Dy fjalë mbi librin e A. Putos “Lufta italo-greke – Diktatorë e Kuislingë”

2 Mars 2012, 11:16Blog TEMA

Nga Av. Agim I. Tartari

​Ishte një kureshtje e posaçme ajo që më shtyu të lexoj librin e Prof. Arben Putos “Lufta italo-greke – Diktatorë e Kuislingë”, botimet Toena, 2011. Por, për të qenë plotësisht i hapur, prej këtij libri unë prisja diçka më tepër dhe shpresoja në një objektivitet më të madh, sidomos sot, pas më tepër se gjysmë shekulli që ka përfunduar lufta II botërore.

E drejta ndërkombëtare, lumi i së cilës ushqehet nga shumë burime, ka pësuar një zhvillim të tillë, që nuk pranon më klishetë e vendosura gjatë periudhave të diktaturave, jo vetëm atyre fashiste, naziste por edhe komuniste, tri doktrina që konsideroheshin si doktrina “sociale”. Në fakt, kjo luftë zgjati për Italinë nga 21 tetori 1941 deri ditën e nënshkrimit të Traktatit të Paqes më 10 shkurt 1947, kurse gjendja e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë vazhdoi deri më 6 maj 1971, kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Tani ndodhemi në vitin 2012, (d.m.th. më se 70 vjet më vonë) dhe pasojat e konsiderimit të Shqipërisë nga Greqia si shtet “armik” nuk janë zgjidhur ende.

Sidoqoftë, Amicus Plato, sed magis amica veritas (Aristoteli), prandaj leximi i librit të Profesorit tim më shtyn të paraqes disa vërejtje, të cilat në mënyrë të përmbledhur po i parashtroj më poshtë..

Së pari, nga leximi i librit m’u krijua përshtypja se autori ka vënë titullin “Lufta italo-greke….” më tepër për të  gjetur një “shkak” për të shfryrë kundër atyre që ai i klasifikon si bashkëpunëtorë (kolaboracionistë), se sa për të analizuar, në radhë të parë juridikisht, konfliktin italo-grek dhe rrjedhojat e tij.

Së dyti, duke pasur parasysh nëntitullin e librit dhe mendimin e autorit të tij se “okupimi i Norvegjisë e nxiste Musolinin të mos mbetej prapa dhe t’i thoshte Hitlerit se ai do të bënte në Jug atë që ai kishte bërë në Veri”, them se është mirë që, për të pasur një pasqyrë më të qartë të kuadrit historik kur ndodhën ngjarjet e përshkruara në libër dhe pasojat e tyre, para se të kalojmë më poshtë, të fiksojmë dhe të saktësojmë disa data që të mund të bëjmë një vlerësim  sa më objektiv të mundshëm.

​Qysh në vitin 1935 Italia, udhëheqësi i së cilës, Musolini, ëndërronte të rimëkëmbte Perandorinë e lashtë romake, realizoi pushtimin ushtarak të Etiopisë. Por, ngjarjet kryesore që ndryshuan hartën politike të Evropës filluan në mars 1939 kur Sllovakia, e kryesuar nga J. Tiso, u shkëput nga Çekosllovakia për t’u bërë aleate e Gjermanisë. Pa kaluar një muaj, më 7 prill 1939, Italia pushtoi ushtarakisht edhe Shqipërinë, e cila pushoi së qeni shtet më vete dhe u bë pjesë e Mbretërisë së Italisë. Më 9 prill 1940 Gjermania pushtoi Norvegjinë dhe në qershor 1940 Francën. Mbretëria e Kroacisë, e mbështetur nga forcat e Aksit, pati jetë vetëm gjatë periudhës 1941-1945, Dalmacia ishte governatorat italian gjatë periudhës 1941-1943, Bosnja dhe Sllovenia u pushtuan nga fuqitë e Aksit më 6 prill 1941. Rrjedhimisht, nga kjo pikëpamje  Musolini ishte treguar më i shpejtë se Hitleri dhe kishte filluar pushtimet qysh në 1935 (Etiopia).  Kurse në lindjen e largët, Japonia pushtoi Mançurinë në vitin 1931 dhe në 1932 vuri në krye të shtetit “të ri” (Mançuku) ish-perandorin King, që nuk ishte tjetër veçse një kukull.

​​Për sa i përket kolaboracionizmit, kjo është një dukuri jo vetëm shoqërore, por kryesisht politike, e shfaqur në mënyrë të theksuar gjatë luftës së dytë botërore, që konsistonte në ngritjen dhe organizimin, në vendet e pushtuara ushtarakisht, të strukturave në shërbim të pushtuesit, të cilat do të realizonin një lidhje midis pushtuesit dhe popullsisë së vendit të pushtuar. Prandaj, termat “kolaboracionizëm” e “kolaboracionist” kanë hyrë në terminologji me një ngarkesë emotive negative, sepse kemi të bëjmë me një ofertë të vetëdijshme për bashkëpunim me një qeveri që përfaqëson interesa të huaja dhe synon të sigurojë funksionimin e aparatit shtetëror në vendin e pushtuar. Si rrjedhojë, shteti i pushtuar nuk mund të jetë tjetër veçse një shtet “kukull”, por kurrë një shtet më vete. Qeveritë e ngritura në këto vende përbëheshin nga elementë vendas dhe ishin të ngjashme me aparatet normale shtetërore, veçse në këtë rast përfaqësonin më tepër interesat e një shteti tjetër (pushtuesit), i cili ishte i interesuar për funksionimin e një aparati shtetëror për ruajtjen e rendit publik. Dhe, duke qenë se Norvegjia ishte nga vendet e para që u pushtua nga Gjermania, kryetari i qeverisë kukull të këtij vendi, Vidkun Kuisling, u bë prototipi i bashkëpunëtorit me pushtuesin.

​​Libri i Prof. Putos, që ka 385 faqe (pa përfshirë këtu Kronologjinë e mbledhjeve dhe ndërrimet qeveritare, bibliografinë, treguesin e emrave të njerëzve dhe të vendeve si dhe pasqyrën e lëndës), fillon me portretet e Hitlerit, Musolinit dhe Metaksait për të vazhduar me kapitullin “në kërkim të ‘Romës Imperiale’” (Kap. II). Për përgatitjen e sulmit kundër Greqisë, luftën ndaj saj dhe pushtimin grek të Shqipërisë bëhet fjalë në fq. 37-103 (Kap. III-IV dhe V), ndërsa pjesa tjetër e librit trajton çështje të tjera, që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me titullin e librit, siç ishin kriza qeveritare në Shqipëri (kap. VI), profilet e disa kolaboracionistëve shqiptarë (kap. VII), pushtimi gjerman dhe “kolaboracionizmi ndryshe” (kap. VIII) dhe  Shqipëria në Konferencën e Paqes kap. IX). Siç shihet shumë qartë, problemit të luftës italo-greke i jepet shumë pak vend në këtë libër që mban titullin “Lufta italo-greke”.

Në libër flitet edhe për fillimet e lëvizjeve kundër Italisë në Shqipëri (fq. 102 e vij.), por mua më krijohet përshtypja se autori e trajton këtë temë me një farë anshmërie. Ndërsa flitet për Konferencën e Pezës dhe zgjerimin e Lëvizjes nacional-çlirimtare, d.m.th. për çlirim kombëtar duke u theksuar se në vendimin e Konferencës së Pezës flitet për krijimin e Frontit si bashkësi forcash “pa dallim feje, krahine dhe ideje” , nuk thuhet asnjë fjalë për Konferencën e Mukjes, për luftën civile në Shqipëri midis forcave vërtetë nacionaliste dhe atyre të organizuara nga Partia Komuniste, që u krijua dhe udhëhiqej nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha.

Për sa i përket pushtimit të Shqipërisë nga Italia, i cili në kohë është përpara luftës italo-greke, siç pranon edhe Prof. Puto, Ahmet Zogu nuk e njohu asnjëherë atë. Pikëpamjet e mia lidhur me aspektin juridik të gjendjes së luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë i kam shprehur qysh gati 30 vjet më parë, në një artikull, në të cilin, duke iu referuar edhe botimit të v. 1970 të veprës “E drejta ndërkombëtare publike” të A. Putos, theksoja se lufta është një marrëdhënie midis dy (ose më tepër) shtetesh sovrane, subjekte të së drejtës ndërkombëtare dhe, prandaj ”nuk mund të bëjnë luftë ato shtete… që ndodhen në një gjendje vartësie ndaj një subjekti tjetër…”. A ishte Shqipëria shtet sovran dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare më 28 tetor1940? A mund të quhet një shtet sovran ai kundër të cilit, më 7 prill 1939, ishin sulur 20,000 ushtarë italianë, flota ajrore dhe detare e Mbretërisë së Italisë ku përfshiheshin 2 korracata, 7 kryqëzorë, dhjetëra torpedinierë e nëndetëse, 384 aeroplanë, 140 tanke, 64 njësi artilerie etj.? Një shtet, xhandarmëria e të cilit ishte nën urdhrat e komandantëve italianë, forcat e armatosura të së cilës  u “shkrinë” me ato italiane, i cili nuk kishte Ministri të Jashtme dhe përfaqësohej vetëm nga MPJ e Italisë, a mund të quhet shtet sovran? A mund të ishte juridikisht ndërluftuese një Shqipëri e tillë dhe a mund të jetë ajo përgjegjëse për një luftë që nuk bëri vetë? Prandaj, pushtimi i Shqipërisë nga Italia, ose ajo farsë që u quajt “bashkimi personal”, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare nuk mund të konsiderohet veçse një akt absolutisht i pavlefshëm, siç është pranuar paqësisht deri sot, përjashto Greqinë  Një studim shterues lidhur me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë pas shpalljes së luftës nga Italia ka bërë dhe Mentor Nazarko në librin e tij “Lufta e fundit”, që meriton të kihet parasysh.

​Dy kapituj të librit (VII dhe VIII)  i kushtohen kolaboracionizmit dhe kolaboracionistëve gjatë pushtimit italian dhe periudhës gjermane. Në Kreun VII flitet për Shefqet Vërlacin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën dhe Faik Konicën. Ajo që të bie në sy është se,  ndërsa për Mustafa Krujën, përveç biografisë, riprodhohen 6 materiale duke filluar nga programi i qeverisë në dhjetor 1941, për Ernest Koliqin riprodhohen vetëm fjalimi dhe ligjërata e tij në Këshillin e Epërm fashist korporativ në dhjetor 1942.

Nuk arrihet të kuptohen arsyet që e shtynë Prof. Puton që të botojë edhe artikullin e dr. Omer Nishanit, i cili nuk renditet ndër kolaboracionistët, te “Tomori” dt. 24 prill 1941 (fq. 366-367 të librit), pasi i bëhet një përshkrim veprimtarisë së tij deri në atë kohë dhe kur dihet se më pas ai qe President i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Për sa i përket Gjergj Fishtës, autori përsërit R. M. Della Rocca se “njihej si kundërshtar i vendosur i Italisë, i lidhur me idealin kombëtar, të cilit ai i kushtoi gjithë veprën e tij” (fq. 165)por, duke qenë se pas 7 prillit 1939, “u mbush me ndere, vëmendje e shpërblime nga italianët”,  ai “ndërroi qëndrim dhe filloi bashkëpunimin me pushtuesit” (nënvizimi AIT) dhe pranoi të ishte anëtar i Akademisë së Italisë (po aty). Por nuk citohet as edhe një rresht i shkruar prej tij në favor të pushtimit italian apo fashizmit dhe e gjithë kjo akuzë mbetet në anëtarësinë e Fishtës në Akademinë Mbretërore të Italisë, në të cilën ishin anëtarë edhe shkrimtarët e mirënjohur si Luigi Pirandello e Gabriele d’Annunzio (madje ky i fundit, për një farë kohe ka qene dhe Kryetar i Akademisë), muzikantë si Pietro Mascagni, fizikani dhe fituesi i Çmimit Nobel në 1938 Enrico Fermi,  studiuesi i njohur i së drejtës Pietro Bonfante etj. etj. Do ta quajmë Fishtën bashkëpunëtor të fashizmit vetëm sepse kishte mundësinë të ulej krahas këtyre personaliteteve? Dhe ky kapitull mbi Fishtën mbaron me pyetjen retorike: “Pse të cenohej pena e  ‘Lahutës’?”, pa na treguar se ku qenka cenuar ajo.

Kontradiktor është dhe përshkrimi i profilit të Faik Konicës. Duke lënë mënjanë diskutimin e jetës së tij private, pranohet haptazi se qysh në fillim ai ka mbajtur një qëndrim proteste ndaj pushtimit italian. Ai nuk pranoi të mbyllte Legatën shqiptare në ShBA etj., por nga ana tjetër kërkonte të paguhej për kohën që kishte punuar. Duke qenë se Zogu nuk pati mundësi ta paguante, ai i kërkoi këto të holla nga Italia, por fakti që shumën e kërkuar ai e mori nga Italia, që në atë kohë përfaqësonte edhe Shqipërinë, nuk flet për ndonjë ujdi midis tij dhe pushtuesit italian, siç shprehet Prof. Puto në fq. 181 të librit të tij. Është ky fakt ai që e bën Konicën bashkëpunëtor, kolaboracionist të Italisë? Për mendimin tim jo, dhe nuk sillet absolutisht asnjë fakt që do të përligjte emërtimin e tij si  të tillë.

Por është për t’u habitur që në radhën e bashkëpunëtorëve të Italisë nuk  përmenden anëtarët e së ashtuquajturës “asamble kushtetuese”, të cilët, më 12 prill 1939 i ofruan Viktor Emanuelit III kurorën e Shqipërisë në formën e një “bashkimi personal”, sipas planit të  përpunuar nga ministri i jashtëm italian, Ciano. Shefqet Vërlaci u bë kryeministër dhe natyrisht që ishte kolaboracionist. Por Xhafer Ypi & Co., që votuan për “bashkimin personal” dhe i “dërguan” kurorën mbretit të Italisë nuk përmenden fare si kolaboracionistë. A nuk ishin ata përgjegjësit kryesorë për fatet e Shqipërisë? A nuk ishin pikërisht ata kolaboracionistët?

Në kapitullin VIII bëhet fjalë për “kolaboracionizmin ndryshe” duke etiketuar si bashkëpunëtorë të gjermanëve persona që në fakt dhanë jetën për Shqipërinë. Për mendimin tim, qëndrimi i Gjermanisë ndaj Shqipërisë është unik dhe dallon nga qëndrimi ndaj shteteve të tjera, sado e çuditshme që të duket kjo.

Kolaboracionizmi gjerman konceptohej i pandarë nga një ngjyrim dhe racor, i lidhur sidomos me antisemitizmin. Fakti është se Garda Hilinka në Sllovaki, Garda e Hekurt në Rumani, ustashët në Kroaci dhe Shigjetat e Kryqëta në Hungari, Republika e Vishisë (Francë), qeveritë kolaboracioniste të Bullgarisë, Norvegjisë dhe Greqisë, madje edhe organizatat e krijuara e të lejuara në Estoni, Letoni dhe Lituani apo Ukrainë si dhe EDES-i i kryesuar nga N. Zerva në Greqi, kanë bashkëpunuar ngushtë me gjermanët edhe për masakrimin dhe deportimin e hebrejve të këtyre vendeve.

Kjo dukuri nuk u vërtetua në Shqipëri. Siç e pranon Prof. Puto, “gjermanët vinin në Shqipëri për nevojat e imponuara nga lufta, nuk vinin si okupatorë, nuk kishin asnjë qëllim aneksues” (fq. 198), kurse kryekomandanti i forcave gjermane në Evropën Juglindore, feldmareshali fon Vaiks deklaronte se”…do të largohemi nga Shqipëria sa më shpejt që të jetë e mundur. Do t’ju lëmë të lirë në të gjitha punët tuaja të brendshme dhe nuk do të përzihemi” (fq. 199).

Italia kapitulloi më 8 shtator 1943 kështu që u bë e mundur që më 14 shtator 1943 të krijohej në Shqipëri një Komitet Ekzekutiv i Përkohshëm, akti i parë i të cilit ishte shpallja se zgjedhës italiane i jepej fund dhe Shqipëria rifitonte pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar. Këtë e provojnë dhe aktet e marra nga Komiteti dhe që renditen nga Prof. Puto në fq. 200-210 të veprës. Mehdi Frashëri njoftoi Zvicrën se Shqipëria tashmë ishte një shtet neutral (po aty) dhe të gjitha këto vendime të Komitetit miratohen nga Kuvendi Kombëtar më 24 tetor 1943. Për qeverisjen e vendit, Kuvendi miratoi krijimin e Këshillit të Lartë dhe qeverinë, që do të funksiononin deri në fund të luftës. Por, mos-përzierjen e gjermanëve në punët e brendshme të Shqipërisë e provon mbi të gjitha fakti i mirënjohur se gjatë qëndrimit të ushtrisë gjermane në Shqipëri, nuk u arrestua dhe nuk u depërtua asnjë hebre. Kjo dëshmon qartë se Gjermania nuk donte vërtet të përzihej në punët e brendshme të Shqipërisë, por kjo nuk do të thoshte se do ta linte ushtrinë e saj në mëshirën e goditjeve të forcave të tjera. Prandaj nuk ka si të mos pranohet teza se ushtritë gjermane e përdorën territorin shqiptar vetëm për kalimin e trupave që ishin në Greqi në rrugën për kthim në Gjermani. Prof. Puto e quan periudhën e qëndrimit të forcave gjermane në Shqipëri  “kolaboracionizëm ndryshe” për të vetmen arsye se qeveria shqiptare nuk i shpalli luftë Gjermanisë, por nuk na jep asnjë profil kolaboracionisti, siç bën për periudhën e pushtimit italian. Përmenden anëtarët e Këshillit të Lartë e të qeverisë së Rexhep Mitrovicës si dhe meritat atdhetare të secilit prej tyre, por akuzohen vetëm që “nuk u futën asnjëherë në luftë” (fq. 209).

Nga këta bën përjashtim Xhafer Deva, i cili etiketohet si “kuisling dhe terrorist”, sepse organizoi masakrën e 4 shkurtit 1944 ku u vranë 84 (fq. 219) apo 86 (fq. 225) qytetarë, megjithëse numri i saktë i këtyre vrasjeve nuk dihet ende. Por, çfarë quajmë terrorizëm?

Në qoftë se do të linim mënjanë sofizmat dhe ngjyrimet e shumta që ekzistojnë (tipologjitë e terrorizmit janë të shumta, si terrorizmi shtetëror, terrorizmi i kuq, terrorizmi i zi, terrorizmi subversiv e deri terrorizmi ndërkombëtar), që nuk kanë  lidhje me thelbin e vërtetë të terrorizmit, unë do të thosha se me terrorizëm duhet të nënkuptojmë atë metodë lufte të dhunshme apo regjim, që synon jo vetëm të godasë kundërshtarët, por shpesh që të krijojë ndër njerëzit një ndjenjë tensioni dhe pasigurie. Në rast se ky përcaktim, tepër i përgjithshëm, është pak a shumë i saktë, si do t’i konsideronim atentatet, që ishin praktikë e zakonshme e komunistëve, masakra e organizuar nga komunistët gjatë luftës për çlirimin e Tiranës (nëntor 1944), gjyqet “e popullit” në vjetet 1945-1946 e më vonë, dënimin me vdekje të 18 deputetëve shqiptarë (midis tyre edhe deputetin Shefqet Beja, i pari Kryetar i Frontit Demokratik Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë), vrasjet pa gjyq në vitin 1951 me pretekstin e së ashtuquajturës bombë në ambasadën sovjetike etj., etj., të cilat duhej të përmendeshin po ashtu, përderisa në libër trajtohen çështje që shkojnë deri në 2011? Kjo e bën të domosdoshme që të bëhet një rivlerësim më objektiv dhe i paanshëm i gjithë periudhës së shkuar, shkëputur nga dogma dhe ideologji partiake.

Komandanti i trupave gjermane në Shqipëri kërkoi nga Këshilli i Lartë dhe qeveria që të bashkoheshin me trupat gjermane në tërheqje, por më 15 tetor 1944 ata vendosën të mos braktisin vendin dhe të mos shkonin me ushtrinë gjermane. Më 26 tetor 1944 ata dhanë dorëheqjen duke u bërë thirrje “nëpunësve civilë, oficerëve dhe ushtarakëve që të vazhdojnë detyrën” (fq. 235). Por këtë qëndrim ata e paguan me jetën e tyre. Sipas mendimit të autorit të librit, qëndrimi i Këshillit të Lartë dhe i qeverisë gjatë periudhës tetor 1943 – tetor 1944 ishte “prapë kolaboracionizëm…që do t’i japë po ashtu argumente Greqisë për ta paraqitur Shqipërinë si aleate e Boshtit, si shtet të mundur në luftë” etj. (fq. 236). Por Greqia nuk kishte nevojë për qëndrimin e shtetit shqiptar gjatë periudhës 1943-1944, që ta deklaronte Shqipërinë kolaboracioniste sepse këtë e kishte bërë gati dy vjet më parë, me botimin e ligjit nr. 2636, dt. 10.11.1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimin e pasurisë armike” dhe të dekretit dt. 9.11.1940 rreth përcaktimit të shteteve armike, që kishin fuqi prapavepruese dhe hynin në fuqi qysh më 28 tetor 1940. Në dekret thuhet shprehimisht: “përcaktojmë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë …si dhe Shqipërinë”.

Por edhe Greqia ka pasur kolaboracionistët e vet, duke filluar nga kryeministri kukull, gjenerali Colaoglu, për të vazhduar me të djathtën greke (EDES) të kryesuar nga  Napolon Zerva, që realizoi  jo vetëm vrasjen masive por edhe shpërnguljen e çamëve, por edhe ndihmoi gjermanet për deportimin e 45,000 hebrejve.

​Në kapitullin IX të librit, Prof. Puto bën fjalë edhe për Traktatin e Paqes me Italinë, nënshkruar në Paris më 10 shkurt 1947 dhe, ndër të tjera, thuhet se “neni 26 i Traktatit e detyronte Italinë të njihte të gjitha masat që mund të merrte Shqipëria në zbatim të Traktatit”. Më poshtë, po aty, thuhet se nenet 26 dhe 28 kishin të bënin me integritetin territorial dhe se nenet 23 dhe 23/a “ishin një plotësim i dy neneve të mësipërme” (?!).

Por në fakt, neni 23 i Traktatit të Paqes me Italinë flet për kolonitë italiane në Afrikë (Libi, Eritre dhe Somalia italiane), nenet 24-26 flasin për interesat e posaçme italiane në Kinë, kurse për Shqipërinë bën fjalë Seksioni VI i Traktatit, nenet 27-32. Me këto dispozita, Italia, ndër të tjera, njeh dhe angazhohet të respektojë sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit shqiptar (neni 27), ishullin e Sazanit e konsideron pjesë të territorit shqiptar dhe  heq dorë nga çdo rivendikim në këtë drejtim (neni 28), heq dorë formalisht,  në favor të Shqipërisë, nga çdo e drejtë pronësie (me përjashtim të pasurive të paluajtshme të zëna normalisht nga përfaqësitë diplomatike e konsullore), nga të gjitha të drejtat, koncesionet, interesat dhe avantazhet e çdo lloji që i përkasin shtetit italian ose enteve para-shtetërore italiane në Shqipëri, heq dorë gjithashtu nga rivendikimi i çfarëdo interesi të posaçëm apo ndikimi në Shqipëri fituar si rrjedhojë e “agresionit të 7 prillit 1939 ose në bazë të traktateve dhe akordeve të përfunduara përpara kësaj date” (neni 29.1 i Traktatit). Me nenin 31 të Traktatit “Italia njeh se të gjitha konventat dhe marrëveshjet midis Italisë dhe autoriteteve të vëna nga Italia midis 7 prillit 1937 dhe 3 shtatorit 1943 konsiderohen nul dhe të paqena”, dhe njeh gjithashtu vlefshmërinë e çdo mase që mund të marrë Shqipëria si të nevojshme për zbatimin dhe vënien në jetë të dispozitave të sipërme (neni 32). Përveç kësaj pjese të traktatit, që i referohet posaçërisht Shqipërisë, në nenin 88, par. 1, të tij thuhet se “çdo anëtar i O. K. B. në luftë me Italinë, që nuk ka nënshkruar këtë Traktat, dhe Shqipëria, mund të aderojë në këtë Traktat dhe, nga çasti i aderimit, për qëllimet e këtij Traktati, do të konsiderohet Fuqi Shoqe” (nënvizimet AIT). Me dekretin nr. 480, dt. 9 tetor 1947 (Gazeta Zyrtare nr. 14/1947) Presidiumi i Kuvendit Popullor i RP Shqipërisë e ratifikoi këtë Traktat dhe autorizoi qeverinë që të akcedojë në të. Me këtë rast duhet theksuar se Traktati i Paqes me Italinë u nënshkrua në Paris më 10 shkurt 1947, në një kohë kur Shqipëria nuk ishte ende anëtare e O. K. B.

​Lidhur me këtë temë do të doja parimisht  të theksoj se në libër bëhet fjalë fillimisht për “reparacionet”  (fq. 281-285) dhe pastaj për Traktatin e Paqes (fq. 285-288). Por, reparacionet e përcaktuara në nenin 74.B.1 të Traktatit, i cili i njihte Shqipërisë të drejtën që të merrte nga Italia shumën prej 5 milion dollarësh USA, ishin përfundimtare. Megjithatë, duke qenë se Shqipëria kishte vënë dorë mbi pasuritë private italiane të ndodhura në Shqipëri, për shlyerjen e detyrimit të rrjedhur nga Traktati i Paqes me Italinë, më 22 qershor 1957, u nënshkrua në Romë Akordi për zgjidhjen e çështjeve që rridhnin nga Traktati i Paqes, duke u pranuar që Italia të paguante me 4  këste vetëm shumën prej 2,6 milion dollarësh USA, kurse pjesa tjetër ($2,4milion) të likuidohej nga Italia me dërgimin në Shqipëri të mallrave të specifikuara në Anekset “A” dhe “B” bashkëngjitur këtij Akordi.

Por ky Traktat nuk zgjidhi dot pasojat e deklarimit nga ana e shtetit grek të Shqipërisë si shtet armik. Këtë e pranon edhe Prof. Puto në Epilogun e veprës së tij. Përveç çështjes së pronave shqiptare në Greqi për të cilën është shkruar dhe më parë e vazhdohet të shkruhet dhe e cila në këtë Epilog ceket shkarazi, aty ngrihen dhe probleme të tjera, me shumë rëndësi, siç është problemi i Kishës Autoqefale Shqiptare,  e cila nuk është më autoqefale, problemet e kombësisë, të minoritetit, të spastrimit etnik të Çamërisë dhe të qëndrimit të pakicës kombëtare greke. Me këtë pjesë të librit pajtohem plotësisht me autorin e librit për të gjitha çështjet e tjera të ngritura në këtë Epilog.

Sidoqoftë, pavarësisht dispozitave të Traktatit të Paqes, të cilat nuk u patën parasysh nga Greqia, historia e 20 vjetëve të fundit ka ecur në favor të saj dhe shqiptarët, emigrantë në Greqi, nuk gëzojnë po ato të drejta që gëzojnë grekët në Shqipëri. Për të gjykuar qëndrimin e Greqisë ndaj të huajve mjafton të përmendim vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë, të cilat konstatojnë se Greqia, pavarësisht Rregullores të Dublinit  lidhur me azilin (Rregullorja nr. 343/2003 e Këshillit të Evropës, që është një akt me fuqi të drejtpërdrejtë), ka standarde më të ulëta se ato të parashikuara dhe në Greqi, duke u shkelur nenet 3 e 4 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhunohen të drejtat e njohura azilantëve.

Dhe pavarësisht qëndrimit, në përgjithësi shovinist, të Greqisë dhe grabitjes së pronave shqiptare të sekuestruara, ne kemi zemërgjerësinë t’i dhurojmë dhe mbi 300 km²

31 komente në “Dy fjalë mbi librin e A. Putos “Lufta italo-greke – Diktatorë e Kuislingë””

  1. Xhaxhai Taqos ka qene gjeneral i divizionit shqiptar te veshur nga Italianet per te luftuar kundra Grekut, dezertoi sepse nuk donte te luftonte kundra vellezerve. Mos harroni se te krishteret Shqiptare jane vellezer me epiriotet. Jane nje popull, po fajin e ka Themisokli Germenji qe gjyshi Taqos nuk ja leroi koken boshe. ahahha

    1. Disho nekrofili says:

      Gjithe shqiptaret jugore deri poshte ne Cameri jane Epirotet o taqo bytha.

    2. Shqiptari says:

      O Taqi, boll me perralla. Na thuaj ndonje gje per veten. Per shembull, si je me greqishten e shkruar. Cfare e ke Bollen (Bollanon). Sa para merr per te ne care trapin.
      Apo te vjen turp se s’je as grek e as Shqipetar?

      Fare e prishur je o qyq.

    3. hajriu says:

      ……….. dale nga dale po kthehesh ne lolo o taqk kerrnacka. Edhe karafilat po tallim me ty o taqiiiiiiiii…………(mbertheje ne ajer)

    4. Ilir Gruda says:

      Perradhave tuaja nuk u beson as ti vete……Vellezer shko e lypi ne Stamboll….Ne jemi vellezer-Shqiptaresh

    5. Anti-Greku says:

      Greqia eshte nji vend Genocidial prandaj edhe po ndeshkohet nga Bota…., e cila me vonese por e ka realizuar qe ka qene ne krahun e gabuar ne Ballkan. Greqia ka nji fund shume te keq ndersa veglat e saj do ta kene edhe me te turpshem…..

      868.00/10-1146
      The Ambassador in Greece (Mac Veagh),to the secretary of State
      Top Secret Athens, October 11, 1946-11 p,m
      …..Para (2)…..in pursuance of such program all people who have “gone into the mountains” except those subject to definite charges under the Greek code should be allowed to return freely to their homes; that wives and children of fugitives should no longer be imprisoned and exiled as hostages; that in general every Greek should be
      allowed his or her political opinion and no one be prosecuted except for definite commission of crime. I emphasized my believe that if such program were put in effect at least 79% of banditry in Greece would disappear. I spoke of my believe that certain policies of the present Defense Minister, Mavromichalis, may be “tending toward Fascism” which I felt could not be tolerated again after the Allied Nations have fought a war for its eradication. ….

  2. ShpirtKazma says:

    Greqia ka nenshkruar nje traktat paqe me Italine dhe problemi eshte mbyllur aty. Eshte e çuditshme qe Greqia, nje vend i çuditshem qe ne Ballkan sillet si nje vend europjan ne Europe sillet si nje vend Ballkanik qe perpiqet te haje ne kurriz te vendeve miq europjane, te mbaje llogarite e hapura me Shqiperine qe kurre nuk i ka shpallur asaj lufte dhe as nuk ka bere as edhe nje aksion te tille.
    Eshte e qarte qe ka kerkuar vetem sebepe per te zhvatur copa nga fqinji. Eshte fjala per nje politike te pamençur qe provon edhe nje here qe greket e sotem dhe helenet e lashte nuku jane e njejta race.

    1. tourkofagos says:

      extremizmi shqipfoles mysliman,detyron greket te jene te kufizuar ne miqesine me shqiperine e te ruajne edhe sot ligjin e luftes….
      tradicionalisht turkoshqiptaret e camet,kane bashkepunuar me Turqine e Gjermanine kunder popullit grek….shembull i zi eshte turkoshqiptari Ali Pasha.

      1. Heron says:

        Ashtu moj vrrome e mutit ???Aliu u dhuroi grekeve ne tepsi pavarsine mor dobic i turqve! Aliu luftoi 25 vjet me turkun ky na e nxjerr aliun turk! Skeni faj ju e ka fajin mavria enver qe su zuri me drizë bythëve e tu conte nga ju pruri aliu!

      2. kostandin says:

        se pari keta q esulmojne me komnte duhet te dine dicka KUSH I MASAKROI SULIOTET SHQIPTAR EDHE I SHPERNGULI NGA TROJET E TYRE?!KUSH U BE ME TURKUN PER DISA SHEKUJ ME RADHE EDHE MASAKROI NE EMR TE TURKUT FQINJET?!KUSH THOSHTE MEKRENARI NE ATE KIOHE TE TURKUT QE UN JAM TURK ELAHAMDULILAH?!KUSH SULMONTE KRYENGRITESIT HIMAROOTE QE ISHIN EDHE JANE SHQIPTARET ,ME TE PAPERKULUR PASARDHES TE DREJTEPERDREJTE TE PRETORIANEVE KASTRIOTAS?!ESHT KOLLAJ TE BESH VIKTIMEN NE FAKT DUHET PARE SHUME ME THELLE KJO PUANE GREKEVE EDHE URREJTJES QE KANE GREKET NDAJ NESH….SE ESHT BERE E MODES TANI KUSH ESHT ANTIRUK E THERRASI GREK OSE SERB ..POR JO UN JAM SHQIPTAR ME GJAK EDHE ME ZEMR EDHE ME MENDJE ..POR NUK JAM PROTURK…SHUMICA KETU JANE THJESHT TE HUMBUR AKOMA SE DINE CKA JANE PA IDENTITET DMTH ..

      3. Anti-Greku says:

        501.AA/7-2646
        Memorandum of Conversation, by Mr. William O. Baxter of Division of Near Eastern
        Affairs
        CONFIDENTIAL [Washington]
        July 26, 1946.
        Mr. Paul Economous-Gouras, Greek Charge d’ Affairs, called this afternoon at his request and present Mr: Henderson with a note expressing the strong opposition of the Greek Government to the admission of Albania to the United Nations at this time.
        One of the main arguments advanced by Mr. Gouras for this stand was the fact that Greece still considers itself at war with Albania. Mr. Henderson pointed out that, though United States had not yet recognized the present Albanian regime, nor established diplomatic relations with it, our attitude throughout the war was that Albania was a puppet of Italy and therefore not to held responsible for its hostile declarations against various Allied nations.
        In connection with the statement, contained in the Greek note, that Greece had declared war on Albania by a royal decree on November 10, 1940, Mr. Henderson remarked that as far as he knew the department had no record of this declaration of war nor had it, to his knowledge, been referred to any earlier Greek notes concerning Albania, particularly a request about a year ago that Albania be declared an enemy State.

      4. Zigur Qarri says:

        ……shembull i zi eshte turkoshqiptari Ali Pasha.toukofagos

        Janis Antonios Kapodistrias ka sherbyer si oficer tek Ali pasha.
        Atehere sipas rregulles tende te treshit Kapodistria nje nga themeluesit e shtetit te ri grek ka qene bashkpuntor me turqit?
        Kur qe i pashprese ishe nje debil,me tourkofagos dopjo debil,me taqken triteismus debil.
        Mbaj o burr i dheut nje idjotizem,se je me i lehtesuar.
        Sepse eshte sikur te keshe tre marmita e nuk din se cilen te mbash e cilen te çash.

      5. Xhikja says:

        Jo vetem ai,por edhe me mijera shqiptare,gjenerale,oficere e ushtare te thjeshte qe,ne vitet ‘800 luftuan ne radhet e ushtrise turke per te mposhtur me dhune luften clirimtare te popullit grek.Ketu futen edhe camet e Epirit,qe u perpoqen me cdo kusht te pengonin clirimin e epirit prej Turqise.Vec ketyre kemi dhe ushtrine e derguar prej sundimtarit shqiptaro-turk te Egjyptit ,Mehmet Aliut,qe ,per te ndihmuar Turqine,vajti e beri kerdine nder popullsine greke tePeloponezit ,si raprezalje per kryengritjen qe peloponezasit filluan kunder turqve me 1821.Po te mos ishte nderhyrja ushtarake e fuqive te medha evropiane,qe erdhen me floten e tyre,popullsia e Peloponezit do ishte zhdukur krejtesisht.Pikerisht me kete qellim pati ardhur ushtria nga Egjypti ,e kryesuar nga biri i sundimtarit,Ibrahim pasha.Nje mizori e tille rralle ka ndodhur ne histori.Ka dhe ndonje rast te ngjashem,si p.sh ne mesjeten e vone 1 dekret i mbretit te Spanjes qe pati urdheruar te zhdukej krejtesisht popullsia e seksit meshkuj e Belgjikes(apo Hollandes ),pasi belget guxuan te ngrinin krye kunder sundimit spanjoll

  3. Jari shqiptari says:

    Ti turkofagos qenke palle. Dmth me demek sipas teje turkoshqiptaret na paskan prishur me greket se ndryshe ata do na donin fort. Mjere ne. Po mire mo turkofag pse nuk na paskan pajtuar keta grekoshqiptaret e uruar si Bocari me shoke nga gjemat e Ali Pashes qe une sot po e degjoj qe greket na paskan hequr te zite nga ai. Kur te behesh i zgjuar do ta kuptosh sa budalla ke qene.

  4. bardh says:

    potoja asht historiani i fundit i partis dihet se anen e kujt mban por ka ik koha e tij.

  5. katarakti says:

    Dridhe nga te duash o Tartari, por kolaboracionistet mbeten kolaboracioniste. Po te mos ishte Lufta Nacional çlirimtare Shqiperia e sotme do te ishte ndare me dysh ndermjet Greqise dhe Jugosllavise. Dhe ata qe luftuan kunder nacionaliçlirimtares ishin thjesht bashkepunetore te regjimeve fashisto – naziste italo – gjermane. Duan apo nuk duan pasardhesit e kolaboracionisteve historia nuk ndryshohet. Ate nuk e ndryshon dot as Sala i perkohshem dhe i pavlere dhe askush tjeter. Faktet jane fakte. Mos harro se historine gjithmone e kane bere fitimtaret.

    1. canada says:

      O katarakt. Qe nga pseudonimi dukesh qe je uturak sepse ne fund arin te pranosh qe historin e bejne fitimtaret, dhe fitimtaret ishin aleanca serbe me komunistet shqiptare. Nga komenti qe ben dukesh se nuk ke lexuar me shume se librat e Putos dhe xhaxhi Enverit. Kur te zesh me goje Av. Tartarin ti dhe bastarde si ti duhet te disefektojne gojen ose me mire le te themi sikur Shoqja Lenka do i jape leksione Znj. Klinton. Besoj se e di kush ishte Lenka, mjelesja e lopeve ne Krutje. Kjo eshte diferenca ndermjet teje, (Lenkes), dhe Av. Tartarit (Klinton).

      1. Zqk says:

        Oturak! Ku je o Canada, i edukuari, a te ofendoi katarakti? Sa per dijeni, fitimtare ishin ShBA, Britania e Madhe, Kanadaja qe mban nje profashist si ty, Bashkimi Sovjetik, …, Shqiperia (pa Gimcen dhe ty), Serbia, … Po ti lexon literature fashiste prandaj te pelqen Gimja qe s’i afrohet as te thoi Klintonit. Te rruat shkolla!

      2. tani says:

        Se pari 1 korigjim.Jo ”disefektojne” por ”dizinfektojne”.Se dyti,pavaresisht respektit te madh per avokatin qe ndaj dhe une,duhet pranuar se ai anon me menyre te qellimshme nga teza e mosekzistences se kuislingeve ne Shqiperi,por ata kane ekzistuar qe c’ke me te (sqarim: nuk jam prokomunist).Kete teze avokati e mbron thjesht ne funksion te qellimit te heqjes se ligjit te luftes,me synim lirimin e pronave shqiptare ne greqi.Qe te flasesh per gjendjen e luftes midis 2vendeve e si rrjedhoje,per pronat, duhet te analizosh shume ane te problemit,qe ne fakt esht i nderlikuar nga ana juridike.Pavarsisht perpjekjes serioze te av.te nderuar, ne kete drejtim ndermarrja e tij s’esht e plote ,per arsyen se duhet ta shikonte ceshtjen edhe nga prizmi i te drejtave qe kane greket per pretendime ndaj shqiperise,sepse ,duaum apo s’duam ne ,Shqiperia e SULMOI greqine.Ky esht fakt! Te gjitha keto i them ne funksion te zgjidhjes se ceshtjes se pronave e per asgje me teper

  6. Niko Maloku says:

    Me te vertete zoti Tartari besoni se Gjermanise i ra rruga neper Shqiperi dhe nuk kishte kurrfare qellimesh te tjera? Po ne Jugosllavi a pati qellime pushtimi? Vetem ne Shqiperi jo? Kalimi neper Shqiperi i mori 14 muaj? Seriozisht e ke? A e ke seriozisht, edhe kur thua se, me qene se nuk i preku cifutet ne Shqiperi, kjo tregon se nuk kishte pune me shqiptaret? Po, cifutet a ishin shqiptare? Po sikur te mos mbroheshin nga shqiptaret ( te fshiheshin dhe jo t’i kerkohej favor Gjermanise qe t’i fale)a nuk do i kishte zhdukur Gjermania? Dhe ti, e quan prove mospushtimi faktin se kryekomandanti i forcave pushtuese gjermane thote se nuk kerkonte pushtimin e Shqiperise, por se, do te largoheshin shpejt? Pash Zotin, mos u tallni akoma me te verteten dhe historine!

  7. zqk says:

    Nazizmi ishte kalimtar – thote trapushi Agim! Kete mesele e kemi degjuar me kohe.
    Degjo o Gimce haleja:
    – Germani kur hyri ne Shqiperi nuk na pyeti hic nese ne e pranonim per kalimtar. Pra ishte pushtues!
    – Po masakra e Boroves pune kalimtaresh ishte?
    – Shqiperia ishte pjese e koalicionit antifashist, njelloj sikurse eshte ne Nato sot. Bijte me te mire te popullit kishin derdhur gjak ne kete koalicion, ne lufte me fashistet italiane. Misione ushtarake angleze e amerikane ishin ne Shqiperi qe te na ndihmonin ne ne lufte kunder gjermanit. Kurse ne duhet te benim sehir sipas Gimce mendjendriturit gjermanet kur te iknin vete. Po lirine kush do na e falte. Do quheshim vend humbes e do thuhej se na ishte nje here Shqiperia.
    – Po sot o Gimo dhjeramani, talibanezet nuk jane as kalimtare, kurse ne u biem ne vendin e tyre, Afganistan. Pra e kupton koalicionin ti apo jo?

  8. Robi says:

    T’i japesh pergjigje ketij lloj ‘historiani’,ketij sharlatani,apo me mire ketij avokati te rraces se spiuneve e kolaboracionisteve te fashizmit,eshte detyre e cdo shqiptari te ndershem.E pra edhe une si njeri i thjeshte ,pasardhes i partizaneve trima ,i them ketij pinjolli fashist,ketij bastardi ‘intelektual’,se,jo ti apo ndonje tjeter ‘qorr’ si Beqir Meta,por e gjithe skota juaj e dhjere e kelysheve kuislinge nuk mundeni ,nuk keni bythe te tjetersoni historine e luftes NACIONAL – CLIRIMTARE!! Te thuash se,ne luften e dyte boterore,gjermani ishte kalimtar ne Shqiperi , eshte njesoj si te thuash ,ishte per turizem.Dhe ky birbo,I.Tartari e shkruan kete duke pretenduar se keshtu eshte Historia.Kesaj i thone ,jo ta perdhosesh luften heroike te popullit , por edhe te tallesh me intelektin e cdo njeriu sot.Shkoni more langonj te ndyre antishqiptare,e ja u shisni kete lloj historie kelysheve tuaj apo partise se druvareve P.D.

  9. canada says:

    Kam pasur mundesi te largohesha nga shqiperia qe ne vitet 93 por shpresoja se do ndryshonim dhe do ndertonim nje shqiperi pa mllefe, nje shqiperi per te lene pas te kaluaren, por jo per ta harruar, dhe per te shikuar perpara. U zhgenjeva sepse cdo nivel i administrates dhe i parlamentit u uzurpua nga medioker, por fenomenal ne lepirje bythesh (me falni per kete fjale) dhe ne menaxhim korupsioni. 97 e tregoi mese miri kush jemi dhe sa vlera kemi. Kjo i dha fund dilemes time dhe keshtu prej 13 vjeteve jetoj ne Canada. Kjo nuk me largon nga leximi i shtypit shqiptar te te gjitha ngjyrave ne pamje se ne brendi jane pa ngjyre. Ajo cka kontaktoj eshte se vendi ne shoqerin shqiptare te intelektaleve te vertete eshte teper pa rendesi per te mos thene zero. Shkruesit e me siperm: katarkt,Robi, zqk etj jam mese i bindur se nuk e njohin Av. Tartarin dhe e them me bindje te plote se nuk kan aritur te kuptojne se cshkruan Tartari ne komentin e tij. Nuk me habit sepse edhe pas 20 vjeteve ne shqiperi egsiston teorema: nese mendon si une je i mire, nese ke mendim te kundert je armik. Kjo eshte efect i injorances 50 vjecare te komunuzmit, eshte njesoj si kamikazet qe kan lexuar vetem nje liber dhe para se te hedhin veten ne ere kalojn momentet e fundit neper bordello dhe klube nate. Keshtu keta miq qe deri para 20 vjeteve nuk kishin hypur ne makine, perdornin gomarin, tani ndofta dhe uroj te kene BMW nuk pranojne te lexojne dy mendime dhe te analizojne, nese kane mende, dhe te nxjerin nje perfundim por nuk eshte kohe per nihilizma dhe ofendime. Ne komentet e tyre nuk vura re nje argument ne lidhje shkrimin por vetem sharje. Shenja te nje formimi teper te ulet (duhet te jene intelektuale me diplloma te blera). Nuk me cudit sepse jane pasqyre e politikaneve shqiptare dhe parlamenti shqiptare eshte pasqyre e vendit jashte. Si i tha ai: Cka vitrina ka magazina. Me vjen keq per Av. Tartarin dhe intelectualet e mirefillte shqiptar por njekohesisht nga sa lexoj, jam i lumtur qe mora vendimin per tu larguar.

    Me respekt

    1. Robi says:

      I nderuar zoteri nga Kanadaja.
      Para se te beni apologji per Tartarin e te beni nje psikanalize per njerezit,reflektoni mbi temen ne fjale.Sepse ajo na perket te gjitheve.
      Per kete ,kam dy pyetje te thjeshta per ju:
      1)A ishte pushtues gjermani,apo jo!
      Ne koalicionin fashist ne Evrope,ishin koordinuar ne menyre te tille sulmet e pushtimet nga nazi-fashistet: Italia do sulmonte e pushtonte ballkanin,d.m.th. Shqiperine,Greqine dhe Jugosllavine.Ne,na pushtoi kollaj,pasi dihet se e kishte te gatshme nga ‘mbreti’Zogu i pare.Me Greqine i mbeti sharra ne gozhde,pasi mbreti i grek e qeveria e tij luftuan dhe e sprapsen italianin.Atehere hyri ne loje Gjermania , qe ishte shume e fuqishme dhe e pushtoi Greqine.Mbreti grek u largua , por e la te organizuar luften per rezistence.Jo si ky i yni!
      Me jugosllavine,gjithashtu italjanet,nuk paten bythe.Edhe kete e pushtoi gjermani.Ne, ngelem nen pushtimin italian deri ne 43’ kur kapitulloi Italia.Atehere erdhen gjermanet e mbushen vakumin qe u krijua.Dhe ky ishte nje pushtim i mirefillte e i planifikuar.Ata,qe,si Tartari,thone se gjermanet ishin kalimthi,e bejne per alibi te asaj pjese te shqiptareve qe nuk luftuan nazi-fashizmin,bile u bene bashkepunetore te tij.
      2)A ishte luta nacional-clirimtare,nje lufte per liri,apo sic thone apogjetet e spiuneve e kolaboracionisteve,ishte lufte civile?
      Kete ,une si cdo shqiptar i ndershem,e kam te qarte! Ju,si thoni,cfare ishte?

      1. Canada says:

        I nderuar Robi
        Me vjen mire qe nuk me pergjigjesh me fyerje dhe sharje qe tregon ndofta nje fare niveli. Po te pergjigjem per ato qe thua.
        Sa per luften nacionale nuk kam as me te voglin dyshim qe ishte nje lufte per clirim dhe u bej homazhe atyre qe dhane jeten per nje ceshtje dhe atyre qe u genjyen per ate qe luftuan dhe qe enderuan te hanin me luge te florinjte. Edhe familja ime ka dhene gjak ne kete lufte ne anen e partizaneve dhe cila ishte fitimi: 1000 leke pension ne muaj dhe 2 kile molle e portokalle per 5 Main diten e deshmoreve.(lexo fjalimet e komunisteve gjate lufes dhe krahaso ato qe jetuam). 95% perqind e atyre qe moren pushken nuk kishin ide kush ishte komunizmi dhe mund te them se 50% ishin analfabete, pasoje e nje prapambetje totale dhe jo e tyre. Por nese je vertete inteligjente dhe uroj te jesh ver nje koeficent ne ato qe mesove ne historin e partise (nese je i gjeneracionit tim) dhe lexo me teper dhe anen tjeter te medaljes por jo ne menyre arbitrare te thuash se ana tjeter eshte 100% e gabuar. Rezistenca e Abas Kupit me shoke nuk ishte resistence komuniste i dashur mik, ishin te gjithe ushtarake te Zogut.
        Nuk jam per ate qe udheheqesit jane perfecte. edhe Zogu kishte shume gabime, ndofta mal me gabime por fuqi me te medha se shqiperia u rrenuan perpara gjermaneve ne 24 ore. Mendon ti se Zogu do i rezistonte kesaj fuqie? Mendon ti se shqiperia do ishte cliruar me 29 nendor po te mos ishte rusi me aleatet qe dermuan makinen fashiste?
        Kam pasur fatin te lexoj shume ne arkive dhe uroj qe edhe ti ti lexosh dhe besoj se nje pjese e tyre perafersisht jene ne komentet e Av. Tartarit.Se fundi i dashur mik behuni me te gjere dhe pranoni cfare thote tjetri edhe sikur ta kete gabim, eshte shenje qyteterimi. Asnje paisje edhe me e sofistikuar nuk e ka tolerancen zero ndryshe so thyej qe ne momentet e para te punes aq me teper kjo tolerance eshte me e madhe ne shoqeri.

        Ju uroj gjithe te mirat

        Me Respekt

        1. Zqk says:

          Z. Canada,
          Megjithese e ke diplomen me djerse, nuk ju pergjigje pyetjeve te Robit.
          Une per vete, shkollen e kam bere te plepat. Thjesht 4 klase kam prej verteti. Por kam kaq mend sa te mos argumentoj me halene Tartari. Te paret e mi i kane luftuar me arme ata qe mbron tani Gimja. I kane luftuar jo se do hanin me luge floriri, as se donin ndonje shperblim, por se nuk duronin dot pushtuesin ne atdheun e tyre te dashur. Ndoshta te duken anakronike sot keto fjale ne kushtet kur te gjithe intelektualet ia mbathen dhe presin qe Shqiperine tua beje dikush tjeter. Une pasardhesi i tyre kam te drejte ta peshtyj ne fytyre Gimken, e jo te bej debat me te. Kjo eshte toleranca ime per te. Madje po te kisha ne dore do votoja per nje ligj qe denonte ata qe preknin lavdine e atyre qe luftuan kunder pushtuesit si dhe ata qe mbrojne kolaboracionistet.
          Meqe je i lecitur, lexo vendimet e gjyqit kunder “kamunisteve” qe organizoi Zogu i famshem. Shume prej te denuarve dhane jeten e tyre me vone per lirine e mbreterise se mbretit qe iu dhimbs jeta e vet e nuk hodhi nje pushke. Jo vetem kaq, por pengoi e sabotoi kete lufte. Ta fillonte luften e te terhiqej me nder. Si mbreti i Greqise pra.
          Askund nuk eshte thene se Shqiperia mundi e vetme fashizmin. Ajo u be pjese e koalicionit qe dermoi murtajen fashiste. Me nje popullsi me pak se 1 milion banore, me nje ekonomi mesjetare, Shqiperia beri nje sakrifice shume te madhe, qe shume shtete nuk e bene, perkundrazi.

  10. Bardhi Tolabi says:

    Po mire more zoti avokat Tartari,me tere mend e ke ti qe Gjermanet ishin vetem kalimtare?
    Ne se ishin te tille,perse Komandatura Gjermane leshonte komunikata dhe vendoste “rregulla” ne nje vend sovran?Me cte drejte,shkelte dhe merrte kompetencat e nje qeverie legjitime te ketij vendi?
    Ne se ishin vetem kalimtare,perse zaptuan qytetet,por nuk qendruan ne fushime dhe te rruanin vetem rruge kalimin e trupave te tyre ne terheqje?Psh,cdonin ne Berat dhe ne Kucove?A kalonin neper keto dy qytete,rruget per trupat Gjermane qe terhiqeshin nga Greqia?Po ne Burrel,ne Reshen,kalonte rruga?
    A mund te me thote avokati,se cdo vendi qe pushtuan Gjermanet,nuk i premtuan “lirine”,”vendosjen e nje rendi te ri” etj,sikurse premtuan dhe ne Shqiperi?Ne se ishin kalimtare ne Shqiperi,perse”perzieheshin” me qendrime politike,se kush duhet te ishte sistemi politik ne Shqiperi?Perse nuk ja linin ne dore forcave politike Shqiptare,kushdo qe te ishin ato,komuniste,balliste,legaliste,pro Ruse,pro Angleze,pro Amerikane etj?Ja per keto aresye,keto forca (Gjermane),ishin pushtuese dhe bashkepuntoret e tyre kolaboracioniste.Pesha e fajit te sejcilit kolaboracionist,eshte nje dicka tjeter,sipas shkalles se pergjegjesise dhe aktivitetit te kryer.
    Avokati e pranon krimin e Xhafer Deves ME 4 Shkurt,vetem se nuk e quan terror dhe e krahason me atentatet e guerilasve.A je ne gjendje zoti avokat te me thuash se,cili atentator,vrau nje njeri te pafajshem qe nuk ishte bashkepuntor i Italianeve dhe Gjermaneve,ashtu sikurse u masakruan dhe njeres te pafajshem qe nuk dinin c’ishin komunistet me 4 Shkurt?Mos i bashko gjerat,eshte problem tjeter qendrimi i qeverise komuniste te dale mbas lufte dhe denimet e pushkatimet e saj,te cilat nuk kane lidhje me kolaboracionizmin,qofshin dhe te denueshme. Dhe ne se ishte nje akt i rende ky i Xhafer Deves,perse nuk e ndeshkoj kjo “Qeveri jo kolaboracioniste”,por e mbajti perseri minister te brendshem te saj?Masakren e 4 Shkurtit,ta sqaron mjaft mire Libri i botuar se fundi i Xhelal Staraveckes,si nje veper e qeverise nepermjet Xhafer Deves dhe bashibozukeve te tij te sjelle nga Kosova.
    Per problemet e tjera nuk kam mendim,sepse me mungojne te dhena te mjaftueshme dhe nuk behen me arsyetime si me siper,per kolaboracionizmin e kohes se luftes tek ne.

  11. Tony says:

    Per te vleresuar drejte mendimet e Z.Agim Tartari duhet te mbani parasyshe faktin qe ai eshte i semure epileptik dhe si i tille, boten e faktet ai nuk i percepton si te gjithe njerezit normal.

  12. Bardhi Tolabi says:

    Harrova te shtoj dhe dicka,qe me ben pershtypje nga shkrimi i zotit Tartari.Ne se nuk ju sherbyen Gjermaneve,perse ju “dogj xhani” Komandantit te trupave Gjermane,kur u larguan perfundimisht nga Shqiperia dhe ju beri thirje ti merte me vehte ne Gjermani Antaret e Keshillit te Larte dhe te qeverise?Perse duhej tu bente nje nder te vecante ketyre dhe jo trupave te xhandermarise,apo administrates mbare kombetare,se dhe ata bashkepunuan ne qytete te ndryshme me Gjermanet?Ky eshte nje tregues se ata,”te medhenjte”,kishin treguar “zell” dhe i kishin sherbyer Gjermanit dhe ky do ju kthente reston duke i marre me vehte.

  13. blerim says:

    Autori nuk ka pune me qendrimin e Greqise ndaj te huajve,azilanteve etj.(ato qe thot ne fund te artikullit).Nuk i duhet atij se c’ben greqia me te huajt(tema e shkrimit eshte thjesht gjendja e luftes midis shqiprise e Greqis).Kjo,sepse ai le te kuptohet qe Greqia po na shkelka te drejtat e emigranteve shqiptare aty,konventat evropiane etj.Se pari shqiptaret kane batisur ne Greqi e i kane shkaktuar shume probleme sociale asaj,ashtu si dhe shume vendeve te tjera dhe duhet te ikin prej andej.Se dyti autori duhet ne rradhe te pare te akuzoje shtetin shqiptar qe ka shkelur e po shkel,qe nga 1944 e ketej cdo standart te te drejtave te njeriut ne shqiperi( e drejta e votes,e prones,liria politike etj)e PASTAJ te komentoje per standartet e te drejtave te njerezve ne greqi.Zbatimi i ketyre standarteve ne keto 2 vende jane me vite drite larg njeri tjetrit

  14. hasani says:

    Ata nuk i solli Aliu por kane qene aty qe ne mesjete,qe ne kohe te Bizantit.Sa per Enverin ai ta ka q….re nenen ty e gjith te tjereve dhe eshte thjesht per shkak te asaj cka beri Enveri qe ti sot merresh me derdellitje kunder greqise,sepse ke shum probleme ne vendin tend,se ,po te mos kidhe probleme ekonomike ,s’do caje koke as perGreqi e as per ndonje vend tjeter,sic ben gjithe Evropa e qyteteruar.Por Enveri ty te la ne batak e tani duhen 100 vjet te dalesh prej aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje