Sa keq që nuk jemi mjaft te zhvilluar!

28 Shkurt 2012, 18:41Blog TEMA

Nga Nikolin Dodaj

Ne diskutimin e ligjit për prositucionin, një gjë që të befasonte, ishte argumentimi se arsyeja pse nuk hiqet nga Kodi Penal, ishte se ne nuk jemi gati, pasi nuk kemi infrastrukture ligjore dhe as ifrastukture mjekesore etj. Pra, arsyea eshte thejshtë praktike. Dhe, ajo që eshte më ekstrem, ishte fakti se nderkohe qe pozita dhe opozita zihen per gjithçka, per këtë gjë dukeshin se binin dakort, por thjeshte arriten ne perfundimin se për arsye pragmatike nuk po e bejme këtë gjë. Por, sapo te arrijme standartet e zhvillimit qe do te duhet per te merituar prositucionin legal, ata do te na e japin kete “dhurate”. Duhet te ndihemi keq se nuk jemi mjaft te zhvilluar!

Arsyetimin qe prositucioni eshte nje veper qe Zoti e ndeshkon, ndoshta nuk do ta sillte kush ne ate tavolinë. Por, të paktën të ishin mjaft të sinqerte me veten dhe të thoshin se une mendoj qe eshtë diçka e brendshme qe më thotë se ky akt është i neveritshem. Por jo, thjeshte ne nuk jemi mjaft te zhvilluar për të pasur prositucion me standarte dhe duhet te ndihemi fajtor qe nuk jemi mjaft te zhvillluar. Ajo gje e brendshme qe u thote se eshte e neveritshme njerezve eshte Ndergjegja. E cila, edhe pse e korruptuar, perseri ka mundesi te dalloje te miren dhe te keqen ne fazat ekstreme. Pra, nese ndergjegjia e korruptur e njeriut nuk i dallon te gjitha ngjyrat e morales, e te mirës dhe të keqes, i dallon të paktën të bardhën me të zezen. Por jo, arsyetimi është se ne nuk jemi mjaft të zhvilluar! Shoqëria jonë nuk është mjaft e zhvilluar! Kurse unë dua t’u them, se e vërteta është se ne nuk jemi si shoqeri kaq te korruptuar nga ana morale, sa të mos dallojme te bardhen me të zezen morale.

Prositucioni eshte nje forme e skllaverise, ai nuk mund te konsiderohet shërbim. Do ta konsideronte sherbim nje mendje qe e ka humbur aftesine e gjykimit prej korruptimit te shpirit dhe jo se nuk ka mundesine e te kuptuarit. Kjo gje ne Bibel shprehet me shprehjen “Kush kupton, le te kuptoje” Aty i referohet aftesise për të kuptuar jo në kuptimin intelektual te fjales, por ne kuptimin moral te saj. Nje vlere, te cilen ne Shqiperia duan qe ta zbehin me ligje te tilla si legalizimi i prostitucionit apo apo edhe ligjerimi i martesave te homoseksualeve.

5 komente në “Sa keq që nuk jemi mjaft te zhvilluar!”

  1. gimi says:

    Per te percaktuar ne ligj denimin e atyre qe shkojne me prostituta duhe te pyesin ish shefin e FMN.
    Prostitutat dhe grate e tjera,te çveshura njesoj duken.
    Ose lejohet dhe mbahet i kontrolluar dhe taksohet ose ndalohet me ligj dhe veprohet si dikur qe po te te kapshin zoti e di si shkonte puna.
    Siç shkruhe do te kete gallate kur policet te ruajne tek dyert e hoteleve apo poshte urave qe te kapin shkelesit e ligjit qe mund te denohen disa vjet burg apo tu nxirret boja ose te paguajne.

  2. Dike Mullai thote- says:

    VIRTYTI dhe VESI. Shoqeria shqiptare, historikisht ka edukuar e trasheguar VIRTYTIN, qe e ka mbajtur te paster. Eshte Virtyti qe dallon njeriun nga kafsha. Ndersa, Vesi i shfaqur ne raste te pakta,eshte denuar e ndeshkuar. Bashkohem me shqetesimin e artikull shkruesit. Ne keto dy dekada “tranzicioni” jane prodhuar me qindra e mijera ligje te shkruara. Ja edhe Ligji per prostitucionin, ku komisioni ndihet fajtor(?!), “qe nuk jemi mjafte te zhvilluar”! Komisioneret “le te kthejne Thiken nga Vetja”, sikur t’u shfaqet ky VES ne familje (?!)

  3. Shqiptari says:

    Me vjen keq qe publikohen analiza me kaq nivel te ulet arsyetimi. Duke qene se jemi shtet laik dhe mbeshtetemi ne ligje nuk mundet qe arsyetimin ta bazojme te bibla, kurani apo ndonje liber tjeter fetar, as tek kanuni nuk mundemi ta bazojme. Njerez pa horizont mendojne qe te gjitha femrat qe prostituojne jane te skllaveruara pa marre mendimin e tyre. E verteta eshte qe ligje te tilla ndihmojne ato qe skllaverohen te mbrohen nga shteti. Ndalimi total sjell vetem rritje te fenomenit. Shume nga keto femra e zgjedhin vete kete rruge duke qene se ka perfitime te medha dhe kjo duhet respektuar si vendim dhe per keto duhet nje mbeshtetje nga shteti qe te mos shfrytezohen. Sa per te tjerat mua me duken predikime Kishe, ne ajer dhe jorealiste.

    1. Nikolini says:

      ty shqiptari desha te te thoja se pavarsisht se jemi shtet laik, kjo nuk do te thote se kemi fe Ateizem. Jemi laik si organizim shoqeror por te gjithe kemi kendveshtirm tone dhe duket qarte qe edhe ti ke kendveshtirmin tend.

  4. Adenili says:

    Sa mire qe nuk jemi aq te zhvilluar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje