Edi Ramën e fton për vizitë SHBA, Saliun e fton për vizitë Shabani i ALUIZNI-t!

10 Mars 2012, 18:58Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Janë dy lajme zyrtare, njeri lajm që del prej selisë së PS dhe tjetri që del prej selisë së qeverisë shqiptare. Të dy këto lajme kanë lidhje me axhendat e vizitave që do të bëjnë javën tjetër dy figurat kryesore politike të Shqipërisë: kreu i PS Edi Rama dhe kreu i qeverisë Sali Berisha. Këto vizita takimesh pune, dëshmojnë qartë se kreu i opozitës Edi Rama po fiton “kredite” preferenciale në mjediset shoqërore, politike e shtetërore të Perëndimit. Ndërsa “vizita” që do bëjë kreu i qeverisë Sali Berisha, tregon se kryeministrit i kanë “rënë pendët”. Po citojmë këto dy lajme zyrtare:

LAJMI I PARE: Sipas burimeve zyrtare nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe sipas konfirmimit publik nga selia e PS, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në datat nga 16-20 mars 2012 është ftuar të realizojë një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zyrtarisht do të takohet dhe me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

LAJMI I DYTË: Sipas burimit nga zyra e marrëdhënieve me publikun të qeverisë shqiptare, në datën 16 mars 2012, kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha është i ftuar për një vizitë zyrtare, nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it Prof. Dr. Shaban Memia, ku pritet të demonstrohet publikisht në TV një seancë me ndarje simbolike tapish, të legalizimeve të ndërtimeve pa leje.

Këto ishin dy lajmet. Kreun e PS, Edi Rama, e ka ftuar SHBA, ndërsa kreun e qeverisë Sali Berisha e ka ftuar Shabani i ALUIZNI-t. Ky është niveli i dy vizitave të dy krerëve shqiptarë të pozitës e opozitës. Sipas axhendës, kreu i PS Edi Rama, do të komunikojë me SHBA-të, për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza politike, ekonomike e qeverisëse ku e ka zhytur mazhoranca e ortakërisë dështake e kriminale PD-LSI. Ndërsa kryeministri Sali Berisha do të shkojë tek zyrat (shpella) e ALUIZNI-t, ku do të diskutojnë “kokë më kokë” me Shabanin se si do të vazhdojnë të mashtrojnë shqiptarët që po presin tapitë e banesave pa leje, që prej vitit 2005.

Kjo “panoramë” ftesash e vizitash të dyshes Rama-Berisha është pasqyrë e plotë dhe kuptimplote e “profilit” të secilit prej tyre: Edi Rama që po ofrohet prej Perëndimit si “politika e shansit të ri progresiv” dhe Sali Berisha, që po “sikteriset” me neveri e indiferencë të plotë prej Perëndimit, si një “paçavure” politike publike, strukturues dhe tutor i një qeverisjeje të dështuar, të korruptuar e të kriminalizuar edhe ndërkombëtarisht.

 

Saliu i braktisur, nuk e ftojnë as për protokoll formal

Atë që po përjeton kryeministri Sali Berisha sidomos vitin e fundit, “mos e përjetoftë as hasmi”. Sali Berishën ka kohë që e kanë bërë “dalje” ndërkombëtarët. Këtë kryeministër “monstër” të së keqes së popullit të vet e të krimit të organizuar ndërkombëtar e kanë nxjerrë nga “axhenda” gjithë institucionet politike e qeverisëse zyrtare dhe shtetarët e lartë të vendeve të fuqishme perëndimore. Madje, këtë kryeministër “mbetje” të diktaturës komuniste shqiptare edhe pas 22 vjetësh demokraci, tashmë e kanë abandonuar me shpërfillje e mos dërgim ftesash dhe homologët e tij në ish-vendet e lindjes komuniste. Fakti është ky: Ka afro 2 vite që Sali Berishës nuk i vijnë më ftesa zyrtare nga asnjë shtet, nga asnjë homolog e deri as nga SHBA dhe BE. Mungesa e ftesave tregon se ky kryeministër i dalë “boje”, se kjo “makinë rrangallë” prodhim i viteve ’60, nuk është as mentalitet, as praktikë e as vullnet dhe dëshirë zhvillimi e botës moderne, por veçse një relike e ndryshkur e kohës dhe ideologjisë që e brumosi me ndjenjën e krimit njerëzor, politik dhe me urrejtjen “ekstra komuniste” për Perëndimin. Nuk ka më asnjë dyshim për askënd, që Sali Berisha ka arritur, madje e ka kaluar “pikun” e degradimit publik si shtetar, si politikan dhe si subjekt shoqëror. Tashmë, prezenca e Sali Berishës në mjediset politike e qeverisëse ndërkombëtare konsiderohet “NDOTJE” dhe në takimet protokollare rutinë. Edhe pse pret “me veshët ngritur si lepuri në ferr”, edhe pse paguan miliona euro e dollarë nëpër sekserë ndërkombëtarë që të “blejë” ftesa nga shtetarët e Perëndimit, kryeministri “rrangallë” Sali Berisha nuk ka dhe nuk ka për të pasur më as ftesa zyrtare… dasme e morti nga qeveritë dhe politika ndërkombëtare. Nëse nga ndërkombëtarët, do të ketë një komunikim ose ftesë për Sali Berishën, kjo “ftesë” do të ketë vetëm ultimatumin “SALI IK”, siç iu tha edhe Ben Ali, Mubarak, Saleh, Gedaf, apo Bashar al Assad-it të Sirisë.

Në këto kushte shpërfilljeje e spostimi ndërkombëtar si Ben Ali, Mubarak, Saleh, Gedaf, apo Bashar al Assad e gjithë diktatorët dhe sunduesit halabakë e kriminelë të Botës së Tretë gjendet dhe Sali Berisha. Pse? Sepse Sali Berisha, në të dy pushtetet e tij në këto 20 vite, ka bërë të njëjtat krime si diktatorët e botës moderne. Sali Berisha si në sundim-pushtetin e viteve 1992-1997 dhe në atë të viteve 2005 e deri sot, ka mashtruar popullin me premtime false. Ka shkatërruar ekonominë kombëtare. Ka shitur interesat dhe trojet kombëtare. Ka vjedhur popullin deri në qindarkën e fundit të lekëve të bukës së fëmijëve. Ka ushtruar dhunë fizike e burgosje ndaj shtypit. Ka marrë peng, ka masakruar e ka zhdukur biznesmenë. Ka organizuar dhe realizuar trafiqe armësh e karburantesh me vendet e futur në embargo nga SHBA dhe Europa. Ka futur popullin në luftë civile, duke shkaktuar 3000 të vrarë dhe duke armatosur popullin me hapje të qëllimshme deposh të ushtrisë. Ka organizuar trafiqe droge nga deti, toka e ajri. Ka mashtruar pronarët, duke u grabitur pronat dhe duke bërë pronarë pushtetarët, mafien, klanet e pushtetit dhe familjarët e tij. Ka ngritur korrupsionin ekstrem zyrtar në kupolën e tij qeverisëse e familjare. Ka shkatërruar votën e lirë popullore dhe ka kthyer proceset zgjedhore në sistem e strukturë krimi politiko-shtetëror. Ka shkatërruar drejtësinë duke e kthyer atë në instrument të mbrojtjes pushtetit e krimit mafioz zyrtar. Ka shkatërruar administratën publike, duke e kthyer në strukturë politike të partisë në pushtet, në turmë mitingjesh dhe qendër korrupsioni të lirshëm. Ka organizuar e realizuar biznes kriminal familjar, me demontim municionesh nga fëmijë, gra e civilë brenda njësive ushtarake, me pasojë vrasjen kolektive të njerëzve dhe shkatërrimin masiv të zonave të banuara. Ka ndërtuar një kabinet qeveritar, me ministra banditë e të penalizuar. Ka ndërtuar një grup parlamentar, me deputetë të zhytur në krime, që i përdor si shërbëtor të kupolës së tij mafioze qeveritare-familjare. Ka vrarë demonstrues social-ekonomik në sheshin përpara selisë së kryeministrisë. Ka kërcënuar e ka larguar dhunshëm nga funksionet, drejtues të drejtësisë e institucioneve të tjera kushtetuese, për të patur rrugë të lirë veprimi në krimet e tij dhe për të mos shkuar përpara drejtësisë për to. Ka përdorur dhe po përdor pushtetin ekzekutiv e ligjvënës, si pronë të familjes e të klaneve mafioze që janë të lidhur me interesat e tij sunduese e përfituese në pushtet.

Për këto e shumë zullume te tjera ndaj ligjit, ndaj shtetit, ndaj popullit e vendit, elita politike e qeverisëse e botës perëndimore, por dhe niveli i mesëm e i ulët i kësaj bote, i kanë kthyer përfundimisht shpinën kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Fakti është, se Shqipëria ka një kryeministër e një qeveri të mbetur ende në pushtet, të cilës nuk ia var më asnjë shtet, asnjë kryetar shteti, asnjë kryeministër, asnjë institucion zyrtar ndërkombëtar në botën perëndimore. Braktisja dhe shpërfillja ekstreme që i është bërë kryeministrit Sali Berisha nga ndërkombëtarët e çdo niveli përfaqësimi, ka arritur deri aty, sa që nuk e ftojnë më as kur përkujtohen ngjarje e festime kortezie, të Luftës së I-rë e të II-të Botërore. Përballë kësaj shpërfilljeje me tregues përjashtimin total nga axhendat e takimeve, pritjeve, konsulencave e bashkëveprimeve politike ndërkombëtare, Sali Berisha ka nisur të krijojë një “komunikim” privat takimesh ndërkombëtare, për të maskuar nxjerrjen zyrtare nga “lista” prej ndërkombëtarëve. Totalisht i zhytur në denigrim e abandomin prej Perëndimit Zyrtar, kryeministri shqiptar Sali Berisha sajon dhe blen “ftesa ndërkombëtare”, mjafton që ta shikojnë ne ekrane që ka qenë për “vizitë pune” jashtë Shqipërie. Ka filluar madje të shkojë edhe në vende, ku nuk shkojnë as kryeministrat e vendeve të Botës së Tretë. Mjafton të dalë në ekrane që “po e presin në takime”, që po “e ftojnë për vizita”. Këtë ankth, këtë aventurë komike, ai dikton fakti, se me braktisjen prej ndërkombëtarëve, Sali Berisha po përjeton dhimbshëm “fundin” e jetës së tij politike. Ndaj dhe nga mungesa e kontrollit ka nisur e sajon “ftesa” deri edhe prej Shabanit të ALIUZN-it.

Nuk ka faj! Ndihet aq i vetmuar, aq i braktisur, aq i tronditur, aq në gjendje të rënduar e të rrënuar psikologjike, sa mjafton ta ftojnë qoftë dhe në inaugurimin e kolektorit të ujërave të zeza në Mamurras dhe Sali Berisha, ndihet sikur e fton… gjithë bota!

10 komente në “Edi Ramën e fton për vizitë SHBA, Saliun e fton për vizitë Shabani i ALUIZNI-t!”

  1. analist says:

    Mos ngjallni iluzione o autore utopike shkrimesh utopike. Edi Rama dhe PS genjen vehten po qe se mendon se SHBA e kane mohuar Berishen;ata kane ne mes shume biznese dhe interesa he aq u pjerdh per te tjerat vlera demokratike,zgjedhje te lira dhe transparence e tyre,e te tjera,e te tjera dengla mediatike….

    1. E MEGJITHATE ,TE PAKTEN NJEHER NUK DO SHKONTE NE AMERIQI?QOFTE DHE PER 4 KORRIK. POR JA KANE VARUR TOPET DHE AS E PJERDHIN.I ZIU !PO CMENDET.

  2. Sali Ram Berisha says:

    Pune e modhe, un ju garantoj jue se ju baj nji koncert live te shkelqyer!
    http://imageshack.us/photo/my-images/210/saliberishashakira.jpg/

  3. perlati says:

    Zoti kledian lula te falenderoj per shume artikuj te mire te meparshem
    por me kete te fundit le shume per te desheruar.Eshte kriminale qe ne krye te shtetit shqiptar eshte nje vrases gjakftohte,nje tradhetar shume dimensional i kombit.Po aq kriminale eshte dhe qendrimi i opozites perballe djallit berishe.Zoti Lulas mos u genje me fishekzjarret e arvizuse per tu tallur njerez si puna jote dhe nje armate e tjere e medias shqiptare qe jeni bere bashkfajtore ne shkaterrimin e shtetit shqiptar.Jane fyese dhe barcaletat me F.B.I te arvizuse me shoke.Ju garantoj se dhe qen rrugesh po te ishin vrare ate dite Berisha do te denohej…dhe jo te shperblehej burre shteti nga arvizu ziu per vrasjen e 4 terroristave..Dhe me flori ta shtrojne shqiperine berisha ,rama dhe arvizuja ata do ngelen figurat me te urryera ne gjithe historine e kombit shqiptar..ne dac te shkojne te shabani apo obami..
    thanks for nothing !

  4. amerikani says:

    sali berisha eshte prodhim i vitit 1968,keshtu duhet cuar te varrezat e makinve dhe nuk duhet te jete me ne qarkullim se na ndot ambientin se deri ate pune ka bere,na ka ndotur ambientin.

  5. ryan says:

    eshte e pabesueshme por sali berisha mund te qendroje edhe nji mandat tjeter me LSI dhe keto 2 partit e tjera qe po dalin AK dhe ajo e presidentit topi…. Dhe me kete opozite qe ka perballe tiqe mos e keput

  6. milado famire says:

    Amerikanet i kane qejf njerzit nudo dhe gay, prandaj e kane ftuar edushken , per nje show…Milado

  7. gjon says:

    SHKRIMI SHTE I GODITUR .MEQENSE SALA KA AKOMA ENERGJI SHKATERRUSE TE BEHET ADMINISTRATORE I BATHORES QE TA KTHEJE DHE ATE NE IDENTITET.KY DUHET TE JETE DHE VENDBANIMI I FUNDIT PER TE .

  8. Markom Mavin says:

    Edi Rama eshte i ftuar ne ShBA thjesht se duan te kuptojne/ te binden se cilat jane forcat qe qendrojne pas nje personi te papergjegjshem qe perdoret per ti vene frenat tranzicjonit te vendit tone, Shqiperise.

    Edi Rama nuk do te vije kurre ne fuqi ne Shqiperi. Vetem do ti zgjati jeten nje qeverie te korruptuar si zgjidhja me e durueshme, gjithsesi negative.

  9. Gani Suli says:

    Amerika e ka mbajtur komunizmin dhe Enver Hoxhën për 45 vjet.Dhe përsër mban komunistët me të cilët ka bërë marveshje,shikoni kush punon në ambasadën Amerikane të gjith sigurimi i shtetit dhe komunistët.Më ka habitur kjo letër e një azilani politik në Belgjik,mund ta lexoni.
    http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje