Skandali “Mein Kampf”!

10 Mars 2012, 18:30Blog TEMA

Nga Beqë Cufaj

Botimi në gjuhën shqipe i librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf” (“Lufta ime”) është një absurditet i llojit të vet, i cili nxori në pah shumë mangësi e ligështi që logjistikën ligjore bashkë me atë të të drejtave të autorit në Shqipëri dhe me këtë edhe në Kosovë e vise tjera në gjuhën shqipe… e përshkojnë qe dekada e dekada të tëra me radhë.

Po qe se e vërejmë vetëm mënyrën sesi kolanat e kulturës në mediat e printuara në gjuhën shqipe e përcollën këtë skandal, njeriu mund të nxjerrë konkluzionin më tepër se dëshpërues që nuk ka një vijë të qartë, një linjë dalluese, mes asaj që quhet “liri e shprehjes dhe shtypit” dhe hapje rruge për nxitje të racizmit dhe antisemitizmit-cenime këto esenciale të të drejtave të njeriut;. për t’i kapur këto dy elemente duhet të ndalemi veç e veç tek to.

Mënyra sesi mediat, gazetarët dhe redaktorët e tyre provuan dhe provojnë ta hedhin këtë botim skandaloz në ujërat e një “debati” nëse “duhet” apo s’duhet të kemi “Mein Kampf”-in në tregun e librit në shqip, është naive.

Nuk ka debat për këtë libër. Sepse “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit është një prej shkresave më të urryera dhe për të folur me Winston Churchillin, në mesazhin e tij është “me barrën” e katastrofës e cila njerëzimit i kushtoi me miliona e miliona jetëra të hebrenjve, vdektarëve të tjerë dhe fare në fund edhe vetë gjermanëve.

Në anën tjetër, është e kuptueshme që mediat duan ushqimin e tyre-për të nxjerrë zëra intelektualësh, shkrimtarësh dhe botuesish tjerë të cilët shprehen rreth këtij “botimi”… dhe është më tepër se për keqardhje kur dëgjohen thirrje të tipit “jam për” dhe “nuk ka asgjë të keqe” në qarkullimin e këtij traktati monstruoz.

Por, sidomos mënyra sesi “botuesi” i librit (për përkthyesin nuk dimë gjë!) u propagandua me deklarata e intervista, thirrje për “mirëkuptim” e çka jo tjetër, është më shumë sesa skandaloze.

Nuk ka mirëkuptim për këtë libër dhe autorin e tij. Aq më pak për “logjikën” sesi ai është shtypur. Një situatë absurde, të cilës njeriu nuk mund t’i përgjigjet as me tekste as ftesa për gjyqe e bile as me deklarata zyrtarësh të ministrive përkatëse- në Tiranë a Prishtinë.

Për t’i dhënë rrugë apo gjetur shteg krejt këtij teatri bizar, nuk mbetet gjë tjetër pos që pjesëtarëve të Shoqatës Shqipëri- Izrael t’u jepet këshilla që ta sigurojnë një ekzemplar të këtij “libri” në gjuhën shqipe dhe që atë ekzemplar ta postojnë tek Qeveria- konkretisht Ministria e Financave e Landit të Bavarisë. Për të tjerat ata më nuk do të duhej të brengosen aspak.

Sepse të drejtat e “Mein Kampf”-it janë tek ky land (deri në vitin 2016) dhe do të duhej t’i siguronim të gjithë – ama sidomos intelektualët e botuesit shqiptarë që janë “për” qarkullimin e këtij libri që shteti gjerman dhe sidomos landi bavarez kanë aq shumë mundësi e rrugë legale që përmes rrugëve legale, politike e gjyqyësore, jo vetëm ta heqin nga qarkullimi këtë libër, por edhe të merren me të gjitha detajet tjera rreth këtij botimi.

Tekefundit, këtë gjë Munihu, landi bavarez e ka bërë edhe me vende e shtete, botues piratë e rrethe neonaziste edhe në Indi, Turqi, Francë e Britani të Madhe…

Sepse është më tepër se dëshpëruese sesi struktura shtetërore e institucionale përgjegjëse për kulturën po (vetë)kënaqen me kërcënime që nuk e kanë as jetëgjatësinë e shkronjave të shtypura në faqe mediumesh.

Fakti që tashmë lajmi ka marrë dhenë dhe libri është në qarkullim, do të duhej ndoshta më së miri të shpjegohej, megjithatë, me qëndrimin e disa botuesve nga Kosova, të cilët në mënyrë të qartë e theksuan atë që edhe qëndron: përgjegjësinë për botimin në fjalë do dhe duhet ta bartë vetë botuesi, por edhe përkthyesi i atij teksti.

Por, kjo do të jetë vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e këtij skandali- dalëngadalë por sigurt do të vijë në pah javët dhe muajt në vijim. Për dhe në këtë mos dyshoni. Me këso gjërash thjesht nuk luhet dhe para së gjithash nuk koketohet.

11 komente në “Skandali “Mein Kampf”!”

  1. Qerimi says:

    O autor i shkrimit. Pse mer qenka sakrilegj me e lexu? Pse thua qe nuk luhet me keto gjera? Te kane vene izraelitet si perfaqesues te tyre qe te besh kercenime? Po pse mor bir, kujton se do filloje vrasja cifuteve prape po lexuam ne kete liber? Po mos i qaj hallin cifuteve se jane aq te fuqishem tani sa jo vetem qe si shfaros me njeri, por te shfarosin ata dhe si thote njeri gjysem llafi. Keshtuqe mos bej derr derr shume. Vizat me Izraelin jane heq. Ik futi i xhiro andej shplodhu nga deti vdek.

    1. Shamizezat says:

      Ku eshte ndryshimi midis Hitlerit dhe Sales?!!!

      http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/

    2. Lomi pri Baldushku says:

      Urt Qerimo, urt, mere shtru se havazi i ksaj konge vje mrapa.

  2. raimondi says:

    Une kam lexuar pjese pjese te ketij libri te Hitlerit dhe aty tregohet xhelozia qe ka Hitleri ndaj poopullit cifut si populli zgjedhur i Zotit —-Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse Hitleri vrau cifutet , pervec arsyeve te tjera qe cifutet kishin aftesine te benin para –Ishin te zote ne biznes, dhe qe kishin edhe nje natyre te keqe ne maredheniet e biznesit me te tjeret

    Porse Hitleri pretendonte se gjermanet ishin kombi i zgjedhur i zotit dhe jo cifutet –Kjo xhelozi ishte stumbullari kryesor qe Hitleri vendosi ti zhdukte cifutet …

    –Dhe pastaj ai kerkonte te ndertonte rendin e ri boteror i cili do udhehiqej nga kombi gjerman , por si fryemzim do kishte kulturen helene

    –Dmth sipas Hitlerit do ishte nje rend me kulture helen , por me popullsine gjermane si zot te planetit , ndersa gjithe kombet e tjera do ishin skllever te gjermaneve

    –Libri eshte nje ligesi totale ,Dhe aty Hitleri genjen edhe kur flet per Kullen e Babelit e thote qe gjermanet nuk hariten te venin ne ndertimin e kulles se Babelit se nuk i lajmeruan , se po te kishin vajt gjermanet ne ndertimin e Kulles se Babelit ata do ishin zgjedhur nga zoti si kombi i zjgedhur i tij

    –Ishte fetar Hitleri — dhe gjithmone njerezit qe jane shume fetar , jane
    te rresikshem per shoqerine , sepse dihet qe feja gdhend ne zemrat e besimtareve
    Nenshtrimin, dhe ne Mendjet e tyre Mungesen e Tolerances-

    –Ajo pregatit diktatore dhe Skllever…..

    Une mendoj se me mire te mos i jepet fare rendesi ketij libri edhe nese botohet.Te mos flitet fare per ate liber

    Ai eshte libri i kryekriminelit nazist dhe duhet injoruar

    -Injorimi , duke mos folur fare per ate liber, eshte arma me e mire sot ne kete bote moderne….

    1. Mbase Hitleri pati xhelozi qe cifutet ishin popull i “zgjedhur” i Zotit, por kete nuk e kishte thene Zoti. E verteta eshte se cifutet qene populli i pare qe perqafoi fene monotesite dhe ishin te paret qe komunikuan me Zotin. Madje edhe Krishti ishte nje cifut, por ai u tha se kishte ardhur ne Toke per gjithe njerezimin e jo vetem per cifutet. Mbase ketu ka filluar per here te pare idea e internacionalizmit. Ai i keshilloi dishepujt e tij qe te shperndaheshin ne te kater anet e Botes dhe perhapnin mesazhin e Perendise : “Adhurojeni njeriun, vepren time, dhe duajeni njeri tjetrin !”. Per kete cifutet e kryqezuan Krishtin dhe Hitleri “kryqezoi” jo vetem cifutet por miljona te tjere midis te cileve edhe qindra mije gjermane.
      Ju faleminderit !

  3. vzeko gjirokastriti says:

    O Cufaj tim i dashur,te mesosh te verteten ik pyete gjermanet qe kane
    ngelur gjalle si ushtare apo oficere te Hitlerit,pse i vrate keta
    Cifute,pse u hap kjo lufte,te gjithe te cmendur kishit qene ju thuaj.
    Te mesoshe te verteten per shqiperine dhe Enverin ,pse vrau kaqe shqiptare,lutju zotit te te japi nje ender te te tregoje ,c qe kjo
    loje,se nuk ta tregon kush aty ne shqiperi.Qe te mesoshe te verteten
    pse Stalini i vrau te gjithe Cifutet qe kishin permbisur Carin me
    Leninin ne krye vetem PUTINI ta thote arsyen e madhe per vrasjen e
    ketyre cifuteve.Po qe se do te mesoshe pse Anglezet nje anije me 10 000
    mije Cifute te mbritur ne brigjet e Aglise nuk i pranoje te zbrisnin
    per te shpetuar nga Gjermanet,lidhu me Blerin te te tregoje te verteten
    e kesaj historije.Cufja tim i dashur e ke mare me vrape si xullufija e
    labit kur kercen,Leri shqiptaret te mesojne sa me shume,dhe Cifutet te
    mbrohen vete ne te mesojme e te mbrojme veten tone,mos na vene ne loje.
    Pershendetje nga Vilsoni Nju Jork

  4. ore Beqe me fal qe po ta them po ti qenke fare mor zoteri!!!kush je ti ore te diktosh ketu se c’duhet lexuar e c’nuk duhet lexuar??ti kerkon te censurosh 1 liber qe esht perkthyer ne te gjith gjuhet e botes,,!!
    sipas teje botimet ne anglisht qenkan piratesko/neonaziste?
    un e kam blere qe para 10 vjetesh dhe me eshte dukur interesant,
    eshte 1 liber auto-biografik ku A.Hitler nga burgu i Landsberg,pershkruan leten politike ne Lande-ve te ndryshme te Gjermanise,mardhenjet ekonomiko-politike ndermjet France,Austri,England,Itali etj,dhe ku Hitler shpreh ndjenjat e tije lidhur me kaosin politik qe vijoi qe nga WW1 edhe deshira e tije apo Strategjia qe ai do te ndjeke per ti rikthyer Respektin apo Prestigjin e Humbur mbas WW1 Gjermanise si edhe popujve Gjermanike..duke formuar partin Nacional-Socialiste…kendveshtrimi ndaj racave te ndryshme,superioriteti gjerman etj etj,periudha qe ai jetoi ne Viene,peiudha e Revolucionit te Munich,,nje analize te detajuar “holle”te races chifute..
    me vjen keq ta them,por ne Mein Kampf shume detaje jane te verteta dhe reale,pamvaresisht sesi degjeneroi ne fund,
    eshte 1 liber qe ka jo pak gjera interesante,te cilat duhen lexuar dhe pastaj gjykuar,,
    lerini njerezit te jene vete ne gjendje ta vleresojne si te kene qef.

  5. Xhema nga Tirana says:

    Ç’do veprim për të ndaluar një fenomen sjell kundraveprimin e Shoqërisë njerëzore për ta njohur atë fenomen.
    Kështu ka ndodhur P.Sh. Në Angli; me rastin e ndalimit të pirjes së duhanit në Shek. XVIII-të. si pasojë u difishua importi (pa doganë) i duhanit në atë vënd.
    Libri “Mein Kampf” me tirazhin e përkthyer në Shqip do të ishte akoma nëpër vitrinat e Librarive në se nuk do kishte kundërshtime të tipit Beqë Cufaj. Në Drekë të Dt. 07.03.2012 të gjitha kopjet e shpërndara në libraritë e Kryeqytetit ishin shitur plotësisht.
    Z. Beqë Cufaj, unë mendoj që çdo gjë e kaluar nuk duhet “çuar në zjarrin e turrës së druve”. Shumë vënde të zhvilluara e kanë të lejuar botimin e këtij libri. Mos harro : Nazizmi, nuk e quajti Shqipërinë vënd të pushtuar por vënd në kalim. Në kohën e Nazizmit doli ideja që Shqiptarët janë rracë Ariane.
    XHEMA !

  6. besim says:

    XHEMA KENI TE DREJTE PSE EDHE NE MOS TA KUPTOIM TE VERTETEN SE SI KA NDODHE NGJARJETE ENAZIZMITE TE HITLERITE KSHTU DUHET LUFTUARE PER ATDHE E PER VATAN SI HITLERI PASI QE GJERMANIA ISHTE E TRADHTUARE DHE ZHGENJYERE ME VENDET SI FRANCA ETJE DHE KTE HITLERI JAV KTHEJ DHE MIRE JAV KA BAA KSHTU LUFTOHET PER VENDIN KY ESHTE LEGJEND DHE I PA VDEKSHEM. DUHET TE BOTOHET

  7. Ismet mala says:

    Une se kam Lexuar kte liber por mezi pres ta lexoj,ai njeri I madh qe e ka shkruar ate liber,i cili quhet lartmadheria e tij adolf hitler,I ka njohur Mir bastardad qe ju kam pire gjakun e shum popujve me qindra vite,dhe ate rrac qe kryqezun mesazhjerin e perendis nuk ka ber mekat me cfarosjen ne mas te tyre,por vetem nje amanet nga perendia e derguar amanetin ne vend kshu qe te botohet, dhe duhet te lutemi te gjith ne,ju ata qe kemi gjak njeriu dhe jo gjak vampiresh sic jan izraelitet qe perendia ta dergoj dhe nje te till shkrimtar qe ta beje kte bot qe te botohet meine kampf 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje