Zoti Berisha, na shpjego si i bëri djali juaj 200 mijë euro si sekser?

15 Mars 2012, 21:46Blog TEMA

Nga Taulant Balla

Interpelanca e deputetit socialist me kryeministrin Berisha

 

Zoti Kryeministër,

Ju kam thirrur në këtë interpelancë për të marrë shpjegimet tuaja lidhur me zbatimin e STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR PARANDALIMIN E LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PËR NJË QEVERISJE TRANSPARENTE, 2008-2013.

Zoti Kryeministër ju jeni i detyruar të informoni Kuvendin për hapat e ndërmarrë dhe sigurisht të jepni shpjegime se përse korrupsioni vazhdon të mbetet problemi më shqetësues, sëmundja më e rëndë e qeverisjes tuaj. Meqenëse sot është 15 mars, plot katër vjet nga tragjedia e Gërdecit, më lejoni që në kuadër të kësaj interpelance për korrupsion të them disa fjalë për këtë krim shtetëror.

Sot bëhen katër vjet nga dita kur korrupsioni dhe trafiku shtetëror i armëve dhe municioneve shfarosi nga harta e Shqipërisë një fshat të tërë, duke vrarë 26 shqiptarë të pafajshëm, duke lënë pa shtëpi disa mijëra, duke lënë jetimë pa nënë e baba disa dhjetëra fëmijë. Askush në Shqipëri nuk ka dyshim se krimi shtetëror i Gërdecit, ka për autorë familjen që kishte organizuar dhe kryente trafikun ilegal të armëve, këta të cilët bënin vendime qeverie madje dhe ligje në dobi të këtij trafiku, këta që jepnin urdhra me shkrim dhe me telefon, këta që kishin vendosur njerëz të afërm familjarë në pikat kyçe të këtij trafiku.

Të hënën Gërdeci shpërtheu përsëri për shkak të atij vendimi farsë të Gjykatës, që vuri në pazar vrasjet, për t’i konvertuar në dëmtim prone dhe pakujdesi teknike. Të hënën Gërdeci dhe gjithë Shqipëria shpërthyen përsëri në zemëratë sepse vendimi i Gjykatës ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë, te drejtësia në Shqipëri. Ishte një shprehje e qartë, e faktit se si korrupsioni ka kapur çdo qelizë të zyrave të këtij pushteti.

Procesi i përjashtoi shkaktarët e mëdhenj të tragjedisë dhe dha dënime selektive edhe ato tejet zhgënjyese për opinionin publik. Katër vite pas shpërthimit në Gërdec, Gjykata vendosi se nuk ka krim të vrasjes nga përgjegjësit e këtyre sipërmarrjeve vdekjeprurëse. Vrasjet mbetën pa autor. Sali Berisha, i biri, ministrat e tij, faroja, dhe gjithë njerëzit, gjurmët e përgjakura të cilëve të çojnë përsëri tek Sali Berisha dhe zyrat e pushtetit të tij janë të lehtësuar përkohësisht.

Nuk do të zgjasë qetësia juaj. 26 të vdekur janë shumë për të jetuar i qetë mbi tokë. Edhe ky vendim gjykate ishte një përpjekje për të mbajtur të fshehtë krimin shtetëror në Gërdec. Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur vetëm pak minuta pas tragjedisë në zyrën e Sali Berishës. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Përpjekja e tij që në momentet e para të tragjedisë për ta devijuar të vërtetën larg tij dhe familjes së tij, ishte dhe mbeti linja politike që po varros ketë të vërtetë. Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptaret nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij Shkëlzen Berisha fliste në telefon me pronarin e fabrikës. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon, duke qenë edhe personi më i shqetësuar, jo për jetët e humbura nga shpërthimi, por për fshehjen e lidhjeve.

Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështire ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, madje shpesh i nevrikosur me administratën e babait të tij që i krijonin vonesa me dokumentacionin e trafikut të armatimit. Prania e tij në zyrat e ministrave apo raportimi i ministrave tek ai, siç është shkresa e Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë Bumçi për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit janë fakte komprometuese që lidhin direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat ishin thjesht ushtarë raportues të tij. Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.

Gërdeci dhe 21 janari janë plagë që nuk do të mbyllen kurrë pa u vendosur para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e vërtetë.

 

Zoti Kryeministër,

Kam në dorë programin e Qeverisë “me duar të pastra”, të cilën ti prezantove në këtë Parlament në shtator 2005. Sipas këtij programi ju u zotuat që brenda 100 ditëve të para të hartoni strategji dhe të ndërmerrni hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit. Por të vetmen strategji që miratove, e mbyte në harresë. U desh të kalonin tre vjet nga shtatori 2005, deri më 3 tetor 2008, që të miratonit këtë strategji, e cila bashkë me 36 strategji të tjera ndërsektoriale përbëjnë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Si mund të luftohet korrupsioni me një strategji që nuk ka afate, që nuk parashikon iniciativa ligjore, që nuk identifikon sektorët prioritarë. E vetmja gjë që mund të mbahet mend nga këto strategji të qeverisë tuaj kundër korrupsioni janë dy numra telefoni, që nuk u përgjigjën kurrë. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë në internet u vendosën dy numra telefoni: 08000808 dhe 08000909, ku qytetarët mundë të denoncojnë aktet korruptiv, numra që u harruan bashkë me largimin e kopistave nga kabineti yt. Në fund të vitit 2008 dhe përgjatë gjithë fushatës elektorale të vitit 2009 në televizione shfaqej spoti: “Numri im i telefonit është 0692099410 dhe është gjithnjë i hapur për mesazhet tuaja”. Ky spot por edhe numri u harrua menjëherë pas zgjedhjeve. Si njohës i mirë i spiunllikut, ju iniciuat dhe miratuat më 3 prill 2006 ligjin “Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit”, pas propozimit të Këshillit të Ministrave. Neni 16 i këtij ligji përcakton edhe masën e shpërblimit për denoncimin që bëhet. Sipas këtij neni, urdhri për dhënie shpërblimi është titull ekzekutiv. Madje në nenin 17, theksohet se ngarkohet Këshilli i Ministrave të përcaktojë fondet e nevojshme në buxhetet e institucioneve shtetërore për realizimin e qëllimit të këtij ligji.

Zoti Kryeministër a caktuat ndonjëherë fonde për këtë qëllim. A u shpërblye ndonjë qytetar që denoncoi korrupsion. Në një mbledhje të qeverisë në dhjetor 2005: “Qytetari, i cili fakton në mënyrë të pakundërshtueshme këtë krim (korrupsioni), do të shpërblehet me një përqindje të caktuar të fitimit që nxirret nga ky denoncim, do të shpërblehet me disa rroga të caktuara të nëpunësit, që i kërkon para për t‘i sanksionuar një të drejtë të ligjshme të tij”. Qesharake, gjithçka e mbetur në harresë.

 

Zoti Kryeministër,

Një strategji si kjo kundër korrupsionit duhet të ishte miratuar së bashku me një mekanizëm transparent monitorimi dhe vlerësimi: MME.

Shikoni një raport që ka bërë kjo qeveri për zbatimin e kësaj strategjie. E turpshme, kanë marrë copy paste disa paragrafë nga raporte të institucioneve dhe nuk raportohet asgjë lidhur me zbatimin e masave të parashikuara. Për të vlerësuar suksesin apo dështimin e strategjisë suaj kundër korrupsionit, më lejoni t’i referohem raporteve vjetore të Transparency International. Në vitin 2008, kur e miratuat strategjinë, në Raportin Global te TI për Indeksin e Perceptimit të Korrupsioni, Shqipëria ishte në vendin e 85 në botë, indeksi i perceptimit të korrupsionit 3.5. Në dhjetor të vitit 2011, tre vjet pas vënies në zbatim të kësaj strategjie, në Raportin Global te TI për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Shqipëria ka rënë 10 vende më poshtë, në vendin e 95, jo se janë përmirësuar vendet e tjera, por sepse indeksi i perceptimit të korrupsionit është përkeqësuar, duke shkuar në limitin e poshtëm 3.1. Në vendin 92, 93, dhe 94 qëndrojnë përkatësisht Liberia, Trinidad Tabago dhe Zambia. Jemi poshtë të gjitha vendeve të rajonit.

Mjafton këto indekse për të matur dhe vlerësuar nëse kjo strategji ka qenë e suksesshme apo ka dështuar. Është po e njëjta situatë e përkeqësuar në Raportet Globale dhe Rajonale për Indekset e Fenomenit të Korrupsionit dhe të Ryshfetit. Më lejoni të citoj pjesë nga Raporti: “Shqipëria vazhdon të mbetet një vend ku fenomeni i ryshfetit është prezent në administratën dhe prokurimet publike, në shërbimin shëndetësor,  në edukim (arsim), polici etj.”

Por nuk është vetëm Transparency International që nxjerr konkluzionin që korrupsioni në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet. Edhe Bashkimi Europian, por edhe SHBA vlerësojnë se korrupsioni në Shqipëri “vazhdon të mbetet një problem serioz”. Kam këtu progress-raportet vjetore të Komisionit Europian 2007, 2008, 2009, 2010, 2011.

Në vitin 2008 “korrupsioni vazhdon të mbetet një problem serioz”.

Në vitin 2009 “korrupsioni vazhdon të mbetet një problem tejet serioz”.

Në vitin 2010 “korrupsioni vazhdon të mbetet një problem veçanërisht serioz”.

Në vitin 2011 “korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz”.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konstatojnë të njëjtën gjë, qoftë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe vetë Ambasada këtu në Tiranë. Më lejoni t’ju sjell në vëmendje intervistën e Ambasadorit Arvizu të pak ditëve më parë. Arvizu: “mjafton t’i flasësh njerëzve dhe t’i pyetësh: si është situata e korrupsionit? S’kam takuar ende një person që të më thotë: “E di çfarë? Po përmirësohet. Këtë vit është pak më mirë.” Jo. Shumica e njerëzve thonë se po përkeqësohet”.

Ndërsa korrupsioni përkeqësohet, ryshfeti shtohet, qeveria pasurohet nga viti në vit, lufta kundër korrupsionit është e vetmja që dobësohet nga viti në vit. Në Raportin Vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme është e shkruar e zezë me të bardhë se nga viti 2010 në vitin 2011.

RAPORTI: VEPRAT PENALE KUNDËR KORRUPSIONIT

Pesha specifike që ky grup veprash penale zë për vitin 2011 është 0,32 % (për qind), për vitin 2010, pesha specifike për këtë vepër penale ishte 0,58 % (për qind) përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë Republike. Pra vihet re një ulje e këtij treguesi për vitin 2011 në krahasim me vitin 2010.

 

Zoti Kryeministër,

Pak më sipër ju referova raporteve të Transparency International për ryshfetin. Ryshfet në çdo derë spitali, nuk të prek njeri me dorë po nuk pagove, por ryshfet edhe për tu punësuar si infermiere apo doktor. 2 milionë lekë marrin sekserët por edhe ndonjë deputet mazhorance për të future në punë një infermiere.

Ryshfet në shkolla, ryshfet dhe korrupsion për të marrë diploma universiteti. Ryshfet dhe korrupsion të tenderat publikë. Ryshfet, nëpër rrugë, ku shprehja e policit të shtetit është “një kafe”. Për të kuptuar sa më mirë se si korrupsioni është kthyer në sistem, ndërsa ryshfeti mbush xhepat e oborrit tënd, mjafton t’i hedhësh një sy deklaratave të pasurisë.

Ç’ka në deklaratën e pasurisë së Saliut? Shkëlzen Berisha: Të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme.   – 200.000 Euro. Në fakt ligji të detyron që të deklarosh përmes një përshkrimi të hollësishëm: emërtimin e kompanisë – aktivitetit, adresën, numrin e regjistrit publik, statusin, objektin e veprimtarisë, funksionin, natyrën e angazhimit. Mungesa e përshkrimit të hollësishëm është në kundërshtim me ligjin zoti Kryeministër dhe meqenëse po flasim për korrupsionin, ju lutem jepni ju shpjegime të hollësishme. Djali juaj zoti Kryeministër ka deklaruar se ka fituar si ndërmjetës (sekser) në fushën e pasurive të paluajtshme 200.000 Euro.

Hidhini gjithashtu një sy deklaratës pasurisë e Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Xhelat Basha, një njeri dy herë në kërkim: njëherë për një vjedhje dhe së dyti për vrasje të katër protestuesve të pafajshëm. Lulzim Basha iu fsheh akuzës për zhdukjen e plot 230 milionë eurove. Por shqiptarët duan të dinë se ku kanë shkuar 230 milionë euro, nga ky person që është ende në kërkim dhe nuk është gjykuar për këtë vjedhje.

Le të hyjmë pak më thellë në shpellën e kusarisë dhe mund të konstatosh atë që ndodh me të gjithë regjimet e korruptuara në botën mbarë. Si nuk thatë një fjalë zoti Kryeministër për kontrabandën e naftës virgine. A është parë e dëgjuar diku në botën demokratike një drejtues policie nën akuzë për kontrabandë? Kontrabanda prodhon para të pista, është korrupsion, apo jo zoti Kryeministër. Prona publike në Shqipëri është kthyer në një mall pa zot. Minierat e Bulqizës dhe të tjera nëpër Shqipëri apo rezervat naftëmbajtëse në Fier, Berat, Vlorë apo edhe në det, janë foto-lajme monumentale të korrupsionit në Shqipëri. Vëllezër shqiptarë humbën jetën në thellësitë e galerive për një copë bukë për shtëpitë e tyre, ndërsa milionat numërohen në Tiranë.

Të flasësh me ty për pronat publike dhe për interesat e Shqipërisë, menjëherë të vjen në mendje një fjalim i Fan Nolit në parlamentin shqiptar në vitin 1924, ku mes të tjerash, ish-kryeministri i Revolucionit të Qershorit shkruan: “Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor.” Sjellja juaj me pronën publike, është një sjellje tradhtare, e njëjtë me sjelljen e një hordhie të huaj, plaçkitëse.

Zoti Kryeministër, sot Kuvendi diskutoi LIGJIN NR.10270, DATË 22.4.2010 “PËR TË DREJTËN E PRIVATIZIMIT TË TRUALLIT SHTETËROR NË PËRDORIM DHE PËR TAKSËN MBI TË DREJTËN E PËRDORIMIT TË TIJ”. Ky projekt ligj është nga ato ligje që kjo qeveri i bën me mall porositës, por kësaj radhe edhe me klering. Qeveria duhet të deklarojë interesat që fshihen pas amendimeve të këtij projekt-ligji. Unë i kërkoj gjithashtu anëtarëve të kësaj qeverie të deklarojnë konfliktin e interesave që kanë me këtë projektligj. Kryeministri, disa nga ministrat, zëvendësministra të kësaj qeverie, disa deputetë, janë në konflikt të pastër interesi me këtë projektligj, sepse janë përfitues të privatizimit të truallit shtetëror.

Më lejoni t’ju kujtoj Nenin 70 të Kushtetutës, paragrafin 3:

“Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Duhet të sqarohet se kush janë deputetët në këtë sallë në konflikt interesi me këtë projekt-ligj.

Sepse për ata që nuk e dinë ky projekt-ligj si dhe ligji “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, bën pronarë të bregdetit, të tokës dhe të rërës, kryeministrin, disa ministra dhe shërbëtorë të pushtetit. Hidhini një sy deklaratave të pasurisë së Kryeministrit, të vajzës dhe të kunatës, si dhe të ministrave. Kanë vila në tokat e shtetit në bregdet. Pronarë qeveritarë vilash në gjirin e Lalzit apo në Qerret në Durrës hipotekojnë në emrin e tyre vilat, tokën dhe rërën.

 

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Lufta kundër korrupsioni është një ndër 12 rekomandimet që Shqipëria duhet të plotësojë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Qeveria që ju drejtoni solli në Komisionin e Integrimit Planin e Veprimit për adresimin e këtyre rekomandimeve. A e dini zoti Kryeministër se hapat e parashikuar për rekomandimin 8 (për luftën kundër korrupsionit) nuk kanë asnjë lidhje më këtë Strategjinë që unë ju kam thirrur sot në interpelancë. Qeveria juaj nuk është aspak serioze në marrëdhënien kontraktuale që kemi me Brukselin.

Mjafton të shohësh këtë strategji dhe planin e veprimit, për të kuptuar që gjithçka mbetet në copa letrash që nuk kanë asnjë lidhje me luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni në Drejtësi vazhdon të mbetet një ndër dimensionet më shqetësuese të fenomenit të korrupsionit. Ju Sali Berisha, do të mbaheni mend si i vetmi Kryeministër në botë, që ke bërë sekserin e gjyqtarëve. Nuk ka vend në botë që Kryeministri të bëjë pazar me toma dhe sashenka për shtëpi 170 m2, për shtyrje të moshe pensioni apo punësimin e djalit në ministri. Ky është korrupsioni zoti Kryeministër, ky është fenomeni që duhet të luftuar. Nuk mund të luftohet korrupsioni nga një Kryeministër që i bën thirrje gjyqtarëve të mos zbatojnë Kodin Penal për vepra penale të vjedhjes së votës.

 

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë është prioritare për ne. Ka kohë që jemi shprehur publikisht për këtë. Por, si për të gjitha çështjet as kjo nuk mund të jetë e shkëputur nga një vizion tërësor i reformës në drejtësi.  Zgjedhja është e qartë, drejtësia një shërbim publik që jepet sipas ligjit dhe jo sipas mundësisë për ta blerë atë. Pushteti i sotëm si për të gjitha shërbimet publike ka zgjedhur që ato të ofrohen sipas mundësisë për t’i blerë. Ne jemi të vendosur për të kundërtën. Që të gjitha shërbimet publike të bëjmë të mundur që të jepen sipas nevojës, përfshirë dhe drejtësinë që duhet të jepet vetëm sipas ligjit.

 

Si përfundim,

Problemi i korrupsionit në Shqipëri është i lidhur me ty dhe me qeverisjen tënde. Ashtu si Sanaderi në Kroaci edhe ti në Shqipëri, je kthyer në një pengesë të ecjes përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Je kthyer në një mburojë të korrupsionit familjar dhe oborrtar. Sanaderizimi i politikës shqiptare përbën tashmë sfidën e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Pa një regjistër të plot hetimi dhe ndëshkimi të zyrtarëve të mesëm dhe të lartë, pa zbardhjen e plotë të krimeve të rënda shtetërore në Gërdec dhe më 21 janar, nuk mund të ketë një histori suksesi të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

Kam një këshillë për ty, Sali! Ta kam thënë publikisht ditën që Parlamenti votoi për heqjen e imunitetit tim. Merr kurajën, dorëzo edhe ti imunitetin tënd dhe eja me mua para prokurorisë. Sqaro pozicionin tënd për Gërdecin dhe 21 janarin. Je ende në moshë për të përballuar disa seanca pyetjesh. Më vonë, do ta kesh të vështirë sepse e ke të pamundur të shpëtosh, pa kaluar disa seanca pyetjesh kur të vijë ora e të vërtetës.

Mubaraku e kishte kaluar moshën për të qëndruar vetë në këmbë, kur i erdhi dita për të dalë para drejtësisë. Ndoshta jeta do të të jap një shans për të qenë me e mirë për ty nëse zbardhjen e krimeve ja beson shtetit ligjor.

Luftën kundër korrupsionit, ne do ta fitojmë, ti ke dhe pak ditë kohë…

13 komente në “Zoti Berisha, na shpjego si i bëri djali juaj 200 mijë euro si sekser?”

  1. Horri i bulevardit says:

    O Taulant po qeke dhe ti trap, Shkerdheni po palon miljarda ti thu 200,000 euro. une ju them se vetem familja Berisha sot ka mbi 20-miljarde dollare te depozitume ne ishujt Kajman, ne baken e Qipros dhe ne Zvicer eshte nje shume e vogel, kjo per shkak te zbulimit, mbasi ky te theje qafen nga pushteti, se Zvicra e ka me detyrim tani qe parat e diktatoreve, ti ktheje ne vendin ku jane vjedhur.

    1. Gusmari says:

      I rrofshin paret, ku do fusin koken kur te bjere nga pushteti?
      Horri,Balla e di qe familja Berisha ka para pafund, por nuk mund te thote se e hedhin prape ne gjyq e i ve gjykata gjobe. Ndaj citon vetem 200mije Euro qe te mos quhet shpifje.
      Saimir Tahiri psh. ka dy gjoba nga 40milion lek, vetem nga Xeni dhe Cita, etj. Po keshtu ne 2farmacite e familjes tatimoret i kane vene 70 milion lek gjobe.

      http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/
      http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/

    2. Zgjebe , sigurisht te paguan mire Shkelzeni qe mban kontabilitetin e tij

    3. koz says:

      Jam dakort me ty mor mik. Une kete nuk kuptoj sesi qofte Balla apo cdo deputet socialist dhe aq me teper Rama qe pretendon te behet kryeminister i shqiperise nuk kane kurajon apo inteligjencen e duhur per tua bere te qarte te gjithe maskarenjve te ndyre qe kane grabitur shqiperine ne keto 20 vjet duke filluar nga Berisha me sorollop, Meta, Nano, Topalli e deri tek sejmenet e tyre te qelbur – si Frangaj, Fevziu, Cili, Zheji etj etj.. se do ti shkojne deri ne fund parave dhe pronave te felliqura qe i kane marre shqiptareve, edhe ato te fshehura neper bankat e huaja, edhe shtepite apo pallatet qe kane blere ne SHqiperi dhe jashte, edhe ato te vendosura ne bizneset e pushtetit… TE GJITHA deri ne nje. Ti thuash Berishes se Zeni paska fituar 200 mije euro dhe nuk e paska sqaruar burimin e fitimit eshte si te tallesh me te verteten dhe popullin e ngrate kur behet fjale per miliarda euro te vjedhura apo shperdoruara nga kjo bande. Rama dhe opozita duhet te na bindin se do ti kerkojne dhe kthejne deri ne nje pasurite e shqiperise te vjedhura nga famija dhe regjimi i Bishes edhe prapa diellit, edhe sikur te marre 10 apo 50 vjet. edhe appartamentet e Bregut, edhe pasurite e mesiles, apo bizneset e Bulkut apo partnerit te Vokshit, edhe aferat e Artan Hoxhes, Fahri Balliut dhe vemjeve te tjera qe kane mbijetuar ne batakun e qenefit nga Vicidoli.

    4. Edi Ramovici says:

      ja kush na udheheq e kush na vjedh e na vret diten per diell
      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

  2. homeri says:

    Bravo TAULAND keshtu duhen te jene opozitaret me qeverin kot dhe kryeministrinme palaco ne historin e ketij vendi . Ketij talebni islamik vazhdimisht i duhet kujtuar se nje dite ai dhe familja e tij do dalin para drejtesis per korrupsionin dhe vrasjet . Nje deshire kam TAULAND kete qendrim duhet te mbash edhe kur te jeni ne pushtet

    1. agimi says:

      O i panxene, c’ke me islamin dhe fene, pse s’i thua diktator, shpellar, c’te duash…
      Pse ngaterron fene me nje kriminel ordiner, qe as i’a ka haberin fese dhe nuk ka qeverisur asnje cast sipas parimeve humane te fese !???

  3. ryan says:

    saliu vete eshte mysliman i tredhur ndersa gruan dhe femijt i ka hebrenj hhahahah ndersa 200 mije eurot ai tani i harxhon vec per nje drek te zakonshme prandaj ti TAULANT godite andej nga spiunlliku meqe ka edhe gruan sllave; po i shave argiten [gocen] aty terbon fare ai hhahahahahah

  4. aron says:

    200000 euro i ka me nje dore shkelzeni ,por puna eshte se keta jane kapur kaq shume pas parase dhe populli me shume varferohet dhe i blejne tavot si duan dhe fol e fol e ska gjykate shqiptare ti denoje ,disa vlera u zhduken si mosbesueshmeria ,venia e barazise i drejte i padrejte ,pozit opozite dhe kjo me shqeteson,u vra shpirti i drejtesise nga maskarenjte,ne hell ti shoh nuk ngopem.

  5. daku says:

    Forbes: Greqia te marre shembull nga Shqiperia

    Europa po shkon ne drejtimin e gabuar ne dy fronte, duke lejuar Greqine per te ristrukturuar borxhin e saj me kreditoret private ne menyre qe veproi, duke mos bere asgje per te nxitur rritjen e nevojshme ekonomike, per te sjelle sherim per me shume te qendrueshme, thote botuesi i revistes prestigjiozes “Forbes”, dhe ish-kandidati per President te SHBA, nga partia Republikane (GOP) Steve Forbes.

    Greqia ka arritur per te bindur rreth 85 per qind te kreditoreve te tij private te bien dakord per te marre nje borxh, i cili do te shmangte nje humbje ne ristrukturimin e borxheve te tyre, me disa holdouts detyruar ne marreveshje me ane te mjeteve te njohura si klauzolat veprimet kolektive, gje qe e ben marreveshjen, teknikisht, qe Greqia te mos plotesoje detyrimet.

    “Kjo eshte nje mosplotesim detyrimesh. Ata kane arritur te menaxhojne ate ne nje menyre qe nuk turbullon sistemin bankar, por fakti i ceshtjes eshte se ata nuk e kane vene ne politikat qe do te mundesojne Greqine te rritet perseri, ekonomikisht”, – thote Forbes per blogun Ticker.

    Borxhet e ristrukturimit me kreditoret private ishte nje kerkese per Greqine per te kryer ne menyre qe te caktoje nje fond prej 172 miliard €; te shpetimit qe do te merreshin nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Nderkombetar.

    Qe parate e dhena te mbajne Europen, te qete ne nje “det te trazuar” ekonomikisht, per shume kohe, por pa reforme te qendrueshme, ku ajo eshte e perfshira nga kriza si ne Greqi ajo ka rrezik te kthehet dhe ne vende te tjera te trazuara, tani si Portugalia, Spanja dhe Italia.

    “Ju duhet te reformonit ekonomite e brendshme dhe largoni barrierat per te bere ate ligjore, per te bere biznes cka keshtu duket – shume e veshtire ne Itali dhe Greqi, per te reformuar ligjet tuaja te punes, keshtu qe ju merruni me pari me levizjen ne tregun e punes, dhe keshtu qe ju mund te punesoni shume njerez, dhe mos mendoni se tani ju e keni ‘zgjidhur’ problemin deri ne perjetesi dhe ne menyre radikale per te reformuar strukturen e taksave”, – thote Forbes.

    “Ju te merrni shembull nga vendet tuaja fqinje, si Shqiperia dhe Bullgaria. Ata nuk kane sistem te tille per te paguar taksat, dhe kane disa vite me pare qe Shqiperia, por edhe Bullgaria aplikojne nje takse te sheshte 10 per qind. Kjo e ben shume te lehte per te mbledhur taksat, dhe per kete ato jane ekonomi ne rritje”, – shton Forbes.

    Steve Forbes, botuesi i revistes “Forbes”, i sugjeron Greqise te ndjeke shembullin e Shqiperise dhe Bullgarise, te cilat arriten t’i mbijetojne presioneve te krizes, fale takses se sheshte. Sipas Forbes, aplikimi i kesaj takse eshte menyra me e mire per te vjele te ardhura nga bizneset, te cilat ndodhen ne veshtiresi. “Jo vetem grekeve, po as shqiptareve e as bullgareve nuk u pelqen te paguajne taksa.

    E megjithate, qeverite e ketyre vendeve aplikuan taksen e sheshte prej 10 %, cka rezultoi nje mase efikase per mbledhjen e te ardhurave dhe zhvillimin e ekonomise”, – deklaroi Forbes. Forbes nenvizoi po ashtu se ne Greqi nuk jane inkurajuar politika zhvillimore, ndaj dhe ekonomia greke, sipas tij, po shkon drejt falimentimit. Sipas tij, Bashkimi Europian po ndjek nje taktike te gabuar, sa i perket zgjidhjes se krizes greke, duke lejuar rivleresimin jovullnetar te borxheve, si dhe duke u treguar indiferente ndaj politikave nxitese per zhvillimin e ekonomise.

    Euro ne rrezik braktisjeje

    Vezhguesit kane verejtura dhe parashikojne se Greqia do te braktise perfundimisht tregun me euron, dhe disa vende te tjere ne Euro do te ndjekin shembullin. “Greqia do te jete vendi i pare qe ka per te dale nga Eurozona, jo kete vit, por ndoshta me vone vitin e ardhshem, por ne menyre per te rivendosur ekuiliber, rritja e konkurrences se jashtme per ekuiliber nga ata duhet te kaloje neper nje amortizimin te vertete”, – thote profesori Nouriel Roubini i New York University. Ne kete term edhe Portugalia duhet te ndjeke, te njejtin shembull ndaj tundimit per plotesimin e borxheve te tyre ne kembim te nje valute te dobet. “Ne drejtim te ristrukturimit te borxhit, te brendshem pas Greqise, une mendoj se Portugalia eshte me me shume gjasa qe do te kerkojne nje ristrukturim te borxhit te saj dhe ndoshta perfundimisht te kete nje dalje si Greqia”, – shton Roubini.

  6. JORGJI KOCI says:

    KA NJEZET VJET QE DEGJOJ KETE MUZIKE ME TE NJEJTIN DIRIGJENT SALINE.FLASIN GAZETA,KUNDRSHTARE TE TIJ,FLESIN ANALISTE NEPER KANALET SHQIPATRE ETJ POR AI VAZHDON TE JETE NE KRYE TE SHTETIT DHE BEN LIGJIN KUDO DHE KUDO KEQ NE KUNDERSHTIM ME INTERESAT E SHQIPTARVE DHE TE SHQIPERISE.KUSHTETUTA KA KRHYER TERE ATO LIGJE POR AI VAZHDON TE DIRIGJOJE.PO KUSH KA FAJ?UNE THEM POPULLI I CILI KA 22 VJET DHE HAN BUKE E KRIPE DHE NUK KA MESUAR TI ZERE ME GURE TERE KETA LAPNGJOZE.DEGJOVA DIE SE POLITIKANET DEKLAROJNE SHUME MARAMENDESE EUROSH SIKUR TI KENE MARE DHORA.KUSH JEP KETO DHORO TE MAJME DHE PERSE I JEP?PSE NUK ME JAPIN MUA?SI MUNDET ISH KRYETARI I KONTROLLIT TE SHTETIT CEKU APO ANTARI I GJYKATES SE LARTE TE PRANOJNE DHORO MBI 200 MIJE EURO?KJO MUNDET SE KESHTU BEHEN LIGJET QE TE MARIN DHORO PA PIKE TURPI.NEJSE KOT QE TE FLASIM PER KETO PUNE.KUJTOJ TE MADHIN NAMIK HOTI I CILI THA NJEHERE”MALOKU PO NUK E VRAVE NUK BIE NGA KALI”NUK ESHTE E VERTE KJO.SHKATROI SHQIPERINE,TANI PO E SHET ATE SHE SKUSH NUK NGRIHET DHE TI THOTE “AJT STODHIALLO”(NE DJALL TE VESH).PO KUSH TI THOTE RULI,POLLO,MEDIU,ALIBEAJ,BUMCI?ATA QE KANE THENE DICKA JNE JASHTE P.D-SE.DEGJOVA NJE DIE QE THA PER RPONAT:KOMUNIZMI NA I MORI PER VETE POR NUK JA DHA ASKUJT TOKATE NDERSA KETA TE SOTMIT I SHITEN JO TEK PRONARI PO TEK TE TJERET PER TE MARE VOTA.KETE SE LUAN TOPI.EDHE KJO VONESE QE BEHET SOT BEHET ME QELLIM PER VOTIMET E 2013.S HERE KA VOTIME SALIU MER NE ANALIZE TOKEN,TE BURGOSURIT ,RROGAT DHE PENSIONET ETJ ETJ.POSHTERSI E MADHE DHE THEM SE PAS PAK VITESH SHQIPERIA DO BEHET QE MOS QUHET SHQIPERI SEPSE ATJE NUK FLITET SE SI TA NDEROJME DHE TA MBROJME SHQIPERINE POR SI TA SHESIM DHE SHKATEROJME ATE.NUK E DI DO VIJE NJE DITE QE NE SHQIPTARET TE NA KENE FRIKE POLITIKNET?NUK E BESOJ KURRE.

  7. Arditi says:

    200 mije euro???? Ore mbushni mire ju apo si e keni hallin?Keta kafshe 200 mije euro i vjedhin vetem ne nje dite.Po i kerkoni llogari per nje dite pune valle???Ju zoterinj te PS do te beni mire te keni prova te mjaftueshme te burgosni Kafshen Berishe me gjithe zvaraniket e tij,dhe ti ktheni pasurine, qe keta nenprodukte te jashtqitjes se qenit,i kane vjedhur gjithe keto vite popullit shqiptar.Ketu futen dhe zvarranike nga PS-ja apo LSI apo ku ta di une se cfare tjeter.Beni mire te mos luani me me popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje