Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan për rreth 50 vjet, që nga mbarimi i Luftës së Dytë deri në fillim të viteve ‘90, një ndër diktaturat më të egra që kishte njohur bota. Më në fund Shqipëria, si pasojë e kalbjes së brendshme të regjimit enverist, si dhe për shkak të faktorëve ndërkombëtarë, ku regjime të ngjashme po binin një e nga një, sikur të ishin gurë shahu, arriti të çlirohet nga ai regjim mizor dhe t’ia nis nga para me një formë të re të menduari, qeverisuri dhe të bërit shtet.
Në Shqipëri nuk ndodhi ashtu siç ka ndodhur gjithmonë gjatë historisë, sepse u përmbys regjimi, por jo elita politike ekzistuese, e cila thellë-thellë mbeti po e njëjta dhe nuk u zëvendësua me një elitë të re politike. Zakonisht, në vendet e tjera dhe në histori, përmbysja e regjimeve, kur ndodh nga poshtë, pra nga lëvizjet popullore, bën të mundur që edhe figurat e reja të elitës politike të jenë krejtësisht të reja dhe të vijnë po nga populli. Në Shqipëri nuk ndodhi kështu. Edhe pse populli shqiptar pati një rol mjaft të rëndësishëm në përmbysjen e sistemit, ai mbeti po jashtë pektës së pushtetit. Elita e re politike ishte përsëri e maskuar me pektën e vjetër të regjimit mizor.
Në fillim të viteve ’90 të gjithë besuan dhe menduan se, më në fund, Shqipëria do të bëhej demokratike dhe perëndimore (këtu e kam fjalën për nga forma e qeverisjes). Shumë liderë të rinj, që dolën në sheshe në këtë kohë ju premtuan qytetarëve liri-demokraci. Këto liderë të rinj, edhe pse po dilnin për herë të parë në skenën politike, nuk ishin aq të rinj në formë të menduari dhe të reaguarit, sepse ato kishin frekuentuar “oborrin mbretëror” të asaj kohe. Ato jo vetëm i kishin frekuentuar ato mjedise, por për vite me radhë kishin qenë plotësisht dakord me idealet dhe qëllimet e oborrtarëve të asaj kohe.
Askush nuk e kishte menduar se, edhe pas 20 vitesh, një ndër liderët më të rëndësishëm të së djathtës shqiptarë, i cili ishte edhe presidenti i pari i pluralizmit politik, do të ishte përsëri një ndër drejtuesit kryesor, si dhe lideri i shumicës në vend. Ky lider, i cili me dorën e tij të hekurt të stilit despotik ballkanas, si dhe duke shfrytëzuar emocionet e pashëruara të qytetarëve për nevojën për të pasur gjithmonë një faraon prirës, shkon dhe merr pjesë edhe në mbledhjet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe me krenari shprehet se me kaq dashamirësi me pritën në këtë sallë edhe para 20 vitesh.
Liderët botërorë, që qenë të pranishëm shikojnë të habitur në sy njëri tjetrin, duke belbëzuar, se edhe pas një vitesh qenka e përfaqësuar Shqipëria përsëri nga i njëjti lider politik. Liderët më të mëdhenj, që kishte njohur bota perëndimore në 20 vitet e fundit, si: Tony Blair, Bill Clinton, George W. Bush dhe shumë të tjerë, jo vetëm që nuk ishin më liderë aktiv të rëndësishëm politikë, por kishin shkruar edhe biografitë e tyre (ky akt shënon fillimin e pensionit për një lider në botën perëndimore) dhe kishin shitur miliona kopje .
Gjithashtu, po i njëjtë lider që fiks 20 vite ma parë doli në skenën politike duke mashtruar dhe premtuar hapur sjelljen e lirisë, demokracisë dhe bërjen e “Shqipërisë si Europa”, vetëm pak ditë ma parë doli përsëri në shesh duke u postuar vetëm pak metra larg nga ai që kishte dal 20 vite ma parë, duke premtuar përsëri demokracinë të cilën e kishte premtuar për 20 vite rresht po pa e realizuar asnjëherë.
