Lindi Akademia Alternative e Shkencave

1 Mars 2012, 12:46Blog TEMA
Lindi Akademia Alternative e Shkencave

Nga Bashkim Kadiu

Si një rrezatim i një grupi intelektualësh të mirëfilltë, si një element kapilar jetik për shoqërinë, ky grupim vihet në shërbim të shoqërisë vullnetarisht, por me konceptime shumë njerëzore. Ky grup akademikësh duke i bërë oponencë Akademisë së Shkencave shqiptare, i qas vlerat e saj shumë njerëzore kur sheh mos ndërhyrje apo neglizhencë në disa raste ndaj fenom,eneve të ndryshme që duhen kujtuar, riparuar e respektuar. Kjo akademi nuk pranon ndikim politik nga gjithesecili që është në kuadratin e saj, por as edhe për një moment nuk do të jetë pengesë e njohjes së botës së politikës të secilit pjesëmarrës. Cilido prej këtyre anëtarëve akademikë e kësaj shoqërie të porsalindur, vë në dispozicion të saj vlerat e tije që të gjithë së bashku si elitar të intelektualizmit shqiptar me pozicion parimor ndërtuan hapur parimin apo termin e së vërtetës. Shqetësimi i kësaj akademie është se i kundërvihet deformimit apo neglizhimit ndaj fenomeneve që nuk i vihen pikat mbi (i) për të nxjerrë të vërtetën. Në këtë grup historianësh, studiuesish, titullar vlerash, do të japë ndihmesën e saj në bazë të një plani, një vendim kolegjial e kjo do të sjellë realitetin. Kjo akademi për mendimin tim ka baza universale të përgjigjeve për punën e tyre, ka një bagazh dijesh për njohje problemesh që vijnë si rrjedhojë e studimit optik të ngjarjeve. Synimi i tyre është që të kenë një diapazon të gjerë si edhe përtej kufijve si në Diasporë e kudo. Mendoj se një akademi e tillë me përmasa intelektualësh, që bëjnë pjesë në fushat me tërësi jetike, pa dyshim është një thesar për kombin e këtu unë shoh sjelljen modeste të bashkëpunimit me cilindo që kërkon të kontribuojë. Cilësia e cilitdo në njohjen e së vërtetës është e hapur dhe bazohet në kuadrin e kontributit të tij. Kontributi i tyre në akademinë alternative shkencore sjell risi të reja në një proçes gjithëpërfshirës e jetik. Ajo do të jetë në praktikimin e njohjes së vlerave shoqërore shqiptare e përtej kufijve ku jetojnë e kontribuojnë shqiptarët. Me një përbërje të tillë e staf drejtues kopetent, kjo akademi e udhës së re, pa mëdyshje do të ketë vlera. Konceptet e zhvillim,it të akademisë alternative shkencore do të kalojnë në rrugë të rëndësishme historiko-shkencore. Parashikimet janë të mëdha, hapësinore, progresiste, duke aplikuar ndërgjegjësimin kombëtar në të gjitha trevat shqiptare, pra duke dalë përpara gjeneratave me përgjegjësi të lartë. Potenciali i kësaj akademie është