A jemi ne ndryshe nga të tjerët?

17 Mars 2012, 22:27Blog TEMA

Nga Robert Murataj

Duke pritur radhën për të dërguar një certifikatë personale për në Ministrinë e Brendshme a ku e di unë se ku dhe ku e di unë se për çfarë arsye kjo certifikatë e cila është produkt i një institucioni shtetëror, duhet të shkojë për verifikim në një institucion tjetër, më bëri përshtypje sjellja e një gruaje rreth të 50-ve dhe gjithashtu sjellja e punonjëses së postës.

Tarifa e shërbimit postar për në Ministrinë përkatëse kushton 430 lekë për një certifikatë, dhe gruaja në fjalë, që ishte në radhë para meje kishte dy certifikata, kështu qe i binte të paguante 860 lekë. Gruaja i jep punonjëses së postës një 1000 lekësh dhe pas një pritje prej 10 sekondash, kur punonjësja po kontrollonte sirtarin për reston, klientja i thotë: “Nuk ka problem nëse nuk ke të holla”???!!!! “Mbaji se do vijmë prapë ndonjëherë tjetër”??????!!!! Kaq deshi punonjësja e postës dhe i tha: “Shumë faleminderit”.

Një fenomen i tillë ndodh rëndom në shumicën dërrmuese të Institucioneve tona, sidomos të Institucioneve shtetërore, lokale apo qendrore si gjendja civile, hipotekë, arshiva etj. Po përse ndodh ky fenomen vetëm në vendin tonë?

Mendoj se ka disa arsye:

E para dhe kryesorja: Qytetarët nuk janë shumë të informuar dhe të ndërgjegjësuar që një pjesë e shërbimeve që u ofrohet nga institucionet shtetërore është falas, pa pagesë. Sigurisht që ka edhe shërbime për të cilat paguhet një tarifë, por që tarifa e përcaktuar nga organet lokale apo qëedore paguhet kundrejt faturës përkatëse dhe nuk ka arsye përse të paguhet më tepër se fatura, as edhe një lekë. Dhe përveç kësaj është detyrim ligjor i punonjësve të institucioneve t’u shërbejnë qytetarëve në çdo kohë. Për këtë arsye qytetarët mendojnë se duke lënë një bakshish të vogël kanë fituar simpatinë e punonjëses!!!!!,  e cila nga ana e saj e ka bërë rutinë këtë fenomen dhe i duket më se normale. Bile bën sikur përpushet kot sikur kërkon resto duke e vonuar enkas kthimin e kusurit derisa të tendos mirë nervat e klientëve për t’ia lënë kusurin!!!!!

E dyta: Qytetarët tanë, të gjithë ne pa përjashtim jemi apatikë kur vërejmë fenomene të tilla dhe na duken normale, nuk bëjmë zë, nuk ndihemi, nuk kemi atë kurajon e duhur për të mos lejuar që ky fenomen të shndërrohet në një fenomen rutinë.

E treta: Zyrtarët tanë dhe punonjësit e shërbimeve nuk kanë marrë trajnimin e duhur dhe nuk e trajtojnë me mirësjellje dhe respekt qytetarin nga i cili ata të gjithë pa përjashtim paguhen dhe nxjerrin të mirat materiale, por e përdorin si një mjet fitimi. Nga ana tjetër unë mendoj se respekti dhe mirësjellja në këto raste duhet edhe të imponohen nga vetë qytetarët me kurajo dhe denoncim të çdo rasti pa hezitim.

E katërta: Mendoj se në disa raste qytetarët nuk janë ne pozitën e duhur kur kërkojnë një dokument dhe për këtë arsye ata e ushqejnë vetë këtë fenomen, duke lënë edhe ndonjë bakshish të majmë me qëllim që punonjësit e institucioneve të gjejnë rrugë alternative për të shërbyer në mënyrë të paligjshme.

E pesta: Mendoj se kjo kulturë e mënyrës se si ne duam të marrim një shërbim apo një të drejtë, injektohet tek ne qysh në bankat e shkollës. Një shembull nga shkolla publike: çdo nxënës kultivohet me servilizmin dhe ndjenjën e përuljes përpara presionit të mësuesve për t’i detyruar nxënësit të marrin pjesë në kurset private me qëllim rregullimin e notës dhe të mesatares. Një shembull nga shkolla private: edhe për të vendosur nxënësit nëpër banka, vijnë prindërit e nxënësve, sigurisht ata që janë më të pasur se të pasurit e tjerë që frekuentojnë shkollat private dhe diktojnë mësueset se në cilën bankë do ulet fëmija i saj, duke i dhënë të kuptojë fëmijës direkt se duke pasur lekë, mund të influencosh gjithkënd dhe të vendosësh për gjithçka.

Ka dhe shumë të tjera, por unë dua te ndalem këtu për ta krahasuar këtë fenomen me shërbimet në vende të tjera.

Në Angli psh, për të siguruar një shërbim nga një institucion shtetëror ose publik, pra për të marrë një dokument mjafton të bësh një kërkesë në emër të institucionit dhe nuk ke nevojë të paraqitesh atje fizikisht, por me anë të shërbimit postar të vijnë dokumentet e kërkuar në adresën ku banon, duke të kursyer kështu kohën dhe duke evituar fenomene të pakëndshme. Sigurisht që edhe adresat në Shqipëri lënë për të dëshiruar kështu që shërbimi postar në shumicën e qyteteve dhe fshatrave nuk funksionon, por kjo mund te rregullohet me anë të kompanive të vogla postare private duke vendosur një tarifë dhe duke punësuar kështu edhe disa qytetarë që sot janë të papunë.

Fenomeni i moskthimit të restos nga institucionet publike është vërtet i çuditshëm në Shqipëri, sepse nuk është një bakshish që ja lë kamarierit në një lokal apo restorant, por duket më shumë si një pagesë shtesë që çdo qytetar e bën për të kompesuar pagën e ulët të punonjësve, dhe këta të fundit e pranojnë me kënaqësi bile kur nuk u la vetë ata ta marrin atë me forcë, ose të injorojnë duke te vënë lloj- lloj epitetesh. Pra është tanimë anormale nëse nuk ua lë kusurin punonjësve të institucioneve publike dhe jo kur ua lë. Kur u lë kusur është më se normale për të dy palët, e sidomos për punonjësit.

Ky fenomen i cili nuk ekziston në asnjë vend tjetër, dhe bile në vendet perëndimore as nuk e konceptojnë dot si fenomen e le më pastaj të ndodhë, na ka bërë ne të gjithëve disi ndryshe, sikur ne jemi njerëz me komplekse dhe diametralisht të kundërt me çdo vend tjetër.

A jemi ne ndryshe nga të tjerët? A jemi ne njerëz me komplekse?

Nuk e di, nuk jam i sigurt, megjithëse në shumë gjëra ne ndryshojmë nga të tjerët, jemi disi më indiferente ndaj fenomeneve negative dhe ndoshta disi më frikacakë se çdo racë tjetër.

Qofsha gabim po mua kështu më duket.

*respublica.al

12 komente në “A jemi ne ndryshe nga të tjerët?”

  1. Shkodrani says:

    Mos mer zot. po kenke lodh kot. Kishe nalu ne one stop shop e kishe kry pun fill =
    http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/

    1. raimondi says:

      Si ky rasti i restos qe thuhet ne kete shkrim, ketu ne USA ndodhin perdite
      –Se ajo zonja aty ja ka lene reston me deshire–keshtu qe nuk ka azgje te keqe ne kete mes

      Edhe ketu ne USA ,po shkove te pish nje kafe dhe nqs ti i thua :Mbaje reston –Shitesja e mban dhe te thote Thank You

      Ndaj ky artikull eshte artikull koti

      1. Rani says:

        Mos e ngaterro kafen me administraten Mondo se nuk jane njelloj. Keto gjera ndodhin se shqipet nuk e kane idene se administrata eshte ne sherbim te tyre dhe jo e kunderta dhe kjo vjen se nuk ja kane idene e funksionimit te shtetit dhe ne veçanti nga kultura islamike e peruljes para gjithshkaje qe ka pak pushtet vetem per te mbaruar pune.

        1. Voica says:

          Shume mire i ke thene RANI. Kur e lexova kete shkrim mendova te pergjigjem me dy fjale qe ne fakt jane vazhdim i idese tende:Ky artikull tregon nje detaj te vogel, por shume domethenes te asaj se sa gjasa ka te behet ky vend. Ky detaj eshte = 500vjet TURQI.

        2. raimondi says:

          Ne Shqiperi nuk ka kulture islamike fareee –se per 50 vjet u zhduk cdo gje e huaj ne kulturen tone

          Ndersa tani kete justifkimin islamik e perdorin keta njerezit e Janullatosit

          Bakshishet qe jepen ne administrate edhe ketu behen , por ne menyra pakez me te fshefta —

          Keto gjera jane kudo -ndaj nuk kane lidhje me islamin dhe Muhametin –

          1. Voica says:

            Eshte e kote te merresh me ty Raimond. Dmth, sipas teje, gjerat ndahen ne te janullatosit dhe kundra,e?!Kur gjen ca si ty perpara te venitet shpresa se ky vend do behet…je tamam personazh i ketij shkrimi

  2. fule says:

    Ky eshte pra shteti modern qe na premtoi Sali Rumpall Berisha, per te cilin madje na thote te ndihemi krenar keto 20 vjet Talebanokraci.

  3. geno says:

    O Robert, ti ke te drejt, por ke bere nje shkrim nga ato vezhgimet e zonave rurale qe korrespondentet vullnetar te kohes se monizmit ne gazetat PUNA dhe Bashkimi kunder shitesve e kamarierjeve, qe nuk kthenin 1 lekshet. Bakshioshi or mik eshte norm ne gjithe boten. Ajo zonja, sic e thua edhe ti ia ka lene vet bakshishin, nuk ia mori ajo e psotes me dhune. Vjedhje eshte kur te zhvat me detyrim e kur te bie verdalle neper zyra deri sat e detyrohesh te japesh gjobe.

    1. Realist says:

      o Geno ja ke fut kot plako.
      Shkrimi eshte per super qytetaret,e i parakohshem per shume shqiptare katundare te epokes se internetit!

  4. Ramy says:

    turqit iken nga shqiperia se ju kishte ardhur koha
    zogu iku nga pushteti se e perzune italianet
    komunizmi iku pasi ra ne gjithe europen
    saluku do iki kur ti vije ngordhja
    ja kush jemi ne bijte e shqipes

  5. Aleksandri i madh says:

    Ti Raimond ia fut pordhes kot. Ne Amerike le bakshish (tip) sepse taksat nuk jane te perfshira ne cmim. Ne te gjithe Europen (perfshi edhe Albanistanin) taksat jane te perfshira ne cmim. Ne Albanistan paguajme 2 here taksa sepse jemi popull pa dinjitet dhe pa kulture…..

  6. Cimka says:

    SI NE S’KA TJETER.

    Bijte e shqipes
    Ca legene
    Servilosen
    Pastaj flene
    Ne palce e kane
    Friken
    Ndaj nga trupi
    Nuk ju iken
    Dyzet e pese vjet
    Si mercenare
    Dhe spiune
    As qe dinin
    Tjeter pune
    Dhe ne burgje
    Ndaj i futen
    Si kale troje
    Te degjonin
    Te burgosurit
    Ti survejonin
    Emrin e kane te
    Bukur
    Thjesht per tu
    Dukur
    Per te mare
    Nje pozite
    Pa te cilen
    S’rojne dot
    Nga qe jane
    Parazite
    Dembele
    Per pune kot
    Llafazane
    Te medhenj
    Ndaj i qepen
    Mikrofonit
    Qe fillojne
    Shesin pordhe
    I mbajne prapa
    Ne torbe
    Nga qendra
    I marin urdhrat
    Qe vazhdon
    Avazi i vjeter
    Si mendjemedhenj
    Ashtu thone
    Si ne s’ka tjter.

    CIMKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje