Thirrje nga Bulqiza

15 Shkurt 2012, 21:21Blog TEMA

Nga Arbër Lleshi

Rrethi Bulqizë shtrihet në Veri-Lindje të Shqipërisë, e cila përfshihet në Qarkun Dibër, së bashku me rrethet Peshkopi dhe Mat. Rrethi Bulqizë përbëhet nga Bashkia me të njëjtin emër, si dhe 7 Komunat të cilat janë: Fushë-Bulqiza, Gjorica, Martaneshi, Ostreni, Trebishti, Shupenza dhe Zerqani me një popullsi prej afro 50.000 banorësh.

Si është gjendja ekonomiko-social-kulturore e këtyre banorëve në këtë zonë? Jeta kulturore është shumë e varfër, për shkak se moshat e ndryshme nuk kanë se me çfarë të merren, në të shumtën e kohës i gjen në lokalet e zonës duke “vrarë kohën”. Shtëpia e kulturës prej vitesh nuk po vendos në skenë diçka për argëtimin e banorëve, për shkak se nuk lëvrohen ndonjëherë fonde në këtë fushë për rrethin Bulqizë.

Gjendja ekonomike në Bulqizë…

Të ardhurat e pakta për familjet e kësaj zone janë:

a-Një prind i cili mund të punojë në administratë.

b-Ndonjë sipërmarrje e vogël private.

c-Të ardhurat nga emigracioni, që po vijnë duke u ulur.

d-Disa të tjerë që po punojnë në Minierën e Kromit Cr, “me zemër në dorë” për familjarët e tyre sepse nuk kanë asnjë garanci n.q.s mund të kthehet i gjallë në darkë në shtëpi.

e-Pak të tjerë që mund të marrin një asistencë sociale, sa për të mbijetuar, në kushte atmosferike të favorshme.

f-Pjesa tjetër që kërkojnë lëmoshë për të ngrënë bukë.

A ka menduar ndonjëherë shteti për këta banorë në periudha të ndryshme kohore? A i ka pasur ndonjëherë “në defter” dikush?

Në periudhën e diktaturës, Miniera e Kromit Cr në Bulqizë, ka qenë “motori” i ekonomisë shqiptare. Investime të ndryshme të pakta, por të mjaftueshme mund të themi që ekzistonin për kohën, pasi të gjithë në atë periudhë ishin të barabartë në mundësitë ekonomike, me pak fjalë të gjithë “bukë misri hanin”.

Po, sot, Bulqizë (Shqipëri) pa më thuaj, si je?

Po, sot, a mendon sadopak shteti për këta banorë?

A i ka “në defter” shteti këta banorë?

Ah, po…

Çdo qeveri që ka pasuar njëra-tjetrën, në vitet e të famshmes “Demokraci” që po kalojmë, kanë pasur interes për zonën dhe jo për banorët e saj, gjë e cila konsiston në “vjedhjen” e pronës më të madhe të përbashkët të këtyre banorëve, që Zoti jua fali, e cila është Miniera e Kromit Cr, si dhe të mos harrojmë periudhën e zgjedhjeve që turren të gjithë për të marrë votën në zgjedhjet lokale apo ato të përgjithshme. Në çdo fushatë elektorale qoftë spektri i majtë apo ai i djathtë, që në zgjedhjet e para post-diktatoriale kanë premtuar rrugën e Arbrit. Kanë kaluar plot 20 vjet nga premtimi i parë dhe nuk dihet akoma, kur do të vihet në jetë të paktën në letër projekti për ndërtimin e kësaj rruge, pa le në realitet…

Një kërkesë të vogël, do ju drejtoja këtyre “baballarëve dhe mamallareve” të shtetit, ju lutem mos dizinformoni publikun, mos u mundoni “të mbuloni diellin më shoshë” të paktën në këto ditë të acarta dimri. Me çfarë të drejte deklaroni që rrethi Bulqizë nuk ka nevoja emergjence, për përballimin e këtyre ditëve jashtëzakonisht të ftohta. Bulqiza është një nga zonat më të ftohta të Republikës së Shqipërisë, para pak ditësh temperatura u ul në më shumë se 20 gradë nën 0. Duke dëgjuar edicionet informative të lajmeve këto ditë, dëgjoj se shteti deklaron se nuk do të dërgojë ndihma në këtë zonë, sepse nuk është e bllokuar.

Më vijnë shumë pyetje në mëndje natyrshëm, por do të shtroj vetëm 2 prej tyre:

a-Kur quhet një zonë e bllokuar?

b-Çfarë nënkupton shteti me rrugë të bllokuara?

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit për zonën, bëri apel banorëve që të evitojnë në maksimum lëvizjet, pasi rrezikohet jeta e tyre prej stuhive si dhe dëborës që në zonat urbane ka arritur në mbi 1 metër ndërsa në zonat rurale banorët thonë që i ka kaluar edhe 2 metra. Një fakt tjetër tronditës është se fatkeqësisht viktima e parë njerëzore në Shqipëri për këtë dimër u deklarua në fshatin Çerenec të Komunës Gjoricë. Ndër komunat më të rënduara vlen të theksohen Krasta dhe Shpenza. Përveç dimrit të acartë që ka pllakosur këto ditë nëpër familje, është dhe varfëria ekstreme që po i shoqëron 20 vitet e fundit. Komuna Shupenzë e cila përbëhet prej 12 fshatrash është pothuajse totalisht e izoluar. Fshatrat Vlashaj, Kovashicë, Shtushaj, Zogjaj, Bllacë, Mazhicë, Topojan dhë Gjuras janë tashmë të izoluara. Rrugët që lidhin këto fshatra me komunën Shpunzë dhe fshatrat mes njëri-tjetrit janë të bllokuara prej dëborës. Sipas disa informacioneve nga banorët e fshatit Zogaj, dëbora ka arritur në mbi 2 metra, e cila po u sjell dëme të mëdha, përveç se në qarkullim dhe në bagëti, bujqësi, si dhe në ato pak faktorë që i ndihmojnë për mbijetesë në kushte normale atmosferike. Rruga që banorët duhet të përshkojnë në raste emergjence këto ditë për në ambulancë, I kalon 3-4 orë në këmbë. Ambulanca e vetme që 12 fshatrat e komunës Shupenzë, ndodhet pranë qendrës së komunës.

Shtet! Të lutem në emër të banorëve të Rrethit Bulqizë, vër “dorën në zemër”, në qoftë se ke?!!!

Ndihmoji këta banorë me ushqime, me rroba, me çdo gjë të nevojshme që të kalojnë këtë gjendje momentale, pasi janë njerëz të Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilëve përveç se ke detyrim Kushtetues, ke detyrim moral-njerëzor në radhë të parë. Si dhe pse jo, të gjithë “ju”, “baballarët dhe mamallaret” e këtij shteti, të vendosni që rrogat e të paktën 1 muaji t’i lini, në ndihmë të këtyre banorëve për t’ju ardhur në ndihmë për të marrë veten nga pasojat e këtij dimrit të ashpër.

*Përzemërsisht: Lindur më 03.04.1989 dhe rritur në Bulqizë

4 komente në “Thirrje nga Bulqiza”

  1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Varferia eshte nje problem mbare shqiptar,sic eshte dhe i ftohti dhe bllokimi i rrugve ne disa zona te vendit,nga veriu ne jug.Problemi me i madh eshte se shteti dhe qeveria jan kapur ne befasi dhe te papregaditur per kete gjendej katastrofe.Rezervat e shtetit jan bosh.
    Qeveritaret tane jane tregu te papergjegjshem ne kryerjen e detyres.
    TURP….TURP….TURP

  2. alban says:

    Turp! Turp!

    Keshtu them edhe une, por votat do t’ia japin perseri Sali Berishes.

    Njelloj sikunder ndodhi me permbytjet ne zonen e Shkodres dhe te Mbishkodres. Ky eshte popull, jo ata qe ngrihen ne protesta kunder qeverise vrastare, tradhetare, vjedhese dhe mashtruese te Sali Berishes.

  3. Arber Lleshi says:

    Qeveritaret kur kane pasur ndonjehere ftohte, varferi, mungese informacioni, mungese ushqimesh, bllokime rrugesh?!!
    Ne komunen Fushe-Bulqize, vete kryetari i komunes ka deklaruar se kemi nevoje per ndihma emergjente, se nuk e dime se mund te na veje halli.

  4. niku says:

    bulqizen e ka marre lsi
    ilir meta eshte aksioner te darfo
    tani e ka nderruar emrin ne acr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje