Marsi i krimeve të Berishës

12 Mars 2012, 19:52Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Nëse shfleton “ditarin” e periudhës 20 vjeçare të veprimtarisë shoqërore, politike e qeverisëse të personazh “krimit” shqiptar Sali Ram Berisha, do të shikosh se çdo ditë të këtyre 20 viteve që pas hipjes në gjithëpushtetin e tij në 22 mars 1992, ka regjistruar pothuajse një krim të ideuar, të organizuar, të nxitur, të lejuar, të mbështetur ose të kryer direkt prej tij. E megjithëse në “ballë” ka të damkosur mijëra krime publike e të maskuara, Sali Ram Berisha ka disa muaj që po bënë të gjithë llojet e krimeve morale e dokumentare, për të “pastruar” krimet e tij. Pse? Sepse personazh “krimi” plakushi i degraduar, i diskretituar, i penalizuar dhe i mbaruar fizikisht Sali Ram Berisha, ka si qëllim që të mos futet në histori si “figurë e qelbur kombëtare”, por si “figurë e pastër”. Të gjithë po shohin duke qeshur e stigmatizuar, se si Sali Komiku po “zvarritet” neveritshëm me “shpirt ndër dhëmbë” të vetë-futet me forcë në historinë e Shqipërisë si “Figurë e ndritur, e shquar dhe madhore kombëtare”, në kuadrin e “Historikut të 100 Viteve të Shtetit Shqiptar”. Po a do vendoset “profili” i tij në histori? Natyrisht, që Sali Ram Berisha është futur dhe do të mbetet jetë e mot në historinë e politikës dhe të shtetit shqiptar, i stamposur si “figurë kombëtare”. Por pyetja shtrohet, se në cilën faqe të historisë së figurave kombëtare do të shënohet emri dhe vepra e tij: Në skedën e figurave e ndritura, apo në “faqen” e figurave të ndotura të kësaj historie? Natyrisht, që në histori, Sali Ram Berisha është futur dhe do të mbetet përjetësisht në faqen e turpit, i sigluar me “bojë të zezë”, tek figurat anti-shqiptare, anti-kombëtare, anti-popullore, anti-demokratike e anti-integruese të Shqipërisë. Edhe pas 1 milionë vjetësh, nuk do ketë historian që ta “zbardh” dot në asnjë drejtim “figurën e tij të zezë”. Pa bërë komente, duke nisur nga muaji mars 1992 e në muajin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ne do të publikojmë çdo muaj “Kalendarin Enciklopedik SALI”, duke evidentuar disa nga krimet që ka ideuar, organizuar, nxitur, lejuar, mbështetur dhe që ka kryer Sali Ram Berisha kundër kombit, atdheut, popullit e shtetin shqiptar. Po fillojmë me ngjarje të muajit MARS:.

 

1. Në mars 1992, Sali Berisha emëron si këshilltar personal ekonomik ish shefin e parë të piramidave mashtruese shqiptare Hajdin Sejdia, të cilin e ndihmon të arratiset me ndihëm e SHIK-ut, me një dekoratë presidenciale dhe me 1.5 milion dollarë të vjedhura nga shqiptarët.

2. Në mars 1992, Sali Berisha lejon dhe “bekon” zyrtarisht dhe publikisht krijimin e të parës firmë piramidale shqiptare të drejtuar nga Maksude Kadëna.

3. Në mars 1993, BE dha mbi 1.5 miliardë USD ndihmë financiare, për nisjen dhe zbatimin e pikave fillestare të Marrëveshja së Tregti- Bashkëpunimit, por pushteti “SALI” i shpërdoroi dhe kjo bllokoi financimet kapitale për 1 vit.

4. Në 16 mars 1994, u hodh ideja dhe u firmos projekti ndërkombëtar i “Korridorit 8-të” në vijën “EGNATIA” Durrës-Elbasan, por Sali Berisha firmosi devijimin e këtij Korridori në favor të Greqisë, duke e kaluar nga Selaniku këtë projekt.

5. Në mars 1993, Sali Berisha nxori dekretin nr.37, për bllokimin e prodhimit dhe shkatërrimin e 235 ndërmarrjeve të mëdha ekonomike të vendit.

6. Në mars 1993, Sali Berisha takohet me Milosheviçin dhe krye-terroristin serb Arkan, shefin e genocidit të përgjakshëm serb mbi kosovarët.

7. Në mars 1993, Sali Berisha krijon firmën “SHQIPONJA” të PDSH, me aktivitet trafikun e karburanteve drejt Serbisë, në ndihmë të pushtetit gjakësor të Milosheviçit, i futur në embargo prej SHBA e NATO.

8. Në mars 1994, Sali Berisha organizon pritje publike presidenciale për firmat piramidale “VEFA”, “GJALLICA”, “SUDE”, “XHAFERRI”, “SILVA”.

9. Në mars 1994, gjatë një koncerti PRO qeveritar të financuar nga firma piramidale “VEFA”, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, të depozitojnë pa asnjë hezitim financat e tyre në firmat piramidale.

10. Në 3 mars 1995, Sali Berisha inskenon dhe realizon planin për shkatërrimin e sindikatave, duke përdorur deputetin Azem Hajdari për uzurpimin e kreut të tyre.

11. Në datën 2 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës digjet gazeta “Koha Jonë” dhe merret peng e masakrohet nga SHIK deri në paralizë të përjetshme, gazetari kësaj gazete, Zamir Dule.

12. Në 12 mars 1996, BE dha alarmin për ngjarjet e ’97-ës, ndërsa FMN u largua nga Shqipëria, mbasi Sali Berisha nuk pranoi të mbyllte piramidat.

13. Në datën 2 mars 1997, Sali Berisha dekretoi e bëri ligj në parlament shkrirjen e policisë dhe ushtrisë shqiptare, duke e vënë komandën e vendit në drejtimin e kreut të SHIK, Bashkim Gazidede, duke e vërsulur makinën ushtarake shtetërore, për gjakderdhje mbi popullin.

14. Në datën 3 Mars 1997, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës në gjendje lufte civile popullore dhe në situatë shkatërrimi e plaçkitje të vendit.

15. Në 3 mars 1997, me vetë-zgjedhjen e tij si President Republike, Sali Berisha nxiti djegien e institucioneve të rretheve Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Gjirokastër dhe vrasjen e 57 qytetarëve në zonën jugore të vendit.

16. Në 7 mars 1997, Sali Berisha nxjerr një urdhër presidencial, që strukturat e policisë e të ushtrisë të braktisnin detyrën e të gjenin mundësi për vetë-mbrojtje nga hakmarrja popullore, pushtohen, plaçkiten e digjen 30 komisariate policie, 74 komanda ushtarake, 18 burgje e 29 drejtori të SHIK, merren peng 345 efektivë dhe vriten 13 prej tyre.

17. Në mars 1997, në Vlorë minohet Ura e Mifolit, përzihet me dhunë policia, ushtria, SHIK-u, administrata e shtetit, plaçkiten bankat.

18. Në mars 1997, Saranda e Gjirokastra nën drejtimin e “gjeneral” Arben Imamit, shpallin autonominë si zonë greke, Arben Imami me flamur kombëtar grek në dorë, deklaron autonominë në mediat greke.

19. Në mars, në Qafë-Gjashtë vritet e digjet barbarisht oficeri Gjergj Mehmeti, i braktisur nga shteti i Sali Berishës.

20. Në mars 1997, 2 pilotë të Forcave Ajrore Ushtarake, nuk zbatuan urdhrin e Sali Berishës për të bombarduar mbi popullatën e jugut, dezertojnë e arratisen me gjithë avionë në Itali.

21. Në 5 mars 1997, oficerët e ushtrisë në Memaliaj e Tepelenë, me urdhër dhe leje të Sali Berishës, nxisin dhe lejojnë hapjen dhe plaçkitjen e depove të rezervave të armatim-ushqimeve të ushtrisë.

22. Në 7 mars 1997, Sali Berisha heq dorë nga mbrojtja ushtarake e “Aeroportit Kombëtar të Rinasit”, i cili pushtohet, plaçkitet e shkatërrohet nga banorë të zonës..

23. Në 10 mars 1997, me porosi të Sali Berishës, braktisin komisariatet e policisë, komandat dhe depot e ushtrisë, drejtoritë e SHIK në Gramsh, Fier, Elbasan, Korçë, Berat, Poliçan, Këlcyrë, Përmet, Ballsh, Skrapar.

24. Në 11 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës, braktiset nga aeroporti ushtarak i Kuçovës, banorë e zonës, marrin peng 19 aeroplanë luftarakë të tipit “MIG” dhe 17 pilotë.

25. Në 14 mars 1997, sulmohet presidenca.

26. Në 28 mars 1997, mbytet në kanalin e Otrantos një anije, me bilanc 82 të vdekur e të zhdukur, numri i viktimave në këtë ditë regjistron 110 të vdekur.

27. Në mars 1999, BE miratoi nismën integruese për Shqipërinë, të quajtur “Procesi i Stabilizim-Asocimit” (PSA), Sali Berisha nuk e firmosi dhe Shqipëria u përjashtua nga 1 vit kjo marrëveshje.

28. Në 15 mars 2008, krimit ekonomik shtetëror e familjar i Sali Berishës vret 26 njerëz, gra e fëmijë që punonin në demontim armësh në Gërdec.

29. Në 20 mars 2009, Sali Berisha zhvillon bisedën e parë me qeverinë greke, për faljen e hapësirës kombëtare detare shqiptare.

30. Në mars 2011, Sali Berisha bëri pazarin me mafien italianedhe hartoi projekt ligjin për ta kthyer Shqipërinë në kosh plehrash të botës.

20 komente në “Marsi i krimeve të Berishës”

  1. InterPoli says:

    jo se nuk dihen, por kur i sheh te rradhitura bemat famekeqe te kesaj krijese te modeluar per ti shkaktuar fakteqesi te tjereve, ngelesh pa fryme…. dhe te mendosh qe behet fjale vetem per nje muaj te vitit…. dhe te mendosh se kemi 20 vjet qe e mbajme mbi krye…. dhe te mendosh qe e rikthyem me votat tona pas rrenimit te ’97…. dhe te mendosh qe u rikthye si ‘pule’ ne 2005, por sa shpejt i nxorri dhembet e hijenes…. duhet seriozisht menduar per ta shkulur kete kancer se bashku me aderencat qe ka leshuar ne cdo institucion publik ….

    1. gerdecari says:

      Ky eshte njer nga krimet me te renda te kryekriminelit berisha dhe bandes se tij.
      http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/

    2. bo-bo says:

      TE GJITHA I DINIM .E MEGJITHATE NUK KA KRIM ME TE RENDE SE SA TE VJEDHESH VOTEN E POPULLIT TEND.AI QE VJEDH VOTAT BEN DHE 21 JANARIN.TURP QE E DUROJME.

    3. Shkodrani says:

      nano per president? me mire veni xhoanen se nanon ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/837/nanoforpresident.jpg/

  2. Mike says:

    tobestafkullah mor kledian lula !
    ku i paske majt shenim gjithe keto gjojna sa dhe luan kolonja do habitej.Vecse ke harru me vu ne emrin e neritan cekes te ai episodi
    me ate gjeneralin e asfalise greke.ne ajo ne mars ndodhi.i ka ngel hatri neritanit ne per ate ngjarjen e cerrikut se i ka dale nja 20 emri per kete pune ne ti nuk ja ke fute neritanit.
    Ke harru ne ate marsin kur shkoi berisha te berluskoni ne i tha grande caro mio fratello, thuj sa cika do me t’i pru me skaf me ta ate bunga bungen.
    Mos bo or jaron qesoj gabimesh o te qite zoti fare.
    pa respekt Mike Bythorja

  3. Horri i bulevardit says:

    Ne qofte se dikush qe ka te dhena do te na japi nje renditje te bemave te Enverit dhe ti krahasojme me keto te Saliut, jam mese i bindur se rrjeshtimi i bemave te Sali Berishes deri tan i sa eshte akoma ne pushtet, do tja kalonte atyre bemave te Enver Hoxhes, natyrisht duke pare dhe rendesine qe ka cdo ceshtje per Shqiperine.

  4. Horri i bulevardit says:

    Se harrova, keto jane vetem bemat e muajit mars te Sali Berishes, mungojne dhe njembedhjete muaj, per cdo vit.

  5. Labi Vlore says:

    Me nje fjale te vetme,si i themi ne nga Laberia.”Ujk Marsi”

  6. albani says:

    Me te tere keto gjera qe ka bere ky pederasti do ishte ngritur dhe Avni Rystemi nga varri dhe ta vriste , por ne populli shqiptare jemi akoma dhe me te dobet dhe se mumja mire na behet.

  7. F.Larti says:

    me gjithe keto gafa si spjegohet qe saliu ende qeveris?

  8. d.ademi says:

    kur e lexova kete artikull mu kujtua libri i fevziut enver hoxha. eshte autentik me kete artikull sidomos nga renditja dhe datat

  9. S says:

    jemi popull koti….

  10. tomori i beratit says:

    Krimineli me i madh i kombit shqiptar.

  11. revolucionari says:

    ku eshte pare o popull qurravec shqiptqr qe nje morr si kryeministri satrap te kete bere BEMA kaq te medha dhe te vazhdoje te jete prap kryeminister vendi!pika qe sna bie dhe te na mbuloje dheu te gjitheve!nervat filluan te na ngrihen palé te mendosh qe sa “bukurira“ te tjera do te lexojme me mbrapa!hallall o sal ram berisha se ke gjet nje popull qe ju meriton,nonen deri ne palce te kurrizit beja!

  12. BUJAR HASANI says:

    AS nje lloj krimineli ska arritur te beje kaq,se shpejti ne Hage se me ate drejtesi qe ka aty se gjen gje kurre.

  13. ALBAN DEGA says:

    GRUSHTET I NJE VIKTIME GJASHTEVJECARE MBI FYTYREN E SALI GERDECIT

    -… apo varete popullore mbi drejtesine se shtremberuar shqiptare!?

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    12 Mars 2012… Pamje tronditese… Vajtime mortore… Klithma te nje zemre nene te cfilitur tash e gati 4 vjet nga dhimbja per vrasjen makaber e djalit te saj njomzak vetem 6 vjecar.
    … Grushtet i nje nene perplasen me gjithe fuqine mbi muret, mbi dritaret dhe peshoren e cakorduar plotesisht te drejtesise se sotme shqiptare. Jane grushte nene qe merr fuqi nga trupi njomezak e shpirti engjellor i nje viktime gjashte vjecare krejt te pafajshme, Edison Durdes.
    Eshte shpirti dhe fantazma engjellore e Edison Durdes qe sillet e do te sillet mbi kokat e cartuna te korrupsionit dhe kusarise qeveritare shqiptare derisa te jepet drejtesia per Padrinon dhe regjizoret e vertete te tragjedise se tij me emrat e Sali Berishes, Fatmir Mediut, Shkelzen Berishes, Enkeljed Alibeajt, Aldo Bumcit, Selman Selmalllarit, Fahri Balliut, … . Jo vetem te tij por edhe 26 viktimave te tjera dhe qindra sklleverve qe shfrytezoheshin per nje krodhe buke nga ” Kjo mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”
    Eshte e njejta Mafia qe tund para shqiptareve vellon e bukur te demokracise qe e kane perdhunuar, felliqur , sakatuar e ekzekutuar qysh nga getot e vdekjes se Gerdecit e deri nga bunkeret e shpelles se vdekjes me emrin “Keshilli i Ministrave” te Shqiperise.
    Eshte e njejta Mafia qe vjedh voten e shqiptareve per te plackitur pasurite e tyre, qe ka privatizuar me hajni elektorale pushtetin per te akaparuar e kthyer ne ciflik te saj krejt Shqiperine.
    Eshte e njejta Mafia qe vret demokracine duke i plackitur shpirtin e saj voten e lire per te vrare vocerraket 4 e 6 vjecare te Gerdecit e per te ekzekutuar pa gjyq prinderit e tyre para selise se qeverise, qe ka si detyre mbi detyrat, si kryedetyre ligjore e kushttuese mbrojtjen e jetes se qetetareve e taksapaguesve qe e mbajne ne kembe shtetin e vet qe ne vend ti mbroje i vret.
    Eshte e njejta Mafia qe me nje mije e nje kurthe e sterkembesha u hoqi autoreve te Gerdecit sot per ti liruar regjizoret e tij neser nga akuza e vrasjes masive duke marre peng e shtremberuar drejtesine e privatizuar nga e njejta Mafia shqiptare.
    Me vendimin e saj te diktuar e imponuar Sashenkave e Tom Ndrecave te drejtesises shqiptare, Mafia berishiane e 97-es, e Otrantos, e 14 shtatorit te zi 98, e Gerdecit … e 21 Janarit te zi 2011, rivrau edhe nje here Edisonin gjashtevjecar e 25 bashkevendasit e tij prej 2 e deri ne 70 vjec…
    Eshte fatkeqesi qe vendimi i diktuar i drejtsise krejt te shtremberuar shqiptare mban edhe emrat e e nenshkrimet e dy nenave shqiptare. Midis tyre eshte edhe nena e Azemit 13 vjecar dhe bashkeshortja e heroit te demokracise shqiptare! Duke nenshkruar ate vendim turpi ato rivrane jo vetem 26 viktimat e Gerdecit dhe Edisonin 6 vjecar, por edhe babain e Azemit te saj dhe bashkeshortin e vet, qe kerkon drejtesine e munguar edhe ndaj tij nga e njejta Mafia qe e nxorri ne prite dhe bashke- ekzekutoi ne mes te Tiranes me 12 shtator 1998.
    Nuk e di cfare ndjene ato kur pane me syte e tyre grushtet e motres se tyre Zamira Durda, nëna e Edisonit 6 vjeçar, te perplaseshin ne muret, ne dyert, ne dritaret e gjykates se Tiranes.
    Ato nuk ishin as grushte as klithma, as vajtime as trisht morti!
    Ato grushte nene zemerprishur e shpirtethyer perjete nuk ishin vetem te saj. Se pari e mbigjithcka ato ishin grushtet njomzake te Edisonit 6 vjecar mbi fytyren e cartun e shpirtin e percudnuar te Sali Berishes… Ato ishin grushtet e Edisonit gjashtevjecar mbi kusarine dhe vrastarine shqiptare.
    Ato ishin kushtrim… sirene alarmi… Ato ishin varet e nje populli te tere mbi peshoren e Hyjneshes se drejtesise se perdhunuar e poshteruar shqiptare.
    Ato grushte do ta ndjekin Sali Berishen dhe ceten e tij te kusareve e vrastareve edhe pertej varrit.
    Ato grushte do te godasin gjithnje me fuqishem kete bande gansgteresh e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” derisa te vihet ne vend drejtesia!
    Ajo mund te tredhet, por nuk mund te tretet!
    Varete e shpirtit te plasur te nenes dhe grushtet e Edisonit 6 vjecar jane kambana drejtesie! Ato bien e do te bien pa pushim e gjithnje e me fort derisa regjizoret e tragjedise se Gerdecit dhe te te gjithe tragjedive shqiptare te vihen ne banken e te akuzuarit e te japin llogari para Hyjneshes symbyllur te Drejtesise!
    Drejtesia edhe vonon, por asnjehere …. kurre nuk harron! Never ever !

  14. gezim aliu says:

    dihet nga te gjith se sali ram berisha eshte armik i popullit shqiptar shpresoj se populli kete radhr do ti japi pergjigjen qe do ky duhet futur ne burg dhe ti pezullohet e gjith pasuria qe ka si familje sepse i eshte vjedhur popullit ky monster e komunizmit nuk ka me shpetim nga populli ky i njorant politik ky tradhetar i kombit ky kamikac politik do japi llogari per cdo gjr qe ka ber pra o popull mos votoni per kete kriminel mos u genjeni mo se ky vetem genjen ky eshte ai qe genjeu ish te perndjekurit ish pronaret hakmarrija e popullit nuk do vonoj sali ram berisha esht futur ne historin e popullit si armiku qe na mbajti 22 vjet peng pra si nje tradhetar i popullit populli nuk i jep me vota ketij krimineli mos harroni gerdecin dhe 21 janarin

  15. avni mino says:

    sali berisha qe do hyj ne histori do hyj,por pse te na mundoj xhanem .e gjeta dota marim dhe do ta perzjejme me pak nafte ballshi do hedhim pak barut gerdeci me pak vaj nga ullinjte e prere te beratit ca arre dhe ca lajthitje nga ato te mbella kohet efundit dhe historia e tij do shkruhet heret ne mengjez pa dhjer qente.

  16. lali says:

    Agim Hamiti
    E Merkure, 04/05/2011
    P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje