Spiunët e Nikola Gruevskit motivojnë dhe nxisin incidente ndëretnike, veçanërisht duke yshtur nacionalistët e rinj të Shkupit kundër shqiptarëve etnikë për ta zhvendosur vëmendjen e publikut nga koncesioni që detyrohen t’ia bëjnë Greqisë rreth emrit kushtetues të shtetit
Maqedonia lehtësisht i shpëtoi aneksimit serb në vitet ’90 dhe mezi mbijetoi një konflikt të armatosur me shqiptarët vendas gjatë vitit 2001, gjendet para “një lufte” të tretë.
Kësaj herë më të dhimbshme.
Ajo do të detyrohet të presë degën mbi të cilën ka qëndruar këta 20 vjetët e fundit dhe mbi të cilën ka thurur melodramën e madhështisë së rreme dhe mburrjes deri në dalldi: Mitin për Maqedoninë antike dhe Aleksandrin e Madh.
Shkupi zyrtar me politikat e tij etnonacionaliste, duke ngjizur një shtet thuaja kishtar ortodoks dhe duke përjashtuar nga debati shtetin qytetar, po rrëshqet nga një lloj i ri i fashizmit (fashizëm kulturor), i cili do t’i kthehet si bumerang, duke e ndarë këtë shtet në rrafshin kulturor dhe qytetar, e pastaj edhe etnik dhe shtetëror.
Maqedonisë së tillë, turbofolklorike dhe me shikim mesjetar në të ardhmen po i kanoset një ogur i zi.
Ajo ka mundur të jetë dhe ka hala shanse të jetë një shtet binacional dhe dygjuhësor si një Belgjikë e Ballkanit. Mirëpo me hovet e tërbuara fashiste që po merr paria e Shkupit, po ia ndjellin këtij shteti fatin e ish-Jugosllavisë, shpërbërjes në entitete deri në zhbërje dhe aneksim nga fqinjët, nga Bullgaria dhe Shqipëria, pa e përjashtuar edhe involvimin e Greqisë dhe të Serbisë.
Në këtë sfond tejdukshëm vërehet se spiunët e Nikola Gruevskit motivojnë dhe nxisin incidente ndëretnike, veçanërisht duke yshtur nacionalistët e rinj të Shkupit kundër shqiptarëve etnikë, për dy arsye të kalkuluara.
Së pari, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut sllavo-maqedonas nga koncesioni që detyrohen t’ia bëjnë Greqisë rreth emrit kushtetues të shtetit dhe, së dyti, që përmes rrahjes dhe poshtërimit të shqiptarëve ta mobilizojë dhe homogjenizojë nacionalizmin maqedonas si kundërpërgjigje ndaj zërave që vijnë nga Sofja zyrtare, se shteti i Gruevskit dhe nacionalistëve të rinj rreth tij po i diskriminon bullgarët etnikë. Pra Gruevski mëton që ta rrisë patriotizmin maqedonas dhe t’i zbehë ndjenjat pro bullgare të shumicës prej tyre në kurriz të shqiptarëve.
Maqedonia e sotme (Shkupi zyrtar) nuk deshi, nuk diti dhe nuk po ia del tash e 20 vjet që të organizojë një shoqëri politike me bazë qytetare duke e deetnizuar shtetin, i cili, i tillë, pra qytetar, pati shans të mirë për mbijetesë, por shkurtpamësia e politikanëve maqedonas-sllavë po e shpie shtetin drejt gremine.
Skandalet me përmendoret dhe kryqet gjigante gjithandej, mësymja për të ngrehur kishë ortodokse mbi Kalanë e Shkupit gjatë vitit të kaluar dhe sidomos incidentet ndëretnike aktuale, të kurdisura nga shërbimet sekrete maqedonomëdha vetëm sa e shquajnë ksenofobinë dhe qasjen paranojake të maqedonasve ndaj tjetrit/të tjerëve dhe paaftësinë e kësaj etnie për të jetuar me të tjerët, duke ndërtuar një identitet të qëndrueshëm evropian.
Propozimi i Gruevskit për një Maqedoni veriore duket se nuk do ta kënaqë shtetin helen, që kërkon t’i mbajë për vete metarrëfimet antike, duke i hequr çdo të drejtë identifikuese me Maqedoninë antike politikës fashiste kulturore të klasës së re politike të Shkupit.
Politika megalomane por shkurtpamëse e Gruevskit realisht e ka dobësuar legjitimitetin horizontal dhe vertikal të shtetit duke e çuar vendin buzë konfliktit etnik.
Konfliktit i armatosur me shqiptarët vendas atje që pati shpërthyer në vitin 2001, sikur i këndelli fashistët e rinj të Shkupit se me shqiptarët ose duhet partneritet në shtet ose ndarje finale, mirëpo pasoi grindja për emrin e shtetit me fqinjin helen që e nxori këtë shtet ballkanik nga binarët normalë të shtetndërtimit, për ta katandisur drejt abisit, në një luftë të re civile!?
Në rastin më të mirë, kreu i Shkupit zyrtar po e humb luftën brenda, sepse fare lehtë nacionalistët e konstruktuar në zyrat e shërbimeve inteligjente mund t’i dalin nga kontrolli duke shkaktuar trazira përmasash më të mëdha dhe për ta larguar gjithnjë e më shumë këtë shtet nga integrimet në NATO dhe BE, e në rastin më të keq, ish-Republikës Jugosllave Federale të Maqedonisë (FYROM) i kanoset shpërbërja.
Krijimi i një ambienti shumë përjashtues ndaj të tjerëve, sidomos ndaj shqiptarëve dhe tek moshat e reja nga vetë mekanizmat e shtetit maqedonas, historiografia e interpretuar ideologjikisht nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve përmes Enciklopedisë antishqiptare, fuqizimi i klerit ortodoks në shtet dhe mësymja e përvetësimi i trashëgimisë kulturore të një konglomerati popujsh që në këto hapësira kanë jetuar pranë njëri-tjetrit ndër shekuj, si dhe ekskluziviteti nacional i maqedonasve në mënyrë joracionale e ktheu drejtimin e shtetit nga rruga evropiane tek “rruga pa krye” etnonacionaliste.
Së këndejmi kreu i Shkupit ka fabrikuar një nacionalizëm të pamençur duke u përpjekur që të përvetësojë ikonografinë e mitit për Lekën e Madh, i cili, sot mund ta shembë vetë shtetin, sepse e ka të pamundur që të marrë atë që i është premtuar: Identitetin dhe madhështinë e dikurshme të Maqedonisë antike. Prandaj reaksioni mund të jetë i përmasave fatale dhe mund t’i kthehet si bumerang Shkupit zyrtar, që nuk ka lëshuar asnjë rast për t’iu vërsulur shqiptarëve etnikë, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut nga telashet e mëdha me Greqinë, pikërisht rreth ikonografisë antike që Shkupi e donte për vete.
Incidentet ndëretnike të këtyre ditëve, ndonëse Ali Ahmeti, partneri qeverisës i Gruevskit, nuk i sheh të motivuara politikisht por spontane, ato mbajnë erë të rëndë të kazanit ku gatuhet fashizmi, sipas shembullit të Slobodan Milosheviqit.
Në anën tjetër, mësymjet antishqiptare rrisin idenë tek qytetarët shqiptarë se jeta në shtetin e përbashkët me maqedonasit është “Mission impossible” dhe se ata duhet të kërkojnë rrugë të tjera për sigurinë dhe prosperitetin e tyre.
Konkludimi se shumica e shqiptarëve kërkon bashkimin në një shtet të vetëm shqiptar ende është vetëm një projeksion i dëshirave, në kuadër të metarrëfimeve etnonacionaliste të disa qarqeve ekstreme politike në Kosovë e Maqedoninë perëndimore, por edhe në Shqipëri. Pra, shqiptarët kanë dëshirë të bashkohen në një shtet unik shqiptar, ndoshta shumica prej tyre, por shpërputhja mes të dëshiruarës dhe të mundshmes në realpolitikë është e madhe. Mirëpo, nëse nacionalistët maqedonas dhe “braniteljat” që veten e quajnë MOS duan dominimin e shtetit, atëherë reagimi shqiptar do të ishte edhe më i papërmbajtur, gjë që do ta shpinte FYROM-in në histori.
Postulati se politika është art i së mundshmes është përjashtuar lehtësisht nga mendimi politik i Shkupit zyrtar, duke synuar krijimin e një kombi me mendje n’hava (rrënjë në antikitet!?) por në realitet, një komb i ri dhe i varfër.
Sapo Greqia mori infuzion nga BE-ja (mbi njëqind miliardë euro) për ta shpëtuar shtetin nga bankroti, Athina ktheu shigjetat sërish nga Shkupi.
Duke ua mohuar maqedonasve emrin dhe dekorin e Maqedonisë së Epirit.
Të zënë ngushtë dhe me bythë në diell, fashistët kulturorë të Shkupit të vetëdijshëm se kanë për ta harruar shpejt madhështinë e antikitetit të shpifur, iu vërsulen sërish shqiptarëve, për ta bërë më të lehtë fillimin e fundit të kësaj Maqedonie megalomane.
Respektimi i të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni si shtet i miqësisë qytetare mes dy etnive kryesore, sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, krijimi i një shteti modest me një vend po ashtu modest në historinë dhe gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht përqafimi i vlerave të përbashkëta evropiane, do ta shpëtonte këtë shtet nga çarja, kurse mësymja ndaj shqiptarëve që megjithatë ulën armët dhe pranuan shtetin e përbashkët me maqedonasit do ta falimentonte Maqedoninë veriore ose Republikën e Vardarit ditën për diell.
Maqedonia e deritashme, megalomane dhe e veshur me petkat e madhështisë së Lekës së Madh po jep shpirt!?
A do të ketë arsye të mjaftueshme në Shkup që kësaj kufome t’ia zërë vendin një shtet i ri dhe i drejtë për të gjithë?
Kjo është pyetje për një milion.
Vardashka duhet te shkruanit,jo Vardari !
Haroji te te pyesi prandaj–Cfare gje e lige je ti moj dreq, si neperk e mbushur plot helm
Shume mire do behet te prishet Maqedonia se jo vetem qe eshte nje shtet hibrid fantazme, por edhe udhehiqet nga nje popull jashtezakonisht i lig
Nuk mund te kesh bashkejetese me nje popull kaq armiqesor sa sllaavet
–Ndaj Shqiptaret patjeter duhet ta shkaterojne Maqedonine , te marrin pjesen e tyre dhe te bashkohen me Shqiperine ———dhe pastaj nuk i lejojme
me sllavo- maqedonasit te vijne per pushime ketej nga bregdeti jone
Edhe Greqia andej i ka bllokuar –Le te ngelen ne shtetin e tyre t e pjerdhur qe do behet si nje burg per ta –se ata nuk kane asnje lloj daljeje ne det
–Shqiptaret te ngrihen ne protesta dhe ta shkaterojne ate vend duke nxitur Ushtrine e UCK se Shqiptareve te Maqedonise qe te fillojne sulmet
kunder banoreve sllavo-maqedonas qe jetojne ne te njejtin territor me shqiptaret
Ne menyre qe sllavo maqedonasit te largohen … dhe te shkojne me ne lindje te Maqedonise
–Nje pershendetje vellazerore shqiptarev e te Maqedonise , dhe ju uroj
nje bashkim sa me te shpejte me Shqiperine tone –Keshtu do behemi nje shtet me i madh , me i fuqishem , me shume me teper resurse turistike ,
ekonomia jone do jete edhe me e fuqishme , gje qe do coje ne ritjen e menjehreshme te ekonomise sone dhe te mireqenies se shqiptareve kudo qe jane ……
We Love You !
Nese do te duhet te jem ne Maqedoni per tokat shqiptare,do te jem atje ne momentin e duhur, pa asnje dyshim.Nuk me dhimbset asgje sa Shqiperia Etnike!
Matosh! Shqiptaret e Kosoves i quan komb i ri me emrin Kosovar,apo jo?Po shqiptaret e Maqedonise si do ti quash?Maqedonas?Kosovare?Apo malazese?
Apo po e dredh tani se po shikon shenja qe gjerat po vene atje ku thame ne:
ne bashkimin kombetar.
Miresevjen!
Me mire vone se kurre!
Jooo , do t’i quaje maqedonarë ! Janë te “holle” keta bijte e shkinave (Halil Matoshevici) qe edhe ne kete rast kur ben sikur i qan zemra per shqiptaret maqedonarë , prape i ben sherbim asaj ku i dhemb “ekzistences pansllaviste” te Maqedonise ne rajon ! Indirekt i kundervihet serisht krijimit te Shqiperise reale etnike !
eshte i “holle” gjarpri i shkines por helmin e ka te forte !
e per cfare mund te na duhet ky lloj bashkimi kaq i perfolur dhe kaq shume i nxituar???
cfare mund ti japim dhe cfare mund te na japin shqipfolesit nga krahu tjeter?!!!!
pervec injorances se thell qe i ka karakterizuar gjith keto vjet(shekuj)
Piso.me ke do te bashkohesh ti qe te marresh?Me Luksemburgun?Po Gjermania Perendimore cfare mori nga Gjermania Lindore?Po Amerika ecfare mori nga Meksika?Po maqedonsit cfare duan nga shqiptaret e atjeshem?Po serbet cfare duan nga shqiptaret e Kosoves,qe po bejne namin per te bere prape te te tyren?Shteti me i madh ka potencialisht mundesi me te mira per te luftuar korrupsionin dhe vendosjen e shtetit ligjor,sepse njohjet jane me te vogla.Pra me te njejten deshire dhe perkushtim eshte me e lehte.Tregu eshte me i madh.Investimet e huaja jane me te interesuara ne tregje me te medha.Ligjet jane njesos,etj.Ne fushen nderkombetare ka me shume peshe vendi me i madh.Per te mos folur per anen patriotike ,gjuha,flamuri etj.Gjerat nuk shikohen vetem per sot por dhe per te ardhmen.
zoti halil kodoshi po shqiptaret e maqedonise i bien te jene komb me vete se ti per kosoven the se sjan shqiptare