Ridvan Bode, Ministri i Financave, ruan zakonisht një profil teknokrat në diskutimet e tij në Kuvend rreth politikave fiskale. Por sot, edhe ai ka adoptuar stilin berishian të debatit parlamentar, kur ka diskutuar në Kuvend rreth taksës së sheshtë. Sipas Shekullit, Bode ka thënë se taksa e sheshtë është e përqafuar nga mbarë bota. “Disa të majtë gjetën rastin për të sulmuar taksën e sheshtë. Ata janë Çiçikovë të majtë, kanë për qëllim t’i hapin rrugë taksës progresive që ka shpikur kryetari i tyre. Taksa e sheshtë është taksa më moderne,” citon Shekulli Boden.
Të gjitha këto fjalë janë shashka të tipit berishian, që thuhen për të gënjyer ata që s’para e njohin historinë e politikave fiskale. Së pari, taksa e sheshtë nuk është e përqafuar nga mbarë bota – vetëm pak vende demokratike përdorin taksën e sheshtë. Së dyti, taksa progresive nuk është një shpikje e Edi Ramës — duke filluar me SHBA-në, shumica dërrmuese e vendeve demokratike kanë pothuaj një shekull që përdorin taksën progresive. Së treti, taksa e sheshtë nuk është një taksë moderne, ajo është një taksë shumë e vjeter, e përdorur që në fillim të krijimit të shteteve. Ndërsa taksa progresive filloi të zbatohej kur administrat fiskale të shteteve arritën të zbatojnë një përshkallëzim të taksave në varësi të të ardhurave të subjekteve, sipas parimit kush fiton më shumë paguan më shumë.
*respublica.al
O SaliBode! Qe nga krahasimet qe ben, duket se ciles shkolle i perket ?
Te zeste ne!
A ka thone Doktori me denu taksen progresive a ? Kamunista jane gjithe ata qe e dun kete taks.
po flet me gjuhen e berishes!!!!!!!!!me aq leke sa ka bere ky nga Berisha edhe gjuhen e Berishes te veri tek goje e tij me transplant nuk eshte gje fare!!!
nuk ka se si te ndodh ndryshe,kjo eshte fytyra e vertet e turkoshakeve te PD……!
USA ka sistem progresist sic e kekojne ps! Po keta socialistet sdine as te kidhin kepucet jo me te bejne detyrat e te gjejne fakte!
Ehe, se veshin sandale prandaj ?
Po ku ka analist financiar ne bote qe te pranoje SaliBode o Heron! Saliu na nxorri bojen ne per bote duke prezantuar modelin e tij ekonomik, ti me thua fakte. A ka ane e udhe e bythe te rrije?!!! Ka fakt me te madh se kaq?!!!
Bota ka shpikur e ster provuar gjithe llojet e modeleve ekonomike kur ster gjyshi i Sales, Ram Berisha dhe vete Sala, nuk dinin te numeronin dhite ne mal, ky vete u tregon tani modelin e tij ekonomik!!!
NA NXIU FAQEN NEPER BOTE. NA VJEN TURP TE THEMI QE JEMI SHQIPTAR KUR NA PYESIN KOLEGET NE PUNE. SHYQYR QE JEMI I CIK LARG ?
Mos u merzisni o popull.Kur te vije Edi ne pushtet do te hani me luge floriri..