Nga Bedri Blloshmi
Familja Blloshmi është një nga familjet e njohura të Librazhdit, persekutuar nga regjimi komunist. Dy ditë më parë, një djalë i kësaj familjeje botoi një letër në gazetën Tema, ku mes të tjerash i bënte thirrje një deputeti të PD-së, Fatbardh Kadilli të pyeste babin e vet nëse ka qenë në skuadrën e pushkatimit të një pjesëtari të familjes Blloshmi. Në redaksi ka ardhur një tjetër letër nga Bedri Blloshmi, i cili përveçse ka vuajtur vetë në burgjet e regjimit, dëshmon për gjithë të dënuarit dhe persekutuarit e fisit të tij.
Vrarë në luftën civile në fshatin Dunicë të rrethit Pogradec më 7 mars 1944- Masakra e Dunicës
1. Haki Hajdar Blloshmi
2. Shefqet Hajdar Blloshmi
3. Bajram Blloshmi
4. Skënder Blloshmi
5. Sabri Blloshmi
Tiranë, më 26 tetor 1944
-Azis Selman Blloshmi: Xhaxhai i poetit të pushkatuar, Vilson Blloshmi. Vritet barbarisht bashkë me 35 intelektualë të tjerë dhe trupat e tyre janë zhdukur.
Pas pushtimit të Shqipërisë nga komunistët më 1945-1990.
-Shahin Blloshmi.
Në vitin 1952 arrestohet Hasan Selman Blloshmi dhe dënohet me 20 vjet burg me akuzën takim, strehim diversantësh (me dajën e tij Bardho Lekën) të arratisur në Jugosllavi. Lirohet nga burgu i Burrelit më 19 korrik 1965.
-Sami Selman Blloshmi. Arrestohet në marsin e 1963 dhe dënohet 8 vjet me akuzën agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu i rrepsit në vitin 1969.
-Bedri Sami Blloshmi. Arrestohet më 1 prill 1976 dhe dënohet me 25 vjet burg me akuzën sabotim më 13 qershor 1977. Lirohet nga burgu I Burrelit më 29 mars 1991.
-Vilson Sami Blloshmi. Arrestohet më 5 gusht 1976 dhe dënohet me vdekje, pushkatim më 13 qershor 1977. Pushkatohet më 17 korrik 1977.
-Hasan Selman Blloshmi. Vdes në burgjet komuniste. Arrestohet më 27 korrik 1977 për herë të dytë. Dënohet me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Vdes në burgun e Spaçit më 7 korrik 1982.
Ja dhe emrat e familjarëve që u internuan më 27 korrik 1977.
Siç e kam shkruar edhe herë të tjera, gjyqi filloi më 6 qershor 1977 dhe vendimi u dha më 13 qershor 1977, me vendim nr. 10, dt 14.07.1977 është vendosur që të internohen në fshatin Polis – Gostimë të rrethit të Librazhdit. Ndërsa më dt. 17 korrik ditën e diel në mesin e natës janë marrë nga birucat ku rrinin lidhur kokë e këmbë për 35 ditë rresht Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Tri ditë para se të ekzekutohej Vilsoni merret vendimi për internimin e familjes. Në këtë vendim përmendet vetëm disa emra, jo të gjithë. Ja kush u internua më 14.07.1977.
1. Hasan Blloshmi (më 27 korrik arrestohet për së dyti dhe dënohet 10 vjet. Vdes në Spaçmë 7 korrik 1982.)
2. Fitret Blloshmi
3. Hysni Blloshmi
4. Hamdi Blloshmi
5. Sami Blloshmi
6. Nadire Blloshmi
7. Selman Blloshmi
8. Nazmi Blloshmi
9. Alida Blloshmi
10. Lirije Blloshmi
11. Diana Blloshmi, bashkëshortja dhe vajza e Vilsonit
12. Enrjeta Blloshmi
13. Bukurosh Blloshmi
14. Nadire Blloshmi
15. Mit’hat Blloshmi
16. Agim Blloshmi
17. Miranda Blloshmi
18. Esheref Blloshmi
Të lindur në internim
1. Sonila Bukurosh Blloshmi
2. Ilir Selman Blloshmi
3. Abërham Mit’hat Blloshmi
Nderime z. Bedri Blloshmi dhe Nderime fisit te nderu Blloshmi,
Jane keto familje qe e kan bo e do e bojne Shqipnin’ , e Jashart ne Kosove…
per inat te…Kellirave 70 vjecare!!
J’u lutem Mos reshtni se denoncuari krimet ( 50+ 20 ) vjecare o Shqiptare!!
Mos prisni Topet te hapin dosjet, folni e ja ku i hapem vete!
E ka lane amanetin At Zef Pllumi: ‘Rrnoni per me tregu’ !
Per kete duhen hapur dosjet jo si do Saliu, por si duhete qe te pakten mos ti zhgenjejme keta dhe mijra te tjere, qe u vrane dhe torturuar apo dhe internuar ne rregjimin komunist.
Te gjithe ata qe kane qene deshmitare direkt, apo kane spiunuar, i kane emrat neper dosjet e hetuesise dhe SHIK-ut, ish sigurimit te shtetit dhe sot jane neper arshiva, por edhe aty, ka shume dyshime, se Saliu, ska lene pa futur dore edhe atje ku ishte dhe e zeza e tij, si spiun dhe deshmitar i denimit te ketyre te vuajturve.
Nderime per familjen Blloshmi, nderim dhe respekt, per ata qe sot nuk jetojne me dhe perkrahje maksimale, per ata qe jetojne dhe i themi, qe te beheni te forte, mos prisni respekt dhe demshperblim nga ata qe ju denuan dhe ju shkaterruan jeten.
rrespekte famijes blloshmi,qe ju paska masakru regjimi.Ta cosh deri ne fund ket pune……Bo bo ca tragjedie,,,,,mallku qofshin, ato qe ju dhane kto denime cnjerzore familjes se JUAJ.Zoti dhe e drejta, ju nimofshin perhere ishalla
Nderime dhe respekt per kete familje te ndritur!
Denoncojini hapur me emra te gjith ata qe ju kane shkaktuar keto tragjedi!
Respekt per fisin e shkelqyer dhe patriot Blloshmi.
Respekte per fisin Tuaj.Kam punuar arsimtar ne Librazhd dhe kam njohur dikur ish kryetarin e shikut Agim Blloshmin,njeri me vlera njerzore,i drejte,i ndershem pa ndjenjen e hakmarrjes e as ate te megallomanise.
Respekte familjes blloshmi. si kto jane me qindra familjet e masakruara nga nje gjenocid i till barbar dhe i pabes nga komunistat e ndyre qe sot jan kthyer ne ”heronjte e demokracis” duke filluar nga sali komunistti i cili ka,ber krime dhe ka deshmur per vdekjen e njerzve,eedhe shum te tjere qe sot jan te gjithe ne pushtet duke luajttur me jeten e shqiptareve perseri. ata jan ose ke ps ose,ke pd. te gjith kriminelet e komunizmit jan perseri ne pushtet,ata jane fsheehur mbas shum fytyrrave duke, aktruar perseri me ket popull,,,,po shqipetaret keshtu e duan mir tju behet nuk ka me gjak shqiptari sot ne kte dit.
Ndersa po kerkoja te gjeja kontakt me nje ish shoqen time te shkolles se mesme gjate viteve 1978-82, Miranda Blloshmi, mu hap faqja ku pershkruhej gjith vuajtja e ketij fisi. Un arrita te njoh vetem shoqen time, Miranden, qe per fakt te shperndarjes se shqiptareve ne gjith boten, nuk kam rigjetur me kontakt me te. Ishte nje vajz, nje shoqe e mrekullushme. Dhe shpresoj se ajo do arrij te shohe keto pak rreshta te shkruare, per te marr mundimin te realizojm kete contakt, Shum respekt per familjen e madhe Blloshmi. Me resperkt…. NEXHMIJE KOçI.. lIBRAZHD
Nexhmije Koci shume faleminderit per fjalet e mira. Une jam motra e Mires dhe e bera foto komentin tend dhe ja dergova. Shume faleminderit dhe njehere.