kryesore: 1. Identiteti nacional qytetar dhe 2. Identiteti nacional etnik. I pari është politik (Franca si shembull klasik), i dyti është kulturor (Gjermania); i pari është i tipit revolucionar i dyti fisnor; i pari ka karakter liberal, i dyti integral; i pari është racional, i dyti asociativ, i pari organik, i dyti mistik; i pari është qytetar dhe territorial, i dyti etnik-gjenealogjik, apo edhe më thjesht: i pari patriotik (ligjor) e i dyti nacionalist…

Nacionalistët ballkanikë dhe shqiptarë u vërsulen atyre që dallojnë nga mendësia zyrtare etnonacionaliste dhe bërtasin, duke qenë se të gjithë ndihen “fitues”: “Tradhtarë, po e dezintegroni kombin” – duke pretenduar për një komb unik shqiptar, në suaza të prononcimit politik, sepse si i tillë, ai kurrë nuk është ngjizur.

Qosja këto ditë u përcaktua për ndërrim territoresh në “tonin” dhe “të tyre”, dhe në tokën e tyre mund të shkojnë edhe ata serbë që janë integruar në Kosovën “tjetër” – për të mbetur vetëm “ne” në komb; ndërsa Arben Xhaferi thotë se shtetet shumetnike janë të pagjasa për të mbijetuar, ai këtë e thotë në kontekstin e Maqedonisë, por e pavetëdijshmja e Maqedonisë është Kosova.

Prandaj, pas 17 shkurtit 2008, shpëtimi i Asmirës në Restelicë, ishte një ikonë që ngjall emocion, që të bën të ndiesh përkatësi, të përkasësh në “ne” – kosovarët, si një brend shtetëror dhe komb i ri…

E vërtet Amsera është engjëlli mbrojtës i kosovarizmit!

31 komente në “Roli i Amserës në krijimin e brendit shtet-komb”

  1. Albann says:

    Kombi Kosovar hahahahaha….Tropoja pjese e kombit Kosovar…..
    Halil Matoshi ca pyetje kam une:
    Meqenese Tropoja eshte me afer ne Gjuhe,kulture,histori e prejardhje me Prishtinen se me Tiranen,dhe padrejtesisht iu shkeput Kosoves ne 1913(duke e copetuar kombin kosovar midis Shqiperise dhe Serbise)
    Cilit kombi i perket Tropoja?????
    Sepse kemi dy kombe sipas teje dhe duhet te vendoset drejtesia…Dhe e drejte do ishte qe Tropoja ti perkase kombit kosovar apo jo?
    C mendim kini ju per tokat e “grabitura” te kombit kosovar prej kombit Shqipetar? Keto vise i jane dhene Shqiperise pa aprovim te kombit Kosovar…A duhen rishikuar kufijte midis Shqiperise dhe kosoves nese kosova ben shkembim territoresh me Serbine?
    Meqenese pjesa qe iu dha Serbise iu kthye Kombit kosovar,a nuk duhet kerkuar qe kombit kosovar ti kthehen tokat e perfituara padrejtesisht prej Shqiperise ne 1913????
    Eshte e lehte te flasesh per kombe zoti Matoshi,por duhet tu japesh pergjigje dhe ketyre pyetjeve komplekse…Duke sjelle percarje me Shqipetareve.

  2. Fatos/sociolog/Une e di qe i lexon shenimet Z Matoshi,te lutem pergjigju! says:

    Matosh,
    dnth Asmiren e kerkoi dhe “kombi-shtet” maqedonas?!!
    Guxo dhe ik ne Tetove dhe i thuaj atyre qe ju i perkisni kombit-shtet maqedonas!
    Ju permendi Ameriken,se e dini qe eshte enderr per shqiptaret,por nuk jepni asnje element ngjashmerie mes kombit amerikan qe u shkeput nga kombi anglez
    Amerika ka ndryshime nga Kosova:
    -eshte fizikisht larg nga anglia dhe largesia do ta bente te pamundur mbajtjen ne nje shtet te vetem me angline(nuk kishte aeroplane atehere)
    -kombesite perberese ishin me qindra dhe nuk kishte shumice absolute
    -perpara kushtetutes nuk ka tradite qindravjecare te vizatuara qarte me nje komb tjeter(angline).
    -nuk kishte nje histori,letersi te perbashket me angline.Pra amerika nuk mund te mburrej me te shkuaren e anglise.
    -prurjet e reja te njerezve ishin tendenca per te qene nga gjithe bota,jo vetem nga Anglia.Pra tendenca per tu pushtuar nga nje popullsi”heterogjene” ishte evidente
    -kontributi i anglise ishte i madh ne formimin e anglise,por e kunderta nuk eshte e vertete.
    -anglezet nuk ishin ne tokat e tyre ,keshtu qe nje shkeputje nga anglia ishte justifikim se nuk ishin pushtuesit angleze me,por nje komb i ri tashme(pra perligjej pushtimi)
    Asnje ngjashmeri mes ketyre faktoreve dhe atyre te Kosoves
    Matosh,
    pothuaj ne te gjitha definicionet qe ju keni dhene me siper une e gjej Kosoven si nje identitet te paster krahinor te kombit shqiptar .
    Nese ju kerkoni ndryshimet e identitetve duke krahasuar Kosoven me Shqiperine e jugut(prej nga jam dhe une),me lejoni t’ju them qe ndryshimet e identitetve veri-jug brenda kufijve te Shqiperise jane po kaq te medha,por absolutisht te pamjaftueshme per te quajtur “kombin verior” dhe “kombin jugor”.
    Pra krahasoni udentitetin krahinor te cdo krahine te veriut te Shqiperise me Kosoven dh do shihni rezultatin.Sa dhe si ka ndryshuar ky perafrim vetem gjate 10viteve te fundit?
    I dini ju “kufijte” fizike te malesise se Gjakoves,po te Hasit,po te Dibres.
    Pse gjithe kjo deshire e juaja per te prezantuar nje komb te ri,kur keni mbetur “Dhe i vetem trim ne lufte”?
    Sa eshte deshira per bashkim ne te dy anet e kufijve?Si shkon kahu i kesaj deshire nder vitet e fundit?Pra % probashkimit rritet a ulet?
    Keto pyetje nuk mund te injorohen ne”studimin”tuaj.
    Po nje krahasim te Italise se veriut me te jugut, per ndryshimet e identitetit qe kane patur ne momentin e bashkimit, 150 vjet perpara ,a e keni bere?

    Zoteri,jeni mbyllur ne qerthullin e studiuesve torike bashkekohore(kur ballkani nuk eshte dhe kaq i tille) dhe jeni mbytur ne lumenj perkufizimesh,duke injoruar realitetin ne terren dhe duke kerkuar vemendje si nje adoleshent grindavec.

    1. Gjergji says:

      Pse e merr seriozisht Matoshin. Vej bast se as ai nuk beson ne ate cka shkruasn por i duket intelektualisht interesante.
      A ka nje diference midis Kosoves dhe Shqiperise?
      Po ka, dhe kjo eshte diferenca kulturore; ku padyshim dhe per aresye te njohura Shqiperia eshte perpara. Ky duhet te jete preokupimi i elites: mbushja sa me e shpejte e hendekut kulturor mes Kosoves e Shqiperise.

  3. zefi says:

    I ke hyre detit ne kembe pa breke,o Halil Matoshi!!!Amerikanet nuk jane nje komb,o dallkauk,por nje shtet i formuar nga ARDHACAKE NGA E GJITHE BOTA!!!Kosova nuk eshte komb,por kombin e perbejne shqiptaret kudo ku jane!!!Sipas llogjikes tende mjerane shqiptaret ne Ballkan,me qe jetojne ne 5 shtete kane 5 kombe!!!Haaaa!!Trajtim injorant!!!SHQIPTARET PERBEJNE KOMBIN SHQIPTAR!!!DEFINICIONI I STALINIT ESHTE SHGKENCERISHT I SAKTE SA QE NUK E LUAN AS TOPI!!!POLITIKE BENI SA TE DONI,POR E VERTETA ESHTE NJE!!!

  4. suzana says:

    Halil, qfare thua more njeri, po ti shkruan shqip ketu apo kosovarqe, po perse neve shqiptaret e Kosoves ta quajme veten kosovare, derisa serbet, goranet apo turqit qe bejne nje “popull” me 1000 persona ne Kosove, e quajne veten thjeshte ashtu siq ndjehen, serbe, goran e turq, bile edhe romet e quajne veten rome, jo kosovare. Nuk e kuptoj qfare do te arrish me kete teori tenden per kombin ‘neuwborn”, e krahason Kosoven me Ameriken, ha ha ha, Kosova ka 10.000 km katror dhe 1.7 milion banor, dhe ti na bene krahasime ne mes shtetit me te madh dhe me te vogel ne bote! Po ti e din qe Kosoven e perbejne 2 njesi territoriale (Kosova dhe Dukagjini apo si thone serbet Metohija), si do ta quanin veten e tyre dukagjinasit pastaj?.
    E din shume mire qe teorine per “kosovaret” si popull e shpiku Enver Hoxha dhe komunistet ne Shqiperi e Kosove.
    Une besoj se ti si person ndjehesh i fyer (ashtu siq ndjehem une dhe ata komentues te paket te kesaj gazete qe jemi “kosovare”, nga persona te Shqiperise qe vjellin vrere kunder nesh, por ti je person publik dhe duhet ta dijsh se shkrimet e tuaja mbartin me vete konsekuenca te pariparueshme, prandaj do te ishte mire qe te mos i frysh zjarrit.
    Une qe nuk jam aq e “dijshme” sa ti, kam arritur te kuptoj qe komentuesit ne Gazeten TemA (po e marr si shembull), por e njejta gje vlene per gjithe Shqiperine, jane shume te paket, ta zeme personi Cakalli7 dhe LOLA jane nje person i vetem, kali i kuq dhe i zi jane nje person i vetem, poashtu Berisha Largohu dhe Bazarxhevap jane i njejti person, d.m.th. nje pakice qe kenaqet kur fyen shqiptaret e Kosoves, nuk eshte mire qe ti me shkrimet tuaja te frymezosh keta persona. Une jame e sigurt se shumica absolute e shqiptareve ne Shqiperi, duan ta shofin nje Shqiperi dhe Kosove te forte e te bashkuar, dhe une mendoj se jane sidomos shqiptaret e “Jugut” qe kane ndjenja te medha atdhedashurie per Kosoven, shume me teper se ata te veriut, prandaj me kete i them komentuesit me lart me emrin Albann se nese Kosova kerkon territore nga Shqiperia, neve nuk e duam Tropojen por e duam Vloren e Saranden.
    Ju pershendes,

    1. hajriu says:

      Suzana ne kosoven e duam te gjithe pa perjashtim se jane gjaku dhe vellezerit tane per mos me thene me te miret e ketij kombi. te vetmit qe nuk e duan kosoven dhe kosovaret jane ca funderrina greke qe bejne ketu nje loje te ndyre . Por une dhe disa te tjere ketu nuk kuptojme ti kush je Suzana dhe ku e fut veten ti? Nga shkrimet e tua ti me dukesh nje greke e ndyre e maskuar me emrin Suzana pseudokosovare. Nuk e di pse,por ti me ngjason me apokarhipsin ………..era e zhulit tend grek Suzana , ndjehet edhe nga ekrani. Suzana nese je e vogel mer ndonje barbi , loz dhe kenaqu dhe leri adetet greke, nese je ne moshe ik bej adetin e grekut.

      1. suzana says:

        Une uroj qe ti kurre te mos kesh gjakun tim, Hajri, dhe sigurisht qe nuk e ke, dallimi mes nesh eshte ai qe une dua nje Kosove dhe Shqiperi europiane (ketu nuk nenkuptoj se duhet te nderrohet feja prap), ti preferon nje Shqiperi anadollake, si Province e Turqise, dhe ate e bene per inat te Greqise dhe te grekeve.
        Te njejtat krime si Serbia, apo edhe me te shemtuara, ka bere Turqia ne viset shqiptare, por meqenese ato jane bere para me shume se 100 vjeteve, duket se shumica e shqiptareve i kane harruar, e kjo eshte per te ardhur shume keq.
        Une Hajri, nuk kam pike gjaku turk, pasi qe te paret e mij kane jetuar ne nje terren te veshtire, keshtu qe asqeria turke e ka pasur te pamundur ta nxhize faren e tyre tek grate tona, po te paret tu, ne qfare vendi kane jetuar ata?

        1. hajriu says:

          Mos e thente , e mos e dhente Zoti qe ti te kesh gjakun tim o suzi gjakprishura . Une pas greqise dhe sllaveve ku ti kene dhe ku te jene greket,sllavetdhe turqit bashke . Ik punohu sharabajge e shitur

      2. leonardi antwerpen says:

        hajriu

        Hajriu mos u merr shume me Suzanen.Ka nje kohe te gjate qe ajo shkruan ne kete forum si kosovare.Everteta eshte qe Suzana mund te jet nga MALESIA E SHkodres apo miredita por kurrsesi kosovare.Suzana na flet ketu se kenka nga nje territori i veshtier i kosoves po cili territor qenka ai nga RUGOVA Kosovaret e kan nje llaf thone edhe don me rrejt por edhe sdin me rrejte
        klm tung

        1. suzana says:

          leonard uit antwerpen, ke qene ndonjehere ne Kosove ti?
          Une per veten time kam qene njeher ne Shqiperi, me aeroplan nga Prishtina ne Tirane, pastaj me autobus drejt jugut, Shqiperia qe une e pashe kishte nje natyre te mrekullueshme, per fat te keq, gjate gjithe rruges, pashe gure apo pllaka perkujtimore te njerezve qe ishin vrare nga trazirat e 1997-tes.
          Nuk kisha mundesi te shifja Shkodren as Mirditen, keshtu qe keto vende (qytete), nuk i kam pare akoma, shpresoj se gjate veres se ardhshme do te kem mundesine te vizitoj shume vende ne Shqiperi,
          me kete rast do ta mirepritja ndihmen tende, nese eshte e mundur te me tregosh se ne cilat vende ndodhen plazhet me te pastra dhe ato me rere. Gjithashtu shfrytezoj kete rast qe te ftoj Hajriun te pijme ndonje kafe bashke dhe ta bejme pajtimin.
          Une nuk e marr vesh, leonard, pse ti nuk e beson qe une jam nga Kosova, po te isha nga Shkodra, do ta thoja qe jam nga Shkodra, perse kam nevoje te genjej?

      3. leonardi antwerpen says:

        hajriu

        KE plotesisht te drejte Suzana nuk eshte kosovare dhe mos u merr me te .Kjo edhe ka qejf me rrejt edhe sdin me rrejt thon kosovaret

  5. Drini says:

    Ti suska je gabim. Te pakten gjithe farefisi im qe sjane pak po nja 2000 persona, jemi ne nje mendje me ata komentuesit qe ke permendur me siper. Bile edhe komshinjte e mij ju urrejne. Ska asnje gje qe na bashkon perderisa kosovaret ( dhe ti midis tyre)perzihen ne punet tona te brendeshme, marrin anen e nje partie. Kerkojne ti fryjne zjarrit te bajraktarizmit krahinor. Jane bukeshkale (populli shqiptar ju hapi dyert ne kohen e luftes, ne nje kohe qe vet prishtinasit jua mbyllen) nuk morren asnje falenderim. Edi Rama qe eshte i urryeri i kosovareve eshte idhulli jone. perderisa te jeni nje popull turkoshak dhe i paarsimuar nuk i duheni njeriu. Te kam shkruar edhe njehere qe ne vend te bibliotekave te librave, ne raftet tuaja gjen vetem qypa me turrshi. Perdeisa te urreni dijen(per dijeni keni nje gjigant filozof, Dr. Rexhep Qosja) dhe se degjoni. Perderisa na urreni pse hame mish derri (thiu) si amerikanet dhe evropianet ta dish mire qe thelle ne zemer nuk ju do asnje shqiptar shqiperie, llafet e tjera qe ju i hani i thone sa per etike. Bile ajo pjese e shqiptareve qe jetojne ne perendim ku edhe kontaktet jane me te shpeshta as qe do tju shohe me sy. Suske lexo se cfare te mirash kemi patur ne nha kosovaret: Masakren me te madhe ne historine e shqiperise e ka kryer krimineli i urryer, daja i ibrahim rugov “patriotit” Xhaferr Deva, ne nje nate te vet,e ka vrare 85 tiranas te pafajshem, nuk harrohet kollaj kjo! Votimet tuaja te paligjshme ne tirane per te mbajtur ne kembe gerdallen spiunin nr1 te serbise Sali sheqere berisha. E plot te tjera.
    Repliko po te kesh bagazh dhe mi hidh poshte keto qe te shkruajta, ama fakte dhe mos thuaj vjell vrer se te kam treguar vetem pak ne ate mori maskarenjsh qe jeni.

    1. suzana says:

      Drini, nese ke aq urrejtje per te tjeret, dhe e quan veten te krishter,
      te preferoj te vizitosh ndonjeher Kishen, pasi qe do te te ndihmonte ta largosh djallin nga shpirti yt, kam degjuar se Prifterinjt jane ne gjendje te largojne DJAJT qe jane futur pa dashur ne shpirterat e njerezve.
      Urrejtja te bene me se shumti keq ty, sa per mua, si do qe te me quash, nuk e vraj shume mendjen, e dij qe Bota eshte perplot njerez si ti me shpirt katrani..
      tung pra,

    2. hajriu says:

      O drini nga emri qe ti nuk je lum por llum…….zoti te meshirofte , se nga truni qenke plloç fare.

  6. Fatos says:

    Suzana,
    bie dakort me ty dhe te pershendes ty dhe idete e tua.Nje sqarim:per sa kuptoj une Albann pyet me ironi per Tropojen ,qe do te thote qe ne jemi kaq te mpleksur sa nuk i ndan dot.Dmth kujt i perket Tropja,po Dibra etj,etj ,sepse ato jane nje krahine ,pavaresisht se ndodhen gjysma andej dhe gjysma ketej.
    Dhe nje lapsus tjeter i imi eshte qe kontributi i Anglise ne formimin e Amerikes eshte i madh por e kunderta nuk eshte e vertete.Ndersa Kosova ka kontribut ne Pavaresine e Shqiperise dhe e kunderta.
    Po shqiptaret e Maqedonise nuk e dime ne cilin komb i fut Matoshi ne ate “kosovar”,”shqiptar” apo eshte krijuar dhe atje kombi i ri”shqiptaro-maqedonas”?
    Me vjem keq qe autori shfrytezon nje fatkeqesi si e vogelushes per te “formuar kombe te rinj”.

  7. Xhimi says:

    Drin,cfare origjine ke?Arixhi,grek,apo ca?Te jesh i sigurt qe nuk je shqiptar!Ose mund te jesh ndonje nip byroje qe ve kombin para partise.Une nuk jam me asnje parti.E urrej Berishen,por nuk ka lidhje me Kosoven.Kush e votoi Berishen ne jug?Ne vet apo erdhen nga Kosova dhe e zgjodhen me shumice votash?Paaftesine e Rames per te fituar kunder nje kundershtari me aq shume gabime ne politke,ia hidhni dikujt qe nuk ka te beje me votimet.Pse nuk thua qe shqiptaret ne shqiperi jane korruptuar dhe se per nje vend pune votojne dhe Ilir Meten qe e pane duke vjedhur?Per nje vend pune votojne Berishen?Per ca leke ne komisionet e votimit u be korrupsion dhe u belene perfaqesuesit e PS?
    E ka fajin Kosova per keto?Jam 100%jugor dhe nuk kam qene kurre ne Kosove.Altin Dardha ka vrare nja 20veta ne Berat.Po mund ta quaj une Beratin kriminel?
    Me prostituta ka plot fierake dhe beratas ne Milano dhe Athine .I ke plot, ik shikoji.Mund te them une qe femrat fierake dhe beratase jane te gjitha prostituta?

    Ik ne fshatrat e shqiperise dhe pyet per letersi,ndoshta e njohin Bardhyl London,Xhevahir Spahiun,Xhek London,Floberin,Majakovskin,Tolstoin etjHa,ha…

    Drin ti je nje jashteqitje me gjithe fisin tend,pra qenkeni si fis,nuk qenke ti vetem.Pse nuk ishte keshtu dhe Esat Pashe Toptani?Kush i urrente shqiptaret me shume se ai?

    Kush i fryn bajraktarizimit krahinor?Ti qe flet ashtu per shqiptaret e Kosoves apo ata qe duan bashkimin me Shqiperine?

  8. Drini says:

    O xhemil, xhimi! Surreter si puna jote den babaden turkoshak, ju vjen turp nga emrat qe keni. Po more xhemil e shof qe paske ndonje kunat koqevar dhe mundohesh te shkruash dicka.
    Po cfare lidhje kan ato qe shkruan?o idjot jugor? Clidhje ka Berati dje prostituat (me sigurite rraces tende) me kosovaret? O idjot pse kemi ne te kqia brenda duhet ti shtojme dhe me kosovar? Ata te rrine ne halen etyre e ne ne tonen ti mund te jesh ndonje damar pas bythe prej koqevari qe flet keshtu. Po shumica e shqiptareve i urrejne, se nuk e do njeri injorantin .
    Shko xhemil manalli falu ne xhami, sa te bej nje xhiro me motrat e tua

  9. suzana says:

    Fatos, pershendetje dhe nga une,

    Para sa kohe shikova nje seri dokumentaresh shume interesant (ne History channel) per formimin e Amerikes, dhe te them te verteten, anglezet kishin kryer krime te shumta mbi kryengritesit amerikan, qe ne fakt ishin angleze te dikurshem te cilet kerkonin pavaresin nga Mbreteria ne Londer. Keshtu qe kontributi i Amerikes per mbrojtjen dhe forcimin e Anglise (lufta e 2te) si vend ame eshte shume me i madh se sa Anglia ka bere per Ameriken.
    Sa i perket pikepamjeve te Albanit, ndoshta e ka me ironi, por puna eshte se shqiptaret e Shqiperise fajesojne Tropojen e me te edhe Kosoven per regjimin qe kane zgjedhur vet.
    Une per veten time, kur them ne e duam Vloren dhe Saranden, sigurisht qe e kupton qe ajo eshte e pamundshme, por me kete dua te them se Shqiptaret e Kosoves kane shume me teper njohuri dhe simpati per keto dy qytete se sa per Tropojen, sigurisht qe e duam edhe Tropojen, e njofim nga Fatime Sokoli,
    nje pasdite te kendeshme te uroj,

    1. Fatos says:

      Suzana,
      faleminderit per repliken.Mendoj qe diskutimet per formimin e kombit amerikan do te jene deri ne momentin qe ky komb ngjizet,pra shume para luftes se 2boterore.Deri ne 1776 ,kur US shpalli pavaresine,anglia ishte ndoshta vendi nr 1 ne bote.Amerika ishte shume e”vogel” per te kontribuar per emrin e madh te anglise.Pra amerika vetem kishte marre nga anglia deri ne ate kohe,pra mund te thuhet qe Anglia e formoi ameriken.Keshtu qe ,duke qene se kishte marre pa dhene,natyrisht do te duhej te krijonte nje komb.Kjo eshte vetem njera nga arsyet, mendoj une.Se nuk mund te rrinte gjithmone nen hijen dhe emrin e dikujt te cilit nuk i kshte dhene asgje.Pra raporti ishte i njeanshem.Ndersa marredhenia Kosove-shqiperi nuk mund te krahasohet me ate qe thote Matoshi,pavaresisht se bashkeveprimi fizik ka qene i ndaluar perdhunshem nga konteksti historik.Dhe une ketu nuk shoh asnje paralelizem.Por Matoshi nuk jep fakte konkrete te nje identiteti te ri dhe mbytet ne perkufizime,thua se ka hapur ca libra perpara qe nuk kane asnje lidhje me realitetin.
      Sa per fajesime te krahinave ,kjo eshte bukuria qe variacionet e ndryshme perbejne identitetin.Me thjeshte ,identiteti i perfshin dhe keto krahina dhe eshte si ylberi qe ndoshta njera ngjyre nuk ka bukuri kur eshte vetem ,por me te tjerat perben ate qe quhet ylber.Psh identiteti shqiptar ka nevoje dhe per Drinin dhe Matoshin,se ne denbabaden nuk na kane munguar njerezit e te njetit gjak qe na urrejne .
      Me fal qe mund te kem folur ndonjehere capraz se jam duke pare dhe e”Diell” ne njejten kohe.e t

  10. Gjergji says:

    Pse Xhafer Deva vrau tiranasit e pafajshem???

  11. Xhim says:

    Ti qe ke 2 000 ne fis duhet te jesh jevg se ata pjellin nga 20 kalamaj.Une nuk kam asnje lidhje krushqie me shqiptar nga Kosova,por kjo nuk ka te beje fare ,se do ta kish per nder dhe po te kisha krushqi atje.Do ta kish per nder se jane shqiptare.Lidhja me beratasit eshte se nuk mund ti fusim te gjithe ne nje thes.Pra nuk mund te pergjithesojme per nje njeri gjithe krahinen…ky eshte thelbi!
    Por ti je fis spiunesh dhe te mbaruarish,une mendova qe mund te ishe ndonje dru i shtrember ne fis,por qenkeni fis plehrash.Sa per turkoshak ,nuk kam qene kurre,kurre ne jeten time as ne kishe as ne xhami.S’me plas as per njeren as per tjetren.Dua tia di vetem per kombin tim qe nga Cameria ne Presheve.Dhe keshtu eshte gjithe fisi im…ndryshe nga ai i yti.Bile dhe paraardhesit e mi kane kontribuar qe nga Lufta e Vlores,ne L nacl dhe deri ne zhvillimet demokratike,pavaresisht se saliu e drodhi si kurve.

  12. Fatos says:

    Me pelqejne parafolesit(Hajriu nuk e mora vesh pse mori zjarr me Suzanen?) me perjashtim te Esat Pashe Toptanit(me fal Xhimi qe ta vodha ).
    Une i jam mirenjohes qe populli shqiptar ne Kosove ruajti per nje shekull dashurine per gjuhen,kulturen dhe zakonet tona.Nuk u asimilua edhe pse iu afrua dhe karrota dhe shkopi per tu serbizuar.Rruajti gjuhen shqipe,pa TV shqiptar fshehurazi kur mund ti fusnin ne burg.Tregoi vlerat e verteta te popullit shqiptar.E nisi i pari shperberjene e ish-jugosllavise!Nuk mund te mos jemi krenar me ju!

