Po shpërthejnë përsëri fishekzjarrët dhe duartrokitjet, po ngrihen tribunat dhe propagandat, po kërcasin daullet e po hidhen valltarët me fustanella a qeleshe. Kinse për të festuar datën e lavdishme të pavarësisë së kombit. Por klasa e sotme në pushtet ushqen një gjakim të fshehtë. Kërkon që vitin jubilar të arritjes më të madhe të kombit, atë të krijimin e shtetit të parë shqiptar, ta përdorë për të trukuar pikërisht veprën e duarve të saj, dështimin e shtetit. Ka 100 vjet që, pavarësisht sistemve, përsëritet i njëjti ritual. Ka 100 vjet që pikërisht gjeneratat e qeveritarëve dhe politikanëve, mobilizojnë festime demagogjike dhe populisto-nacionaliste pikërisht për të maskuar me “patriotizëm” krimin më të madh që i kanë bërë këtij kombi, rrënimin, grabitjen dhe sfilitjen e pafund të shtetit të tij të parë. Kështu ka ndodhur në kohën e monarkisë, kështu në kohën e diktaturës komuniste, kështu po ndodh edhe në kohën e “demokracisë”. E njëjta demagogji politikanësh plangprishës të etur për të kepërdorur edhe datën jubilare të kombit në funksion të një pushteti që ka çuar në vrasjen e shtetit. E njëjta tendencë për të maskuar sharlatanizmin dhe korruptimin rrënues për shtetin, me dashurinë “patriotike” për Skënderbeun, Ismail Qemalin apo Is Boletinin.
I bëjnë thirrje shqiptarëve të festojnë. Por çfarë ka për të festuar përveç atij akti patriotik që shkëputi Shqipërinë nga një perandori e kalbur që e kish skllavëruar për 500 vjet? Mos vallë duhet të festojmë si arritje vitet e mbrapshta të kaosit që pasuan ngjarjen e valëvitjes së flamurit Kuq e zi? Apo mos duhet të festojmë si arritje nja 15 vjet monarki të prapambetur. E meriton vallë të cilësohen si arritje shtetërore dhe të festohen 45 vjetët e diktaturës komuniste? Apo mos duhet konsideruar e tillë periudha post-komuniste e pseudo-demokracisë që e ka kthyer në një agoni pa mbarim premtimin për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa?
Lavdia e shpalljes së pavarësisë kombëtare nuk mund të shërbejë më për të maskuar kryeveprën e tradhtisë kombëtare të qeveritarëve e politikanëve të sotëm, rrënimin e shtetit. Për shembull, Sali Berisha, nuk mund të maskohet me Skënderbeun sikundër bëri Enver Hoxha. Sepse ndryshe nga këta dy politikanë që kanë dominuar jetën e politikës shqiptare në 70 vitet e fundit, Gjergj Kastrioti bëri të mirën më të mundshme për kombin e vet. Ai i mobilizoi shqiptarët në luftë për të fituar lirinë nga turqit osmanë dhe kur ajo u arrit, ju blatoi lirinë atyre. Refuzoi të vetëquhej lirisjellës, Mesia, çlirimtar. Lirinë nuk ja u solla unë por e gjeta mes jush – i tha ai shqiptarëve. Më shumë se 5 shekuj nga ajo kohë, liria nuk gjendet mes shqiptarësh. Sepse liria është e mundur vetëm në një shtet me drejtësi, në një shtet që është produkt i kontratës së qytetarëve që nuk e gjejnë shpëtimin duke u vënë në shërbim të qeverisë por që e vënë qeverinë në shërbim të tyre, në një shtet ku qeveria nuk është zot i qytetarit por qytetari zot i qeverisë. Shqiptarët nuk kanë mundur ta ngrenë dot një shtet të tillë. Edhe në sajë të qeveritarëve si Enver Hoxha apo Sali Berisha që të mbështetur nga elita zvarranike, nuk kanë ndihmuar për të emancipuar shqiptarët po kanë shfrytëzuar injorancën, fanatizmin, varfërinë, dëshpërimin por edhe entuziazmin e turmave për qëllime pushteti. Këta liderë, ndryshe nga Skënderbeu, nxituan të lartësojnë kultet e tyre të mykura duke u vetëshpallur sjellës të lirisë apo demokracisë ndërsa shtypnin lirinë dhe demokracinë. Kur Enver Hoxha hyri në Tiranë në 1944 qeveria që ai kryesonte mbante emrin Qeveria Demokratike. Akti i parë i kësaj qeverie ishte burgosja e opozitës. Gjysmë shekulli më vonë qeveria që kryesonte Sali Berisha u quajt Demokratike. Por edhe kjo nuk u përmbajt dot pa burgosur liderin e opozitës Fatos Nano. Inercia diktatoriale vazhdonte.