Edhe pse Shqipëria vazhdon të kaloi një periudhë të vështirë tranzicioni politik dhe ekonomik, ajo vazhdon të përfaqësohet, si jashtë ashtu edhe brenda, nga i njëjti lider, i cili doli për herë të parë në skenën politike në fillimin të viteve ’90 dhe vazhdon të qëndroi duke shpresuar se Zoti do e ndihmojë shumë për të jetuar gjatë për të garantuar edhe shumë vite të tjera si lider i padiskutueshëm i shqiptarëve. Kush e di sa herë gjatë ditës i lutet Zotit që ta bëj të përjetshëm. Megjithatë, ai gabon rëndë, sepse Zoti edhe profetët që ishin njerëzit më të dashur për të nuk i bëri të përjetshëm. Çdo qenie ka një fillim dhe një fund. Fillimi është në dorën e Zotit. Ndërsa fundit është në dorën e vetë njeriut. Sjellja e tij gjatë jetës dëshmon edhe llojin e fundit që mund të ketë. Nëse në jetë ke qenë kriminel nuk mund të vdesësh si engjëll. Nëse në jetë ke qenë komunist nuk mund të vdesësh si demokrat. Nëse në jetë ke qenë shtypësh nuk mund të vdesësh duke dashuruar lirinë. Nëse demokracinë kurrë nuk e ke dashur nuk mund të vdesësh duke e respektuar atë.
Shumë vende europiane kanë probleme me atë që quhet pavdekësia e një lideri. Janë disa vende Europiane që për më shumë se dy dekada vazhdojnë të qeverisen dhe të përfaqësohen nga të njëjtat personazhe. Në lidhje me këtë fenomen aspak demokratik që do ta konsideroja unë, ka disa opinione. Njëri dhe ndoshta më kryesori që qarkullin është, se: Nëse një lider vazhdon të votohet nga populli i tij ai ka të drejtë të qeveris. Unë, nuk jam aspak dakord me këtë ide, për faktin se janë një serë faktorësh që ndikojnë për konfirmimin e një lideri.
Së pari, nëse zgjedhjet, që zhvillohet në një vend që presupozohen demokratik, janë të lira apo jo. Duke pasur parasysh rastin e Shqipërisë, nuk besoj se në Shqipëri janë realizuar në kuptimin e plotë të fjalës zgjedhjet krejtësisht të lira. Së dyti, duhet të merret parasysh fakti, nëse qytetarët kanë një kulturë të lartë politike, apo jo. Shqiptarët nuk mendoj, se kanë pasur dhe kanë një kulturë të lartë politike. Perse ka ndodhur kjo? Duke qenë se Shqipëria ka kaluar në 20 vitet e fundit një periudhë të vështirë ekonomike, sociale, qytetarët kanë menduar gjithmonë për të plotësuar nevojat elementare të jetesës dhe për pasojë nuk kanë qenë të qetë dhe nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të bërë angazhim të plotë politik, si dhe për të reflektuar për situatën politike në vend. Kultura politike për një zgjedhje të re zakonisht krijohet në rastin kur kemi një rryme të re të menduarit. Pra, një grup intelektualësh, të cilët janë të iluminuar për të ndryshuar status quo-n e mendimit dhe të aksionit. Kjo situatë në Shqipëri po ndryshon për dy arsye. Së pari kemi një grup intelektuales të rinj që kanë kryer studimet e larta në Perëndim, të cilët mendojnë krejt ndryshe nga status quo-ja e vjetër në lidhje me ndërtimin e shtetit ligjor, demokracinë si dhe me kulturën e bërjes politik. Së dyti, tranzicioni i gjatë dhe jo frytdhënës ka dhënë efekte të drejtpërdrejta tek qytetari, i cili tashmë është shumë më koshient dhe i kthjellët në lidhje me politik-bërjen dhe me rolin që duhet te ketë në vendimmarrje.
Edhe qytetari po bëhet më koshient në lidhje me interesat tij, me të ardhmen e tij dhe të drejtat e ti, ai vazhdon të jetë krejtësisht indiferente kundrejt politikës dhe pasojave, që ajo sjellë në shoqëri. Një ndër shprehjet më të zakonshme për qytetarët shqiptarë mbi politikën është, se ajo nuk na intereson, sepse politikanët shikojnë vetëm interesat e tyre. Ato, harrojnë se pikërisht fati i tyre dhe jeta e tyre varet nga aksionet kryesore që liderët politikë ndërmarrin në kurriz të qytetarëve. Shqiptarët duhet të binden se nga politika varet jeta dhe ardhmja e tyre. Nëse ato zgjedhin një lider të gabuar do të thotë se kanë zgjedhur një të ardhme të gabuar. Ndërsa nëse ato zgjedhin liderin e duhur do të thotë se ardhmja e tyre do të jetë me e ndriçuar dhe më shume e orientuar drejt kahut pozitiv.
Duke shfrytëzuar terrenin e indiferencës të qytetarit për politikën, i cili mjaft pjellor për të, lideri i mazhorancës shqiptare jo vetëm që vazhdon me dekada të tëra të qeveris i pa trazuar, por në shumë konferenca shtypi shprehet se: “edhe në vitin 2017 përsëri unë do të jem këtë në këtë sallë (në sallën e konferencave të Këshillit të Ministrave) duke ju qeverisur”. Shqiptarët nuk duhet ta lejojnë më një gjë të tillë. Ato nuk kanë kohë për të humbur, sepse jeta jetohet vetëm një herë dhe nuk të jep mundësi të bësh më shumë se një zgjedhje. Çdo ditë që jetojmë nën drejtimin e liderit aktual, është një ditë e humbur në terr demokratik dhe në regres politik dhe ekonomik.
Udhëheqësi aktual i Shqipërisë është i fundit dhe më i vjetri në Ballkan. Të gjithë liderët e tjerë të vendeve Ballkanike, që dolën në skenën politike në fillim të viteve ’90, tashmë, kanë dalë në pension politik. Kështu, për shembull, më mizori Sllobodan Milloshevic, jo vetëm që nuk është më lider politik, por ai, ndoshta, tani prehet në ferr për bëmat që ka bërë.
Po ashtu edhe lideri historik i Kroacisë, i cili i siguroi pavarësinë, Franjo Tuđman, nuk është më lider politik dhe prehet në botën tjetër. Gjithashtu, edhe lideri historik i Rumanisë, Ion Iliescu, që zëvendësojë diktatorin mizor Nicu Ceauşescu, pasi bëri tri mandate si president, tashmë, ka dalë në pension politik. Edhe në Mali të Zi, ku lider i saj i padiskutueshëm për 20 vitet e fundit, Djukanovic, dha dorëheqjen nga jeta politike.
I vetmi në Ballkanin Perëndimor edhe Lindor, që edhe pse ka më shumë se 20 vjet në politik dhe që pretendon krejt gëzim se do të jetë edhe për 20 vite të tjera, është ky i yni, i cili vazhdon me metodat e tija autoritare dhe tiranike të qeveris vendin. Ai qeveris duke përdoru dhe ushtruar ‘demokracinë mafioze”, e cila në pamje të parë duket sikur u përket qytetarëve, por realisht ajo është në shërbim të një personi të vetëm dhe të klanit të tij që e rrethon.
Ndoshta, ka ardhur momenti të mendojmë, se pas kësaj periudhe të gjatë që lideri jonë ka në politikë, ai nuk ka më vizione të reja për të për të na qeverisur për një të ardhme me më shumë progres dhe mirëqenie.
Ndoshta, ai thjeshtë mendon të qëndrojë në politikë për të mbrojtur interesat e tij dhe të personave që e ndihmojnë për të qëndruar krejt i sigurt në pozicionin e tij komod të një udhëheqësi absolut. Edhe pse koha kalon, ai mendon se është i pazëvendësueshëm. Në botën njerëzore asgjë nuk është e pazëvendësueshme.
Lideri i mazhorancës aktuale me të vërtetë është më i vjetri i Ballkanit, por ne, shqiptarët, jemi më të rinjtë në Europë. Prandaj, ne duhet të kërkojmë një model të ri, një lider të ri që ka energji, ide dhe vizione për të na qeverisur me metoda demokratike. Mendoj se ka ardhur momenti që në Shqipëri të ndodh një alternim i vërtetë demokratik pushteti, i cili jo vetëm rrit shpresën për një demokraci të shëndosh në vend, por do sjellë edhe një formë të re qeverisje duke vënë në qendër të vëmendjes qytetarët, hallet e tyre dhe jetën e tyre të përditshme. Kushti kryesor për të ndodhur alternimi është: të çojmë në shpi këtë më vjetrin e Ballkanit, i cili edhe pse kanë kaluar 20 vite, vazhdon të na pseudoqeverisë. Çdo shqiptar duhet të ketë vetëm një qëllim politik: largimin e më të vjetrit dhe zëvendësimin e tij me një alternativë të re të besueshme dhe premtuese.
Ne 2013-ten, ju con te gjitheve ne shtepi ky bashke me shokun Rama dhe me zevendes kryetarin Erion Veliaj. Mos ki hic merak mer Dac
Qirim qirimovic qirimov, sa i qiruar qe je mor qiraman!!!!
Me rpo mos tju coj ky juve me nga nji plumb mas shpine qe i prishni terezine e biznesit familjar.hahahaha
Dhembeverdhi Sali kerma. Edhe doktor pale. As hallexhinjte pensioniste nuk i mbajne dhembet ashtu.
http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/
Shkrimi juaj Z. Alban eshte nje rreze drite per kete popull qe eshte len ne erresire, ushqim shpirteror per njeriun pesimiste dhe nje kushtrim per tu zgjuar nga ky gjume litargjik apo drogim qe i eshte ber ketij populli ketu e 70 vjet.Shpresoj qe shqiptaret ta kuptojne dhe te çohen per te permbysur ket klase politike, te zhdukin ket kancer apo keta kolltukofag (siç i quante Noli i madhe ne kohen e tij). Bravo dhe shpresoj te ndriçoni sadopak me te tilla shkrime kete erresire te vendosur ketu e 20 vjet.
nqse eshte shkrimi ketij dacit “rree drite”, mos mbette dac e mace pa na bere rreze… mos e tepro me superlativa, apo je vellai i dacit?
Shkrimi shume i mire, por titulli duhet korigjuar pak: Ta cojme ne burg, se ne fakt ai tani po lufton pikerisht qe te kete te sigurt vajtjen ne shtepi. Per kete objektiv po e ben corap vendin. Po ja dhame edhe kete radhe shancin (si ne 97 me marreveshjen qe skishte kush t’ja firmoste) do na mbije prap, ne mos ai vete, klani i tij.
Shkrim prej mendjeje dhe dore të fisme…Bravo Alban Daci…Hapur,troç,dhe fare qartë…duhet të iki ky Tiran me gjithë klanin e tij mafioz..!-
Për Qerimin…do ti thoja:Je një plehër e vërtetë…je thjesht një i verbër…që nuk pranon të të tregojnë rrugën..dhe ke për të rënë në humnerë….andej nga ecën…
Ndryshimi do të ndodhë..sepse është proces dialektik edhe sikur të klane të caktuara mafioze në europë ta duan këtë udhëheqës- mostër,siç është berisha…!
NESE KA NGELUR PRAPA BOTES TE QYTETERUAR SHQIPERIA ARSYEJA KRYESORE ESHTE SEPSE AJO DREJTOHET NGA NXENSI BESNIK I DIKTATORIT HOXHA, ME EMRIN SALI BERISHA. SI NXENES DHE VAZHDUES I MENDIMIT DHE VEPRIMIT TE ATIT TE TIJE SHPIRTEROR, SALIU FLET NE EMER TE DEMOKRACISE, PORE VEPRON SI DIKTATOR, ME DEMAGOGJI THE TEROR AI KERKON TE MBAJE ME CDO KUSHT PUSHTETIN ASHTU SI E MBAJTI ENVERI. PAVARESISHT SE AI KA LAJTHITUR NGA MENDE, VEHTEN E SHET NGA ME TE AFTET PRANDAJ CIRET E BETET SI I MARE DHE BEN DEKLARATA SE DO TA MBAJE PUSHTETIN SA TE JETE GJALLE. MJERE POPULLI ME KETE TIRAN DIKTATOR E KRIMINEL QE I BESON DEMAGOGJISE SE TIJE. SA ME SHUME TE QENDROJE KY DIKTATOR NE PUSHTET AKOMA ME SHUME DO VUAJ AI POPULL. MJERE KUSH NUKE E KUPTON KETE. MEQENE SE AI NUKE LARGOHET VET SI DISA UDHEHEQES TE TJERE TE BALLKANIIT ATI KRIMINELI DUHET TI TREGOHET VENDI NE MOSE ME HIR ME PAHIR, RRUGE TJETER NUKE KA.
Z.Alban meriton falenderime per nje analize te sakte dhe per percaktime te goditura qe pasqyrojne nje realitet. Dhe nderhyrjet apo ofezat nuk duhen marre serjozisht pasi nuk mund te gjykoje ndryshe nje person apo nje grup personash qe kane dhe vazhdojne te perfitojne nga pushteti apo rregjimi, mendoj se aty dalin dhe spikasin me shume dhe vlerat e ketij shkrimi,
Populli shqiptar jeton ende me frike ne shpirt e ne mendje.
*******************************************************************
Njezet vjet qe te kuptojme ne shqiptaret te verteten, kush i ka drejtuar ne tranzicion,c’fare zgjuarsije ka ketu?
Shqiptaret jane frikamane,ish komunistet nga frika se populli hakmeret,shtypin demokracine,zbatojne nen rogos metodat e kalbura,vete populli ka frike te trasheguar nga 45 vjet burg Shqiperi,si konkluzion shqiptaret jetojne me frike,kjo jo vetem i semur,por pengon zhvillimin begatine,harmonine e popullit,percan shqiptaret si te kishim mbi koke nje pushtonjes te huaj dhe jo shqiptare te nje gjaku e te nje gjuhe.
Shqiptaret s’kane besim ne njeri tjetri,sepse te gjitha shtresat e ketij populli:komuniste,balliste,zogiste,demokrate,antikomuniste,ish spiunet e enverit,jetojne me frike,jane mos besonjes ne njeritjetri.
Kete mos besim e mbolli komunizmi enveristo-stalinist me luften e klasave.Kjo lufte vazhdon deri sa me klasen me te shtypur me te perndjekurit neokomunistet ende tallen,ende i stermundojne sa te ndrojne jeten.
Mosbesimi vjen se pasurite e kombit,byreku shqiptar ndahet pa drejtesi,ca te nenes ca te njerkes.Peqelepet marin llokmat,populli as racionin.Si do kete paqesim ky popull kur percarjet brenda tij vazhdojne,kur mekataret s’pranojne gabimet,po hiqen me demokrate se demokratet e ndershem qe s’kane nje mekat? Frike kane ajdutet dihet sa te qete jane kjo shtrese.Frike kane te ndershmit se nuk rojne dot me nder.Frike kane pensionistet qe rijne 4 ore e s’marin kacidhet per buken e gojes.Nje jete me frike eshte kotesi,eshte vdekje per se gjalli,nje jete me frike i thote vdekjes ajde me shpeto nga frika.Ky eshte realiteti alla shqipotaro tranzicionist neokomunist.
Është bërë zakon që nga ndryshimi i sistemit në Shqipëri dhe deri sot, autorët e shkrimeve të ndryshme ,vend dhe pa vend bëjnë me pa të drejtë, një retrospektivë sharëse për regjimin e mëparshë. Me sa duket kjo është bërë modë për të rijtë që nuk e kanë njohur atë regjim ose,për ata që janë të motshëm si unë, përdoret për të mbijetuar në regjimin e sotshëm. Për mendimin tim, mund tju them se, e sotmja “demokratike” ka akoma shumë defiçite në raporet me të djeshmen “Diktatoriale” në shumë drejtime. Të shash me çfar të vjen për mbarë atë regjim nuk dotë thotë se ke regulluar sado pak këtë regjim. Të krahasosh Saliun e sotshëm me komunistin e djeshëm,aq më shumë me Enverin, është një xero me xhufkë. E para se Saliu me tesrën e komunistit nuk ka qenë as edhe një herë komunist por thjesht një përdorues i asaj tesre për interesat e tija karjeriste ashtu siç përdor sot tesrën e demokratit për interesat e tija karjeriste në sytë e ndërkombëtarëve. Dhe e dyta, duke e krahasuar me komunistin nuk ndreqet asgjë përveç se bëhet një llogo e kotë dhe banale për ti treguar rretheqarkut se jemi antikomunistë të thekur, gjë që s’i hyn asnjë njeriu në torbë. Në qoftë se doni të ndreqni gjë ,krahasoni këtë regjim antidemokratik me demokracitë perëndimore dhe diktaturat e sotme në botë. çdo krahasim me ish regjimin dhe personalitetet e asaj kohe është pesë p…. gjashtë groshë thotë populli.
C’do dite e me shume po bindem qe gazeta Tema eshte bere e frikeshme per qeverine e shpellarit.Shikoni komentuesit ka filluar ti paguaj si ato kengetaret pa breke qe perdore neper mitingje dhe sa del nje artikull i ri -gati komentuesit e vicidolit.Po e gerryen nga brenda situata ku eshte, e ndjen fundin me qarte se kushdo tjeter.
jemi turpi i botes me nje qeveri qe drejtohet nga nje si berisha.nuk mund te ecet ne kete menyre.demokracine nuk eka kuptuar kurre berisha.smund tekomentoj me ju faliminderit
amani bre njerez,une pasi lexova shkrimin mendova se burri per te cilin flitet,ka shume per te thene e une nuk po i jap dot kand.ju lutem me ndihmoni kush di me shume ti japim pergjigje do pyetjeve:
1.ky burri pse nuk u pergjigj ne gjyqin e Azem Hajdarit?po ky burri qe premtoi se do ta ribente kete pasi te vinte ne pushtet,a e beri qe ne te kuptonim te verteten?Perse se beri?
2.ky burri te shan me nene e moter ne mes te parlamentit,te hyn ne cdo krevat,ta ben fytyren keshtu e ashtu,te godet e te vret ne mes te dites,me ke mburret po te mos kish me vehte do njerez..spo i ze ne goje nga frika!
3.ky burri nen drejtimin e te cilit u shemb shteti ne 97,98,e qe donte te bombardonte me avione e tanke e te digjte me lende helmuese popullin e vet,ka dhene gjekundi shpjegim e llogari?
4.po prap ky burri a nuk vrau e ploagosi ne ne 21 janar,e do vrase prap po guxoi njeri ti afrohet kanjgjellave te oborrit?
5.ndonje burre tjeter si spartak braho,apo e ka nenkuptuar dhe ed rama etj,i kane thene pa dashje se eshte-larg qofte-spiun seb?mund te kuptojme me mire Rambujene apo trafikun me karburante per serbine kur kosova digjej ne zjarrin e luftes per liri,po te dinim pak me shume
nga gojet e “liga”apo letrat e fshehura ne drejtorine e MPJ.
6.po ky burri qe di cdo gje qe behet nen carcafet e kujtdo,si nuk dinte per baxhanakun qe punonte ne gerdec(le qe ai nuk dinte ku binte gerdeci??!)apo per gjendjen e te birit atje ku u masakruan nen pervelimin e barutit ato njerez te varfer,thua te jete e vertete?!
7.po ky burri qe rri ne ekran cdo dite e ne cdo ore te diteve,qe fluturon ne cdo cep te globit”per popullin e vet”e me parate e popullit te vet,cna ka sjelle ndonje dhurate nga teprica e dietave qe ne 20 vjet kushedi sa miliona i behen fukarait?
….Ju lutem shtoni listen me bemat e ketij burri,pasi artikullshkruesi i mesiperm eshte marre vetem me kohen politike te burrit te cilit une i uroj jete te gjate per te dhene nje dite llogari.
Per amani bre.Te gjitha i ke te sakta por vetem duhet te zevendesosh fjalen burre me nje fjale tjeter (kafsha ,tigri ,krokodili, gjarperi,mi halesh )sepse vetem burre nuk mund ta quajm.Pershendetje.
S’behet vreshta me urata por me shata e lopata- thoshte idhulli juaj. Mos harroni mesimet e tij.
Problemi shqiptar dhe i Shqiperise nuk ka ndonje veshtiresi per tu kuptuar dhe analizuar, por eshte pak i veshtire per tu zgjidhur.
Eshte i veshtire per tu zgjidhur, se zgjidhja qendron ne karakterin, mentalitetin, sjelljen, dhe skrupujt morale te popullit tone.
Si asnje popull ne Europe, shqiptaret pasardhes te ilireve, kristiane nder me te hershmit, gjate pushtimit turk u asfiksuan, dorezuan dhe asgjesuan ne nje pjese te konsiderueshme te tyre historine, kulturen dhe besimin e tyre kristian duke e zv me besimin islamik, me kulturen dhe zakonet e tij, me sjelljen dhe veprimin e tij, me mentalitetin dhe besimin e tij.
