Shteti është brend, kurse flamuri fotografi – ikonë e tij. Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se ç‘ishim dje, por edhe ç‘do të jemi nesër. Fuqia e tij simbolike duhet të na mbajë bashkë në komb. Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.
Shteti është struktura më e lartë organizative e një shoqërie, kurse simbolet shtetërore janë fotografi të dendësuara që përmbledhin tërë kujtimet, krenarinë dhe dhembjen, festat dhe zitë.
Simbolet kombëtare shprehin pëlqimin, dëshirat, lojalitetin, solidarësinë dhe miqësinë qytetare, përbashkësinë.
Shteti është brend, kurse flamuri ikonë e tij, që të bën të shohësh sikur janë ringjallur përpjekjet, kujtimet, luftërat për liri, heronjtë, sakrificat dhe ndjenja e përkatësisë.
Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se ç‘ishim dje, por që duhet të na mbajë bashkë në komb edhe nesër.
Nën këtë flamur kosovarët mësyjnë të bëjnë vepra të mëdha të përbashkëta, edhe në të ardhmen. Ai është kujtesë, përkatësi, truall dhe shtëpi e përbashkët, besim e ekzaltim, që të bën të ngrihesh në këmbë e ta ndalësh frymën në çast.
Flamuri është fotografia e kulluar (ikona) e kombit, si një bashkësi njerëzore e imagjinuar dhe shoqëri politike e mbështetur në ligj. Mirëpo shumica e kosovarëve në njërën anë i qasen me emotivitet e jo racionalitet flamurit shqiptar (që konsiderohet kombëtar) e në anën tjetër e ndërlidhin flamurin kosovar (që duhet të perceptohej si flamur kombëtar) me mosfunksionalitetin e shtetit të së drejtës, me qeverisjen e keqe, pra me pushtetin e korruptuar.
Pra nuk është dizajni i flamurit (figurat e forta dhe agresive) ajo që e bën një komb të madh dhe të respektueshëm nga të tjerët si brend, por shteti i së drejtës dhe ekonomia e zhvilluar, diplomacia moderne, shoqëria që ndan vlerat e përbashkëta europiane, liritë qytetare dhe të njeriut, arsimi, kultura, sporti…
Fuqia ikonike e flamurit rritet sa më shumë që qytetarëve u rritet mirëqenia, vetërespekti, sa më shumë që janë të lumtur. Nuk është dukja vizuale e flamurit ajo që shpreh krenarinë e qytetarëve, por është krenaria e tyre ajo që reflekton fuqinë e flamurit…
Politika është art i së mundshmes e jo i së dëshiruarës, është veprimtari racionale e jo emotive, por shumë kosovarë, për më tepër janë pengje të së shkuarës, pengje të emocioneve, dëshirave të projektuara, pra besojnë në mite, duke u arratisur nga realiteti i hidhur dhe i leckosur.
Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.
Po të ishte Kosova një shtet që prodhon siguri e mirëqenie, liri e standarde demokratike, shkollë të mirë e shërbime cilësore shëndetësore, shanse të barabarta dhe mundësi për ta ndjekë ëndrrën jetësore, brende për tregun e lirë, qytetarët e saj, jo që do ta donin këtë flamur, por do ta bartnin në gji, do të përkuleshin para tij, do të ishin krenarë si zviceranët, ose britanikët, ose si kombi më i fuqishëm në botë, ai amerikan…
Kur Ismail Qemali e kishte prezantuar flamurin kombëtar të shqiptarëve gjatë shpalljes së Pavarësisë, rezistenca ndaj tij ishte po kaq e ashpër.
“Dum’ Babën” – brohorisnin shumë shqiptarë, që donin të thoshin se e donin sulltanin dhe flamurin osman.
“S’e duam flamurin e kaurëve” – protestonin ata.
E tmerrshme si sot pas njëqind vjetësh, kur shumë kosovarë s’e duan flamurin blu-verdhë-bardhë!
Sepse e duan një tjetër flamur, me pretendimin se ky nuk i përfaqësuaka.
Kjo do të thotë se ata ose nuk i janë luajalë shtetit kushtetues, të cilit ia paguajnë taksat, ose janë të konfuzionuar e të kurthuar në nocione të panjohura për ta siç është fisi, etnia, populli, dhe shteti-komb?
Ç‘e do kur kosovarëve nuk u ecën me flamujt.
Një flamur kuq-zi që e pati dizajnuar themeluesi i shtetit kosovar, Ibrahim Rugova, disa kosovarë e patën djegur publikisht.
As ai nuk u binte tamam!?
Faik Konica flamurin kombëtar e definonte si simbol që mund ta kuptojë syri dhe zemra. “Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara te një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke u valëvitur, flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundër fqinjëve, nuk janë kujtime lakmish dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.”
Kur shteti ngrihet në brend dhe ndërton imazhin e vet si fotografi pozitive në publik, si subjekt dhe njëkohësisht si mëvetësi e qartë e atij subjekti, kuptimësohet duke e plasuar atë imazh në publik.
Kështu flamuri i atij shteti shfaqet si informata e parë, kuptimplotë, që ngjall respekt për atë subjekt.
Imazhi i një shteti si fotografi, dhe ndjesi asociative krijohet në vetëdijen e njerëzve sapo ta shohin ose ta përmendin atë subjekt (shtetin.)
Samuel Huntington mendon se në fazën e hershme të nacionalizmit, identiteti nacional rëndom përcaktohej në korniza fetare, kurse në shekujt 19 dhe 20 ideologjia nacionaliste e zëvendësoi fenë duke zënë vendin e së shenjtës.
Duke qenë se identiteti nacional në paraqitjen e tij të jashtme përfaqësohet nga simbolet kombëtare, afërmendsh që flamuri në një mënyrë merr fuqinë e simbolit fetar. Huntington e definon flamurin kombëtar si diçka që për qytetarët është lëndë e respektit patriotik, simbol i gjithçkaje që është një vend, institucioneve të tij, të arriturave, regjistrit të gjatë të trimave të rënë, ai është historia e së kaluarës së një vendi dhe premtim i ardhmërisë së tij.
Sa për ilustrim, flamuri kombëtar i Kanadasë, shpesh i njohur me emrin “Gjethi i panjës”, dhe l’Unifolié, është një flamur i kuq me një katror të bardhë në mes, dhe në qendër ka një gjeth panje. Adoptimi i tij më 1965 shënoi herën e parë që një flamur kombëtar u adoptua zyrtarisht dhe zëvendësoi Flamurin e Unionit. Flamuri kombëtar kanadez e zëvendësoi Flamurin e Unionit më 15 shkurt, 1965; kjo ditë sot festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Flamurit.
Porse atë flamur e duan të gjithë qytetarët kanadezë, pra kombi i mirëqenë identifikohet me të…
Një gjeth panje në flamur, do të ishte hajgare për ata kosovarë që shtiren si patriotë të flakët dhe duan t’i bindin të tjerët se historia nis e bitiset me ta!?
Ndërkaq që kosovarët duke e identifikuar shtetin me pushtetin abuziv dhe të kalbur nga krimi e korrupsioni, nuk e duan flamurin e tyre, sepse ai reflekton fytyrat e urryera të qeveritarëve plëngprishës.
Për më keq, kosovarët nuk kanë një ditë kombëtare për ta nderuar flamurin dhe, madje as 17 Shkurtin si ditëlindje të shtetit nuk e festojnë më!?
Kosovën e ka kapluar zymtësia, lodhja deri në molisje.
Është mjegulluar fotografia pozitive për të ardhmen.
Sivjet, në këtë ditë, pos parakalimit të trupave të FSK-së në sheshin qendror, duke e kënduar një këngë krejtësisht kosovare (… jem ushtria kosovare – krenaria jonë kombëtare) nuk ndodhi asgjë, pra shteti nuk u shfaq gjëkundi.
Madje edhe lidershipi i vendit si me kast u arratis në Tiranë!?
Natyrisht që një sjellje e tillë shpërfillëse e zbeh fuqinë ikonike të flamurit kosovar.
Kur vetë udhëheqësit politikë nuk e përfillin vendin dhe kombin e tyre, por e vjedhin dhe e rrjepin, çfarë respekti presin nga kombet tjera!?
Ndërkaq që kosovarët për këtë 17 Shkurt silleshin të kalamendur, sikur të ishin të humbur në luftë.
Kosovarët janë të fituar në luftën e fundit, ata kanë krijuar shtetin si instancën më të lartë të organizimit shoqëror dhe politik, fundja janë të barabartë me Serbinë dhe Shqipërinë. Këto dy shtete mund të kenë brende më të fuqishme, prandaj edhe të shesin sa më shumë shfaqje kuazi-imperialiste, mirëpo kosovarët duhet të kenë më shumë inat, jo për urrejtje, por për të bërë më shumë vepra të mëdha për shtetin e tyre dhe kurrqysh të sillen me inferioritet.
Qytetarët e Kosovës e kanë një shtet të mëvetësishëm, janë një komb i ri dhe mësymja e tyre duhet të jetë krijimi dhe konsolidimi i një shoqërie politike, e të mos e trajtojnë veten si fise tribale.
Këtu e 80 vjet më parë, kritiku i shoqërisë shqiptare, Branko Merxhani, “Formula të Neo-Shqiptarizmës” në dritën e shkencës moderne të sociologjisë dhe pikëpamjeve politike të kohës, si dhe i pajisur me dije solide nga filozofia mendonte se etnia shqiptare e bëri shtetin, por ende pa u konstituuar si shoqëri, pra duke qenë një grumbull apo bashkësi e të shumtën një kolektivitet historik (para viteve’ 20 të shekullit 20) kësisoj shkruante ai, po lind kombi shqiptar, ngase kombet janë shoqëri. “Mirërojtjen e tij njeriu ia detyron jetës shoqërore. Dhe kombet ekzistojnë vetëm ahere kur mundin të krijojnë një ndërgjegje shoqërore. Jashtë kësaj vije njeriu është veç se një krijesë, dhe Kombet janë vetëm turma barbare”. Sipas Merxhanit jo gjaku dhe origjina (biologjia), por një “kuptim shoqëror” e ngrit një komb.
Derisa presidenti amerikan Kenedy i drejtohej kombit me fjalinë ikonike ‘mos pyetni se çfarë po bën shteti për ju, por pyetni veten çfarë po bëjmë ne për shtetin”, liderët kosovarë po e mjelin shtetin dhe po i zhvoshin lëkurën kombit të tyre.
Duam kete:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/24/nisma-e-re-sali-berisha-te-duam-dildot-qe-te-hyjme-ne-europe
Kosova e ka pase dhe e ka nji flamur, me shqiponjen dykrenore!
I tash, berisha don me ju dhane edhe ket:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/24/nisma-e-re-sali-berisha-te-duam-dildot-qe-te-hyjme-ne-europe
Z. Gazetar!
Mbajeni ate Flamur qe keni. Por vihet re se edhe ky nuk jupelqen (nuk ju pelqen as ai Kuq e Zi). Mesa duket kosovaret duan flamurin e Serbise, dhe mire bejne se me ate kane lindur dhe kane vdekur.
Per sa kohe do te keni kryeminister nje faqezi (ky eshte termi qe kryeministri i Kosoves, me vjen neveri t’i permend emrin, me te cilin ka perkufizuar Levizjen shqipare Kuq e Zi), nuk keni nevoje as per flamur te vertete dhe as per ndonje status te vertete. Sot Kosova eshte nje gje pa emer, nje send i pashquar, ashtu sic i pelqen Serbise dhe agjenteve te Serbise ketej dhe andej.
Mire eshte qe ta hiqni edhe nga Kushtetuta, nese eshte e shkruar, qe Kosova duhet te kete flamur. Mjafton nje pece kembesh, apo ndonje lecke.
Jo kurre shqiptaret e kosoves nuk e mohojne kombin e tyre _SHQIPETAR_.Ka Matosha e baloshe te tjere qe per fat te keq ‘kane gjakun e perzier’……Pse serbet ne kosove,mali i zi,maqedoni,bollgari,hungari skkoveni,kroaci………..etj quhen serb dhe kane flamurin e tyre—Greket kudo ne Shqiperi,maqedoni bullgari etj…………….jane po ashtu…KINEZET ne Hong-Kong Tajvan…..Keta mercenare me gjak e tru te shperlare kane marre persiper misione cmedurie-anti kombetare qe do tu a kishte zili cdo antishqiptare ,i vjeter a i ri.. Fantazma e tyre Imorale tregan Degjenerimin e tyre shpirteror e moral.Flamuri KUQ e ZI Me shekuj eshte pranuar nga te gjithe shqiptaret qe gjithashtu te gjithe bashke me te PARIN ISMAIL QEMALI e ngriten ne VLORE para 100-vjetesh..Perfaqsuesit ishin ne proporcion nga te gjitha krahinat shqiptare.Isa Boletini me 300 ushtare ishte MBROJTJA e qeverise e flamurit..Kjo nuk do te thote qe ne kushtet konkrete te mos respectohet flamuri i shtetit te ri te Kosoves.Pas cmendurise te disa pesonave fshihen pilleqe,qe vec ‘geni’ i tyre i deformuar mund ti prodhoje………..
Kennedy thoshte:”Don’t ask what your COUNTRY…..”.Pra,jo shteti(government or state) por vendi,atdheu .Ju qeliimisht e deformoni,sepse ketu eshte dhe pergjigja e pyetjes tuaj.Ja pse shqiptaret e Kosoves nuk e duan:sepse ai simbol i detyruar,i sforcuar nuk ka lidhje me atdheun ,vendin e tyre,te paret e tyre,gjakun e tyre.
Ne nuk mund te pretendojme qene 17 shkurt kemi oren zero dhe papritur zoti i ktheu majmunet ne shqiptare dhe u fali nje flamur verdh e blu dhe nje hymn.Ato nuk erdhen nga hici!
Shqiptaret ne tokat e tyre,kane vdekur me pushke ne dore dhe flamur ne gji,por jo me ate flamur.Pra nuk mund te krijohet komb kosovar.Kombi eshte dhe dicka tjeter qe ti enkas nuke ke permendur:lidhje shpirterore.Dhe lidhja shpirterore me flamurin kombetar nuk eshte shkeputur asnje cast nga populli shqiptar.jashte kufijve.
Merru me dicka tjeter zoti Matoshi.Une te sugjeroj tregti ushqimesh,rrobash apo dhe bizhuteri.Ndoshta do kenaqesh njerzit dhe do kenaqesh dhe vet.
Se keshtu je bere si mize kali,edhe vet lodhesh edhe te tjeret i bezdis!
une i kisha propozuar te shkruaj per gazetat e Beogradit, ky njeri paguhet nga tatimpaguesit e varfer te Kosves, eshte turp.
Ky gazetar ben nje shkrim me thelb anti-shqiptar (sepse kerkon nje komb “kosovar), por thirret ne thenie te figurave te shquara SHQIPTARE. Logjike e pakuptimte kjo! Sa per flamurin e Kosoves – eshte kryeveper e idioteve dhe nuk ia vlen te diskutohet. Perderisa nuk ka histori ai mbetet me pak se nje flamur i nje OJF-je! Nje lecke me ngjyra!
per lexuesit, t’ju informoj se Halil Matoshi – Muti eshte nji boshnjak-shqiptar, nji idiot qe nuk e don kombin shqiptar dhe mundohet te krijon nji komb “boshnjak-kosovar” Ky flliqni eshte nji ndotje sllavo-shqiptare, ky gjysa e familjes jan shkije e gjusa shqiptar, qe jo vetem qe ka urejtje ndaj popullit shqiptar por edhe Shtetit Shqipni, kjo bishe bosh-njake tenton me cpike edhe nji gjuhe “kosovare”.
Endrrimtare i nje kombi Kosovare !!!!!!!!!!!!!!!!
Zoti Matoshi mendoj se gaboheni rende kur gjithnje shfaqeni ne ekranet e televizionit dhe organet e shtypit per te ju mbushur mendejen njerzeve se mund te kete nje kombe perfshi dhe simbole kosovare.
Kosovaret jane shqipare dhe si te tille ato perfaqesojne ne emrin etnik, ne gjuhen, zakonat, doket traditat,psikologjine veshjet,vallet,muziken,folklorin,psikologjine,antropologjine, dhe ADN-ne e tyre genet e lashta shqiptare. Dhe simbo let e tyre, jane te njejta per gjate gjithe historise se tyre qe nga lashtesia e deri ne ditet tona. Simboli i Skenderbeut nuk ka te beje me kristjane e kaurre, por eshte nje simbol i sterlashte pellasgo- Ilir, i trasheguar brez pas brezi.
Shqiponja eshte simboli mitilogjike i djellit, zotit apo zeusit. Pra besimi yne i vjeter ka nje baze te sterlashte. Jo me kot rilindasit thonin “feja e shqiptarit eshte Shqiptaria”. Sepse termi Etnik shqiptare,ka ne esencen e saje, besimin tek simboli i shqiponjes qe eshte esenca me domethanse e nje besimin tek fuqija jetdhense e djellit,drites dhe diturise. Natyrisht qe shqiptaret jane tolerante dhe respektojen te gjitha besimet dhe simbolet e tyre. Por ato vazhdojne te trashegone ne genet e tyre dashurine per kete simbol te sterlashte qe tregon njekosishte besimin e vjeter qe eshte unik duke u shkrire me etnine dhe emrin Shqiponje dhe Shqipeni. Ndoshte jemi i vetmi vend ne bote qe simboli i besimit te sterlashte te te pareve tane trashgohet ne simbilon kombetare dhe Etnik ( flamurin ) dhe perfaqesohet dhe ne emertimin e popullsise.
Keshtu qe ashtu si eshte simboli i kristianizmit Kryqi ashtu siç eshte simbil i muslimanizmit gjysem hena eshtu eshte simbil i besimit shqiponja me dy koke qe kane shqiptaret qe eshte me nje prejardhe shume te sterlashte qe ka lidhje me popujt Atlanto-pellasge-Iliro-Arberore-Shqiptare.
Shqiponja apo fenikasi i lashte eshte sot nje simbol i besimit tek etnija shqiptare e mbijetura ne miravjeçare,nga luftrat shkatrruse dhe nga asimilimi total.
Keshtu qe nuk eshte e mundur qe ai komb qe ka trasheguar kete simbol per disa mira vite ta braktise ate sot ne nje dite te bukur per te ja lene vendin nje simboli te stisur te krijuar nen diktat dhe qe e shkeput Kosoven nga vazhdimsia e mbijeteses historike,psikologjike dhe kulturore.
Ai simbol perfshin vetem nje teritor shtertore te kufizuar sipas nje rezolute te nderkombtareve, perfshine etnitete te ndryshme dhe aspiron krijimin e nje etniteti te ri multietnik. Kjo eshte teorije e krijimit te shteteve te rijne multi etnik, per te cilein ju zoti Matoshi keni nje nostalgji te madhe per te evidentuar nje kombe Kosovare.
Keto teori jane per te krijuar kombe te stisur, siç ka ndodhur dhe po ndodhe perdite dhe me Greqine. Mjafton qe pranin se je Grek, dhe pranon fene ortodokse dhe gjuhen greke te stisur dhe keshtu te shpallin grek.
Po qe te jesh Kosovare sipas Matoshit çfare duhet te kesh ?
Apo te flasesh kosovarçe ( qe eshte Shqipe), te dish historine e vendit tend ( lliro-Arberore Shqipe), te keshte besimin tend ( kristiano-Muslimano-Ortodokse, qe eshte e njeta doktrine si ne te gjitha vendet e tjera sepse feja nuk njeh kufi), te vallzosh dhe te krijosh muzike kosovare ( qe eshte shqipe,te kesh antropologjine kosovare ( qe eshte e njejte si te gjithe shqioptaret) apo te kesh dhe ADN Kosovare qe eshte ( e njete si te gjiteh shqiptaret).
Pra per te mos u zgjatur me shembuj te tjere, se ato mund te jete te pafundem,une i bej pytjen zotit Matoshi. A mund te kemi dy Kombe dhe dy simbole kombetare?.
Pamvarsishte se Matoshi mendon se po,pasi eshte shprehur dhe here te tjera, une me bindje po them se jo. Pasi per te gjitha ato arsye qe shpjegova me siper, si dhe per arse se Kosovaret jane etni unike shqiptare te njohur nga te gjitha studimet mbare europiane,dhe konventat nderkombetare. Keshtu qe simboli kombetare i Kosoves eshte ai qe sot perfaqson shtetin por njekosishte dhe kombin Shqiptare( flamuri me shqiponjen dy krenare te zeze dhe fushem e kuqe.
Flamuri i kosoves eshte nje flamur shtetrore, i krijuar ne rrethana te caktuara,dhe eshte nje simbol,rajonal,i krijuar ne rrethana te kushtezuara politiko-Shoqerore te raliteteve ne rrajonin e kosoves dhe ate ballkanik. Ai duhet konsideruar si nje simbol i perkoshem pune shtertore qe nuk ka asgje te perbashket me kombin dhe kombsine e shqiptareve te kosoves. Te gjithe e dime dhe me mire se te gjitha Europa se simboli i Shqiptareve qe ishte flamuri kuq e zi ne shekuj nuk mundi qe ne 1912 te perfaqesonte gjithe shqiptaret etnike ashtu siç ishte e lidhur historia dhe psikologje a tij,dhe se athere na penguan te tjeret,duke lene jashte ketij simboli teritore dhe popullsi. Po keshtu keto teritore dhe keto popullsi,po vazhdon qe te mbeten jashe dhe sot e kasaj dite.
Por ketu nje gje duhet te kemi parasysh qe te mos jemi ne Shqiptaret qe te kerkojme qe ta zgjasim kete ndarje duke pranuar dhe trumbetur krijimin e kombeve te reja te stisura ne Ballkan. Teorija e krijimit te kombit Kosovare dhe te simbileve te tij eshte nje teori e deshtuar,tashme dhe nuk behet fjale per nje gje te tille veçse nga ato çarqe qe kane frike nga etnija she simbolet kombetare disa shekullore te shqiptareve ne Ballkan. Ne jemi nje komb i konsoliduar etnikishte dhe simbolikisht, shume shekuj me pare.
Keshtu qe te rrij i çete zoti Matoshi dhe te mos shqetsohet te kerkoje qe tu mbushe mendjej Kosovareve dhe Shqiptareve ne tersi,per mrekullin e krijimit te kombit kosovare dhe te simbolit te tij. Kjo nuk mund te ndodhe kurre pasi Shqipataret jane te vetdishem per sakrificat dhe gjkun e derdhur ne shekuj per etni mbijetse dhe simbole. Zoti Matoshi duhet te reflektoni dhe te zbrisni me kembe ne toke persa i perket ketij problemi, se si shume jeni ngritur ne ajer dhe po i shikoni shqiptaret dhe simbolin unik te tyre me lente dioptrike te ndryshme.
Sokol Mirdita Itali
keshtu eshte kur ta falin “lirine”, te tregojne dhe cfare do te veshesh, cfare do hash !
Ndjese per nje mesazh i bere ne oret e vona te nates dhe nje sugjerim per gazeten Tema dhe posaçerishte per Zotin Mero Baze !!!!!!!!!!
Te nderuar redaktor dhe lexues te gazetes tema si dhe ju komentatore !
Ju kerkoj ndjese per pamundesine e korigjimeve ortografike te komentit te bere me siper “Endrrimtare i nje kombi Kosovare”, pasi eshte bere ne oret e vona te nates. Eshte nje shkrim i bere me kohe te kufizuar, por i nxitur nga ata qe lexojme perdite,ku me ngacmojne disa shkrime te cilat jo vetem nuk me duken me vend,por dhe te panevojshme qe kerkojne qe te krijojne mjegullnaje politike mbi historine tona kombetare.
Te nderuar redaktor dhe pergjegjes te gazetes Tema. Posaçerisht i drejtohem Zotit Mero Baze.
Ne lidhje me gazeten Tema dua qe te bej nje sugjerim. Me te vetrete jemi ne “demokraci” por duhet te kuptojme nje gje ashtu siç mendoj ume, se kjo gazete e ka treguar veten ne keto vite se eshte nje gazete serjoze dhe qe ndeshet dhemb per dhem me pushtetin antidemokratik qe eshte instaluar ne Shqiperi.
Une kam mendimin se kjo gazete, ka dhe nje bosht te politikes kombetare. Por ne lidhje me artikullin e Matoshit, dua qe gazetes ti bej nje sugjerim krejt dashamires. Eshte ne te mire te gazetes por dhe te lexueseve qe artikuj te tille te mos publikohen pasi, vertete eshte liria e fjales por kur fjala bije ndesh me parimet kombetare dhe qellimin e atdhedashurise qe eshte nje oblikim kushtetues i çdo qytetari shqiptar. Jo çdo njeri mund te publikoje ne kete organ serjoz artikuj te cilet bijen ndesh me vlerat tona kombetare dhe historike dhe aq me teper me simbolet tona kombetare. Te faleminderit per mirkuptimin dhe qendroj me shprese se ky sugjerim do te merret ne konsiderate.
Sokol Mirdita (Itali)
Pa i hyre thellesisht se,kush eshte autori dhe cfare perfaqson shqiptar,boshnjak,serb apo grek[epitete keto te vena nga komentues]…ai shkruan se;
-Kur I.Qemali prezantoi flamurin shqiptar me shpalljen e pavarsise me 1912,shume kosovare nuk pranuan kete flamur,madje pati rrevolta duke berrtitur;-Duam baben…..s’e duam kete flamur etj,etj…..!!!!!
Madje autori habitet se edhe pse kane kaluar 100vjt,kosovaret[jo totalisht]vazhdojne te jene anti shqiptare[anti simbolit kombetar]…!!
Mos ky eshte nje rrealitet i hidhur,qe per fat te keq asnje komentues ketu ne site,nuk e pranon,por shperthen si zakonisht me sharje e ofendime ndaj autorit,tipike kjo e myslimanizmit shqipfoles ne te dyja anet e kufirit.Madje dikush arrine deri aty.sa ti jap mend z.M.Baze qe mos te lejoi shkrime te tilla,antishqiptare,ne nje kohe kur pikerisht gazeta Tema eshte nje media e lire ,jo censuruese e zedhenese e te vertetave qe media te tjera nuk lejojne.Kjo ka bere dhe kete gazete me popullore e te frekuentueshme nga shumica e shqiptareve qe lexojne ne site-in shqiptar.Ka ardhur koha qe te pranojme rrealitetin edhe kur ai eshte i hidhur,mos shani e ofendoni dike tjeter vetem se ai ka diversmendimesh.Nje shkrim i disa muajve me pare kishte titull;
-Jemi katandisur karagjozet e Ballkanit….!!!Sipas meje nje titull dhe konstatim i profesorit qe shkruajti titullin,teper rreal.Per fat tekeq rreagimet e injoranteve dhe pseudoshqiptareve ishin te shumta ne numer.Sot Kosova me nje popullsi 96% myslimane[te kuptohemi,nuk kam azgje me keta]dhe me turqishten si gjuhe te dyte zyrtare,me persona extrem simpatizant te Al Kaedas,shume prej ture kane perfunduar ne burgime te perjetshme i bene kosovaret te ripyesin veten;-A ndjehen shqiptare….!!!????
Kjo sepse ka shume kosovare,qe ne site-t tona shkruajne; Ne nuk ju duam juve kaurret,se na jena shtet mysliman…..!!!
turkofagos nga te gjithe komentuesit e temes mendoj qe je me shqiptari nga te gjithe edhe me ben pershtypje mprehtesia jote ne komente edhe padrejtesisht te akuzojne per grek gje qe mua me duket e padrejte pasi ne komentet e tua ka vetem keqardhje te vertet per situaten e shqiptarve…por ne fakt ketu esht shume e forte edhe aktive agjentura turke nepermjet cdo hallke te shoqerise..korraket duan te korrakezojen edhe ata pak shqiptar te vertet qe kane ngelur ne keto toka..
a nuk eshte per te ardhur keq,qe truajet ku lindi e luftoi me trimeri i madhi Gj.Kastrioti,madje kunder pushtuesve turq ,te flasin turqisht e te trashegojne fene e turqeve….!!!!!!!
a nuk eshte per te ardhur keq,qe ne shqiptaret te identifikohemi perpara syve te evropianeve,si komb islamist…….!!!!!!
a nuk eshte fatale,qe pikerisht keta turkoshake shqipfoles te bejne supershqiptarin,por me fene e turkut……!!!!!
keta lindin si turq,cirren ter jeten si shqiptar,por kur vdesin rikthehen ne origjinen turke,duke u vendosur tek koka gjysmehenen……!!!!!
athere cilet jane shqiptare,keta apo ne qe ruajtem fene,gjuhen,kulturen,emrat e te pareve tane…..!!!!
paradoksi me i madh ishte ne ndeshjen e skenderbeut ne korce me nji skuader te qipros ku grekoqipriotet hodhen parrulla si jemi ne vorio epir e te tjera si keto kurse shqiptaret e prishur nga turku ne vend qe te ndiheshin shqiptar e te pergjigjeshin me sllogane pan shqiptare replikonin me slloganet qipro is turkay a nuk duket qarte qe agjentura turke bashke me korraket e saj aleanca spahiogllu vepron shume aktive ne shqiperi?a nuk esht fakt i vertet qe himaroiotet jane shqiptaret me te paster pasardhes te drejteperdrejte te atyte arberoreve te GJERGJIT TE MADH?e pra edhe himariotet si cdo shqiptar tjter i ndershmen nga keta te shitur tek turku..qe e kane roberuar shqiperine tash e sa shekuj e akoma se leshojne ..nuk e kuptoj aspak gezimin e disa shqiptarve per falimentin grek kur dihet qe ne greqi jetojne te pakten rreth nji milion shqiptare qe kane lidhur fatin e tyre me ate te grekve te tjere atje ekonomikisht?kjo esht ligesi anadollake e ulet shume
sakt,por te kujtoj se shume shqipfoles myslimane[ka dhe te mire,por fatkeqsisht shume pak] fshehin mes vetit ….nje turk dhe kjo eshte fatale.
me irritojne ata myslimane qe jetojne ne Greqi ku aty hane buke,aty kane te ardhmen dhe jeten e femijeve dhe perseri ata ne thellsi mbeten turkoshake…….!!!!!
jam ngritur nga trapezi ne nje giorti,vetem se nuk duroja kuventat qe bente nje korrak i ndyre shqipfoles kur thoshte se,me vjen qe ta vrase afendikone,mgjs ai i kishte vaftisur femijen e mbante ne pune,madje duke i blere dhe tyropiten e kafen cdo mengjes…….!!!!!
i thashe pse nuk shkone ne Turqi,kur te pelqejne kaq shume byrazeret….!!!
qe athere nuk ja pashe me surratin……
Si dh grekerit as turqit nuk me interesojne…..Kam nje pyetje ,po deshe pergjigju se kam vu bast me disa shoke …1-A i ke tmerr turqit,dhe a te friksojne ne enderr(a flene …) Flm
Ti ore torollak as qe paske minimumun e njohurive se qka eshte kombi e qka feja. Me idetë tua po tregon se je nje Grekofil dhe Serbofil qe te penguaka bindja fetare e mbi 80% e popullates shqipetare. Merr dhe lexo pakez histori dhe do ta shofes se kush e luftoi me se shumti Turqine. Po edhe Ismail Qemali ka qene musliman dhe asnjehere Turk, e Ai, sa per njohurine tende, eshte shpallesi e pavaresise se Shqiperise. Nuk do te doja te merrem me ty or Idiot se njerezit si ti na shkaterruan ketu ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosovë.
Eshte nje medalje me dy faqe:
Faqja ballore, eshte Kosova, qe pranon cdo oferte, qe behet nga te huajt, vetem ta bejne kete oferte te huajt dhe qeveria Kosoves, thote qe ne e pranojme pa kushte dhe te huajt kerkojne shume e me shume, kur shohin politikane ordinere te tipit Thaci, qe se ka haberin se ceshte politika dhe kerkojne cdo gje qe do ti kenaqe serbet te ulen ne tavoline.
Dhe ketu kemi anen tjeter te medaljes, qe eshte ajo serbe. Serbet cdo oferte e hedhin poshte, te huajt i luten dhe kur arrijne te ulin serbet ne tavoline, sipas kushteve serbe, te huajt entuziazmohen, se kane arritur dicka, ndaj serbeve kokeforte.
Dhe si gjithnje kur ulen ne nje tavoline dy palet me mendime diametrialisht te kunderta, atehere duhet dhe kompromis, ku te dyja palet te heqin nga pak nga pretendimet e tyre dhe ketu serbet dalin te fituar si gjithmone.
Dalin te fituar, se serbet duke u ulur ne nje tavoline me kundershtarin, tashme e kane zbutur qendrimin e tyre dhe kjo eshte e mjaftueshme, per te huajt dhe tani duhet pala tjeter qe u ul ne tavoline me kerkesen e pare, te japi pak nga vetja dhe ketu kosovaret japin dicka e me teper nga panvaresia, qe e festuan me pompozitet.
Nga shume bisedime, serbeve i kerkohet se vetem marrja pjese ne keto bisedime, eshte e mjaftueshme nga ana juaj dhe se duhet kosovaret te heqin gjithnje e me teper dore, nga panvaresia dhe kjo po behet fakt, ku ne bisedimet e fundit, Kosova faktikisht ju afrua Serbise gati ne nje bashkim.
Kur Serbija te futet ne BE, atehere do te jete Serbija qe do ta marre rolin e mbrojtjes se shqiptareve ne rajon, ku jo vetem Kosova tashme ne Kosovo-Metohija, eshte serbe, por dhe Shqiperija, nen udheheqjen e qeverise Berisha, duhet te jape nje pjese te majme, te ngjashme me varrezat greke dhe ujrat shqiptare, si shkebim, per nje antaresim ne BE, ku Serbija do te jape voten per shqiptaret.
Perfundimisht, shqiptare, harrojeni Bashkimin Europian, ne qofte se Serbija do te futet perpara Shqiperise, ose bini dakort me kerkesat serbe, per tu antarsuar ne BE.
Perfundimisht, politika sllave si gjithmone, e mundi politiken shqiptare, me ndihmen e shqiptareve.
e dum flamurin e repuplikes se kosoves. por se dun se kan frig do te bahet si palistina…
O zotëri Matoshi! Është e vërtetë se Kosova ka sot 10.000 doktorë të shkencës (më shumë sa të gjitha shtetet e Evropës së bashku), por të gjithë shqiptarët tjerë pa këtë titull nuk e kuptojnë se çka po thoni.
o zoti Luan nuk quhen doktore te shkencave ato qe kan mbaruar studimet ne universitete.Per kohen qe ju jeni “te pa mvarur” prej afr 15 vitesh nuk mund te dalin as 100 doktor shkencash e jo me 10000.Dhe aq me keq qe thua me shume se gjith europa sebashku(turp te te vije).Po qe se pranoni qe keto doktore shkencash jan bere nqe ne kohen e titos jam dakort por kjo han tjeter debat.Dhe e fundit nuk do te thote qe populli qe nuk ka kte titull”Doktor shkencash” nuk kupton se çfar thuhet e çfar behet(edhe nje here turp te keshe).
…Është më e besueshme të thuash se Kosova ka 10 000 majmuna. Ju s’dini të flisni shqip, e jo më të keni qoftë edhe vetëm një doktor shkencash të vërtetë!
Ky Mutoshi eshte njeri nga me antishqiptaret ne Kosove.Une nuk e marr me mend se perse Tema i boton shkrimet e keti psikopati antishqiptar.
Ty flamur te duam shume ti per ne je nene e Babe per ty gjaku derdhi lum o flamur i kuq me shkab.
Pak a shume komentet jane pake te vrazhda ne lidhje me shkrimin e halil matoshit,sepse ne funde te fundit duhet te njihet nje njeri atehere te ipen etiketime te ndryshme.Po sa per patriotizem po ju garantoj se na mungon edhe ne kosovareve po edhe shqiperise.Ne jemi shume te shtyre qe te folim fjale te m’dhaja,por nese kerkohet nga ne diqka konkrete ateher ngurrojm.Sa per simbole te reja te kosoves nuk eshte me rendesi,me rendesi eshte nje afrim i naryrshem i shqiptareve ne te dy anet e kufijeve e jo me shitje te mendeve njeri tjetrit se kush jemi ne ose ju se ne funde te fundit jemi te njejte edhe me gabime edhe me vlera.
A ti o gazetar qenke agjent i serbis..po si mund te pranojn ate flamur kur gjith djemt e kosoves shkuan ne luft me flamurin kuq e zi?!!!!ceshte ky budallik more…kosova luftoj te jet e pavarur por luftoj me flamur kuq e zi ashtu sic ka hije te luftojn shqiptaret..dhe ashtu jan vartos deshmoret bashk me flamur kuq e zi.apo ti cvarrosim e tju themi kosova nderroj flamur kosova seshte me kuq e zi..lat nam o palo gazetar a cmut jeni…sa per politikanet ata do e sheson gjysmen e kosoves avash avash.
Turp .
E keqja e kombit shqiptar gjithmone historikish i ka ardhur nga kosovaret , hitorikisht dhe nder shekuj, ne jemi prejardhes te Arbrit, ne jemi Arberesh , dhe jemi krenar, kujt i djeg ta kruaj me gjethe fiku… Ne nuk kemi lidhje me anadollaket , ne jemi ne trojet tona, nuk jemi dhe i hedhur, as rrac e bastarduar, kush e pranon qe eshte pasardhes i ARBRIT kuptohet!!!