Suksesi kulmor i Xherdan Shaqirit, Granit Xhakes në Zvicër, apo i këngëtares Rita Ora në Britani, na bën të mburremi, pasi secili nga ata tregon se prej nga e ka prejardhjen. Të edukuar në familje kosovare, identiteti i tyre shqiptar dhe kosovar gjithnjë është pjesë e intervistave. Emrat e tyre ndjellin kureshtje dhe tregojnë për identitetin e tyre dhe na bëjnë të mburremi.
Në një intervistë të saj, Rita Ora, e cila ka arritur që kënga e saj Hot Right Now të bëhet kënga më e dëgjuar në Britani, thotë se shqiptarët janë shumë patriotë dhe ajo dëshiron që ta përmendë prejardhjen e saj për ta bërë Prishtinën të njohur. Apo të përkthehet shprehja e Ritës drejtpërdrejt “për ta vendosur Prishtinën në hartë, pasi është një qytet i vogël”.
Rita zë vendin e parë në toplistat britanike, Xherdani jep gola dhe na bëjnë të gëzohemi dhe të shpërndajmë këto rezultate nëpër faqet e medieve sociale. Madje këto rezultate neve në Kosovë na mundësojnë që në rast se takohemi me dikë nga ndonjë vend i largët, i cili na pyet për Kosovën dhe shqiptarët, ne, Nënës Tereze dhe Kadaresë ia shtojmë edhe Xherdanin dhe Ritën.
Një mik i imi këto suksese i komentoi si, ja në Kosovë ka talente, por nuk ka kushte. Pasi sipas tij është talenti ai që i bën njerëzit të suksesshëm si Rita dhe Xherdani. Kjo është një gjysmë e vërtetë. Talente ka në secilin vend të botës, duke përfshirë edhe Kosovën, edhe Serbinë, edhe Zvicrën, edhe Britaninë. Talente dhe njerëz të veçantë ka në tërë botën. Numri i talenteve në një vend duhet të jetë proporcional me numrin e popullatës, e nëse talenti është ai që tregon suksesin, atëherë edhe sukseset e shteteve të ndryshme ta zëmë në sport do të reflektonin numrin e popullatës. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë aspak.
Për shembull, Sllovenia, me 2 milionë banorë, ka më shumë medalje olimpike se Shqipëria me katër milionë banorë. Apo, Australia ka më shumë suksese olimpike dhe muzikore sesa India që ka shumëfish më shumë banorë.
Rita Ora, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë të suksesshëm falë talentit të tyre, përkushtimit për punë dhe shoqërisë, e cila i vlerëson cilësinë dhe përkushtimin e tyre duke i konsideruar ata si heronj të vet dhe shembuj të mirë të shoqërisë. Këta njerëz të talentuar janë përkrahur nga mësuesit e vet, nga trajnerët dhe e tërë shoqëria. Për këtë ka shumë njerëz në Zvicër që dëshirojnë të bëhen si Xherdani, të tillë ka edhe në Kosovë, por ata thonë: për këtë duhet të shkosh në Zvicër.
Është më shumë e mundur sesa e pamundur që asnjëri nga këta talentë nuk do të bëheshin çka janë po të kishin lindur dhe të ishin rritur në shoqërinë kosovare. Ata do të liheshin prapa heronjve të kosovarëve që janë politikanët, e ndonjëherë edhe mafiozët e shpesh edhe ata që nuk kanë qëndruar në Kosovë. Ne në Kosovë nuk duhet të mburremi me Xherdanin apo Ritën, në Kosovë duhet të shohim që Xherdanët dhe Ritat që jetojnë në Kosovë të mos mbesin të harruar dhe të papërkrahur. Ne duhet të mburremi me talentet Made in Kosova, e jo ata të cilët Kosovën mund ta kenë në zemër, por sukseset i arrijnë për shoqëritë që u kanë mundësuar të mbërrijnë në majat e sportit apo muzikës. Për ata që e njohin sportin, Serbia mburret me Gjokoviqin, një ndër tenistët më të mirë në botë, e jo Bojan Kërkiqin që luan për Spanjën.
Kosova ka talente born and made in Kosova. E tillë në Kosovë është Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të rangohet sportistja numër tre në rangimin olimpik në kategorinë e saj. Ajo është sportiste kulmore me mbi pesë orë trening në ditë dhe përkushtim të plotë në këtë sport luftarak japonez. Ajo ka arritur të mposhtë xhudiste nga vende ku xhudo është sporti numër tre ose katër, që i bie si t’i mundësh SHBA-të në futboll.
Blerta Zeqiri, nga fusha e artit, si regjisore, ka bërë film, i cili është futur në rrethin e ngushtë të filmave që mund të marrin Çmimin Oscar. Ajo edhe pse ka përfunduar shkollën në Francë, është duke punuar këtu në Kosovë. Ajo ka tejkaluar secilin projekt filmik për së paku 20 vjetët e fundit.
Këto dy vajza kanë dalë nga kjo shoqëri dhe në bazë të përpjekjeve individuale të pak kosovarëve dashamirës apo nëpërmes parave të taksapaguesve jokosovarë në rastin e Blertës, ata kanë arritur që të dalin më lartë se shoqëria në të cilën jetojmë.
Përkrahja që u jepet njerëzve të suksesshëm nga fusha të ndryshme do të tregojë edhe se çfarë shoqërie do të bëhemi; do të tregojë se cilët do të jenë heronjtë e kosovarëve. Suksesi ndërkombëtar për Kosovën do të jetë vizë për të ikur nga Kosova, apo do të jetë shembull se edhe kjo shoqëri mund të japë diçka që vlen.
Deri tani vetem Lorik Cana, ka treguar se eshte nje patriot dhe qe ndjen me bindje se duhet te tregohet shqiptar para te gjitheve.
E them kete se ka patur mundesi te luaje si lojtar ne fanelle tjeter, por ai preferoi ate shqiptare, per kete une personalisht i them Faleminderit Lorik.
Shqiptar ka qene dhe ish drejtori i CIA-s, por ne SHBA ishte deklaruar grek.
Ky djaloshi kur te vi dhe te luaje per Shqiperine apo per Kosoven, atehre mund te themi faleminderit.
shoku horr, je mire, si ke qene?! Me Lorik Canen krenohem dhe une dhe te te them te drejten sa here qe kombetarja shqiptare ben te me plasin sinapsat nervore si shume shqiptareve tjere, jam shume i sigurte se edhe per ty vlen kjo, po ky Cana i vetem ben qe te shpresojme se kombetarja duhet adhuruar. Por, qe poashtu jam shume i sigurte se thelle nen lekuren e Canes rreh po ky nervozizem per allapatriotet tjere qe luajne per kombetaren. Prandaj, ti dhe shume te tjere qe derdellisni pandalur fare per futbollistet qe bejne namin jashte e s’ja fusin gjoja kombetares, mendo njehere dhe vetem njeher sjelljen mafioze te njerezve qe udheqin futbollin shqiptar. E, c’thua do me shume?! Mbase do thuash ti, le te bejne c’te bejne njerezit e federates, futbollistet qe ndjehen shqiptar duhet te luajne per kombetaren. Logjika e nxjerr kete njejte si matematika, po dhe etika ka rregulla ekzakte sikurse matematika qe s’lejon nencmimin, neverine, dembelizmin, mungesen e kultures sportive, etj. qe gjejne aty ne kombetare keta futbolliste. shume emra te futbollit qe zgjodhen kombetaret tjera para asaj shqiptare e di ti qe po keta mafioze i nxiten ne dicka te tille, qe pastaj marrin guximin e i perfolin si tradhtare. C’tradhti mo, a? te tallesh me ta qe edhe ne takimet e caktuara te mos shkosh e te bisedosh me ta sic duhet. Ata rriten e behen njerez atje ku rregullat jane NUMBER 1, e jo dollia per te te manipuluar! Une krenohem shume me CANEN njejte sikurse ti, por krenohem poashtu shme dhe me Behramin, Shaqirin, Xhaken dhe te tjeret qe do ndjekin rrugen e ketyre. Nga mungesa e tmershme e kultures sportive ne pergjithesi qe ka mberthyer Shqiperine, prej nga buron kjo idiotesi e ndyre per te baltosur engjujt. Kush ua jep te drejten apo licensen per te shpallur tradhtare keta engjuj! Mbase eshte e kunderta une them, tere ata qe perfolin gjepura e idiotesira te ketilla, s’jane gje tjeter vec se ndyresira ne mos tradhtaret vete. Ne vend qe te jeni realiste e te thoni keta duhet te jene modeli vete se si duhet te formohen apk te vijne ne shprehje shume te rinj tjere edhe ne shqiperi a kosove, flisni gjepura, ne mos felliqesira. Prandaj ska dhe emra-idhuj qe do i ndiqnin te rinjte mu aty ne ekipet apo ligat e futbollit shqiptar apo kosovar. Idhujt krijohen me pune, jo sikurse i merr kombetarja shqiptare pasi ngren dolline mbi tavolinen qe nen te leket te bejne ‘patriot’ i kombetares. Me keto lloje patriotesh s’luan dot as Behrami, as Shaqiri, as Xhaka, as shume te tjere te rinj qe po te rreshoheshin te kombetarje, aty do kishte 10 apo 20 ekipe rezerve per kombetaren. Kaq! Mjaft me me gjepura, por pune, pune dhe vetem pune dhe kreativitet me shume, jo llafe!
Mund te them vetem ke te drejte, ashtu eshte, federata shqiptare me ate Duken ne krye, eshte per tu vene bomben, se jane ata qe e shk aterruan futbollin dhe jane po keta qe ashtu sic thua ti, po largojne ndoshta pa dashjen e ketyre djemve te rinj qe duan te luajne futboll.
E lexova dy here ate qe ke shkruajtur dhe ste heq asnje presje.
Te pershendes.
Nuk ia vlen te meresh me kete shaqirin turk nga kosova dhe ky shkurtabiq i vogel nuk i hyn ne pune as Gramozit Te Ersekes e jo me Shqiperise. c ta duam neve kete…???
Morelesh
Gabim fatal i klubit bavarez qe ste kan pyt ty per Shaqirin
leonardi antwerpen pse te dogji ty o islam i kosoves….?? nuk te duken te drejta ato qe une thashe…??
Ne jemi shqiptare e mburremi..ti mburru me rracen tende pedere
une islamik hahaha atehere ti qenke arap morlesh
cana eshte nje plehraxhi qe mbledh koshat e plehrave pas stervitjes se Lazios