Si asnje popull ne Europe, si asnje vend ne Europe, ne Shqiperi dhe viset shqiptare u be genocid nga turqit dhe ajo u kolonizua plotesisht.
Ajo qe eshte me e hidhur, me e turpshme sot eshte se shqiptaret origjinare te kthyer ne islamike nuk kane asnje dallim, biles shpesh here jane me turq sesa kolonet turq te kthyer ne shqiptare.
Ajo qe eshte me dhimbshme dhe akoma me e turpshme eshte se, edhe pse ka pasur shume raste te volitshme per tu rikthyer ne besimin, kulturen dhe historine e te pareve, per te zv xhamite dhe ngritjen e sumes, per te zv gjuhen arabe, me fene kristiane dhe historine e te pareve tane, shqiptaret islamike kete gje se kane bere dhe as kane nder mend ta bejne.
Sot mbi kete popull rendon ndjenja e fajit dhe kompleksi i inferioritetit qofte brenda vendit, qofte ne raport me fqinjet dhe fene kristiane.
Per pasoje, sot ne Shqiperi mbizoteron serish kultura dhe veprimi islamik, ajo kulture dhe veprim, e cila e demostruar ne 100 vjet pavaresi dhe shtet shqiptar, ne 100 vjet udheheqje dhe drejtim te shtetit shqiptar tregoi, se shqiptaret e kane te veshtire te ndertojne nje shtet dhe e kane thuajse te pamundur bashkejetesen me kulturen demokratike perendimore dhe lirine ne çdo aspekt.
Sali Berisha qe risolli ne skenen shqiptare, ne drejtimin e shtetit rrymen maloko- bajraktaro- islamike, eshte nje amalgame tipike e te gjitha vetive negative qe udheheqes islamik si Zogolli, Hoxha, e Alia pasqyruan ne drejtimin e shtetit shqiptar, drejtim qe çoi ne varferi, shitje te interesave dhe trojeve kombetare, vjedhje, korrupsion, mungese drejtesie dhe shteti ligjor dhe kthimin e vendit ne nje grope septike islamike.
Ne gjithe kete panorame, padiskutim kultura, sjellja dhe veprimi islamik i popullit tone ka rolin e tij, te cilen mjeshterisht Berisha e co. e kane shfrytezuar ne jetegjatesine e tyre politike.
Kultura klanore, e tribalizmit, kultura e moskokçarrjes, e batakçillekut, e korrupsionit, e kercenimit, e likuidimit, e faljes, kultura islamike pra, antipode te kultures dhe veprimit demokratik, te kultures se votes dhe moscenimit te saj etj, eshte kulture mbizoterues e popullit tone.
Kjo eshte ne simbioze me sjelljen e sharlataneve te tille si Berisha, sepse vet i prodhon dhe i mban, dhe i fal dhe i zgjedh dhe i rizgjedh.
Shikoni vendet islamike dhe nuk do gjeni asnje dallim nga lideret e tyre apo populli atje.
Problem eshte, se Shqiperia eshte vend islamik dhe ka nje mentalitet te tille.
Kush popull do e falte nje shkerrdhate te tille politike dhe morale si Berisha ne 97, qe vrau mbi 3000 shqiptare dhe u be garant i grabitjes se mbi 2 miliard $ te tyre?
Kush popull do e falte kete shkerrdhate islamike qe e futi pa e pyetur ne Lidhjen Islamike ne 93?
Kush popull do e falte kete shkerrdhate islamike qe me trupin e te vdekurit godet deren e kryeministrise ne 98 dhe i ve asaj flaken?
Kush popull do e falte ate shkerrdhate qe e vret se manifeston paqesisht si ne 21 Janar 2011?
Po kush popull do e toleronte kete plehre islamike qe tallet me voten e tij, me perfaqsimin e tij qe ja vjedh dhe denigron ate sipas qejfit karaduz islamik???
Vetem populli shqiptar e ben ate, populli islamik i pandreqshem shqiptar.
Shqiptar nese jeni shqiptare hiqni dore nga mendimi dhe veprimi islamik, nga kultura dhe sjellja islamike.
Dhe e fundit, por jo e fundit nga rendesia, i jepni pushtetin kristianeve sepse ata dine te bejne shtet dhe i lini te punojne te qete.
Boll me mendim dhe qeverisje islamike me islamike.