gjithëpërfshirës edhe në diasporën shqiptare. Qëllimi kryesor i kësaj akademie të aktivizojë çdo intelektual të mirëfilltë për përsosmërinë e organizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të punës shkencore të vendit si produkt i secilit pa bindje politike. Njohja me figura të tjera akademiko shkencore në rang ndërkombëtar, bashkëpunimi i tyre inkuadrues në akademinë alternative shkencore të Shqipërisë, sjell një domethënie kultivuese të trashëgimisë shoqërore shqiptare në faqet e historisë s ëkombit tonë dhe gjithashtu burimet janë të shumta nëse ka përparësi të ndërgjegjësuar në të mirë të kombit. Unë mendoj se kemi elementë të pashtershëm të kompletuar, të njohur me tituj shkencor, master, mbrojtje gjuhësore e pse jo me botimet r tyre [për nga vetë profili që mbulojnë, e sot janë pedagogë akademikë, të rinj apo në moshë në mbrojtje të doktoratës, janë të domosdoshëm të thithen nga organizatat e akademisë alternative shkencore. Unë mendoj se akademia alternative shkencore do të jetë në gjendje të pikasë dukuritë negativë të disa pseudo audistëve, apo të vetëshpallur historian që me një botë të verbër të tyre të lindur nga vetëkënaqësia për t’u dukur si audistë apo të ngacmuar nga depresioni për t’u shpallur historian, u munduan të vlerësojnë origjinën e Skënderbeut apo veprën madhore të Ismail Qemalit e q ënë fund morën çvlerësime nga një opinion i tërë kombëtar. Është nevojë e ngutshme e njerëzve të ditur, të profesionalizuar që të ndikojnë në ngritjen e kësaj akademie e në mbështetje të saj. Kjo barrë fisnike e këtyre akademikëve që drejtojnë këtë vlerë, do të sjelli për brezin e ri sedrën njerëzore për të mësuar e thënë të vërtetën, për të mbrojtur përgjegjësinë ndaj historisë kombëtare. Akademia allternative e shkencave e sapokrijuar do të ketë si moto të punëstë bëjë shpërndarjen e mjergullës që kërkojnë të përhapin disa pseudo intelektualëpër qëllime aspak komode. Le ta lëmë pas, në harresë, gjuhën letrare të të kuqve që deri dje i thurën elozhe diktaturës, e sot të infektuar prej saj mundohen në forma të ndryshme të ngjallin çoroditjen. Të shpresojmë se kjo akademi alternative e porsakrijuar, do të ngjalli e të reflektojë në zemrat e çdo shqiptari kudo që ndodhet, shqiptarizmën, për të qenë më afër punimeve shkencorë të kësaj akademie. Mendoj se do të jetë prosduktive që në këshillin drejtues të kësaj akademie të afrohen përfaqësues të elitës si më të mirëfilltë e që gëzojnë grada shkencore nga gjithë rrethet e Shqipërisë e jo të mbetet brenda një rrethi.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

7 komente në “Lindi Akademia Alternative e Shkencave”

  1. z.KADIU, kjo Akademi Alternative e Shkencave do jete nje Fllucke-Sapuni per Shkencen shqiptare se do sfumohet shume shpejt si gjithcka tjeter ne kete vend ku Malokeria qe nga 1990/91 po ben Ligjin pa-Ligj, po vjedh gjithcka, ka pushtuar toka e prona kudo, po vret e dhunon cdo dite ngado, e Nderkombetaret ne Tirane+Bruksel+Washington merren me Koncesione+Privatizime+CACH in Dollar or Euro. Mjere Shqiperia qe edhe ne 2012 eshte perseri vend nen-Diktarure, kush nuk do ta kuptoje le te ike nga Shqiperia ne Afrike ku mbizotrojne rregjimet Diktatoriale, e te na lere ne qytetaret e vertete me gen qytetari te bejme Demokracine e ta fusim Shqiperine me dinjitet ne Europe. Me maloke ne Pushtet e Politike, por edhe ne Arsim e Shkence nuk shkohet ne Europe, por shkohet ne Kongo e Nigeri, etjera me radhe.

    1. feniks says:

      Per Dr.PhD.Faruk Kanina,Univ.Lormar SV.:
      Je vetem nje SHQIPTAR I REVOLTUAR,QE PERDHOS EDHE ATE TITULL.QE I KE VENE VETES SI PARASHTESE TE EMRIT!!!FJALORI YT ESHTE TEPER VULGAR,GJE QE TREGON SE ESHTE PA VLERE GJITHCKA KE KOMENTUAR ME SIPER!!!URREJTJA,QE KE NDAJ REGJIMIT KRIMINAL TE SALI BERISHES ESHTE PLOTESISHT I JUSTIFIKUASR,SE AI NE KETO 21 VJET E KA DEGRADUAR SHQIPERINE NE NJE VEND KU BEHET GFJUETI SHTRIGASH,KU SHQIPTARET JANE PERCARE AQ SHUME ME NJERI TJETRIN SA TA HANE TE GJALLE!!!E GJITHA KJO ESHTE PUNA AGJENTURORE E SERBIT BERISHA!!!POR AKADEMIA ALTERNATIVE,QE QENKA KRIJUAR,NUK DUHET PRITUR ME KEMBET E PARA,PAVARESISHT SE JETOJMER NEN PUSHTIM “MALOKESH” SERBO MEDHENJ!!!SHKRIMI I MESIPERM,QE PREZANTON KETE AKADEMI EDHE MUA M’U DUK I VAKET,JO DINJITOZ,PA TE DHENA DHE EMRA KONKRETE,PA PROGRAME DHE OBJEKTIVA AFAT SHKURTER,AFAT MESEM E AFAT GJATE!!!ESHTE THJESHT NJE “LETER NENES NGA DJALI USHTAR,SE KA NGELUR PA LEKE”!!!

  2. timo says:

    Nuk dua të paragjykoj Akademinë Alternative por, duke menduar që artikullshkruesi është një prej pjestarëve, e para, shkrimi më duket shumë ordiner për të prezantuar një akademi dhe, e dyta, vetëm një detaj më bën të dyshj shumë për nivelin e pjestarëve të saj. Në shqip nuk thuhet: Kontributi i tyre në akademinë alternative sjell RISI TË REJA… Kur përdoret fjala RISI është pa kuptim përdorimi i TË REJA. Është një detaj i thjeshtë por që tregon mungesë të madhe kulture gjuhësore. Megjthatë, përshëndetje e punë të mbarë.

  3. alban says:

    Une mendoj se boll te percare jane shqiptaret. Mos e percani te pakten shkencen shqiptare! Fare mire mund te kontribuohet edhe pa nje akademi alternative, per shkencen shqiptare. Mos ndiqni objektiva personale perpara objektivave kombetare o te mjere.

    1. sorge says:

      Kush eshte kjo shkence,qe po u percaka,o alban dereziu???A di gje ti,se cfare ka bere ajo “AKADEMI BERISHIANE SHKENCASH KETO 21 VJET???NJE VRIME NE UJE!!!CFARE BERI KJO AKADEMIJA JOTE,KUR BERISHA I FALI DETIN GREQISE???PO KUR BERISHA I SHPERNDAU AKADEMIKET NEPER GJOJA UNIVERSITEWTE,KU U KA HUMBUR NAMI DHE NISHANI???CFARE KA BERE KJO AKADEMI SHTETERORE,KUR BERISHA FALLCIFIKON ZGJEDHJET,STATISTIKAT,SHPERDORON BUXHETIN E SHGTETIT PER NDERTIME PROPAGANDISTIKE,VETEM PER TE PERFITUAR MILIONA NGA TENDERAT???CFARE KA BERE KJO AQKADEMI KUR BERISHA PERMBYTI SHKODRANET 4 HERE NGA UJRAST E LIQENEVE TE HIDROCENTRALEVE???CFARE KA BERE KJO AKADEMI KUR BERISHA KA 21 VJET,QE NUK NJEH DITEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE NE 29 NENTOR,POR NE 28 NENTOR???PO FESTEN E REPUBLIKES 11 JANAR,PSE NUK E MBRON KJO AKADEMI POLOTOIKE ???PO DREJTESINE E SHPASRTALLUAR SHQIPTRE ,PSE NUK E ANALIZON KJO AKADEMI??Aha,do thoni ju,AKADEMIA MERRET ME SHKENCE!!!!Haaaaaaa!!!LESH,LESH!!!

  4. aliu says:

    Po, Ish Akademia u shkaterrua dhe jo pa qellim. Nuk kam degjuar nga ata qe kane bere te ditur Akademine e re te jene shprehur kur e para shkaterrohej. Kjo nuk me jep shume shprese, por le te jem i gabuar, e deshiroj te jete e shkeputur 100% nga politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje