Nuk do isha ulur të shkruaja këto rreshta po të mos ndjeja keqardhjen për shqiptarët. Në rrethanat kur Shqipëria është një vend i vogël, pothuajse pa infrastrukturë, me një kapital njerëzor që po i varfërohet çdo ditë, dhe me një shoqëri as të motivuar, as të frymëzuar për të ardhmen, më duket se nuk ka vend të flitet me bujë për sovranitet. Gati 1/2 shqiptareve janë pa pune dhe afërsisht 1/3 e popullsisë jeton e izoluar. Zoti kryeministër, sa herë shikoj dhe dëgjoj për lirinë e fjalës me kujtohet filozofi Theodor Adorno në një ese të shkruar në vitin 1949 ku shprehej se “Të shkruash një poemë pas Auschwitz-it është diçka barbare”. Atyre viteve bota po zbulonte, pak nga pak e dëshmi pas dëshmie, tmerrin e persekutimit të hebrenjve evropianë nga Nazizmi dhe eliminimin e tyre masiv në kampet hitleriane të shfarosjes. Ndonëse edhe sot e kësaj dite komentatorët nuk janë marrë vesh për çka dashur të thotë pikërisht Adorno me atë aforizëm, shumëkush mendon se kuptimi ka të bëjë disi me pamundësinë për të krijuar dhe shijuar art optimist pas katastrofës njerëzore të Luftës II Botërore.
Zoti kryeministër, nuk dua që të flasësh për ekonomi, nuk dua të flasësh për sistem drejtësie, nuk dua as të flasësh për takimet e tua me liderët e botës, por dua të shpëtosh shqiptarët nga kjo fakeqësi ka pllakosur vendlindjen time dhe tënden bashkë, nuk dua tu besh keq këtyre njerëzve dhe pse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, Shqipëria ime po vdes e sëmurë, duke vuajtur dëbimin, komplikimet e imunologjisë, efektet e tmerrshme dytësore të kurave që përpiqesh të injektosh ne vendin e shqiponjave qe shqiptaret e duan, organet e saj po shuhen një nga një, aftësitë e saj po e humbasin shkëlqimin që i karakterizonte, lëngjet dhe aromat e saj po grumbullohen në qeska plastike.
Në këto momente, para se ty të të bëjnë një injeksion për të të qetësuar sadopak dhimbjet e padurueshme që ke, a e ke kurajën të thuash se pendohesh? Për udhëtimet nëpër botë, për pallatet e mrekullueshme, për makinat 700 mije euro, për luksin e hoteleve me pesë yje dhe darkat madhështore të Shtetit… A e dëgjon dot popullin tënd, tani, që është në pikë të hallit?… Apo mendja jote nuk jeton më në atdheun tënd, je në tjetër botë, shumë larg, ndodhesh mes njerëzish që nuk i njeh…
Po, është e vërtetë se je në strehën tënde të ngrohtë, midis një bande kopukësh, të cilëve u ke dorëzuar vendin tim, çastet e tua të fundit dhe tragjike po i kalon midis rrufjanëve dhe gënjeshtarëve, midis lajkatarëve të oborrit tënd, të cilët të shfaqin “dashuri” vetëm sepse u ke dhënë para dhe pushtet. Ndërsa vendin tim e ke lënë në mëshirë të fatit.
Zoti kryeministër, kjo qeveri u mbyll ashtu siç dhe nisi. Në të dyja rastet ishte një rrufe në qiell të pastër. E lëvizur brenda këtyre dy ekstremeve identike, ajo zbuloi kotësinë e vet, paqëllimësinë, inkoherencën, duke përvijuar në historinë e shkurtër të politikës shqiptare dështimin më spektakolar të një lideri, i cili politikbërjen e mbështet në gjenerimin e konfliktualitetit dhe absurditetit. Kam përshtypjen se tani e ke kuptuar që je gabuar, sepse besove në një përrallë rrugësh, e pandehe veten revolucionar… të pavdekshëm, e bashkove veten me të vdekurit, me heronjtë e tu, me fantazmat e tua, të cilët besove se ishin gjallë, me Bolivarin, me Çenë, me Fidelin, me Marksin, të cilët nuk i njohe kurrë, por që i lexoje e i rekomandoje ata…
Ecja pas të vdekurve të çoi te magjia dhe magjistarët, u fute e rrëmove varret për t’iu blatuar një rrethi demonësh e shpirtrash të këqij që tani të shoqërojnë… A e ndien praninë e tyre aty ku je, i izoluar nga Perëndimi dhe BE? A e ndien se si vijnë të të vjedhin, të të grabitin edhe shpirtin, të vetmen gjë me vlerë që ke pasur në jetë, por që aq keq e fute në lojë me errësirën dhe të keqen? Epo tani, zoti kryeministër, dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fudullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.
Te lumte ILIRIAN BLLOSHMI!!!Sali Berisha eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE,po kete duhet ta kuptojne ne radhe te pare te gjithe ata,qe kujtuan se ai DO ISHTE NJERIU,QE DO SILLTE LUMTURINE KETIJ POPULLI!!!Kurre nuk kemi degjuar nje PRESIDENT APO NJE KRYEMINISTER,ne bote,qe te SHPREHET ME NJE FJALOR KAQ KRIMINAL NDA KUNDERSHTAREVE POLITIKE,sa Sali Berisha!!!Ka nxitur URREJTJEN NE POPULL,DUKE NA PERCARE AQ SHUME SA DO JETE VONE PER TA NDREQUR KETE GJEME TE MADHE!!!ASNJE PUSHTUES NUK NA KA PERCARE KAQ SHUME,POR KETE E ARRITI AGJENTI I UDB-se Sali Berisha!!!Te gjitha te zezat ,ky perbindesh nuk i ka bere vetem,por me ndihmen e MBESHTETESVE TE TJERE,QE E QUAJNE PER BAJRAKTAR,PER HERO!!!SHITI DETIN GREQISE DHE MBESHTETESIT E TIJ E MBROJNE!!!FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE ,POR KOSOVARET E MBAJNE PER IDHULL!!!KUSH NA I KA FUTUR TRUTE E GOMARIT NE SHQIPTAREVE???
Në ’75-ën Berisha më tha: “të varet në litar”
http://img28.imageshack.us/img28/1003/saliberishadhehysenshos.jpg
Te gjithe kemi mllefe qe duhet ti hedhim prapa shpines dhe te vazhdojme perpara,e them jo me kot kete sepse nqs i hedhim nje sy realiteteve te politikes sone te turpshme 20-vjecare te gjithe qejfmbeturit qe dolen nga dera e Berishes u kthyen aty per te lepire nje sahan me peshtymen e tyre dhe te Berishes bashke,Nuk merakosem per fatin e Berishes sepse nje popull medioker dhe injorant si ky i yne(dikush munt te me kundervihet me nota pseudopatriotizmi perse e gjykoj popullin)po po injorant dhe mjeran dhi e zgjebosur me bishtin lart qe nga Tropoja e tejskajshme e varfer trev ku u lind kanceri i shqiperise dhe deri ne konispol.
Vellezer mos mendoni se do te kemi mrekullira ngaqe shfryjme mbi ate qe e quaj gjithmone kancer (S.Berishen)sepse skepticizmi im arrin deri aty saqe jane te gjithe si ai nga po ajo shkolle qe para pak vitesh u rradhiten ne krahe te tij duke share dhe lehur si ai,
Vellezer une jam nga Tropoja dhe jam nga vetmit qe nuk vuaj nga simptoma e dashurise karshi Berishes por dhe se nuk behem dot as i majte dhe se nuk i besoj dot as Topit,
Pra eshte e thjeshte:populli shqipetare duhet te jete i pameshirshem karshi atij qe i han permtimet dhe e shkel me kembe gjate kater viteve ne pushtet,dua te them qe ne demokraci eshte e thjeshte voto per ate qe vihet ne sherbimin tend o popull injorant dhe i mjeran me hunden lart,,,,
Bravo,Ilirjan,Të lumtë mendja dhe dora,mik i nderuar…!E tregove veten si pinjoll i një familjeje fisnike shqiptare…!Nga ato që e mbajnë ndezur Oxhakun e lartë të pasurisë shpirtërore…!Ilirjan,ke shkruar nekrologjinë e këtij politikani që nuk u bë dot kurrë njeri,dhe as Burrë shteti…!të falënderoj për kurajon qytetare,në thënjen e së vërtetës që të gjithë e shohim në dritë të diellit ..por pak kanë guximin dhe vullnetin ta thonë për të tjerët atë….!
Nuk tingèllon njerèzore tè tèrheqèsh zvarrè njè tè vdekur. Jo se nuk e meriton njè gjest tè tillè por, pèrderisa e keni ende gjallè, pèrse duhet tè prisni vdekjen?! Hektori ra si hero nè fushèn e betejès dhe armiku i tijè bèri njè xhest tè ngjashèm me kètè qè predikoni Ju zoti Ilirian, qè i kushtoi shtrenjtè pèr krenarinè e tijè e aq mè tepèr pèr jetèn…. I gjalli me tè gjallin tè vdekurit nuk preken. Ndaj i nderuar mos e prisni tè vdesè. Nuk bie rrufeja nè hale’ thonè tè urtèt por, tèrmeti nuk pyet as pèr hale’ e as pèr ‘bedroom’
Shqiperia nje euro i thote te gjitha.
Dhe eshte ajo qe ju eshte servirur shqipatreve si arritje. I grabit dhe i ben te besojne se po nderton nje parajse mbi toke. Te vret dhe te ben te besosh se te ka shpetuar nga nje holokaust. Te mashtron duke t’u zgerdhire me cinizmin me te madh mu perpara fytyres duke te sperkatur me peshtymen dhe afshin e ndyre te gojes se tij te qelbur dhe te ben te besosh se je qiell te shtate kur nderkohe je ne endrren me te keqe qe ke perjetuar ndonjehere.
Fajtori me i madh ne kete mes eshte Populli me naivitetin e tij foshnjarak dhe me harresen e tij proverbiale.
Ilirjan, te lumte pena.
Populli jemi ne Viola ,ti ,une, ne te gjithe !
Z.Blloshmi,
Ju jeni ne gjendje te thyeni kete realitet se fakte ka plot,dhe jane te gjalle,jane miqte tuaj i dashur qe jetojne azileve te Belgjikes,jane ata qe kane bere burgje,por AZILET i fituan tani,kur Berisha erdhi ne pushtet,do nje emer,AGIM HAMITI-n,[email protected]
Por ajo qe me vjen cudi eshte se ky popull eshte shume i ngathet,dhe se kuptoj se PSE,cfare e pengon kete REALITET te thyhet kunder nje tradhetari,kur dhe Opozita eshte shume miope ?!
SHihni shprehjen e fytyres se tija,ai tani po flet per” bashkimin” por ne fakt aq urrejtje ka per shqipetaret sa qe as te shtiret nuk mundet,ajo ndjenje therret brenda tij e e detyron te cirret e te thote brockulla duke tundur gishtin tregues ne ajer ,O ZOT ckemi bere ta meritojme kete poshterim si popull?Ju kujtohet kur doli ne RAI ne TG1 ne nje konference shtypi ku vendosi te flase italisht?U be gazi i botes kuptohet por jo vetem per gramatiken e italishtes rregullat e te ciles i kish vendosur vete por edhe, e me kryesorja ,toni i tij luftarak,ngerdheshjet e tija ,gishti tregues i drejtuar oppozites me kercenime te ulta e ironi provinciale duke mos i lene rast asnje gazetari te beje nje pyetje .NJe shprehje e urte thote “toni ben muziken”e nje njeri qe e sheh te ngerdheshet e cirret e ngre gishtin me cakaritje sysh nuk do shume te ndjesh peshtiresi por ne rradhe te pare turp,turp gjer sa te ndjesh lekuren e trupit te te ndizet zjarr e te te duket sikur po jeton ne nje ender te keqe:this isn’t happening,e mundohesh te zgjohesh duke besuar se kur te hapesh syte gjerat do te kthehen ne normalitet e ne krye te SHqiperise do te shohesh nje mesoburre me nje pamje normale ,pse jo ,nje minimum inteligjence ne gjestet e fjalite e tija ,me dinjitet duke folur gjuhen tone e duke i dhene kohe perkthyesit te beje punen e tij, te buzeqeshe i permbajtur e ne fund te pershendese me perulje dinjitoze popullin qe e zgj…. por jo ,ti zgjohesh e ai perseri aty!!!!Djema ,nuk ka mundesi ,per dicka po denohemi ne menyre kaq te pameshireshme,pak dinjitet po kerkojme nga ai qe megjithese i vodhi votat ,nje here ,megjithese i vodhi dy here ,megjithese e dogji SHqiperine ,megjithese e hodhi ne ere e shkateroi,vrau deri ne mes te Bulevardit njeres me duar ne xhepa tani na perqesh e na ngre gishtin ,na tall e na kercenon…
MJAFT ME O BAJLOZ I SHTREMBER,MJAFT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dukeni qe jeni njeri me kulture z Blloshmi!
Po na beni te shpresojme qe ne kete vend ka ende njerez qe shohin pertej hundes se tyre dhe kane ende kurajo te sakrifikojne,fatkeqesisht(apo fatmiresisht) une juve do t’ju quaja nje te palodhur ne sakrifica.
Pergezime te perzemerta!
A ju pergjigj z Kadilli z Blloshmi?
Nese dikush di qe po, te lutem te na informoje, se une per vete jam shume kurioz te di pergjigjen e tij.
Edhe nje here zoti BLLOSHMI e tregoi veten se eshte me rrenje fisnik e admiroj te gjitheve duhet te na dhembin gjymtyret nga krimet e pushtetit te gjithe duhet te ngrihemi kunder se keqes,kriminelet pas hekurave,ka ardhur koha e njerezve te ndershem nese mund ta sherojne memedheun e rraskapitur der ne palce nga hajnat,poshte kriminelet!
Pergezime per kurajon.
shkrimi eshte nje realitet i gjalle i figures hipokrite te Sali Rames.
Ashtusi ti ,Husen Shoshori dhe shume e shume te tjere duhet te tegojne faktet qe shume kohe i keni ruajtur dhe populli te vendos.Te lumt PENA>
Ku ja keni gjetur dhe kete foton sikur do te kafshoje,por e keqja e shqiptareve eshte dhe nga servilet qe e rrethojne vetem per para nuk jetohet,sa te poshter te vjedhin dhe shpirtin e protestes ,por te vetvritej do doja dhe zvarre se gjalli nqs mundej populli.
te falenderoj per shkrimet e tua z.ilirian,eshe y dyti qe lexoj,,per mendimin tim je nga penat me te forta qe shkruajne ketu ne gazeten tema dhe kudo,me shkrimet e tua mund te shpetosh kte popull nga e keqja qe e ka zene…populli shqiptar kudo qe ndodhet ka shume nevoje per shkrimet e tua dhe per historite e verteta te familjes tuaj dhe te verteta te tjera qe ju dini…te lutem,shkruaj,shkruaj shkruaj se me shkrimet e tua i jepni nje ndihme shume te madhe popullit tend dhe athdhet tone….me shume respekt.
TE LUMTE PENA ZOTI BLLOSHM ! DEMASKIMI I BERE KUKNDER REGJIMIT DIKTATORIAL TE ENVER HOXHES,SOLLI NJE ERE TE RE,,EREN E DEMOKRACISE.POR HARRUAM QE EDHE NE KRYE TE KESAJ DEMOKRACIE TE RE DHE AQ TE DESHIRUAR NGA SHQIPTARET,I MORI FRENAT NJE DIKTATOR I RI KOMUNIST,PJELLE E ENVER HOXHES,BILE EDHE ME I KEQ, ME EMRIN SALI RAME BERISHA QE NUK KA AS EDHE NJE CILESI TE MIRE: AI ESHTE HIPOKRIT, ESHTE I PABESE,ESHTE MASHTRUES,DEMAGOG I NJE SHKALLE SIPERORE ABSOLUT,TE VRET NATEN E TE QAN DITEN,KA PERDORUR PER MBI 2O VJET TE PERNDJEKURIT POLITIKE DHE ISH PRONARET… ATE PO VAZHDON TE BEJE EDHE TANI.HIPOKRIZIA E TIJ NUK KA FUND.
Ju lumtë Ilirjan Blloshmi! Per te gjallet (siç), per ata qe ekzaltohen me cfare shkruani ju dhe ne nganjehere, perzgjodha:
“Tragjedia e vërtetë nuk është shtypja dhe mizoria nga njerëzit e këqinj, por heshtja ndaj të keqes nga njerëzit e mirë”
Martin Luther King
populli jon gjithmon ka shpresuar qe te bente nji jet normale pra populli ion i besoj sali mut berishes lirin po ky i mori te gjith lirin dhe shpresen popullit ky njeri duhet te shpallet armik i popullit qe nga 97 vetem premton mashtron vret dhe ne qe jemi populli i besojm keti aemiku pra jemi ne ata qe e zhgenjejm vet veten duhet tani te mos ja japim voten ketij kriminelijam i mendimit qe duhet nji klas politike qe te dij cesht demokracia qe te zbatoj ligjet te lejoj medjen e lir dhe jo sy ky krimineli sali ram berisha tani edhe vet e kupton ai tradhetari i popullit qe e ka qelbur dhe e din mir qe populli nuk e do o popull mos i besoni me ketij krimineli ketij tradhetari dhe ketij hajduti