
Midis ngjarjeve politike qe po mbajne fort kuriozitetin e qytetareve shqiptare dhe audiencen nderkombetare jane edhe zhvillimet brenda partive me te medha politike, te cilat duket se tashme i kane hyre nje procesi qe shkel ne gjurme disi te panjohura per palet.
E me konkretisht do te doja te fokusohesha tek zgjedhja e kryetarit te ri te partise socialiste per Tiranen, si nje nga zonat me te rendesishme dhe qe mund te ndryshoje balancat ne zgjedhjet vendore a qendrore.
Nga pervoja personale si anetar i hershem i Partise Socialiste me ka rene rasti te marr pjese ne nje sere evenimentesh te ketij lloji (zgjedhje te brendshme) organizuara nga kjo Parti dhe me duhet te theksoj faktin qe demokracia e brendeshme e kesaj force politike ka ardhur duke u rritur e forcuar duke reflektuar nje shembull te mire e pozitiv edhe per forca te tjera. Kjo eshte nje merite dhe tipar i PS qe e njohin dhe e pershendesin shume aktore e faktore nderkombetare njekohesisht.
Pas shume komentesh te diskutuara e pergojuara neper media, ky konkurentet finale Saimir Tahiri i perfshire rishtas ne politike dhe Ilir Zela nje nga themeluesit e FRESSH-it, te dy jane figura te spikatura qe do ti perfaqesonin me se miri socialistet e Tiranes. Pavaresisht moshes se re, te dy kandidatet jane njerez me vizion dhe perkushtim dhe njekohesisht figura te pastra e me integritet te larte, tipare keto shume te domosdoshme ne drejtimin e nje partie dhe betejave politike qe po afrojne.
Sigurisht eshte e lehte te thuash qe Partia Socialiste nuk vuan per kapacitete njerezore e drejtuese. Ne radhet e saj ka plot te reja e te rinj qe mund te marrin persiper detyra te rendesishme sikurse edhe dy kandidatet ne fjale.
Arsyeja qe me shtyu te shkruaj keto rradhe eshte shume e thjeshte. Kam nje pershtypje qe se fundmi Partia Socialiste ka treguar nje lloj tendence per ti vene shume kunguj nen nje sqetull njerezve te vecante qe sigurisht spikatin me forcen e energjine e perkushtimin e tyre. Duke u ngarkuar shume detyra sado aftesi te kete nje njeri, nuk eshte e mundur qe te kryhen te githa me cilesi, ndaj kujdesi i drejtuesve kryesore duhet te jete maksimal per te mos abuzuar me njerezit qe nuk dine te thone “ jo” kur u ngarkohen detyra. Dhe kete mund ta ilustroj ne rastin e Z. Saimir Tahiri, i cili eshte njekohesisht deputet dhe nen-kryetar i grupit parlamentar socialist, drejtuesi ekzekutiv i fondacionit “Qemal Stafa”, dhe kryetar i komanduar per drejtimin e PS te Tiranes pas doreheqjes se Z. Besnik Bare. Ndoshta Z. Tahiri mban e kryen edhe detyra te tjera qe ne si publik i thejshte nuk i dime. Ndersa tani po kandidon zyrtarisht per te marre postin e kryetarit te PS per Tiranen. Per te qene i hapur dhe pa paragjykime me lejoni te shpjegoj se nuk kam asgje kunder Z. Tahiri, e njoh dhe e cmoj nga larg si shume deputetet te tjere te PS, e vleresoj dhe e pergezoj per energjine dhe trimerine qe tregon vazhdimisht por shume miqesisht do doja te vija ne pah faktin qe pavaresisht nga vlerat dhe kapacitet qe ka po merr shume kunguj nen nje sqetull. A nuk do ishte me efektive qe forcen, energjine dhe oratorine qe ai zoteron ta kanalizoje ne ato detyra qe atij i ka besuar tashme elektorati dhe qe jane po aq te rendesishme sa edhe drejtimi i partise ne nivel vendor. Do kisha deshiruar shume qe drejtuesit e larte te PS dhe sidomod Z. Tahiri vete te kishin reflektuar pak mbi kete.
Nderkohe kandidati tjeter ne garen e Tiranes eshte nje socialist i sprovuar, nje njeri i pjekur sidomos politikisht dhe qe u ka bere balle shume sprovave ne keto 20 vite demokraci dhe tranzicion. Ilir Zela jo vetem qe reflekton energji dhe maturi politike por si njeri i sfidave dhe qe jeton e punon mbi bazen e parimeve te forta do te sillte nje fryme e nje klime midis gjithe socialisteve e simpatizanteve te Tiranes. Sepse partia Socialiste e Tiranes nuk eshte dhe nuk dueht te jete familja e atyre qe kane lindur e jane rritur ne Tiran. Ajo ajo ju perket te gjithe atyre qe jetojne, punojne e kontribuojne per kete qytet. E fundit por jo me pak e rendesishmja eshte forca e ribashkimit qe sjell kandidatura e Ilir Zeles ne kete gare te hapur politike. Ndoshta ka ardhur koha qe socialistet, te majtet ne eprgjithesi te shohin “drite ne fund te tunelit” , por kete nuk mund ta arrijne nese nuk besojne tek vlerat dhe parimet e perbashketa. Une mendoj se te gjithe keto mund ti gjejne keto te misheruara tek nje kandidat si Zela.
Ndersa pres me kuriozitet garen e se shtunes, ju uroj te dy kandidateve shume suksese dhe: Le te fitoje me i miri!