Skënderbeu është kryeheroi i lirisë kombëtare. Ismail Qemali, me aktin e tij flamurngritës, bëri që kombi të rifitojë lirinë e humbur. Por vepra e tyre është e lidhur kryesisht me lirinë nga pushtuesi i huaj. Pas kësaj niste një detyre edhe më e vështirë, si t’i bëje shqiptarët të lirë nga vetvetja, si të ndërtoje një shtet me liri ku shqiptari të mos mund ta shtypte lirinë e shqiptarit, ku njeriu të mos bëhej vegël e njeriut, i dobëti viktimë e dhunës së më të forit, një shtet të së drejtës, një shtet qytetarësh dhe jo skllevërish të nënshtruar të strukur nga frika e qeverive dhe e pushteteve. Mjerisht vepra kombëtare e Skënderbeut e Qemalit dhe e shumë patriotëve të tjerë, qëndron sot si një sfond i ndritur që nxjerr më në basoreliev veprën e palavdishme të 100 vjetëve nga dita e pavarësisë e këtej. Një vepër makabre shtypjeje, persekutimi dhe manipulimi të shqiptarëve nga pushtete dhe politikanë që nuk kanë pasur në zemër dedikimin për lirinë e bashkatdhetarëve por epsh për sundimin e tyre. Ndaj kanë punuar që në zemrat e shqiptarëve të mos mbijë psikologjia evropiane e lirisë por ajo orientale e nënshtrimit ndaj pushtetit dhe qeverive. Nënshtrimi, konfirmimi me pushtetin dhe frika nga ai, thuajse janë genëzuar në psikologjinë e shqiptarëve aq thellë, sa shtypja e djeshme vazhdon t’i shërbejë shtypjes së sotme. Psikologjia e skllavit të partisë dhe liderit me të cilën “janë brumosur” jo pak shqiptarë nën diktaturën komuniste, shfaqet si konformizëm me liderin dhe partinë, si fanatizëm i verbër edhe në “demokraci”. Enver Hoxha e vrau lirinë me pushkë, burg, propagandë. Sali Berisha po e vret me “demokraci” dhe me autokratizëm, me vjedhje votash dhe me kapjen e gjykatave. Pa harruar as propagandën. Le të thonë ç’të duan sahanlëpirësit e pushtetit të sotëm por faktet janë kokëforta. Mbi 20 vjet nga rënia e komunizmit, shqiptarët nuk kanë ende liri dhe demokraci në kuptimin e vërtetë të fjalës. Që do të thotë të mos ketë shtet në kuptimin e vërtetë, modern në fjalës. Treguesi më i qartë i mungesës së lirisë është mungesa e drejtësisë. Ku nuk ka drejtësi nuk mund të ketë liri. Por ka edhe tregues të tjerë. Eshtë dështimi tashmë kronik në marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Sepse Europa nuk pranon dot një shtet pa liri. Prandaj Shqipëria vazhdon të jetë shteti më i varfër i Europës. Sepse nuk përfiton dot nga avantazhet që ofron liria. Prandaj vazhdon të jetë një shtet me konflikte të ashpra politike për votën e lirë ku qeveria vjell zjarr vdekjeprurës mbi protestuesit. Sepse mungesa e drejtësisë nuk mund të mos kompromentojë edhe demokracinë. Dhe pikërisht ai që është në krye të kësaj piramide antiliri dhe antishtet, rreket të krahasohet me Skënderbeun duke deklaruar me gojën e lakejve të tij propagandistë: demokracinë ja u solla unë!
Per mendimin tim personazhi me negativ i ketij 100vjetori mbetet sali ram berisha.Ky perbindshem do te mbahet mend ne histori si ANTISHQIPETARI DHE SHKATERUESI dhe mbi te gjitha PERCARESI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR NE SHEKUJ.Kjo eshte e dukeshme dhe e vertet.
Ju qomunistet ja keni nxi surratin Doktorit ne foto? I keni permend prap Gerdecin e 21 Janarin Fazllicin apo zgjedhjet e lira? Po nigjoni kur ti fusi nja nga ato leksionet me duret aror dhe veprimtarite komplotisto-pucista, qe na e bo zemren mal na e bo.
Po cfare pret nga nje tradhetar i kombit, nga nje bin laden i Ballkanit!
http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/
Do tju bajme nje koncert te shkelqyer. Ma te mire se koncertet e Gaddafit:
http://imageshack.us/photo/my-images/210/saliberishashakira.jpg/
Z. Stefani, jam shume dakort per te gjitha ato qe thua me lart,sepse i ke shtjelluar ashtu sic eshte e verteta,por vec ne nje gje gabon rende dhe e con ujin ne mullirin e djallit te politikes shqiptare.Dhe kjo eshte kur Ju shpreheni se Saliu burgosi Nanon,opoziten shqiptare.
Kjo eshte rrena dhe mashtrimi me i madh qe i ben shqiptareve sepse
-Berisha dhe Nano jane bijte e betuar te nenes parti,PPSH
-Ato kurr skane qene dhe s`jane ne opozite,por ne opozite,sepse i sherbejne nenes se tyre parti duke vazhduar po te njejten politike kriminale, bile edhe me keq.
-Ti vete thua ne fillim se politika shqiptare eshte njelloj dhe pastaj na e quan Nanon dhe PS padrejtesisht opoziten shqiptare,pra kundershton vetveten.
Dhe ajo qe eshte me e rendesishmja dhe e pafalshme eshte se, MOHON OPOZITEN E VERTETE SHQIPTARE,e cila u luftua qysh ne oret e saj te para,bile njelloj si ne kohen e diktatures dhe ma eger,duke i vrare dhe perndjek jo vetem ne Shqiperi por edhe jasht shtetit.
O Turi. Por sdi te lexosh o Turi. Stefani nuk po mburr as Nanon. Ai po permend nje fakt. Nano ishte kryetari i opozites kur Berisha e futi ne burg. Fakti sillet per te treguar antiopozitarizmin e berishes qe e ben te ngjashem me Enverin qe gjithashtu e burgosi opoziten. Lexohe mire pastaj nxirr konkluzione.
Zoti turi Leshi:
Me qe nuk e pranon zotrote se PS-ja eshte opozite,na e thuaj te lutem kush eshte opozite(sipas rradakes tende mjerane?)Ne se e ke fjalen per BALLISTET DHE ZOGISTET,na fal,por ato nuk jane parti,pastaj opozite!!!Haaaaa!!!!Balli dhe Zogolli,si dje ne LUFTE edhe sot ne demokracine kapitaliste te dy keto SHPORTA ME KARAVIDHE i kane sherbyer ARMIQVE TE SHQIPERISE ME Sali Berishen ne krye!!Na thuaj,qofte edhe nje fakt,per ekzistencen e tyre keto 22 vjet,pervec retorikes fashiste kunder KOMUNIZMIT!!!Lesh pa zene dielli kane qene!!!ASKUSH NUK U BESON E NUK I DO KETA LAMASHE TE TE DJATHTES!!!Mbani Berisahen per kryetar se as per te drejtuar nje parti nuk keni njeri!!!
Z Stefani, jeni nje nga pendat me patrijote te shqiperise. Me kujtohet gjithe keto vite keni luftuar kundra pushtetareve, gjithmone ne mbrojtje te popullit qe fatkeqesisht shume shqiptare ju katallogonin ”me opoziten”. Ju keni qene po ”Ai” kunder qeverise Nanos po ashtu dhe te Berishes. Ju jeni nga te paret intelektuale qe e keni kritikuar qendrimin e tij si shkaterrues te vlerave. Ata shqiptare qe ju kritikonin si ”patalogji kronike” kunder sali Berishes, sot do ju kuptojne qe jeni largpames.
Lavdi intelektualeve shqiptare qe kane mbrojtur popullin me shkrimet e tyre, fundja kjo eshte lufta juaj dhe ju do fitoni.
Ps. Fjalet jane ”arma” qe shpirti perdor, ato jane te lehta por ngrejne pesha titaneske, ngrejne popuj te tere drejt lirise, historia e ka provuar. Fjalet e verteta jane si ”fara e grurit” qe bujqit e mbjellin dhe koha sot ka ardhur ku e verteta eshte ”pjekur”.
Andrea stefanit, Fraza juaj e meposhtme eshte komplet nje lajthitje e qellimshme. Ti nuk mendon vertet ato qe thua ne fraze. Pse e them? Sepse nje njeri me inteligjencen tuaj kurre nuk mund te fshihet pas disa pasazhever si psh. Enveri fshihej pas Skenderbeut. Ca flete ti dhe klasa jote e gazetareve? Behu guximtar dhe thuaj te verteten mbi 45 vite pune dhe perpjekje per zhvillim, rezultate ne te gjitha fushat e jetes, behu guximtar te thuash te verteten mbi Enver Hoxhen apo ti dhe gjithe kalemxhinjte kane frike nga Perandoria Otomane, Austro hungareze dhe ajo Amerikane. Eshte turp qe njerzit me nje inteligjence te larte te zhyten ne fraza te tilla bajate. Mjafton nje luge helm per te helmuar komplet qypin me mjalte.
“Lavdia e shpalljes së pavarësisë kombëtare nuk mund të shërbejë më për të maskuar kryeveprën e tradhtisë kombëtare të qeveritarëve e politikanëve të sotëm, rrënimin e shtetit. Për shembull, Sali Berisha, nuk mund të maskohet me Skënderbeun sikundër bëri Enver Hoxha. Sepse ndryshe nga këta dy politikanë që kanë dominuar jetën e politikës shqiptare në 70 vitet e fundit, Gjergj Kastrioti bëri të mirën më të mundshme për kombin e vet. Ai i mobilizoi shqiptarët në luftë për të fituar lirinë nga turqit osmanë dhe kur ajo u arrit, ju blatoi lirinë atyre. Refuzoi të vetëquhej lirisjellës.”
Enveri i mobilizoi shqiptaret per te ndertuar jeten e tyre me krahet e vete dhe ta mbrojne lirine e vete, ndryshe do te ishte puna po te mbetej ne doren e zagollianeve, berishianeve, toptaneve dhe krimineleve te sotem. Po ja pra 20 vite jete o Stefani ca ka bere shqiperia? Fole or burre mos u beni te gjithe trima me ca pak fjale dhe sa me shume shani Berishen aq me shume shani edhe Enverin se keni frike se mos ndokush u quan enverist apo komunist. Booooooollllll, boll se kemi 20 vite qe shohim se smbeti askush nga politikanet dhe gazetaret pa hedhur gure, balte dhe peshtyma mbi Shqiperine e 45 viteve. E keni mallkuar ate gjysem shekulli prandaj fjala nuk u ka zene vend, cdo gjeje i beni analiza te hollesishme me te mira, me te keqia, me nuanca te te gjitha ngjyrave. Kur vjen puna per 45 vitet jo qe nuk flsni bardhe dhe zi, por vetem mut nxirrni dhe e hidhni, sikur ne ate kohe kishit bere lufte poshte krevateve duke folur me vehte. Turp!
Adriatik, realiteti shqiptar ju jep te drejte ne mendimin tuaj. Arsyeja eshte politika e ketyre 22- viteve te ”demokracise Saliste” shkaterruese te shtetit shqiptar. Ky eshte rezultati dhe ne kete kendveshtrim ju jep te drejte juve po ashtu nje pjese te madhe te shqiptareve. Une mendoj qe po te ndodhte ndryshe mbas 1990, nje shtet demokratik ndertues sic ndodhi ne disa shtete te lindjes ku mund te investohej ne menyre inteligjente ne disa segmente strategjike per ekonomine shqiptare rezultati duhet te ishte ndryshe. Ne kete kendveshtrim regjimi Enver Hoxhes kishte te mira por dhe te keqija dhe besoj qe Z Stefani shprehet ne kete kendveshtrim. Mbyllja e kufijve, lufta e klasave, persekutimi ndaj mendimit ”ndryshe” eliminimi i besimeve fetare ishin kutia e pandores qe Enver Hoxha i mbante mbyllur me dhune, ne vend qe ti trajtonte ne menyre pozitive dhe bashkuese. Keto probleme te patrajtuara me pare dolen keto 20 vjet dhe percane popullin shqiptar. Une mendoj qe regjimi Enver hoxhes do te mbetet ne historine e popullit shqiptar si vetmi shtet qe themeloi shqiperine por nuk mundi te krijonte njeriun e vetedijshem, flas per shumicen dermuese te popullit. Historia na tregon se ”forca krijon te pavullnetshem, qellimi i mir eshte ai qe krijon te vetedijshem dhe patrijote.
Jam plotesisht me mendimin tuaj, zoteri. Kurre nuk mund te kete gjera ne bote qe te jene o 100% te keqia o 100% te mira. Pa hyre ne filozofime (mua me pelqejne shume filozofia, jo tautologjia dhe sofistika e demagogjia), une kam pare me syte e mij, por edhe te gjithe shqitaret e dine se per gati 50 vite te historise shqiptare eshte folur vetem si nje e keqe 100%. Ketu shoh hipokirzine me te tmerrshme qe ka perfshire ndonjehere inteligjencen e ndonje populli ne histori. Pikerisht kjo hipokrizi eshte baza mbi te cilen fitojne sherbetoret e serbomedhenjve dhe monarkofashisteve (Artemijve dhe Sebastianeve). Faleminderit!
O vetem te MOHOJME, por edhe te POHOJME ! Ndjek regullisht shkrimet Tuaja A.Stefani.Me shqetesimet e vini gishtin ne PLAGE te shoqerise shqiptare. Ne menyre te permbledhur keni pershkruar gjeneratat e qeveritareve dhe politikaneve ne keto 100 vjet. Mendoj se nuk duhet te barazohen koha e Monarkise, e diktatures komuniste dhe se fundi ajo e “Demokracise”. Fill pas Shpalljes se Pavaresise, Shqiperia i u nenshtrua Luftes se Pare Boterore, nga ku ajo doli e copezuar si komb, pa arritur te realizohej i tille. Periudha e Monarkise, me disa qeveri “kukulla” qe vendosen “Shtetin Ligjor”,jo vetem e drobiten kete popull te varfer e analfabet,por edhe “falen” pjese te ketij vendi, “dhurate” nga Monarku i vetshpallur me 1928. Nuk mjaftoi me kaq. Emblema e Shtetit Shqiptar perfundoi ne Itali,duke shpallur si pjese te saj. Koncensione ne shfrytezimin e pasurive mbi e nentokesore i morren kompani SITA, SIMSA etj. Luksi prallor i Oborit Mbreteror dhe varferia e tejskajshme e popullit coi ne pushtimin fashist me 7 Prill 1939. Monarku me pasardhesin e porsalindur,VODHI Thesarin e Shtetit dhe me familjen e obortaret e vet u Arratis drejt Greqise! Populli shqiptar, i tradhetuar, i carmatosur nuk i rezistoi pushtimit Fashist. Nga gjiri i ketij populli lindi,u forcua nje force politike,qe organizoi LANC. Me kapitullimin qeverise fashiste, erdhi pushtimi me i eger Nazist. Rezistenca e popullit shqiptar nuk u shua, por u rrit edhe me tej. Gjate kesaj kohe asistuan Misione Angleze dhe Amerikane. Ata pane dhe konkluduan se dy forca te tjera, qe u shfaqen brenda ketij vendi, te mbeshtetura edhe nga jashte nga Zogu e Kupi,u bene Aleat me pushtuesit Fashist e tjetra me pushtuesit Nazist. Keto jane te argumentuara nga analiste anglez e amerikane. Afer clirimit te vendit keto forca i a mbathen:”U mbush gjemia me federale,O burra trima kush mund te dale…” 29 Nentori 1944 Shqiperia u Clirua! (Nje vit para Jugosllavise). Ne Konferencen e Paqes ne Paris, Shqiperia u rendit krahas Tre Aleateve Fitues te Luftes se Dyte Boterore. Me pas u antaresua dhe ne OKB ! POHIMIN deri ketu nuk duhet t’a MOHOJME. Rindertimi i ketij vendi te mjeruar nga Monarkia e te shkaterruar nga lufta nuk ishte i lehte. Se pari,SOVRANITETI i fituar me gjak duhej mbrojtur prej fqinjeve per rreth! “Aleati” Tito, nga fundi dhe pas lufte,me synimin per t’a bere Shqiperine Republike te 7-te, ofroi te sjelle divizione te ushtrise Jugosllave, te na mbronte nga fqinjet Jugor e Perendimor {?!} Titos i u “Vu kufiri tek THANA” qysh me 1948. Provokacinet e Gushtit 1949 nga Greqia u perballuan me sukses! Qeveria Demokratike, qe Ju e quani “Diktatura Komuniste” i doli per Zot Kufijve Tokesor e Detar me Ushtrine Popullore te organizuar gjate luftes me 10 Korrik 1943. Nuk duhet MOHUAR lufta heroike ndaj grupeve diversioniste, te hedhur nga Toka,Deti e Ajri deri ne vitin 1953,per te permbysur “Diktaturen Komuniste”. Me ndryshimin e kushteve ne B.S. i u vu “Kufiri te Thana” edhe Hrushovit. Ju rikujtoj Bazen Detare te PASHALIMANIT! “Do t’a kerkojme VLOREN Admiral, do te bredhim si cifuti ne shkretetire…” Nuk MOHOET Rimekembja e ekonomise pas Clirimit:-Me punen,djersen e pjeses me te madhe te ketij populli. Te POHOJME: Arritjet ne Arsim,Shendetesi, Bujqesi,Blegtori,Pyllezim,Industri e Lehte e Ushqimore,Transport, Industri Mekanike,Industri e Rende Mekanike e Minerale etj. Shqiperia prodhonte, eksportonte dhe importonte,megjithe bllokadat e here pas hereshme. Por ne te gjitha keto edhe sabotohej! Arritje e Madhe ishte ELEKTRIFIKIMI i gjithe Vendit ne Tetor 1970, duke pasur nje Baze Energjetike me Hidro e Termo centarle. Eksportohej energji elektrike nga Vau i Dejes ne Mal te zi dhe Bistrica-2 ne Greqi. Te POHOET edhe nje armate e tere kuadrosh,te pergatitur me kujdes,Falas, brenda e Jashte vendit. Shume nga keta morren edhe Tituj e Grada Shkencore:Dr.Prof. etj.me te cilat ‘kapardisen’ edhe sot! Por Kameleonizmi, Nihilizmi jane prezent. Koha e “Demokracise” 22 vjecare i SHKATERROI te gjitha Arritjet modeste te “Diktatures Komuniste”. Kerkoj falje se u zgjata me kete koment. Dikush ka thene:”Po shkruaj gjate se nuk kam kohe te shkruaj shkurt”. Falenderoj Gazeten TEMA qe na jep mundesine te shprehim mendimet tona !
DY Emigracione te fuqishme jane shenuar ne Historin e Shqiperise:-Pas Vdekjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, -I dyti, 15 vjet pas Vdekjes se Enver Hoxhes, ne fillim vitet ’90 e ne vazhdim, me ardhjen e “Demokracise Berishiane”! Me kete te dytin, u shperndan neper bote “si zogjt e korbit”, Rinia por edhe “Truri i Kombit”. P.S. Te Dy keta Heronj Linden dhe Vdiqen ne SHQIPERI! Historia tregoi se c’u be me C’varrimin e TYRE !!!
SALIU ME VRASES SE ENVERI.
Nuk e kuptoj dot kete perpjekje per te vene shenjen e barazis mes diktatures se Hoxhes dhe diktatures se dallkaukut te sotem , Berishes .Enver Hoxha , [ theksojeni si te doni , me ju jam edhe une ] me dhune , me mashtrime , me te mire , me plumbe me premtime e vuri te pakten krahet e punes dhe mendjet e ketij populli te ndertonin dicka brenda ketij vendi [ dhe u bene jo pak krahasuar me cfar kishim ]. C’far te thuash , si munde te veshe shenjen = me 22 vitet e ” demokracise” kur gjysma e shqipetareve , ne shumicen e tyre moshat me produktive , jane rrugve te botes dhe pjesa me e madhe shprehet hepur se nuk kane ndermend te kthehen ne nje te ardhme te afert .
Ne vitet e Hoxhes u krijua nje kaste e privilegjuar qe me te drejte urrehej dhe perflitej nga njerzit e thjesht , por shprehjen me te lart te kesaj kaste nga ana e pasurise e kishe deri tek ” blloku ” ose ndonje pasuri personale te padukshme , qe ne funde te fundit edhe kur “rane nga fiku ” ishte shteterore dhe i ngeli shtetit . E si munde te veshe shenjen e = me keta politikanet e sotem qe jo vetem ne 10 vjet jane bere miliardera , me depozita jashte shtetit , me nga 4-5 shtepia, me makina super te shtrenjta , me firma dhe ndermarrje privete me te cilat mburren e i deklarojne pa kokcarje [ pasuri te cilat me asgje ne bote nuk munde te justifikohen me te ardhurat zyrtare te tyre ] , por jane kujdesur qe edhe po tu kerkosh llogari neser te te thone – ” jane te ligjeshme dhe eshte prone private “. Prandaj per mua kjo perpjekje per te te vene ne te njejten balanc periudhe e Hoxhes me te Sales nuk eshte e sakte , nuk eshte e drejte dhe deri diku mbane edhe ere … hileje .
Varësisht nga të metat, mungesat, gabimet, fajet, 45 vjeçari komunist,sipas meje, është më i realizuari për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Nuk e meriton as Zogu as Berisha krahasimin me Hoxhën. Nga ana tjetër,mendoj se, krahasimi me Skënderbeun është fare i pa përshtatshëm. Skënderbeu nuk qeverisi një shtet. Ai ishte një “gjeneral”i pathyeshëm,i famshëm në mbrojtje të trojeve. Ai në mënyrë gjeniale,me sgjuarësi diti të bashkojë principatat dhe të frymëzojë princët shqipëtarë në luftë kundër armikut të përbashkët. Ai nuk ariti të krijonte shtetin shqipëtar dhe ta qeveriste atë. Prandaj, për mendimin tim, krahasimi është shumë i çalë. Po, mund të bëhet një krahasim, midis angazhimit të Skënderbeut në mbrojtje të trojeve stërgjyshore me angazhimin e Hoxhës në luftën anti fashiste Nç. Skënderbeu është heroi ynë kombëtar i cili me sakrifica dhe mundime të mëdha, të tija dhe të popullit të vet, mbrojti për 25 vjet resht trojet stërgjyshore nga invazioni Otoman. Qeverisja ishte e decentralizuar. çdo princ qeveriste principatën e vet. Pra nuk bëhet fjalë për qeverisjen nga ana e tij të një shteti të centralizuar.