Zoti Shpëtim Idrizi i bëri një dhuratë me vlerë Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, teksa i solli kandidaturën e një ish-sekretari organizate të PPSH-së për ta emëruar zëvendësministër për PDIU-në. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se zëvendësministri i ri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Abaz Hado, është një personalitet në kulturën shqiptare, ashtu si dhe znj. Zana Turku.
Çami nga Shijaku (tani me banim në Tiranë), z. Abaz Hado ka përfunduar studimet në ish-Institutin e Lartë të Arteve për grafikë dhe kritik arti. Ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, madje vepra të tij në minigrafikë janë pjesë koleksionesh galerish të huaja. Ka përvojë menaxhimi si ish-drejtor socialist i Nanos në galerinë kombëtare të arteve, ku u dallua për ide të reja. Aktualisht për dy vjet ka drejtuar një emision, i vetmi i këtij lloji në mediat elektronike shqiptare, për ankande veprash të artit pamor. Dhe bash për këto anë pozitive z. Hado është plotësisht i përshtatshëm për postin që iu dha.
Por ka një koincidencë ironike në këtë emërim. Zotëria i sotëm Hado ka qenë shoku Abaz. Madje, një komunist i devotshëm i soc-realizmit shqiptar: sekretar i organizatës së PPSH-së në shkollën e mesme artistike “Mujo Ulqinaku” (sot: “Jan Kukuzeli”) dhe anëtar i plenumit të komitetit të PPSH-së së rrethit të Durrësit, një nga të paktët intelektualë të sferës krijuese. Bash një njeri për së mbari që i nevojitet një ish-komunisti, sekretar organizate bazë të PPSH-së, si ish-shoku, tani zoti Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Teksa shoku-zotëri Berisha kërkon me të drejtë “mea-culpa”-n e PS-së për trashëgimin e PPSH-së, ku ishte vetë anëtar, thërret në qeverinë e tij një sivëlla komunist, si shokun-zotëri Abaz Hado. Ky i fundit, me një stoicizëm për t’u pasur zili, në vitet e PD-së së parë në pushtet, i ka bërë karshillëk PD-së në Shijakun e viteve 1992-1996 si përfaqësues i PS-së në këshillin bashkiak kur deputet i tij ishte i ndjeri Azem Hajdari! Por në atë kohë shoku-zotëri Abaz Hado flirtonte dhe me partinë e Teodor Laços. Gjithsesi, me shumë vonesë, në vitin 2003, Kryeministri i asaj kohe, shoku-zotëri Fatos Nano, e emëroi drejtor të Galerisë Kombëtare të Arteve. Por, shoku-zotëria Sali Berisha, me të riardhur në pushtet, e shkarkoi sivëllain e tij ideologjik. Tani e ngre në detyrë. Abaz Hado është përfaqësues i PDIU-së së Shpëtim Idrizit, që me votat e PS-së u bë deputet.
Ne gjuhen e bukur e te embel shqipe, keta tipa quhen lakej…
Tan kamunistet ka marre ne pushtet Doktori. E turp e faqezez per ate e ata pseudo-te djathte qi e votojne.
Nuk e njoh nga afer z. Hado, por nga televizioni qe e kam pare eshte vertete nje njeri per tu admiruar. Edhe artikullshkruesi ka te njejten mendim. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti qe atij i cilesohet fakti qe ka qene sekretar partie i nje shkolle para 25 vjetesh. Kuptohet nuk ka qene pjese e nomeklatures, as ndonje i privilegjuar. Me pak fjale nuk mund te quhet dele e zeze (e kuqe).
Por cfare do te thone njerezit pa komplekse per:
1. Sali Berishen
2. Ridvan Boden
3. Genc Pollon
4. Genc Rulin
5. Ilir Rusmajlin
6. Petrit Vasilin
7. Nasip Nacon
8. Bujar Nishanin
etj etj.
Po ato qe do vine kur e majta te marre pushtetin..
1. Edi Rama
2. Hamit Beqja
3. Hamit Shamku
4. Sulejman Bushati
5. Myslym Peza
6. Myftar Tare
7. Ylli Hila
8. Arben Ahmetaj
9. Fatmir Xhafa
etj etj
Atehere si do te duket Abazi..
Besoj do ju duket me i pranueshmi. Atehere do te merreni se eshte cam. Une nuk jam cam, por sinqerisht i cmoj per inteligjencen, tolerancen dhe dashurine per punen. Rralle kam degjuar per ndonje cam fukara dhe jo inteligjent dhe qe nuk e do Shqiperine.
Keta quhen lakej, ne gjuhen e embel e te bukur shqipe…
kameleone
Berisha ka reflektuar nuk ishikon me syze partiake njerezit e devotshem ose idi ndonje gje ky qerata Abas,ose ju mbaruan te tijte dhe ne fund demi perpjestohet ,merre me leng se mishi u mbarua ….
Ju camet keni edhe te tjere ne qeverri por edhe ne kryesine e PDs, keni Bujar Nishanin ( mehmetin) pamvaresishte se ai apo me mire babai i tije e nderroi mbiemrin por tradhetoi edhe camerine duke u bere sekretari nga me agresivet i PPSH…per mos te folur per nenen e tije mesuese qe ishte aq e eger ne mbrojtjen e punes se partise por qe te vriste per figuren e Enver Hoxhes…….ku kolegeve u shpetonte shurra nga frika por edhe burrat i tridhte kur ata benin ndonje shaka te kripur…….a sa per zanatin…e njihte dhe e zbatonte aq mire me kreret e partise sa qe ka tre djem por qe ngjajne si mund te ngjaje lopa, kali, dhe gjeli me njeri tjetrin……Berisha eshte mbrojtesi me i madh i mbetjeve komuste dhe te sigurimi……
Mire e tha komentuesi me siper: “Saliu po mbledh mbeturinat e komunizmit”.
Shkurt muhabeti, zgjedh njerezit si vetja e vet. Shume faj nuk ka. Ata qe kishin dinjitet, e njohen mire dhe ja mbathen nga ai, nga syte kembet, siç iken mileti nga laneti.
Tani i mbeten funderinat. Po kerkon dhe funderina te tjera per te shternguar radhet.
Une kam qene nxenes i prof A Hados !
Eshte e vertete qe ai ka qene sekretar partie ne shkollen tone Por,
Ai njeri si ka rene ne qafe as kujtit perkundrazi ka qene nje njeri me ide perparimtare dhe me nxenesit (ata te se mesmes )ishte perhere liberal dhe perhapes i ideve te reja perendimore
Pra mos i ngaterronio gjerat te nderuar gazetare
Ai ka qene nje nder pionieret e artit figurativ modern
Ate art qe PPSH e quante dekadent dhe revizionist
Mos harroni te nderuar gazetare qe te gjitha ndryshimet politike ne vitet 1989 _1990 e kishin zanafillen nga shkollat artistike dhe mbi te gjitha nga Instituti Larte i Arteve
Dhe une jam krenar qe jam student i atij brezi , kur zhvilloheshin reçesionet e famshme me protagonist E Rama , dhe per tu futur ne institut kalonim me leter njoftim nga rojet e sigurimit te shtetit
Pa na i thuaj njëherë ato idera perëndimore që përhapte në atë kohë shoku Abaz(në rast se të kujtohen,se mua nuk më vjen në mend ndonjë nga këto që thua ti,ALTIN)
hahahahaha…dmth u mblodhen komunistet te krijojne partine…Per hajer u qofte…Le te rine demokratet te kullosin syte.
Mos komentoni sipas oreksit tuaj Abazi eshte nje djale nga familje e varfer me nje baba murator e nenen qe ka punuar gjithe kohen ne NB Sukth, ai si gjithe te tjeret studijoi fale ndihmes se piktorit A.Faja qe e ka mbajtur afer ariti te behet nje piktor mesues e per karier si te gjithe te tjeret eshte bere komunist por kure ska bere gje te keqe se nuk e kane lene ujqerit e mirefillte komunist qofshin te gjithe komunistet si ABazi,une e kame njohur nga afer e kame respekt per te sidomos gjyshja e tije ka qene shume e fisme. Abazi dine ti dalloje gjerat nga profesionalist ne politike te rendomte suksese ne pune per artin shqipetare.
Artikulli me duket pak kontradiktor, meqe duhet shkruar dicka……. edhe i afte ne profesionin e tij edhe nuk ben per postin…se nuk do artikullshkruesi…..Po cfare duhet te ishte Zv/Ministri i Kultures, karrocier ?
Paska ndonje inat personal mesa duket…