Përse Berisha nuk shkon vetë për prerje shiritash inaugurimi në prokurori, gjykata e burgje?!

28 Mars 2012, 21:37Blog TEMA

Nga Përparim Halili

Megjithëse Sali Berisha është i vetmi shtetar i lartë në botë, që rrëmben gërshërët e shkon për të prerë shirita dhe kur bëhen inaugurime për vendosje lavamanësh në WC shkollash e çerdhesh, çuditërisht në tre sektorë shërbimesh publike, kryeministri nuk ka shkuar dhe nuk shkon asnjëherë për të prerë shirita “arritjesh”. Në të dy pushtetet e tij, në 5 vitet 1992-1997 si President Republike dhe në 7 vitet 2005-2012 si kryeministër, Sali Berisha nuk ka shkuar në asnjë inaugurim zyrash të prokurorisë, të gjykatave e burgjeve! Dhe 2 ditë më parë, në inaugurimin e mjediseve të paraburgimit, kryeministri Berisha dërgoi Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, për të prerë shiritin inaugurimit dhe për të provuar cilësinë e supës së burgut. Po përse nuk shkon vetë kryeministri në këto institucione? Me sa kuptojmë, në këtë qëndrim prej “indiferenti” ka diçka “tronditëse” që vepron në psikikën e Berishës. Çfarë i “bluan” truri këtij kryeministri “maniak inaugurimesh”, që nuk shkon për të prerë shirita investimesh në këto “dyer” institucionesh? Mendoni vallë se Berisha po të mos kishte një shkak të fortë, do të lejonte dikë tjetër përveç tij, që të priste shirita inaugurimesh?! Natyrisht që JO, qoftë edhe sikur inaugurimi të zbriste deri në nivelin e riparimit të çatisë së një ambulance fshati! Po kush e frenon që Berisha të mos shkojë të pres shirita inaugurimesh në gjykata, prokurori e burgje?! Ta konsiderojmë se në prokurori nuk shkon të pres shirita inaugurimesh mbasi nuk dëshiron të ketë në krahë “laviren e bulevardit”. Po në gjykata e burgje ku ka si drejtues militantë e pazarxhinj të tij, përse nuk shkon?! Mendojmë se këtë njeri, këtë kryeministër e stresojnë, e rëndojnë psikologjikisht këto institucione, jo prej drejtuesve që ato kanë, por përfytyrimit dhe perceptimit prej tij të këtyre tre institucioneve, si vende ku gjykohen e izolohen njerëz të botës së krimit.

Kryeministri Berisha, jo vetëm realisht por dhe psikologjikisht, po jeton çdo çast me akuzën publike “hajdut i pasurive kombëtare”, që i kanë bërë shqiptarët. Vuan çdo moment ankthin e akuzës “vrasës” i ’97-ës, i Otrantos, i Gërdecit, i 21 janarit… Përpëlitet psikologjikisht, sa herë kujton e dëgjon akuzën publike si “spiun sigurimi”. Bëhet “me hije”, sa herë dëgjon e lexon në media, akuza me prova faktike për pasurimin mafioz të fëmijëve të tij. Kryeministri Berisha bëhet shumë keq, duke kaluar shpesh dhe gjendje të fikëti, kur dëgjon që krerë shtetesh me më pak krime qeverisëse e personale se ai, rrëzohen nga pushteti, hiqen zvarrë nga populli, u sekuestrohen pasuritë e vjedhura, çohen familjarisht të prangosur përpara drejtësisë dhe ndëshkohen. Këtë përjetim, Sali Berisha e vuan keqas për shumë zullume të tjera. Natyrshëm, si çdo individ i zhytur në krime, përjeton dhe momentin të pritshëm e të pashmangshëm të ballafaqimit me drejtësinë, me prangat e qelinë. Kjo situatë e pritshme është për të ankth, frikë, faliment psikologjik. Përfytyrimi i kalimit nga personazh kryesor tribunash e “pronar” i një republike, në burgaxhi i pjatës së supës që provoi dy ditë më parë Eduard Halimi, me të drejtë i krijon Sali Berishës përfytyrimin shkatërrues të çuarjes me pranga në prokurori, në gjykatë e në qeli. Me këtë ankth për veten dhe familjen e zhytur në krime, po jeton Sali Berisha në çdo sekondë të ditëve të fundit, të pushtetit të tij. Në zyrë, në parlament, në shtëpi, në mbledhje qeverie, në inaugurime, në takime zyrtare e kudo, Sali Berisha nuk e ka mendjen atje ku gjendet e tek ato që thotë, por e ka mendjen vetëm tek drejtësia, tek gjykimi, tek prangat, tek qelia, të cilat me të drejtë e shoqërojnë si hije. Kjo gjendje e shoqëruar dukshëm me ankthin dhe frikën deri “në palcë” është simptomë psikologjike që krijohet vetëm tek ata individë, të cilët janë koshientë për krimet e kryera, në pritje të ndëshkimit. Kështu po ndodh dhe me Sali Berishën. Ndaj dhe prokuroria, gjykata, burgjet i krijon atij “alergji”, aq sa të shmang edhe “sëmundjen” e prerjes së shiritave të inaugurimeve në to. Ata që merren me studime psikologjike, na shpjegojnë se fakti që Sali Berisha u shmanget kontakteve fizike me institucionet që merren me drejtësi e burgosje, ka lidhje vetëm më të jetuarit e tij të përhershëm dhe aktiv, me psikozën e si autor krimesh. Ndaj dhe nëse Sali Berisha do të shkonte atje për të prerë shirita, do t’i krijohej gjendje e tillë psikologjike e shpirtërore, jo sikur ka shkuar me dëshirë për inaugurime, por sikur e kanë çuar forcërisht për hetim, ndëshkim e izolim në qeli…

 

7 komente në “Përse Berisha nuk shkon vetë për prerje shiritash inaugurimi në prokurori, gjykata e burgje?!”

  1. Drenica e Kuqe says:

    Berisha ka frike se mos e arrestojme dhe e denojne me procedure te shkurte dhe e mbajne perjetesisht ne burg per te kqijat qe i ka bere Shqiperise dhe popullit shqiptar keto 20 vjet te pushtetit te tij antishqiptar… Ai del e pret shirita neper male e fusha, ku mund te mashtroje ende njerezit. Sali Berisha me njerezit e tij eshte fatkeqesia e ketij populli e shteti shqiptar si dhe e shtetit te ardhshem shqiptar!.. Vetem ku i thone t’bijt e Titos me pre shirita, ai shkon e pret shirita, e han simita!..

    Drenica e Kuqe

  2. LORA says:

    Analize psikoanalitike e sakte.Duhet t’i behet fakt (shija e burgut )
    sa me pare,dhjeramanit te historise.Natyrisht nga shqiptaret,rrefuzues te rregjimit te tij kusaro-kriminal.

  3. alban says:

    Z. Përparim Halili!

    Ky njeri, qe quhet Sali Ram Berisha, ashtu sic thoni ju, as ka vuajtur, as vuan dhe as ka per te vuajtur momentet e ankthit te akuzës “vrasës” i ’97-ës, i Otrantos, i Gërdecit, i 21 janarit…, dhe as përpëlitet psikologjikisht, sa herë kujton e dëgjon akuzën publike si “spiun sigurimi”. Ky njeri, qe per fatin e keq te popullit shqiptar, eshte kryeminister uzurpator, vjedhes, vrases, mashtrues, xhambas, shites i pasurise kombetare, dhe perseri eshte ne krye te pushtetyit, dhe cdo dite qe kalon behet edhe me i fuqishem. Arsyeja: mbrohet nga mafia e vednit dhe ajo nderkombetare, nga sherbimet e fshehta te vendeve fqinje, dhe ne menyre te vecante nga UDB, por edhe Amerika, vete e mbeshtet, e perkrah, e mbron dhe me ne fund e quan “Burre Shteti”! Dhe cfare tebeje populli ne keto rrethana? Asgje. Te heshte dhe te shpresoje ndonje zgjidhje nga Zoti!

  4. Dike Mullai thote- says:

    VAMPIRI nuk ngopet me GJAK! Per kujtese:-Pas Katastrofes se vitit ’97 Berisha largoi Jashte Vendit familjen e vete! U pergatit te Nisej edhe vet! Sic deklaroi atehere, “Nje telefonate” e beri te ndryshoje ate veprim. Ne pjesen e dyte te mandatit 09-013 Donkishotit i u BASHKUA edhe SancoPanca. Ky i fundit i dha OKSIGJEN, qe pas Tragjedise se Gerdecit, te vazhdoje korrupsionin galopant, qe coi ne kasaphanen e “21JANARIT” ‘011. Donkishoti e SancoPanca dhe “shpurra” e inkriminuar qe i shoqeron, kane pergatitur VILAT per ku do te Fluturojne. Shpresoj TE THYEJNE QAFEN e ky Popull te shpetoje nga Gjak-derdhja!

  5. brace says:

    Ditet e ndajne tropojanin,nga ajo qe meriton,i erdhi fundi edhe ktije gjakatari,ktu do te pergjigjet,serbia se mbron dote me,ajo eshte e mbytur ne problemet e krimete e veta,si gjithmone,diktatoret e familja e tyre kane perfundim tragjik,i tille do te jete perfundimi i komunistit,diktatorit tropojane,kto jane ligje,ate qe mbjedhe do korresh.

  6. fatmiri says:

    Nje shkrim tejet i goditur e i sakte. Keshtu eshte, por kur do shkoj aaliu? Te presim dhe pak sa te haje dhe ca koka te tjera apo te fale ndonje cope territor shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje