Kujtdo që hyn në Tiranë nëpërmes rrugës së Durrësit, ose del prej andej, i bie në sy rëndom që, i gjithë segmenti, nga korsitë hyrëse tek mbikalimi i Kamzës e deri tek Zogu i Zi, është i mbushur me kokrriza xhamash të thyer, me copa frexhosh, stopash plastikë, të kuqe, të verdha, blu e të zeza. Ky është bilanci i dhjetëra “përplasjeve të vogla” të automjeteve, të cilat nxitojnë qendrën e metropolit, por, që nga dendësia e trafikut, janë të detyruara të ecin në rreshta paralele dhe ku normalisht, dikton një temp të ulët shpejtësie.
Raste të padëshiruara më kanë bërë të jem i pranishëm në të tilla përplasje të cilat, në shumicën e rasteve, kalojnë në sherre e deri në përleshje fizike. Është e kuptueshme e deri në një farë mase e përligjshme ngarkesa psikologjike dhe nervore që shfaqet tek pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në këto”xing-e”, por është e pafalshme, skandaloze fjalori rrugaç, kanosjet me mjete të forta “rrethanore” e sidomos ultimatumet financiare të tipit: “Kaq qindmijëshe –cash- ose, ja ku i ke çelesat dhe, nuk lëviz i gjallë prej këtij vendi!”.
Banalitetin e skenës e shton prania e policit rrugor, i cili, kur nuk ka lëndime në njerëz (në shumicën e rasteve këto përplasje janë pa lëndim), me një qetësi dhe indiferencë totale u thotë të përplasurve:
-Rregullohuni me njëri-tjetrin!, dhe vazhdon avazin e tij, të bëjë shenja me tabelë për të vazhduar lëvizja.
Kur këto pamje shfaqen jo më larg, por vetëm dy-tre kilometra nga Sheshi Skënderbej, në prani të shefave, “task force-ve” dhe kamerave, mund të merret me mend se, çfarë mund të ndodhë diku më tutje, në periferi, apo në provincë e rrugë rurale.
Mendoj se vlen t’i mëshohet fort këtij argumenti për të nxjerrë në pah dy probleme tepër të mprehta që shoqërojnë aktualitetin tonë jo vetëm rrugor;
E para: këto mikrondodhi në dukje janë zanafilla e batërdisë në aksidentet e trafikut rrugor e deri tek zënia e pusive dhe e hakmarrjeve me armë. Vetëm duke iu referuar statistikave zyrtare, vdekjet nga aksidentet rrugore, që duhen cilësuar si “vrasje rrugore”, (ligjvënësit italianë e kanë futur së fundmi këtë cilësim në kodin e tyre penal), janë sa katërmbëdhjetë “Gërdecë” apo njëqind “21 Janarë”.
E dyta: Në Shqipëri, duke filluar së pari nga INSIG-u, kemi të paktën tetë kompani të mëdha sigurimesh. Kjo do të thotë që, në aspektin ligjor, ne e kemi të siguruar jetën, shëndetin dhe pasurinë. Prej këndej, nuk ka asnjë arsye t’i hakërrehemi njëri-tjetrit kur thyejmë fenerët, stopat apo pasqyrat e makinave. Meqenëse panorama në rrugë, jashtë saj, por edhe në zyra, shfaqet krejt tjetër, ia vlen që ky problem të analizohet pak më gjerësisht.
Ligji nr.10076, dt.12.02.2009 sanksionon “Sigurimin e Detyrueshëm të Mbajtësve të Mjeteve për Përgjegjësinë Ndaj Palëve të Treta” .
Për këtë është përpiluar dhe miratuar një Policë unike me cilësinë e një letre me vlerë të cilën duhet ta mbajë çdo automjet që qarkullon në rrugët e Republikës së Shqipërisë. Vlera e kësaj Police varion nga 11 mijë lekë për autoveturat deri në 40 mijë lekë për autobusët e shërbimit të udhëtarëve.
Zoti, fati dhe shteti, jo zotësia, puna dhe përkushtimi, çojnë çdo vit në xhepin e Kompanive të Sigurimeve shuma marramendëse parash, pa i luajtur të ndenjurat nga karrigia. Ligji i cituar më sipër parashikon, që çdo i dëmtuar, posedues i një fuqie motorike të shpërblehet, pavarësisht se gjendet fajtor apo jo në kohën e përplasjes. Këtu fillon loja shkatërruese e nervave.
Është përpiluar një procedurë e stërzgjatur veprimesh; deklaratash, fotografimesh, procesverbalesh e dëshmish, ku veprimi i policisë është evaziv dhe çuditërisht u mëshohet raporteve miqësore (kjo nuk ndodh kurrë ose fare rrallë në mjedisin shqiptar). Përfundimisht, në një përplasje të vogël, pa lëndime njerëzore; ai që ka shpatulla më të dobëta detyrohet t’i paguajë cash “të fortit” aq sa ia cakton ai vlerën e dëmit. Ndërsa dëmin që i është shkaktuar automjetit të vet, për të cilin i ka paguar kompanisë së sigurimeve ai nuk e merr kurrë . Për të mos e absolutizuar “kurrën “, ai mund të marrë një pjesë të vogël të shumës, pasi të jetë sorollatur me muaj të tërë dhe të shpenzojë sërish disafishin e atyre që merr.
Pohimin e mësipërm e kam qindpërqind të vërtetuar në praktikën e Kompanisë Europiane në të cilën punoj si Inxhinier-Specialist Automjetesh. Kjo Kompani disponon dhjetëra automjete të reja, të marra me qera, për të cilat u paguan Kompanive të Sigurimeve edhe Policën e zakonshme, T.P.L., por edhe siguracionin special “Kasko”. Në rastet e karamboleve dhe të dëmtimeve të tjera, raportet me këto kompani janë tepër të komplikuara, nervagricëse, dhe kur kjo ndodh “institucionalisht me një kompani që ka vënë të zotin e punës”, merreni me mend se ç’mund të bëjë një fakir shofer që “e ka zënë nata jashtë”.
E kam theksuar edhe në një shkrim të mëparshëm për sigurinë rrugore, se bota e qytetëruar drejt së cilës jemi nisur të shkojmë ka modele ligjore të përsosura, me një zbatueshmëri praktike tepër të thjeshtë. Ngul këmbë se modeli amerikan është më i miri, për të cilin kam një histori personale dhe, në funksion të argumentit , po e paraqes shkurtimisht, pa kaluar në mërzi:
…Më duhej të ndërprisja një rrugë kryesore për t’u kthyer majtas. Pasi përdoruesit e rrugës kryesore u ndaluan dhe më dhanë të drejtë të kaloja, në korsinë e mesit, të kufizuar me vijë të verdhë , një zonjushe vjen me shpejtësi dhe përplaset fort me mua. Në çast dëgjoj duartrokitje dhe shoh të dilnin nga makinat e të vinin drejt nesh shumë drejtues mjetesh të ndaluar, të cilët na përqafonin duke thënë: -Lavdi Zotit! Shpëtuat për mrekulli! Për një moment e ndjeva veten komplet fajtor dhe kërkova të komunikoja diçka me vajzën e cila qante në makinën e saj dhe po i telefononte dikujt. Dy përdoruesit që më kishin dhënë të drejtë kalimi u afruan tek unë dhe më thanë të mos shqetësohesha se, ata do të dëshmonin vetë për atë çka panë, përpara oficerit polic. Në këtë kohë policët kishin mbërritur dhe pasi na uruan që në pamje të parë kishim shpëtuar pa pasoja, na pyetën se a kishim nevojë për ndihmë mjekësore dhe nëse jo, a ishim në gjendje të qëndronim diku, derisa të bënin ekzaminimet. Trafikun e zhbllokuan pa patur nevojë për ne. Pas më pak se një gjysëm ore na thanë se raportin përfundimtar do ta merrnim pas pesë ditësh pranë gjykatës së Distriktit. Na pyetën se, a ishim në gjendje të shkonim vetë ne shtëpi apo duhej të na shoqëronin dhe, a mund t’i lëviznim vetë makinat, apo këtë punë ta bënte policia.
Pas pesë ditësh, kur u paraqita në gjykatë për të marrë raportin, u lumturova se nuk isha unë fajtori, por zonjusha që kishte shpërdoruar korsinë e qendrës,që në Amerikë shërben si korsi emergjence. Në shtëpi, në kutinë time postare gjej një zarf të dërguar nga Shoqëria e Sigurimeve në të cilin kishte një Çek Pagese prej pesëqind USD. Kjo përkonte me shumën vjetore të pagesës që kisha bërë unë për siguracionin e makinës. Mësova gjithashtu se zonjushës, e cila u përplas me mua, dhe dispononte një Ford të ri, ia zëvendësuan makinën me të njëjtën gjendje derisa Dealer-i t’i riparonte makinën e saj.
Çfarë vështirësie ka që një praktikë e tillë të zbatohet edhe në Shqipëri? Kur do të marrë fund dukuria e shëmtuar që polici rrugor ndërhyn vetëm kur të shikon nga xhepat ose kur të pret fletën e gjobës?!
Për Kompanitë e Sigurimeve flitet shumë në botë. Për to ka shumë teori të ngritura konspiracioni, legjenda urbane e anekdota provincash. Unë nuk jam ithtar e as besues i tyre. Kjo gjë nuk më pengon të kem dyshime të forta, sidomos për transparencën e tyre. Thonë se ka një Byro Sigurimesh si biçim enti rregullator, por ky efekt rregullues dhe kontrollues nuk duket gjëkundi. Përdoruesit e automjeteve paguajnë siguracionin e detyruar dhe njëkohësisht, në prani e me ndërmjetësi të policit, mbahen peng dhe paguajnë gjobën e dëmit të shkaktuar, kur për të e ka paguar Kompaninë Siguruese.
Kjo nuk është siguri, ky është mallkim.
Z. Dede Shkurti, ju harroni te permendi edhe kufomat e kafsheve te shkreta te vrare nga shpejtesia e njerezve psikopat. Per kete jam deshmitare vete sepse 1 here qe kam bere ate rruge cdo 100m kishte 1 kafshe te vrare. Mungojne edhe gjerat me elementare te sigurise se njerezve dhe kafsheve, duhen te vendosen gardreil se ndryshe nuk ka kurre mbarim kjo kasaphane… Shqiperia me duket 1 shtet te cmendurish, gati, gati preferoj Afganistanin se te pakten ne Afganistan je me mendjen top qe s-duhet te dalesh nga shtepia ndersa ne Shqiperi qe ne e quajme shtet civil(un paio di palle) gjendesh gjithmone ne mes te problemeve. Jemi pjesemarres te kesaj cmendurie humane, shpresoj qe 2012 me te vertete te zhduki kete razze gjakpirese dhe te keqe!!!
Atehere ndjej detyren morale per te evituar KEQ INFORMIMIN nje dukuri e shpeshte ne vendin tone.
Pike se pari dua te sqaroj qe flas si nje person i fushes pra i mire informuar dhe per sa u tha me siper duhen vene ca pika mbi ‘i’.
E dyta, enti perkates qe merret me kontrollin e tregut te sigurimieve eshte Autoriteti Mbikeqyrjes Financiare dhe Byroja Shqiptare e Sigurimit, kjo e fundit merret me te tjera gjera.
E treta, Sigurimi i detyrueshem MDTPL “Motor domestic third parts liability” pra sigurimi per mjetet motorrike ne lidhje me demet qe i shkaktohen paleve te treta brenda territorit te RSH, sic percaktohet dhe nga vete emertimi eshte sigurim qe garanton palet e treta, pra personat qe demtohen gjate nje aksidenti (qofshin shofer, pasagjer apo kalimtar) per te cilin nuk jane fajtore e perseris NUK JANE FAJTOR, dhe jo sic thote artikulli paguhen te gjithe!!!! (per kete rast keni sigurimin casco ka cmime te tjera nuk ben 5000 leke qe eshte shifer qesharake)
kater, jam plotesisht dakort me pjesen e procedurave pa fund, veprimeve arbitrare nga ana policise, kercenimeve etj etj.
Pika e peste dhe e fundit, dua ti ve ne dukje te gjitheve qe nje shprehje shqiptare thote “Cfare mbjell do korresh”, tani ne si popull dembel duam te japim minimumin dhe te kem maksimumin, sigurimi i detyrueshem MDTPL shitet de facto ne treg (te pakten deri me 1 shkurt 12) me vleren 5000 deri 6000 leke. Ne kete pike lind pyetja, qe une jua drejtoj te gjitheve duke mbajtur parasysh shprehjen e mesiperme, cfare prisni te merrni mbrapsht ju kur paguani kaq pak?
Me fal qe po te kthej pergjigje ty “njoni Tirone” por pamvaresish qe e njeh gjendjen me mire se sa ne qe po diskutojme harron te thuash se ne Shqiperi kush e percakton fajtorin ( qe per mua e percakton i forti dhe jo ligji)( dmth ne rastin tone policia) dhe se edhe ne rast se do te paguash sigurimin kasko mund te me thuash se cfare mbulon ai siguracion dhe sa e demmshperblen te aksidentuarin apo aksidentuesin qofte. Pastaj thua qe paguajme 5000 mije leke dhe jo me shume. Une do te thosha qe kompanite e siguracioneve kane rene dakort me qeverine qe te sigurojne keto makina per ate shume keshtu qe nuk eshte faji i qytetareve por faji i kompanive te sigurimeve qe kane rene dakort me qeverine per ato shuma. Po qe se kompanite e sigurimeve nuk do te dilnin me fitim ne fund te vitit une do te thosha ty se kompanite do te mbyllnin dyert dhe do te falimentonin. A mund te me thuash se sa kompani sigurimesh kane falimentuar? Per te mos thene qe edhe pasi vertetohet qe ti nuk je fajtori nuk merr asnjehere vleren e vertete te demit per arsye se edhe ne keto kompani vepron korrupsioni galopant nga ana e punonjesve , te cilat ti i di me mire se une.
Pershendetje Goni,
une jam qytetar si ty ne radhe te pare, dhe sigurimin e detyrueshem te makines e bej si ty dhe e vuaj si ty, prandaj ne piken kater kam shkruajtur qe pranoj pa ndryshuar asgje ne pjesen e problemeve te sistemit gjyqesor, pseudo policise, arrogances se njerezve, injorances etj etj qe perballemi cdo dite. Ne lidhje me falimentimin e kompanive, kompanite e sigurimeve do dalin me fitim sepse jane biznes privat dhe kane dale per te fituar aty sic bene cdo biznes. (vetem Sala puno per popullin ? bej shaka).
Ajo qe dua te them eshte qe, ka nje keqinterpretim mbi menyren se si funksionon tregu i sigurimeve, une shpresoj qe te kuptohet se parate me te cilat paguhen demet vijne nga vete, dhe neqofte se ne nuk sigurohemi ose sigurohemi me vlera te uleta edhe pagesat per deme do jene 0 ose afer 0 GJE QE ESHTE TRAGJIKE DHE E PA PRANUESHME,asgje kundra.
Dhe e fundit se po bej hartime te Tema sot, ajo qe une shpresoj te jete e vertete ne praktike, pasi ne teori eshte e tille, eshte lidhja shkak pasoje qe ekziston midis rritjes se primit te sigurimit dhe rritjes se pagesave te demeve, sepse edhe une si ai qe shkruan ne artikull, ashtu si ty dhe mendoj si cdo qytetar qe ka pak tru ne koke dhe vleresim per jeten, dua qe nje dite te paguajme edhe 500 euro per sigurimin por kur te ndodhi nje aksident (sa me pak ishalla) pyetja e pare qe te me bejne te jete “a u vrave, ke nevoje per ndihme?” dhe te me ulerasin te xhami te vrava po sme pagujte…..
Jam shume dakort qe te rriten siguracionet, se vetem ne shqiper degjon dhe shikon shoferet qe rrihen me grusht sa te gjejn kush e ka fajen, sepse siguracioni nuk I mbulon, une per veten time e bera nje aksident te vogel dhe u shqetesova shume, kur u paraqita te siguracioni me than ti pse merzitesh, ne kemi per detyr qe personin e ( tret) e paguajm ne. Po ne shqiperi kush I paguan te tretet? Nese une aksidentoj te tjer dhe nuk kam lek do vete ne burg, nuk esht kjo zgjidhja personi I demtuar prap ngelet pa u demshperblyer.