    Nivelet e shkollimit dhe te diskutimit jane te ndryshme dhe kushdo mund te flasi ne emer te fisit ,te qytetit dhe te mbare kombit.Duhet vetem nje kompjuter dhe mund te hidhni balte apo helm sa te doni.Argumentet do te fitojne sido qe te jete puna.Une dhashe ca argumente per identitetin e njejte shqiptar kosove-shqiperi.Askush nuk dha te kunderten.
    Drini(alias Esat Pasha) pretendon se ne Kosove nuk lexojne.Le te supozojme qe eshte e vertete:po ne shqiperi a di Drini qe nje diplome e shkolles s larte kushton 3000 euro!Nje shok i imi qe jeton dhe ne Kosove dhe ne shqiperi(ka biznes) me tha qe shkollat ne Kosove jane me te mira se ne Shqiperi.Nuk e di sa e vertete eshte,por kjo ka te beje me politikat arsimore te qeverise dhe jo popullin.

    1. suzana says:

      Fatos, “armiqesia” e Hajriut ndaj meje vjen nga shkaku se une kam njefar neverie per turqit dhe Turqine, dhe nuk shaj shume greket, (aq sa do te donte ai), arsyeja se nuk shaj greket eshte se une nuk i njof, une kam jetuar ne Kosove gati gjithe jeten time, e dij qe greket kane bere krime mbi Qamet, por eshte shume ndryshe kur i ke larg dhe nuk i ke pare dhe ndjere. Te marrim nje shembull: une besoj qe grate nga Shqiperia, kurre nuk do te martoheshin me serbe, po ta kishin ndjere dhunen e tyre mbi familjaret e tyre nga afer, por meqenese dhuna ka qene mbi shqiptaret e Kosoves e jo mbi ata te Shqiperise, nuk e kane per gje te martohen me serb, i thone “dashuria ndodhi”.
      Sa me perket mua, (e rritur ne nje familje me tradite myslimane, sikur edhe gati gjithe shqiptaret e Kosoves, edhe pse kurre nuk e kemi aplikuar ne praktike), per mua shqiptaret ortodoks dhe katolik jane vellezer pasi qe ata flasin gjuhen shqipe, une kurre nuk ofendoj ndonjerin se i perket kesaj apo asaj feje, me irritojne njerezit qe ndjejne nje lloj dashnie per vellezerit e tyre nga feja (turq, arab) edhe pse nuk na lidhe gjaku as gjuha me ta.

  13. Drini says:

    Ore Fatos (akoma sje bere pionier), mos na u shit ketu ne forum i virgjer. Cfare zakonesh ruajten kosovaret? Pa na llafos pak. Mos e ke fjalen per ato turke? Edhe ate cerek gjuhe e bejne balte. Po pse asnjeri nuk permend masakrat e kosovareve? Pse nuk i permend mbeshtetesit kryesor te saliut kur i drejtoi tanket institucioneve Shqiptare,qe e dine edhe pulat qe ishin kosovar( ne shtator me vrasjen e Azem Hajdarit. Pse mundoheni te fshihni xhamine ne thes, tribalizmin bajraktarofetar te kosovareve e ka marre vesh Evropa dhe amerika, se jane kosovaret ata qe duan te kafshojne doren qe i mbrojti me tipat si Arid Uka. Nje suzanke kemi ne forum dhe shih sa i urren ata qe hane mish thiu ( derri) pse perzihen ne punettona te brendshme? Po te mos ishin tribale do te respektonin cdo qeverri dhe opozite ne Shqiperi pa mbajtur ndonje krah. Pse nuk e permendni kurre krimet e Xhaferr Deves dhe Rexhep mitrovices?
    Plus qe jemundoheni te mbuloni mutin me shurre . Po ti fatos-yllka edhe na ben Esat toptani, jo o fatos trapi esatet jane niper ne veri jo ne jug.
    Ti xhemil- xhimi sa per djeni duhet te jesh fare ballisti qe ke ngelur aq fis i vogel, sa per fisin tim perfshin gjysmen e laberise ,jane ata qe i kan vene emer Vlores po natyrisht Vlora ka edhe evgjiter me fis te vockel si puna jote.
    Ik o xhemil ik mbas motrave nga italia a nga pylli i sodes nga jane perhapur .
    Yyyyyyyyyysht or derq.

    1. suzana says:

      Drini, ha ti mish derri deri sa te ngopesh (po e pate), se nuk te urren njeri per ate gje, une mish derri nuk ha, jo per punen e fese, por per punen se me vie neveri nga derrat, shtaze jane te gjorat, por me duken shtazet me te shemtuara dhe me te pistat (nga era e keqe qe kundermojne).
      Sa per punen e Xhafer Deves, historianet duhet te hulumtojne me shume keto pune, se une nuk i dij, por une dij nje gje, ne luften e 2te boterore, ne Tivar te Malit te Zi, u masakruan rreth 30.000 shqiptar Kosove nga komunistet serb-malazez, me bekimin e komunisteve shqiptare,
      qfare komenti ke per kete gje, apo do te kenaqeshe te ishin edhe me shume…

  14. Fatos says:

    Nuk ja vlen te debatoj me nje njeri si drini(me d te vogel).Suzane ,ishte kenaqesi qe debatuam bashke dhe me te tjeret.Rendesi ka qe shqiperia te bashkohet sa me shpejt per te miren tone te perbashket.Jam i sigurt qe pengese nuk jane drinerat dhe matosherat ,por veshtiresite do te jene ne fushen nderkombetare.

  15. Xhimi says:

    Drin,
    futi nje tetevjecare o burre se te duhet.Se te thone te gjithe qe je budalla dhe nuk te mbushet mendja.Provimet e matures jan pak te veshtira,por kalohen.Suzan nuk shpreh urrejtje ,bile shpreh dashuri per popullin shqiptar ndersa ti mbete duke share;jo kosovaret keshtu,jo ashtu.Jo myslimanet keshtu…Myslimanet jane ne gjithe laberine.Krishter nuk jane me shume se 10fshatra ,por kjo nuk ka rendesi.Ti nuk mund ti ndash njerezit nga feja.Suzana tha mire :mund te urrehen shqiptaret(komunistat) pse ndihmuan serbet per shfarosjaen e kosovareve?
    Ne 98 ne Tirane ,per dijeni ishin vetem PDista ekstremista nga e gjthe shqiperia(dhe nga Vlora,dhe nje makine qe vrau Azemin ishte me targa Vlore),por shume ishin dhe tropojane.Nuk kishte kosovare.Dhe ne tv qe pame shume nga ta ishin rojet e Berishes qe Vrane Azemin.Se nga e nxore kete teori ti,une nuk e di.Eshte hera epare qe e degjoj

  16. pajtim says:

    O Halil.
    Amerika nuk ka kombesi. Askush ne Amerike kur e pyesin se c’kombesi eshte, thote se ka kombesi amerikane. Te gjithe jane qytetare amerikane, por secili ndjehet krenar per kombesine nga ka ardhur. Shqiptaret kur i pyesin se c’kombesi keni thone se jane me kombesi shqiptare, por qytetare amerikane. Keshtu edhe kinezet, ruset apio cifutet. Dihet se amerika ka mbi 300 vjet si shtet dhe indianet e Amerikes jane ata qe mund te deklarohen me kombesi Amerikane. Por ne trojet shqiptare nje kombesi shqiptare me emer tjeter? Epo mire atehere se do krijojme edhe kombesine Tetovare dhe ate Came. Dhe te fundit fare do krijojme kombesine Tropojane te cilet do ju ndalojme ta quajne ghuhen e tyre shqipe, por gjuhe e karaduzit.

  17. Drini says:

    xhemil dhe fatoruc
    Hani nga nje mut se ju qeras une!

  18. Drini says:

    Xhemil, keshillen do ta coje ne vend, do filloj filloren.
    Po si do tja besh ti qe je djegur , as fillore as kopshti nuk te pranon. Ku i gjete lebrit musliman ti more kopuk? po lebrit e han derin me gjithe vesh.
    Sa pe 98 hapi feneret edhe lexo mire ishte perzjerja me e keqe koso+malok. Ti xhemil nuk je lab se labet ja ngriten leckat kriminelit sali ne 97,apo edhe kjo seshte e vertete? o xhemil mavria mua me mjafton qe kosovaret ku perfshihet edhe suzana qe ka inat ata qe kan dhemballet me mish thiu jane mbeshtetesit kryesor te monstres sali. Kaq me mjafton dhe i ben ata te urryer. Po ti plasesh feneret, nuk kam ndare popullin shqiptar ne musliman dhe te krishtere se ne shqiperi nuk i rruhet njeriu, nje shumice e mire sja rrasin fese. Une e kam per anadollaket kosovar qe lere qe jane nje shekull mbrapa nga civilizimi evropian po duan edhe te na japin mend dhe gjejne mbeshtetje nga lolo si puna jote.
    Ti xhemil ha vetem mut kot, po su je pergjigjur ca pyetjeve me siper se ke mend sa bolja ime e majte.

  19. Gjergji says:

    Përshëndetje nga Veriu, o Drini ! Shko na sill ca mish derri, se verën po e sjell unë. Kurse xhemilit po i pshurrim një çaj salepi , se është ftohur kur po ngrinte b… përpjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje