Dy femra të reja u vranë mizorisht pak ditë më parë në Tiranë. Një tjetër nga Korça po ditë më parë vdiq në maternitet, duke lënë fëmijën e vet jetim, pasi edhe i ati, në pamundësi për ta mbajtur, e braktisi. Po një tjetër e re nga Librazhdi vdiq në spitalin e Korçës për arsye që nuk janë zbuluar ende (dyshohet pakujdesia e mjekëve). Të gjitha këto kanë ndodhur në një afat shumë të shkurtër kohor, ndërsa po të shtosh dhe denoncimet e panumërta për dhunën e pësuar në familje, por dhe jashtë saj, apo për grabitjet e dhunshme ndaj tyre, atëherë panorama e femrës shqiptare nuk është shumë pozitive.
E megjithatë, komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi, Irma Baraku, kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meço dhe drejtoresha e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Elsa Ballauri, të tria femra, kanë një shqetësim tjetër. Jo dhunën deri në ekstrem të femrave, jo mungesën e marrjes së shërbimit mjekësor të tyre, jo punësimin e tyre… Kërkojnë që të legalizohet prostitucioni!
Tre femra, të tre prej organizatave kryesore të të drejtave të njeriut, kërkojnë që të ligjërohet shfrytëzimi seksual i femrave! Janë vënë në krye të këtyre organizatave për t’i mbrojtur dhe kanë gjetur këtë mënyrë për ta bërë: të legalizojnë prostitucionin.
Në Shqipërinë e një mijë e një problemeve, veçanërisht për femrat, këto tre gra të mendojnë pikërisht se është koha që të legalizohet prostitucioni! Në Shqipërinë e qindra mijërave të papunëve, në Shqipërinë ku paga mesatare është diku tek 30 mijë lekë, në Shqipërinë ku ende diskutohet për nevoja elementare si uji dhe drita (këto kohët e fundit më shumë se kurrë), në Shqipërinë ku 70-80% e disa qyteteve, si Kukësi, Dibra jetojnë me ndihma sociale, në Shqipërinë ku ende jeta përfundon pas orës 18:00, me përjashtim të Tiranës dhe deri diku Durrësit, në Shqipërinë ku deputetët e shpjegojnë ende seksin me domate dhe kastravecë, diskutohet për legalizimin e prostitucionit! Një diskutim, që vendet më të zhvilluara të botës e kanë bërë pasi kanë vënë në vijë të gjitha punët e tjera më të nevojshme.
Ashtu si më shumë se një vit më parë, kur kryeministri Berisha arrinte deri aty sa propozonte martesën e gay-ve, tashmë është ndezur debati për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri.
Elsa Ballauri shprehej se, legalizimi i prostitucionit “do të krijonte edhe një moral më të mirë për të gjithë shoqërinë, duke vendosur përpara përgjegjësisë, edhe klientët që e mbajnë gjallë këtë biznes”, ndërsa më pas shprehet se, “ne nuk jemi një shoqëri e hapur, por unë them se Shqipëria është gati. Në fillim do të ketë debate, një pjesë e madhe edhe do ta kundërshtojnë, por me kalimin e kohës të gjithë do ta pranojnë dhe do të kuptojnë se legalizimi i prostitucionit dhe vendosja e tij brenda një kuadri ligjor, i bën mirë moralit të të gjithëve”.
Së pari, morali dhe prostitucioni nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Prostitucioni në asnjë shoqëri nuk mund të quhet i moralshëm. Morali dhe prostitucioni janë përjashtues ndaj njëri-tjetrit. Kështu ka qenë që në krye të herës. Dhe kështu do të jetë.
Së dyti, nuk ka asnjë arsye dhe nuk duhet të ketë, që shoqëria shqiptare ta pranojë prostitucionin si një gjë normale. Nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë brerja morale dhe shpirtërore, vlera që për fat, deri diku vazhdojnë të jenë të forta në Shqipëri, do të ishte e madhe. Përse u dashka që të nxjerrim ligje për legalizimin e prostitucionit dhe jo e kundërta, pra, të nxjerrim ligje që e luftojnë atë, duke ndihmuar dhe mbrojtur kështu jo vetëm femrat që mund të shfrytëzohen, por edhe moralin, shpirtin dhe njerëzit nga tundimi?
Shumë njerëz i bien direkt rrugës më të shkurtër: nuk e luftojmë dot prostitucionin ilegal, prandaj duhet që ta legalizojmë atë, se kështu ndihmokemi dhe shpëtokemi femrat që duan të shesin trupin e tyre! Në një shkrimin të vet tek respublica.al, Mustafa Nano shprehej se, “nëse do të bëhet legalizimi, femrat do të bëhen vetë padrone të trupit të tyre, e nuk do të lenë tutorët. Me fjalë të tjera, do ta shesin trupin e tyre se u do qejfi (e paratë do t’i fusin në xhepin e vet), e jo se kështu duan tutorët”.
Logjika është e tillë që, për të fituar para, ne duhet të lejojmë dhe legalizojmë që femrat të shesin trupin e tyre(në këtë pikë të gjithë e përjashtojnë moralin, prej kohësh tashmë për pjesën dërrmuese të njerëzimit, nuk është më vlerë). Por, harrojmë që ato femra që shesin trupin e tyre, edhe me vullnet të lirë, e bëjnë sepse nuk kanë mundësi tjetër, ose nuk duan, për të siguruar të ardhura. Përse mos të gjejmë mënyra për t’i ndihmuar me gjetjen e vendeve të punës, por duhet të legalizojmë mundësinë që të shesin trupin e tyre?
Të flasësh për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri, nuk është gjë tjetër veçse tallje me realitetin shqiptar. Është e lehtë të bësh rolin e të emancipuarit në studiot e një televizioni apo prapa tastierës së kompjuterit dhe të kërkosh martesën e gay-ve apo legalizimin e prostitucionit, por a është e nevojshme tani? A kanë nevojë shqiptarët dhe a i pranojnë ata këto gjëra? Askush nuk ka bërë studime dhe sondazhe për këto, por nëse do të shohësh reagimet nëpër blogje dhe rrjete sociale, pjesa më e madhe e tyre janë kundër legalizimit të prostitucionit dhe fenomeneve të tjera si gay-t dhe lesbiket.
Do t’ua imponojmë ne me zor atyre të pranojnë vlera që nuk gjenden dhe nuk janë masive në shoqërinë tonë dhe që për më tepër nuk dëshirohen?! Ah, po, ne jemi të emancipuarit! Ne duhet të ndriçojmë mendjet e tyre dhe t’i udhëheqim drejt iluminizimit! Sepse ata janë masa, turma të paqarta dhe të mbyllura në realitetin e tyre të varfër, që nuk e pranojnë ndryshimin, të renë, emancipimin. Nuk dinë se ç’kërkojnë dhe ç’duan. Nuk e kuptojnë emancipimin. Ne po! Kështu që, të legalizojmë prostitucionin, martesat e homoseksualëve, drogërat, abortet… Janë emancipim!
Me ne fund shqiptaret do te kene diçka legale.Ky do te jete prostitucioni.Do te jete ai pra qe ka ndertuar shumicen e bizneseve ne Shqiperi.Tutoret e motrave tona neper Europe,duke ngritur zonat informale qe nga Keneta e deri ne Bathore tani kane mndesine te shikojne diçka legale ne ilegaltetin absurd qe na rrethon.Lum ne per vendin ku jetojme dhe qeveritaret qe na qeverrisin.Merini o shqiptare rruget dhe rrugicat ku jetoni dhe pyesni shitesat e kafexhinjte nese jane legale apo jo?Le te bejne nje prove deputetet tane te nderuar te pyesin ne zonet informale se sa biznese formale kane.Te pakten kaq kane mundesi ta bejne e te na japin nje pasqyre te Shqiperise reale dhe jo te Shqiperise qe ekziston vetem ne imagjinaten e doktor Adhamudhit.
Nje nga shkrimet dinjitoze plot argumenet qe boton gazeta Tema.Bravo Zoti Bledar Lumani.Artikull juaj eshte brilant,por qe ne fakt DUHET ta kishte shkruar Kryetari i opozites shqiptare,Edi Rama,….qe DUHET.
meqe “nuk ndalojme dot” ndertimet pa leje, i legalizojme,
meqe “nuk ndalojme dot” mbjelljen dhe trafikun e droges, e legalizojme,
meqe “nuk ndalojme dot” mesimin pa cilesi ne shkolla dhe universitete, legalizojme universitetet-lavazhe parash,
meqe “nuk ndalojme dot” vrasjet, vrasesit i bejme ministra e deputete,
meqe “nuk ndalojme dot” vjedhjet, hajdutet i bejme kryetare bashkie etj…
Shkrimi jote eshte shume i goditur , tamam bisturi kirurgu.Respekte
dmth fix fare!
fatale….
eshte karakteristike e shqipfolesve se,motrat dhe grate e te tjereve jane kurva,ndersa motrat apo grate tona jane te ndershme…..!!!!!
…..ti mos fol oj stambolleshe se ti hyne me gen e me soj tek pjesa e “te tjereve”
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur#comment-8971
Kirurg, te falenderoj per percaktimin qe i ke bere realitetit shqiptar. Absolutisht, ky eshte mentaliteti i politikaneve tane mjerane dhe po ashtu, fati i ne mjeraneve qe kemi mbi krye keta sharlatane qe e quajne veten politikane.
Ky debat mund te quhet ndryshe PROSTITUCION PSEUDOINTELEKTUAL i shoqerise civile i financuar ligjerisht nga organizma te huaj pse jo dhe nga taksat tona.
Jam plotesisht dakort me artikull shkruesin.
Zonjat qe jane ne krye te mbrojtjes se te drejtave te grave nuk na thone c’paketa te posacme ligjore do te shoqerohej ky legalizim nqs nuk duam te promovojme krimin, jetesen parazite dhe skllaverimin e femrave.
Kwto zonja jane bere partizanet me te flakta te revolucionit seksual dhe degjenerimit social.
Nqs ne nje shoqeri per nje femer eshte me i kerkuar profesioni i prostitutes, se sa berja e nje pune te ndershme dhe dinjitoze, atehere te drejtat e njeriut ne kete shoqeri ekzistojne vec si fasade por ne fakt kane kane marre fund me kohe.
Jam dakort me legalizmin e prostitucionit ne se:
Femrave, ashtu si gjithe qytetareve te ketij vendi, i ofrohen shanse shkollimi, i ofrohen vende pune, nje jetese me e mire dhe dinjitoze permes rrjetit te sigurimeve sociale, mjekesore etj,si dhe aktivitete kulturore te larmishme ku promovohet puna dhe e mira e lumturise familjare. Dhe kur ne qender te te orgasnizatave te te drejtave te njeriut synohet nje rend me i drejte shoqeror
Pasi te kriojohen keto avantazhe per qytetaret e ndershem, punetore dhe te pergjegjshem, pastaj
Te vihet ligji qe ato qe duan te marrin licensene e prostitutes por:
1- mos te kene te drejten e sherbimit mjekesor falas ne spitalet publike (vec kontrollit te epidemive per zanatin qe ushtrojne
2- Mos te kene te drejten e punes si mesuese
3- Mos te kene te drejten e punes ne televizion dhe organet e masmedias
4- Te jene te detyruara te paguajne nje tutor per edukimin e femijeve te tyre
5- Te paguajne taksa ne shtet.
6- Te ndalohen shtepite publike por te lejohet perdorimi individual i prostitucionit
6- T’u ndalohet rrpetesisht me ligj joshja e klinenteve ne vende publike, pervec se nga shtepite e tyre (interneti) ose perdormit te dhomave me qera te posacme.
7- T’u ndalohet punesimi ne gjykate, administrate dhe sherbimet publike.
etj
Nuk duhet te arritur aty saqe vajzat e nje kombi,shumica e te cilave duan te bejne nje jete normale, te lire dhe dinjitoze si dhe shume femra te ndjeshme dhe inteligjente te ndihen te perbuzura e te diskriminuara ne paga e ne cfaredo situatash pune kurse prostituta te imponohet si model i sukseshem ne treg per shkak te realitetit qe ofron nje shoqeri kriminale dhe e degjeneruar, armike e te drejtave te njeriut.
nga kendi qe e shikon ti more zoteri nuk je gabim por nuk te jap dot te drejte !!ne nuk duhet te hiqemi si moralistet me te medhenj te globit kur jemi per faqe te zeze!!se jemi bere te gjith si Sali Berisha qe vjedh voten e ulerin per demokraci,qe vjedh leke e pasuri edhe betohet per ndershemri,,qe behet shoke me hajdute e kusar edhe shet ndershemri e moral,,qe te fut plumbin ne mes te dites para zyres se tij edhe deklaron qe eshte kundra vrasjeve ne Siri,qe ka familjne me te degjeneruar e me te poshter edhe ben si familjari me i mire!!nuk njeri ne shqiperi qe te mos kete ne fis nje qe i ka marr rruget edhe po shqyen bythen tortuareve te europes!!ndaj mos te shesim dengla e hiqemi si te ndershem kur bota na njeh per me te degjeneruarit!!ne kemi prostituta me shumice nga qefi apo nga halli pak rendesi ka!!te legalizohet dhe nuk ka asgje te keqe dhe kjo duhej bere qe 1990,qe ather kur e pranuam kete sistem,e qe ather kur i mbyllem syt e veshet perpara dashurise per lekun,e i lam motrat,kusherirat,fis e fare qe moren rruget e botes,e ngelem duke shitur dengla tek njeri tjetri sot e 21 vjet per gjoja moral e ndershmeri shqiptari,,ashtu llafosnin per ndershemri dhe ata pensionistet qe bridhnin nga ferrat e liqenit,ashtu edhe pijanecet qe nuk dinin nese u vinte gruaj ne dark ne krevat apo jo,ashtu si ata qe betoheshin e sterbetoheshin se po tu bente vaki atyre do benin namin e nuk do linin njeri te gjall ne kembe e ja ku jemi te gjith mbas 21 vjetesh te dhjer te shkerdhyer e krenar akoma duke i care bythen njeri tjetrit me moral fallco!!ato zonja qe e kan guxmimin ta ngejne dhe ta diskutrojane kete problem jane vertet per tu admiruar!!
boll te keqija i ke sjelle ketij vendi o sali efendi,nuk e durojme dot qe rruget e Tiranes te na mbushen me rruspije moldave.
bravo,artikull serioz
Une doja te jepja mendimin persa i perket legalizimit te prostituzionit. Lexova me vemendje artikullin dhe komentet dhe me ben pershtypje qe nuk preket aspak ana ekonomike dhe fitimprurese e fenomenit te prostituzionit por flitet per moral
Imorale vlerat e njeriut dinjitetin e grave e vajzave etj, por kur dihet dhe sipas statistikave prostituzioni eshte nje nga idustrite me te rendesishme fitimprurese mbas tregetis se armeve dhe droges ne gjithe boten. Te dashur lexues kjo me
pak fjale do te thote qe shteti osé qeveria do te veri duart ne kete fete te madhe te bisnesit dhe ta kontrolloje kete bisnes
si bene per te gjitha bisneset e tjera te medha apo te vogla qofshin. Pra shtetit nuk i intereson ana shpirterore e bisneseve por ana ekonomike. Pak a shume ne shqipetaret kemi konsatuar se ne gjite europen fenomeni i prostitucionit
eshte i konrolluar nga shteti pervec se Italise qe shteti ja ka lene kete kontroll mafjes per arsye qe nuk po’ zgjatem sepse duhen faqe e faqe per te shpjeguar lidhjen e interesave mafje-shtet. Pra te themi qe shteteve qe e kontrollojne
nuk u vjen keq as per prostitutat dhe as per klientet atyreve thjeshsht ju intereson vetem leket e ketyreve si ti kontrollojne dhe te administrojne ato, dhe zoterinje nuk flitet per pak te holla por per leke te verteta dhe te shumta, mjaftone te shihni pake realitetin e qyteteve tona pallatet e shumta dhe te larta kush i ka ndertuar vall shteti apo privati,
dhe se i ka ndertuar privati me c’fare bisnesi eshte marre ne fillimet e tij si bisnesmen? Do te me falni qe jam pak direkt ne stilin tim te te shkruarit por nuk me pelqen hipokrizia. Pra thellohuni informohuni beni nje analize te ekuilibruar dhe mbasandej hidhni dy komente ne gazete sepse kjo eshte nje teme jo shume e thjeshte por shume komplekse. Une po’ e mbyll komentin dhe ju uroje lexim te kendeshem te gjitheve.
Kerkoj informacion redaksise gazetes tema perse nuk mi publikoni komentet e mia? Me dergoni pergjigje cilado qofte
arsyeja juaj. Imail e keni se jeni gazete serioze mund te me pergjigjeni ju lutem. Me respekt dhe nderime nga Saimiri
Nuk e di sepse, por kohet e fundit po verej se disa “shqiptare”, qe kane dicka ne dore ka filluar periudha “ndjese paste Trurit”. Keto “zonja te nderuara” a jane te gatshme te dalin vete te prostituohen, meqe po e kerkojne kete legalizim.
Nje falenderim Zotit te Madheruar qe shoqeria shqiptare ka akoma pak moral, ndersa keta “zonjat”, mesa po kuptoj duan ta çmoralizojne shoqerine shqiptare.
Turp per ta, pasi jane vete femra, qe mos qofshin persa bejne te tilla deklarata.
Bledi. Kam mendimin se prostitucioni si profesioni me i vjeter ne bote, nuk mund te vecohet nga cdo lloj tjeter aktiviteti njerezor. Duam apo sduam, na pelqen apo jo, faktikisht ai egziston si ne Shqiperi ashtu dhe ne vendet e tjera. Pra gjersa egziston dhe funksionon eshte e pamundur ta ndalosh edhe me ligjet me diktatoriale. Ne emer te moralit, me duket me e moralshme nje grua qe kryhen seks me pagese se nje tjeter qe shkon nga nje mashkull tek tjetri. Nje vend i varfer sic eshte Shqiperia do te ishte me normale qe prostuticioni te ishte legal dhe i kontrolluar sesa te kthehej ne nje Tajlande ku seksi (me femije, vajza e homoseksuale) shitet rrugeve dhe lokaleve tek turistat duke rritur dhe rrezikun e semundjeve te rrezikshme. Prandaj me mire te jet i legalizuar dhe i kontrolluar sesa kur funksionon ilegalisht dhe fatkeqesisht shikon gjimnaziste 15-16 vjecare te japin trupin e tyre per disa euro ne lokalet dhe hotelet e Tiranes dhe te qyteteve te tjera.
Eshte tjeter gje qe shoqeria, instuticionet, qeveria duhet te punojne per mirqenien, edukimin, punesimin, emancipimin, etj dhe jo te shkosh per te kerkuar nje vend pune ne keto instuticione (ne baze te diplomes tende profesionale) dhe te kerkojne zarfin me nga 3000 euro per nje vend si mesues i thjeshte deri ne 200 mije euro per nje post si drejtor drejtorie (dhe patjeter te jesh anetar apo simpatizant i PD-se). Ky eshte prostitucin dhe ndoshta dhe me keq, ky quhet perdhunim shteteror.
Ne Shqiperine e para 1945, troc, ka patur shtepi publike.Vec ne kohen e komunizmit keto u ndaluan. Te mos i shikoni gjerat bardhe e zi.Jo cdo e re eshte e keqe ashtu sic jo cdo e re eshte totalisht e mire.Po thuajse te gjithe deputetet, gjithe te pasurit, thone se kane me shume se nje dashnore.A nuk e pate Pangon. Po sa ka si Pangua A nuk eshte ky prostitucion. Keni marre vesh se shume prej ketyre kane marre gra te dyta e te treta.Mos lejimi me ligj i prostitucionit nuk e ndalon ate.Prostuticioni ka qene eshte dhe do te jete si pjese e ekzistences se shoqerise.Po ndaluat seksin do ndaloni prostitucionin.I lini moralizimet.
Lejimi i shtepive publike ne zona te caktuara nuk ka asgje te keqe. Po te doni shkoni ne shtepi publike po te doni mos shkoni.Me zorr nuk u con njeri. Ne qofte se dikush ka hall shkon dhe e zgjidh dhe ska pse te dhunoje nje femer e cila troc nuk ja jep.Me realist ju moralizus. Ne qofte se sdo kete kerkesa shtepite publike as do hapen dhe as do fuksionojne.As
ca morali thon o njerez. po te behet nje studim ne dalim vendi i par per prostituta qe kemi per na numri i popullsis, evropa eshte plot me shqiptare neper rrug, e pati mir njeri pak me lart qe tha nuk ka fis apo lagje pa ikur njera e punon rrugve, apo ne vende te posacme me lishence. e ju flisni ta legalizojm apo mos ta legalizojm. te punojn vetem apo me tudor. e po te behet nje studim tjeter se si jan hapur bizneset del. 60 perqint nga prostitucjani, 20 perqint nga droga, 15 perqind nga korrupsioni, e 5 perqind nga puna e ndershme. e shqiptaret tudoret numri 1 ne evrop, kjo eshte e verteta.
Gjithmone do jete dikush qe do ofroje para ne kembim te seksit dhe dikush qe do kerkoje seks ne kembim te parave. Asnje lloj sistemi shoqeror apo politik nuk e ka zgjidhur kete problem. Kerkohet qe te luftohet ky fenomen. Por a mund ta fitojme kete lufte? Asnjehere nuk eshte arritur kjo gje. Kerkohet qe te kontrollohet ky fenomen. A mundet? Mendoj se po. Atehere kush variant eshte me i aplikueshem dhe realist?
E me mire or burre ! Ne fund te fundit OJQ-te , a nuk jane leva te partise dhe rripa trasmisioni per lidhejn me masat ?
Edhe keto OJQ dhe keto “zonja” qe i drejtojne kerkojne te realizojne planin e partise per punesimin ! Per mire po mundohen !
E para : Punesojne femrat shqiptare ne sektorin e tregetise se seksit dhe trupit , keshtu heqin dhe legalizojne edhe njollat morale te vetes …
E dyta : Politikat e partise per formalizimin e biznesit realizohen , sepse tani dhe tutje , prostitutat do te liçensohen dhe do te pajisen me kasa fiskale ….
Une habitem per juve zoti artikullshrues , njeriu ka ardhur ne jete per tu larguar prej saj (nuk eshte ndonje gje e madhe), por te pakten kur te beje “qejf” (edhe prej hallit) te jete e licensuar ….
–Me sa di Bordellot(Kurverimin e ligjeruar) ne shqiperi per here te pare i ngriti Italia fashiste gjat kohes pushtimit. Ne fillim “lenden e pare” e solli me vete, pastaj dora dores e siguroi ne vend.Thone se edhe Vendi (kryqezimi) “Zogut te Zi”,Tiran ,prej andej e ka prejardhjen e emrit sot.
—Te ben pershtypje,se emrat komentueseve per kete lloj punesimi jane KRYESISHT meshku, me gjithe se diku lexova se nismen per kete problem kaq “madhor”per kombin e paskan mare perfaqesueset e forumeve me te larta te femres shqiptare ne shkalle nderkomtare–BRAVO U QOFT !!!… RRUGA ME “DINJITOZE DHE SERIOZE” PER EMANCIPIMIN E PUNESIMIN E FEMRES SHQIPETARE NUK KA..YYY.. EC PERPARA XHIXHI..!!!”
—Nje nga teoricienet e filozofet mete medhenj te shekullit 18-19 ka thene :
–SHKATERRIMI I NJE KOMBI VJEN EDHE NGA DEGJENERIMI I FEMRES…. –Po sjellim nje shembull,ndofta pak vulgar.Kur isha i vogel,(nga fundi viteve 50), po behej nje zhurme e madhe.Nga “mema Rusi”e “Baba Stalini” kish ardhur desh rrace. Por blegetoret konservstore nuk bindeshin qe delet shqiptare ti nderzenin me desh te nje rrace tjeter. Nga eksperimentet e viteve te para kishin dale probleme, sepse te lindurit nga ky kryqezim nuk para i rezistonin klimes malore,dhe jepnin pak qumesht Me perpjekiet e me voneshme,me sa di, rraca e kryqezuar u be sunduese.Keshtu, ne shume zona u zhduk rraca e deles tradicionale(me mire kete e dine at qe e kishin profesion)
— MBASE EDHE BALLAHURET e BALLAHURAXHINJT,DUKE PARE QE NE KETO 20 VJET JANE DEGJUAR JO PAK SHPREHJET:
–..”Ky vend nuk behet..”, ..”nuk qeveriset..”.”..nuk ndertohet..” ,”nuk zhvillohet…e nuk..e nuk..e nuk ,nuk..”,duke nxitur frymen e mosbesimit e te largimit te me se 2 milion shqiptareve ne keto 20 vjet,DUKE NXITUR TRAFIKUN E FEMRES ,DROGES, PROSTITUCIONIT, FENOMENIN E GJAKMARRJES, KRIMINALITETIT, TE KONTRABANDES, VJEDHIES, KORRUPSIONIT ETJ, ETJ..tani KA MBETUR PER Tu PARE EDHE PROBLEMI I RRACES SHQIPTARE.. NEPERMJET TURISTEVE TE TE GJITHA NGJYRAVE QE DO TI JOSHIM ME BORDELLOT SHQIPTARE.
— Keshtu,duke e degraduar e shkaterruar ate vend ne te gjitha drejtimet,duke e lene pa industri, pa ,mbrojtje , pa ushtri,pa moral, pa histori e pa zhvillim ekonomik,jo melarg se 50 vjet, do te behen realitet edhe shprehjet e disa bastardeve te degjuara ne keto vite si: –“Ky vend nuk behet..me mire ta mar Serbi..Greku..Itliani, Kuptohet, ketu dojete edhe kontributi i ballahuraxhinjeve e i ballahuraxheshave …”HEJ, MOJ SHQIPNI E MJERA SHQIPNI,KUSH PO TE QIT ME KRYE NE HI..”…–ksaj i thon “Stambolli digjet e K…. krihet”
—Nuk e kam per fanatizem,eshte domosdoshmeri fiziolgjike,EDHE MIZAT I KANE QEJF ATO PUNE. Por une mendoj se ai vend sikur ka ca prioritete te tjera per te ndrequr DEMOKRACIN. Ndoshta ,ca VITE ME VONE ,le te mendohet edhe per DEMO-SHKERDHATOKRACIN—
–Politikologet,sociologet,psikologet,pushtetaret,ligjvenesit,NENAT, GRAT DHE FEMRA SHQIPTARE, SHOQATAT — ne qofte se duam vertet te koregjojme e ndreqim dicka,ne radhete pare te shikojme se si ti ndihmojme te rinjt e te rejat shqiptare qe kan hikur jasht vendit,
–SI TE LARGOHEN NGA RRUGA E VESEVE TE KEQIJA,
–SI TE RUAJNE KOMBSIN E IDENTITETIN,ZAKONET E TRADITAT,
–SI TE LIDHIN FAMILJET E TE BASHKOHEN ME BASHKKOMBASIT E TYRE
–SI TU VIME NE NDIME QE FEMIJET E TYRE TE MESOJNE GJUHEN E HISTOTINE SHQIPE,
— CFAR FORMASH E METODASH TE PERDORIM ,QE FEMIJET E EMIGRANTEVE SHQIPTARE, CDO VIT TE UDHETONIN E TE PUSHONIN TE SIGURtE NE SHQIPERI E NE VENDLINDJE FALAS,–E TE TJERA ,ETE TJERA SI KETO.
— DHE ME KRYESORJA,CFAR DUHET BER QE ATA TE RIKTHEHEN,TE PUNOJN APO INVESTOJN NE VENDLINDJE!!!..
—Eshte shume e trishtushme,kur shikoj se si gjyshet gjysherit , ketu ku jetoj,nuk komunikojne dot me nipat e mbesat per efekt te gjuhes,sidomos kur femijet e tyre jane te martuar me shtetas(e) te huaj(a).
— Kerkoj ndjes per ndonje fjal a shprehje te nxituar,nisem gjithnje nga qellimi i mir.–Pershendetje ,te gjitheve –nga ALBAN DARDANI