Para vetëm 23 vjetëve, me dhjetëra njerëz u vranë, me qindra u plagosën, kurse me mijëra u arrestuan e u persekutuan në mbrojtje të autonomisë së Kosovës. 23 vjet më vonë kemi qeveri që s’na e mbron Republikën dhe hoqi dorë nga ajo!
E përbashkëta e qeverive në Prishtinë, Beograd dhe Shkup është se që të tria avancojnë drejt Brukselit në kurriz të shqiptarëve. Serbia e mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia po i nis bisedimet për integrim të përshpejtuar në BE, ndërsa Kosovës i premtohet dialogu për negociatat për liberalizimin e vizave dhe studimin e fizibilitetit për studimin e fizibilitetit.
Sipas marrëveshjes në Bruksel, pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë quhen ‘pika kaluese’. Menaxhimi i Integruar i Pikave Kaluese parasheh që EULEX-i të jetë jo vetëm në pikat kaluese në Rudnicë e Bërnjak, por edhe në Mutivodë e Muçibabë. Kështu, kufiri ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë, me aprovimin e negociatorëve kosovarë që përfaqësojnë kryeministrin në dialogun me Serbinë në Bruksel, u degjenerua në kufi administrativ. Çdokush që vjen nga Serbia në Kosovë, së pari do të hasë në EULEX-in, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe as kufirin ku është vendosur si kufi i një shteti.
Me këtë fusnotë, Rezoluta 1244 u rifreskua politikisht. Me marrëveshjen për emërtimin e shtetit të Kosovës pa republikë e me fusnotë, Kosova e përbrendësoi Rezolutën 1244 si esencë të veten (edhe më shumë sesa Planin e Ahtisaarit). Fjala “republikë” në emërtimin e shtetit të Kosovës është shumë e rëndësishme, kur të kihet parasysh Kushtetuta e Serbisë, ku thuhet që Kosova është pjesë e Serbisë. Pra, me këtë fusnotë, dhe sidomos pa fjalën Republikë, pushon kundërthënia e Kosovës me Kushtetutën e Serbisë.
Zaten, i gjithë procesi i dialogut në Bruksel, me nëntë raunde dhe shtatë marrëveshje, është zhvilluar përbrenda kornizës së Kushtetutës së Serbisë. Është vërtet indikative se si në çdo marrëveshje që është arritur, si dhe në çdo shprehje e formulim që është gjetur, vazhdimisht janë kujdesur që të mos e cenojnë Kushtetutën e Serbisë. Kurse në bash çdo zgjidhje që kanë arritur, rregullisht e kanë cenuar dhe shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sidomos nga aspekti i definimit të Kosovës si Republikë dhe shtet i pavarur e sovran.
Nuk janë bërë këto koncesione që të përfundojnë ato, por pikërisht që të mos përfundojnë. Funksioni i secilit kompromis është përforcimi i dialogut drejt kompromiseve të reja. Secila marrëveshje përkthehet në gjasa të rritura për marrëveshje të tjera. Duke qenë se përmes fusnotës Kosova u bë më pak se shtet, veriu i Kosovës do të mund të bëhet edhe më shumë se autonomi.
Zgjerimi i bisedimeve me Serbinë edhe me temën e veriut të Kosovës tashmë po paralajmërohet vazhdimisht dhe nga të gjitha anët. Por, me këtë qeveri zëre se s’ka se si të ndodhë ndryshe. Veriu është lënë vazhdimisht anash dhe pa kujdes të shtuar, gjë që qëllimisht i ka krijuar hapësirë të mjaftueshme Serbisë për ta shtrirë dhe konsoliduar kontrollin e saj të papenguar dhe të pasfiduar. Qeveria e Kosovës ka marrëveshje xhentëlmene me Serbinë, UNMIK-un e EULEX-in, për t’i lënë të qeta e të pacenueshme strukturat kriminale të Beogradit atje.
Pas Gjermanisë, doli se edhe Britania e Madhe ka pasur qëndrim më të avancuar për Kosovën sesa vetë Qeveria e saj. Ajo ka qenë kundër referimit te Rezoluta 1244 në fusnotë. Aspak e çuditshme: Britania e Madhe e ka ndjekur qëndrimin e kryeministrit të Kosovës kur ky thoshte që ka vdekur Rezoluta 1244 dhe se ajo nuk do të pranohet.
Mirëpo, natyrisht që kur kryeministri i Kosovës e ndërron qëndrimin, Britania e Madhe është absurde ta mbajë të njëjtin. Bëhet absurde që një shtet të mbajë qëndrim më parimor dhe më përparimtar për një vend tjetër sesa vetë qeveria e atij vendi.
Thjesht, ajo nuk është mënyra se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Mbase edhe në këtë pikë po na përsëritet historia: ashtu qysh në shkurt të vitit ’89 Sllovenia dhe Milan Kuçani ishin shumë më radikalë për çështjen e Kosovës sesa udhëheqja e atëhershme e Kosovës, edhe tani, në shkurt të vitit 2012, Gjermania dhe Angela Merkel ishin më të avancuar rreth Kosovës e karshi Serbisë sesa Qeveria e Kosovës.
Para vetëm 23 vjetëve, me dhjetëra njerëz u vranë, me qindra u plagosën, kurse me mijëra u arrestuan e persekutuan në mbrojtje të autonomisë së Kosovës. 23 vjet më vonë kemi qeveri që s’na e mbron Republikën dhe hoqi dorë nga ajo!
Me pelqen patriotizmi juaj Kurti , po Nji pytje kam per ju:
‘Si osht kjo pune qe, Amerika hem e do Kosoven prej vitesh, ene s’e Bon dot ket pune?!
Osht e dobet apo Bon sikur (se ja do Puna)?
Dhe cila Pune?!
Gjithsesi, e sigurte qe ate qe mbjell korr (=Amerika Vec ‘respekt’ Nuk vijon te korr keshtu ne Kosove!!
ashtu si edhe ne Shqiperi)
Po qe se ma spjegon kete heren tjeter, do sigurohem se je pernjimend mendimtar patriot & jo pulitikan rural Zoti Kurt& co !!
J’u falenderoj paraprakisht!
Internet ne cdo klase!
Dixhitalizim i plote i bujqesise, fermeri ti shohi te gjitha on line!
Kinezcja gjuhe e dyte ne shkollat tona!
Hiqni boren nga catite!
Modeli me i mire ekonomik ne bote modeli SaliBode!
….. etj …
Ky eshte “One stop shop” Albania 2012!!!
http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/
Pse nuk e shpallni kishen ortotokse shqipetare në kosovë kemi kisha ortotokse në kosovë mjaftë dhe thirreni At Nikoll Markun nga elbasani dhe i bën ato ritet fetare të nevojshme. Cka pritni ore?????
Shume mendim te bukur jep ky Prishtina -Gjini
Theriteni At Nikoll Markun ne Kosove dhe krijoni kishen Ortodokse shqiptare te Kosoves
–Megjithate nga Kjo gjendje qe eshte Kosova tani dilet qe Kosova te krijoje Ushtrine e saj te Armatosur
Dhe kur Kosova te kete ushtrine e saj , atehere edhe politkanet kosovare do ti bejne Kerkesat e tyre politke me te avancuara
Ndaj gjeja me urgjente eshte qe Kosova te krijoje ushtrine e saj te armatosur
–Kur te kete ushtrine e saj , te gjithe do e marin seriozisht problemin e Kosoves si Republike me vete
Ndersa ne kete kohe tani duhet qe Vetvendosja te beje sa me shume propagande kunder kesaj politke nenshtruese qe bejne qeveria e Kosoves –dhe duke vene theksin se cdo gje po behet ne kurris te popullit shqiptar –Keto sidomos duhen thene tek nderkomebtaret
—Ndaj ekshtu sic arsyeton Albin Kurti eshte arsyetim shume i drejte dhe arsyetimi me i sakte ….
po kush ju pyet ju o albin bashke me thaqin,keshtu ja do puna amerikes ne keto momente e keshtu ben,neser kushedi cfare mendje do ket,ndoshta ju cliron perfundimisht ndoshta ju shet prape te serbi,per pazar ju ka, apo ju genjen mendja se i vinte keq per popullin e shtypur kosovar
TE LUMTE ZOTI KURTI!
PERCAKTIM SHUME I SAKTE POR JO I PLOTE. KE HARRUAR EDHE ATDHEUN AME , SHQIPERINE QE PO LUAN NJE ROL TEPER ANTISHQIPTAR NE CDO HAP TRE SAJ POLITIK E DIPLOMATIK…JA NJE SHEMBULL KONKRET :
KUR SHEFI I DIPLOMACISE SHQIPTARE BEN AVOKATIN E RACISTEVE ANTISHQIPTARE
– Nasty policy and diplomacy Zoti Nasto
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shihni cfare palo- ministri te Jashtem ka sot Shqiperia. Ne vend te protestonte ashper dhe denonte pa meshire racizmin dhe aktet e perseritura terroriste te banditeve maqedone kunder femijeve shqiptare, shefi i diplomacise shqiptare Haxhinasto ben avokatin e tyre.
Me nje pafytyresi tipike berishiane, Zoti Haxhinasto i quajti akte te tilla si vrasjet e dy te rinjve shqiptar nga nje polic, simboli i shtetit maqedon, dhe rrahjen barbare te dhjetra nxenesve te pafajshem shqiptare nga cetniket serbo- maqedone si akte sporadike.
Cfare nuk mund te presish nga nje qeveri qe nuk di se cfare ben! Cfare nuk mund te presish nga nje qeveri qe edhe vet vret qytetaret e taksapaguesit e vet.
Komisioneri Evropian per Zgjerimin Z. Stefan Fyle shkon ne Shkup per te shprehur shqetesimin e Evropes per keto sulme dhe akte raciste antishqiptare.
Shefi i diplomacise se shtetit ame ben avokatine qarqeve dhe politikes raciste gjithnje e me agresive antishqiptare nga cartanet e shovizmit serbo- maqedon.
Turp e faqja e zeze per kete mjeran te nje qeverie zhelane e mjerane, kusare e vrastare , qe eshte jo vetem turpi , por edhe fatkeqesia e Shqiperise.
Nasty policy and diplomacy Zoti Haxhinasto !
sic ben thaci gabimet e veta edhe ju zoti kurti beni gabimet tuaja ne kete moment kosoves i duhen te gjithe politikanet bashke per nje qellim…I vetmi politikan qe po punon me mish e me shpirt per kosoven eshte BEXHET PAXOLLI ndersa ju te tjeret vec beni gam gam gjith diten.Kosoves i duhen njofje te reja prandaj mos u merrni me serbine o albin kurti mbaje koken lart dhe shiko me larg
Kurti per President !
15 Mars 2012.
Eshte fatekeqesi shume e madhe qe Shqipetaret sote kudo qe kane shtet perfaqesohen nga gagestere.Dihet,Albin e shqipetar,se atje ku drejtojne,udheheqi keta lloje gangesteresh,punet shkojne keq e me keq.Ne shqiperi,Kosove,Maqedoni,Malte zi,keta te paudhe nuk e kane fare mendjen te Shqiperia.Te koruptuar,hajdut,te etur per pushtet,te etur per gjake shqipetari se me te tjeret sju a mba,servile te pa shembellt karshi cdo lloje amasadori e te huaji keta gangester i kiane kthyer qytet ku banojme ne ,populli,ne vende ku ye meret fryma e te dhemb i gjith trupi.Shesin cdo lloje pasurie,mos haroni cfare pasurish kane keto troje,troje te cilat i kane kthyer ne kazan mbeturinsh,shesintokat,lumenjte e detet tona,shesim kufinjte e flaurin Shqipetar shesin veten e tyre e ne vet6em u bejme sehyr.
Ajo qe ndoth sote ne Ballkan eshte nje krim qe behet karshi Shqiperise e shqipetareve dhe gangesteret zgerdhihen.Ne Shqiperi gangesteret qeveritar vjedhin,vrasin shesin cfare te munden e deri kufjte dhe ajo Evrop,si e djeshmia aprovon,ne Kosove akoma me oer dreq,gangesteret u japin doren,me porosi te B.E.,shtetit me kriminal kunder Shqipetareve qe te futet ne b.e.,Serbise e cila wdhw mbas ketij akti jo vetem qe se njeh Kosoven te pa varur pop do te organizoje zgjedhje si pjes teritorjale te veten.
Ne maqedoni,krimi8nelet gangester maqedonas,u vjedhin pasurite kulturoe,i rahin vrasin e i fusin ne burg,gjer edhe femije,grisin e djgin Flamurin kombetar,pushtojne me shtepi maqedonase fsfatera te tera,ashtu si bene shekullin e kaluar Serbia,Greqia<Shqate te gjithe bashkeper ti quajtur mbas 50 vjetesh toka te tyre e gangesteret ne tq gjithe Trojet tona i bekojne me porosi te b.e. Pse atje ku ke shqiprtar nuk ka b.e.? Nje arsye eshte e sakte:Trojet Shqipetare ju duhen per ti blere sa me lire. B.E.nukka deshire dhe vullnet qe ne trojet shqioetare te kete shtet te fuqishem e sovran prandaje le gangesteret europjan qe tu japin bekimin ganaestereve shqipetar ne krimet qe bejne karshiTrojeve e popullit Shqipetae.Evetmia ruge per tu vene kufirin te thana krimineleve ballkanas duhet ti fshijme nga faqia e dheut gangesteret tane.Nuk ka rruge tjeter.