Dalja në horizontin politik shqiptar e dy partive të reja (ende të paregjistruara de juro, por de facto të shpallura) është pasuar me reagime jo të pakta në mjedisin politik-mediatik të Tiranës, madje edhe të Prishtinës. Viti i ri filloi me një sulm frontal të mazhorancës në Tiranë ndaj Aleancës Kuqezi, e cila, sipas një interviste të Kreshnik Spahiut nga Uashingtoni, dhënë Zërit të Amerikës, do të kthehet së shpejti në parti politike. Sulmi i mazhorancës vazhdoi më pas ndaj një partie tjetër, që pritet të krijohet nga Presidenti Topi (për konvencion, në vijim, po e quaj shkurt Partia “Topi”), sidomos pas deklarimit publik të deputetit Gazmend Oketa se do të largohet nga grupi parlamentar i PD-së dhe do t’i bashkohet Partisë “Topi”, kur ajo të shpallet zyrtarisht në fund të muajit mars. Dhe së fundi ka patur edhe sulme nga opozita ndaj dy partive të reja – më i spikaturi ndër ta ishte ai i Edi Ramës në editorialin e tij të fundit.
Sulmit të politikanëve ndaj Aleancës Kuqezi dhe Partisë “Topi” iu bashkuan edhe një sërë analistësh, të cilët fillimisht u munduan të analizojnë gjasat e pakta, sipas tyre, që kanë këto parti të reja për të dëmtuar mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme. Më pas, kur në qarqet mediatike filluan të qarkullojnë shifra sondazhesh konfidenciale, që tregonin se këto parti të reja mund të jenë të forta, disa opinionistë dhanë opinione se ato po krijohen nga njerëz oportunistë, të cilët duan të marrin një pjesë nga torta e pushtetit, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e një pjese të elektoratit ndaj dy partive të mëdha, sidomos ndaj PD-së.
Do të veçoj e do të merrem në këtë shkrim vetëm me njërin ndër këto opinione – atë të Fatos Lubonjës me titull “Ç’po ndodh në pokerin e politikës?”, botuar në gazetën Panorama, më 28 shkurt. Arsyeja pse po e veçoj këtë opinion është sepse, në mediat shqiptare, Lubonja ka qenë opinionisti më konsistent dhe më i thellë në trajtimin dhe ritrajtimin e temës së një alternative të re politike, përtej duopolit PD-PS.
I përmbledhur në tri-katër fjali, mesazhi i opinionit të sipërcituar të Lubonjës është si vijon: Dy partitë e reja mund t’i japin fund regjimit ala-Putin të Berishës, por do të na krijojnë një mazhorancë Rama-Topi-Spahiu etj., që do të ketë në bazë një poker politik mes këtyre aktorëve. Dhe kjo, sipas Lubonjës, është alternativa e “së keqes më të vogël”, e cila nuk është domosdoshmërisht alternativa më e mirë. Alternativa më e mirë, sipas tij, është “një aksion sa i brendshëm, aq edhe me ndihmën e aktorëve ndërkombëtarë, për të dobësuar lojtarët e tryezës së pokerit dhe për të forcuar ato institucione që duhet t’i detyrojnë më në fund ata apo zëvendësuesit e tyre, të ngrihen nga tryeza e pokerit dhe të shkojnë të punojnë në zyrat e shtetit të së drejtës”.
Alternativa e Lubonjës ka në themel dy presupozime, të cilat, edhe pse nuk janë gërmëzuar nga autori, janë trupëzuar në të. Së pari, alternative e Lubonjës presupozon se institucionet e shtetit të së drejtës i kemi dhe duhet punuar vetëm për t’i forcuar ato. Së dyti, presupozon se në Shqipëri ka një sistem demokratik të tillë, që do të mundësonte dobësimin e lojtarëve aktualë të tryezës së pokerit politik.
Në fakt, të dy këto presupozime nuk përputhen me realitetin shqiptar. Institucionet e shtetit janë larg të qenit institucione të shtetit të së drejtës dhe demokracia shqiptare nuk është funksionale. Dhe dy partitë e reja po e ndërtojnë aksionin e tyre politik duke adresuar pikërisht këto mangësi të shtetit tonë.
Së pari, të dyja partitë e reja kanë ngritur çështjen e së drejtës së pronës dhe të dëmshpërblimit për të burgosurit pa të drejtë nga ish-regjimi komunist. Këto dy çështje, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shtetin e së drejtës, janë përdorur si një top ping-pongu në lojën politike (të pokerit, po të përdorim metaforën e Lubonjës) të këtyre 21 viteve, por ende nuk kanë gjetur një zgjidhje të drejtë institucionale. Dhe pyetja është: A duhet t’u japim shansin partive të reja t’i adresojnë institucionalisht këto çështje (në qoftë se bëhen parti parlamentare), apo thjesht duhet t’i nënvlerësojmë për faktin se shumë parti paraardhëse nuk i kanë mbajtur premtimet për zgjidhjen e këtyre çështjeve?
Në lidhje me shtetin e së drejtës, Aleanca Kuqezi, e cila është më përpara në shpalosjen e ideve të aksionit të saj të pritshëm politik, ka hedhur edhe një propozim shumë të guximshëm: Zgjedhjen e gjykatësve drejtpërdrejt nga populli. Kreshnik Spahiu, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, iu përgjigj kështu pyetjes se çfarë ka bërë në lidhje me drejtësinë si nënkryetar i KLD-së: “Qenia në këtë post të lartë të sistemit të drejtësisë për një sërë vitesh më ka krijuar bindjen se pushteti gjyqësor në Shqipëri nuk mund të funksionojë për aq kohë sa buron dhe kontrollohet nga politika. Ne duhet të adoptojmë sistemin amerikan të zgjedhjes së gjykatësve drejtpërdrejt nga populli”. Kjo është një tezë që kërkon debat të thellë, por nuk mund të zhvlerësohet me një të rënë të lapsit si propozim i bërë thjesht në funksion të marrjes së votave në zgjedhjet e radhës.
Në bazë të shtetit të së drejtës qëndron një sistem gjyqësor që bën drejtësi pavarësisht nga humori apo interesat e politikës. Dhe pa një shtet të së drejtës nuk mund të ketë një demokraci funksionale. Kush do të përcaktojë se cili ka të drejtë në një konflikt të mundshëm për një garë elektorale? Po për korrupsionin e një ministri apo të një kryeministri (që mund të ndikojë ndjeshëm në garën elektorale), kush do të vendosë? Pra, pa reformuar sistemin e drejtësisë, nuk mund të shpresojmë ndonjëherë për dobësimin e tryezës aktuale të pokerit politik. Dhe çdo ofertë për reformimin e sistemit të drejtësisë duhet të mirëpritet e të debatohet, jo thjesht të nënvlerësohet.
Në lidhje me demokracinë, dy partitë e reja po sjellin oferta që kanë shansin ta gjallërojnë atë. Partia “Topi” (me gojën e Oketës), po deklaron se mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së janë të ngjashme me ato të Byrosë Politike të Enver Hoxhës. Dhe ajo po ofron një zë publik të ndryshëm nga i PD-së, ngaqë në këtë të fundit lejohet të dëgjohet vetëm zëri i njëshit. Në qoftë se zëri i Partisë “Topi” do të dëgjohet nga një numër i mjaftueshëm votuesish, demokracisë MUND t’i bëhet mirë, sepse sistemi demokratik është i presupozuar të krijojë hapësirë për të patur sa më shumë zëra në tryezën e pushtetit.
Ndërsa Aleanca Kuqezi ka bërë edhe një hap më parpara në drejtim të reformimit të garës demokratike. Kreshnik Spahiu, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, deklaroi se partia e udhëhequr prej tij nuk do të bashkëqeverisë me asnjë parti që ka në krye të saj të njëjtin njeri për më shumë se një dekadë, edhe sikur vendit t’i duhet të ribëjë zgjedhje tre herë brenda disa muajve. Dhe ky është një qëndrim i fortë, që mund ta shkundë goxha tryezën e pokerit politik shqiptar. Në qoftë se ky do të jetë një qendrim konsekuent i Aleancës Kuqezi, demokracisë shqiptare MUND t’i vihet në themel të saj ajo që duhet të jetë në themel të çdo demokracie – mundësia e rotacionit të udhëheqësve politikë.
Jo më kot e theksova fjalën MUND në dy paragrafët e mësipërm. Së pari, Aleanca Kuqezi dhe Partia “Topi”, përkundër parashikimit të sondazheve konfidencialë, mund të mos marrin aq vota në zgjedhjet e 2013-ës, sa të kushtëzojnë formimin e qeverisë. Së dyti, ato, edhe po të jenë në gjendje të kushtëzojnë formimin e qeverisë pas zgjedhjeve, mund t’i ndryshojnë qendrimet e tyre aktuale në lidhje me shtetin e së drejtës dhe demokracinë.
Pra, thënë shkurt, nuk mund të ketë siguri të plotë se Alenaca Kuqezi dhe Partia “Topi” do të jenë faktorë pozitivë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Por a duhet nënvlerësuar një e mirë e mundshme, siç bën Lubonja, për hir të një të mire abstrakte, e cila nuk duket fare në horizont?
respublica.al
Shqiperia vite qe ka hyre ne qorsokak per shume drejtime dhe me mjaft fakte,do te thote qe Partite e reja jane te vonuara ne krijimin e tyre sepse kjo gjendje eshte e pa durushme.
Asnje PARTI POLITIKE nuk mund te kete sukses,ne se nuk del si rrjedhoje e nje levizjeje te caktuar me karakter politik,ekonomik apo ideologjik!!!Asnje PARTI E RE nuk mund te kete sukses,ne se nuk SHPALOS,QE NE FILLIM QENDRIMET E SAJ NDAJ ZHVILLIMEVE 22 VJECARE POLITIKE TE AKTOREVE TE VJETER!!!Nuk mund te pretendosh se do besh NDRYSHIMIN,ne se nuk e SHPALL PROGRAMIN POLITIK,FORCAT MBESHTETESE DHE OBJEKTIVAT QE DO ARRIJE!!!Me KARTEN E NACIONALIZMIT NUK MUND TE FITOJE ASKUSH,SE NACIONALIZMI NUK ESHTE PRONE PRIVATE E ASKUJT,POR E TE GJITHEVE!!!Nuk behet dot krahasimi se “UNE JAM ME PATRIOT,APO FETAR SE TJETRI”!!!BOLL ME ME MBURRJET SE CFARE JE,POR SE CFARE DO BESH!!!Kemi degjuar se keto parti,do te ndreqin GABIMET e mepareshme ndaj ish te perndjekurve apo ish pronareve!!!Pretendime te tilla,POPULISTE,JANE PO AQ NEGATIVISTE SA EDHE ATO TE BERISHES!!!Partite politike nuk duhet te VAZHDOJNE ME ME LUFTEN KUNDER FANTAZMES SE KOMUNIZMIT,duke u permendur shqiptareve dite per dite HISTORITE E LIDERVE KOMUNISTE,sikur kjo gje do na mbushe TRYEZAT ME USHQIME!!!Ka plot POSHTERSI TE KETYRE 22 VJETEVE,QE DUHEN RREGULLUAR,ndersa KOMUNIZMI NUK MUND TE NA BEJE GJE,PER DERI SA NJEREZIT TE JETOJNE ME MIRE,TE JENE TE PUNESUAR,TE SIGURTE PER JETEN DHE TE ARDHMEN E TYRE!!!BOLL ME ME FANTAZMAT,SE ME ATO JANE FSHEHUR KRIMET E DEMOKRACISE BERISHIANE FASHISTE!!!
SHPRESOJ te ALEANCA KUQ E ZI sepse ka personazhe PATRIOT e ATDHEDASHES,ndersa te partia e TOPIT jo se nuk shpresoj por….. kur degjoj qe vazhdojne dhe do te jene ne komande te kesaj partie akoma disa ish pd qe urehen nga masa e gjere e popullit tone,atehere Bamir Topi duhet ti ler jashte partis keto plehra te pd.
nqs. keta ish pd nuk te pelqejne, e ke shume te thjeshte, nuk ke pse vihesh ne siklet. voto salen ose edvinin dhe mos u lodh fare te konsiderosh kreshnikun.
Duhet besuar,jo sepse nuk duam të vdesim shpresën si e vetmja mundësi që na ka mbetur për të komunikuar me një atdhe më të mirë,më dinjitoz,e që do të na e jepte të drejtën,në mos të ndihej kushdo i barabartë,së paku të ishim krenarë për këtë atdhe,që maratona sfilitëse e këtyre 100 viteve e ka rrëgjuar e mpakur sikur të ishte…”Stërgjyshi” jonë i disa brezave më parë….(poetikisht ..kjo…)…Duhet ti japim edhe një shans tjetër Besimit,tonë me/pa..themel,për një shtet ku qytetarët e çdo pëllëmbe të këtij vendi,të ndiheshin njëherë të vetme krenarë si Shqiptarë….zoti Zaloshnja!Këndvështrimi me dashamirësi në një kontekst të gjerë i disa gjërave që janë themelore për vendin dhe demokracinë,më së pari është detyrim moral dhe shoqëror i inteligjencës dhe botës së medias…Në përpjekje për kapur e ringritur nga buza e humnerës ku e vërvitën politikanët e derisotëm…Shqipërinë…!Urime dy partive të reja,i dhënçin dinjitet e vlera Shqiptarisë në këtë 100-vjetor të shtetit të Burrit të mençur…Ismail bej Vlora!
o zaloshnja ti me keta analiza asnje here se ke gjet…boll me teori tavolinash, zoteri politika eshte aksion i eger dhe jo filozofi kafenesh, se mbete edhe ti per nje rroge gazetari dhe nuk di c’shkruan
po mir mer aber, zaloshnja po e sugjeron nje alternative ketu (qe ndoshta nuk ka nonje shans te madh te jete e suskseshme) po ti cfare alternative sugjeron?
Te gjithe komentuesit, me sa duket te nisur nga fakti qe jane me Edvinken apo me Salën, reken te na mbushin mendjen se jane te kota tentativat per te krijuar forca te reja politike.Per kete fillojne e na shajne ata qe mendohet se do dalin ne skene me cdo lloj epiteti, kur çdo fjale e keqe apo qe shpreh gjykim negativ, nuk ka mbetur pa u perdorur per keta dy korifejt e PD dhe PS dhe per vete ato parti. Gjendja e sotme eshte rezultat i tyre.
Te gjithe dyshuesve :
A mund te na parashtroni identikitin e njerezve qe mund dhe lejohen te ngrefin nje parti,
se nga ajo qe lexojme, jeni kunder ketyre por vete nuk dilni nga istikami dhe po na lini ne dore te Sali Edvinit
Pse nuk e provoni dhe ju njehere me program e njerez?
Zaloshnja dhe shume si ti jeni pjese integrale e sistemit te gazetarise komuniste,qe me shkrime dhe sterhollime mundoheni me i marre mendsh dhe catrafilue shqiptaret!
Ti e din mire se statistika nuk mund te bahen kur ka nderhymje ne rezultat.Ti i ban keto gjoja studime per te mashtrue shqiptaret se ne nji rezultat apo eksperiment “ku futen duert” ,pra ku rezultati percaktohet nga jashte aty nuk mund te bajme studim!
Levizja Topi nuk asht gja tjeter vetem levizja e Berishes per t’i dhurue atij nji mandat te dyte nepermes mashtrimit te opozites,tue ia faturue opozites miratimin e kesaj zgjedhje.
Po te ishte levizje e vertete politike ,Topi do te mblidhte ato kater pese deputete qe ka dhe do rrezonte nji minut e ma pare kryeministrin ne parlament,kjo tue bashkepunue me opoziten dhe te shpetonte nji minut e ma pare shqiptaret prej kesaj mostre qi e ka emnin Sali e jo te priste perfundimin e mandatit te tij,shijimin deri ne fund te te mirave qe te jep karriga e pushtetit tue hanger “kadaif me kajmak dhe bakllava me sherbet ”
Perderi sa nuk e ban tregon se ai ka qellime tjera te fshehta dhe lidhje te nendheshme me Berishen.
U mesuen shqiptaret tash me kete politike orientalo-bizantine!
Ndersa Levizja kuq e zi asht nji levizje populiste e organizueme po prej Saliut me nji ftyrezi si Spahiu,i cili per 7 vjet ne krye te drejtesise shqiptare dijti me zgjedhe ne krye te saj ate model drejtesie qi na sot kemi.
Me levizjen gjoja kombtare ,ai asht tue fute ne te rijte shqiptare frymen e intolerances dhe anti europianizimit ,taman frymen qe Berisha shfaq ne politiken e tij antieuropiane,tue pertri ndjenja raciste te pa njohuna ne historine tone ,te cilat ngjasojne bash si rrymat ekstremiste naziste dikur apo ato talebaniste sot.
Aq asht i lidhun me fijet e fshehta me Saliun komunist sa qe edhe shkuemja ne Lezhe per rastin e pervjetorit te saj e tregon ate.
Saliu ne Lezhe shkoi jo per Beslidhjen e Lezhes ,se ai ka pase edhe raste e pervjetore ma jubilare per te shkue atje,por ai shkoi atje per te sfidue Mirditen dhe mirditoret ne lidhje me vrasjen e Aleks Nikes dhe se nepermes kesaj vizite ai i dha nji mesazh dhe pergjegje letrave te axhes se deshmorit Aleks.
Saliu shkoi ne Lezhe tue u dridhe i armatosun me lloj lloj jelekesh antiplumb dhe i shoqnuem prej Drejtorise se Dyte dhe qe tash thirret Garda.
Nuk mjaftuen keto por edhe i rrethuem prej mizerive qe ate dite mblodhi ne Lezhe Kreshniku i spahijeve.Turma qe spahiu i Berishes dergoi ne Lezhe ishte nje mburoje njerzore per te ruejte ate prej frikes se ndonji hakmarrje mirditore.
Kreshniku shkoi ne Lezhe mos me e lane Berishen vetem me rojet ne meting, te zbuluem perpara Lezhes dhe shqiptareve ,vetem e vetem me garden personale,por per t’i ba mburojen njerzore dhe rritjen artificiale te pjesmarresve ne metingun e tij.
Ky ishte misioni i spahijeve te rij qe e ka sot emnin Kreshnik!