Rini kafenesh

4 Prill 2012, 21:54Blog TEMA

Nga Joana Dervishi

Ndodhem diku ne nje kafene te kendshme te ish Bllokut. Ne fakt me shume se e kendshme do thoja rinore, sepse siç dihet ku ka rini, ka me shumice edhe bukuri. Ajo qe po me ben pershtypje sot cuditerisht nuk qenka aspak shija e kafese apo muzika qe po me shoqeron gjate ketij qendrimi ashtu sic ndodh rendom kur vij ketu. Sot vemendja ime i eshte bashkangjitur te rinjve njesoj si mua, studenteve tiranas apo ngado qofshin ata me te cilet na lidh mosha, pasioni per jeten dhe deshira per tu shkolluar.

Te rinjve, te cilet presin te filloje ora e mesimit nderkohe qe orvaten me ore te tera pa kuptim duke diskutuar rreth aktiviteteve te dites, te cilat une mire e di qe s’jane te shumta, per mos thene jane shume te pakta.. E shpesh here nuk mund te quhen as aktivitete. Ata hyjne e dalin nga kafeneja me nje “nur” thjeshte fasade. Me nje entuziazem deri diku te shtirur, apo dhe ne mos qofte i shtirur eshte entuziazem pa arsye!

S’kane arsye per te qene entuziast, por kane 1001 arsye per te qene te merzitur, kane 1001 strese, 1001 deshira e pasione, por te mbetura te mbyllura ne sirtar, 1001 mosmarreveshje mes brezash te djegur e 1001 qellime e synime per ta ndryshuar sado pak kete vend ku jetojne, por qe fatkeqesisht kafeneja nuk ua zgjidh dot. Hedh rastesisht nje veshtrim kuturu nga xhami ndares i kesaj kafeneje dhe teksa syte me vriten nga dielli i mesdites, nuk cuditem aspak sesi ne pjesen e jashtme te lokalit femijet e vegjel rome zgjasin duart e tyre te vogla e te mavijosura drejt te rinjve qe kthejne filxhanin e kafese ter pertese e delikatese duke pritur qe ora e pushimit te mbaroje e te rifillojne serish mesimin, ato duar te vogla te cilat refuzohen tutje me shperfillje ashtu si tek Migjeni dhe menefregizmi i te rinjve ashtu sikurse i imi mbizoteron me botekuptimin “Zoti te dhashte”.

Madje per nje cast gati- gati te nervozojne pasi egoizmi yne dhe rutina me te cilen ndodhin gjerat na ben te mendojme qe kur s’pati meshire Ati yne per keta vogelushe te vegjel e te pambrojtur, pse duhet te kemi ne?

Por zeri yne i brendshem na peshperit duke na ndergjegjesuar qe a mund te lejojme ne, ne shekullin e 21-te qe probleme sociale te ketilla t’i lejme ne dore te krijuesit tone?!

E teksa i bej kete pyetje vetes me mundon fakti qe s’jam e afte t’i kthej nje pergjigje te sinqerte.. e fundja ç’pergjigje t’i kthej? T’i them qe s’kemi nje shtet te afte? T’i them qe zemrat e pushtetareve tane jane te hekurta, jo nga trimeria por nga ligesia? Jo.. S’me pelqen t’ja rikujtoj me vetes kete realitet te dhimbshem, e aspak njerezor, s’dua ta hidheroj edhe me kete kafe qe po pij shume qetesisht dhe rutinisht..

Mbeshtes koken tek dora ime e djathte krejt instiktivisht dhe nje re e ashper duhani me perplaset dhunshem ne fytyre. Per nje çast me vjen te vej buzen ne gaz e te qesh me ironi, kur ne fakt nuk eshte aspak per te qeshur, madje kur e mendoj se si deshtoi ligji anti-duhan me vjen te qaj!

Jam e rrethuar nga bashkemoshatare dhe rendomte ashtu vetetimthi nuk arrij per nje cast te dalloj e te perceptoj  ndryshimin ndermjet atyre qe jane gjysherit tane, moshes trete, te cilet ulen ne ndonje kafene kur jane duke pritur pensionet e tyre qesharake, me te cilin nuk u del as per barna, dhe ne rinise te cilet endemi pertacisht neper udhekryqet e jetes  me diploma, mastera e madje doktoratura neper xhepa, por qe ky shtet s’po na jep kurre mundesine per t’i vene ne praktike gjithe keto vite te gjate e te mundimshem teorish.

Pikerisht ne kete kafene ku dhe jam ulur shtruar e ku jam duke medituar, banakieri ka nje diplome ne ekonomi dhe kamarieri i shkathet e fytyreqeshur ka studiuar 4 vite rresht juridik. Une e di qe te sherbesh eshte fisnike. Zoti, thone hebrenjte, eshte dhe sherbetori yne i pare. Por t’i sherbesh asaj per c’ka ti ke studiuar dhe investuar, asaj c’ka ti do ta besh profesion te mirefillte, asaj c’ka ke deshiruar dhe enderruar gjithnje, asaj c’ka ti mund ta besh me zell e pa lodhje cdo dite, asaj te ciles i ke qendruar besnik me fanatizem e ndershmeri dhe jo thjesht nje profesioni qe ti e ben nga halli dhe nuk ke aspak deshire ta cosh deri ne fund dhe shtyn ditet egersisht ne pritje te se dieles.

Ky djalosh mbaruar ekselent juridikun, duhet t’i sherbeje ligjit, shtetit dhe jo ne nje kafene.

Ashtu sikurse nje student qe i eshte perkushtuar mjekesise nuk mund te marre rolin e nje farmacisti, apo fare mire nje stomatolog te bej punen e laborantit se ndryshe c’kuptim ka te specializohemi ne lende dhe profesione perkatese?!

Interesant deri ne pesimizem ka filluar te me duket edhe fakti qe ne shume kafene te Tiranes kane futur libra, sikur te ishin thjesht aksesore per t’i dhene kafenese nje detaj me shume. Pikerisht librat luajne tashme rolin e figuranteve. Ata qendrojne aty te ngrire, te pashfletuar, te shperfillur deri diku te trishte pasi edhe ne vendndodhje i kane lene te fshehur pas kompjuterit te lokalit, ku dhe ai sherben thjesht si nje leshues muzike dhe asgje me shume..

I hedh shkarazi nje veshtrim ores, ferkoj syte gati me habi dhe me vjen te qesh me veten time.

Kane kaluar plot dy ore dhe une jam marre me ate c’ka bejne te tjeret rreth e rrotull meje!

Me mire po brof ne kembe e po cohem te iki e te rrok nje liber. S’me pelqen te perkufizohem me “Rini kafenesh”.

 

43 komente në “Rini kafenesh”

  1. net says:

    lexova shkrimin,

    shkrimi yt ka te verteta por minimalisht duke pare pozen tende me jep pershtypjen e nje hipokrizie nga ana jote sepse ne teori je mire por ne prakti me duket se vete pjese ne kete “rini kafeneje”…

    te tere flasin mire parimisht, si bilbila jeni, mjalte ju nxjerr goja por ne vepra asnjeri prej jush ose me sakt pak prej jush bejne ate qe flasin.

    1. Eri says:

      Po ti mos ke studiuar gje psikologji qe po jep kete analiz!?
      Dhe mbi te gjitha mos gjeneralizo se fundja fare me kete te fundit po futesh edhe ti vete!

    2. raimondi says:

      Nuk e lexova te gjithe se jam duke fjetur ,dhe mezi po shkruaj por lexova ate pjesen qe thote se pihet duhan ne kafene

      Me termend pihet duhan ne kafene aty ? Eshte turp te pish duhan ne kafene ,

      Nuk ka asnje vend europian besoj qe te lejoje te pish duhan ne lokal ..Ketu ne USA nuk lejohet absolutisht

      Rini kafenesh …-Po edhe ketu rinia shkojne ne kafe. qe quhen
      Starbucks marin edhe lop topin me vete dhe rijne gjithe diten kur jane pushim…

      .Megjithse ketu shkojne me shume neper birrari ,, tip Birr garden , me muzike , ku vallzon po te duash
      dhe me tavolinat te vena rresht si ne ushtri ne komunizem

      Po nuk mendoj se eshte problemi pse rijne ne kafene …Nuk ka ndonje gje te keqe besoj….

      -Pastaj ,kafenete ne Shqiperi jane shume te embela, nuk kane faj qe rijne rinia atje aq shume –jane kafene great, me te mira se keto ketu …..

      Shqiperia eshte vend per qejf –Ndaj ju aty mos punoni , shkoni ne kafene ,
      ne plazh , beni qejf –se per te punuar punojme ne ketej hahahaha

      Pse i keni dajot ne Amerike ju, kote ? lool

      Bej qejf rini ne Shqipri
      se punojme ne per ty…

      Ne Vlore kafenete buze ruges jane kenaqsia vete, ku kalojne vajzat dhe hedh ndonje kunj me spec djeges lol

      Kjo vajza paska sy shume te bukur

      Le te jete rinia apatike , e rendeishme eshte qe rinia te doje Shqiperine , te bej stervitje qe te kene pregatitje fizike si gjithe Europa
      dhe le te bejne qejf por mos te bejne krime & dhune ….pa le te bejne ca te duan

      Rinia eshte per qejf , te shijoje jeten, por larg dhunes

      1. aqif pallaska says:

        Ti ke pjerdh me duket “me tamam pihet duhan ne kafene” nuk lokal ne Ballkan jo vetem ne Shqiperi qe nuk pihet duhan.
        Ti do kesh shume vite pa pare Shqiperine

        1. raimondi says:

          Ore eshte turp te pish cigare ne kafene , dukesh sikur jeton ne vitet 70-te
          Ndaj Shteti aty duhet ta ndaloje , se bije ne sy shume keq

          Mendoj se shkrimi kesaj vajzes eshte si nje proteste elegante kunder qeversijes bazuar tek elementet sociale qe duhet t ekete cdo shoqeri moderne me orjentim social , nderkaq qe nga foto te shef plot pesimizem si nje anetar i kesaj rinije kafeiste qe e shef goten gjysem Bosh

          Ne fakt rinia nuk duhet ta shofi goten gjysem bosh, por edhe nqs e shef , atehere duhet te hidhet ne radhet e opozites per te kekruar ndryshimin e gjendjes

          –Sepse jetojme ne nje sistem demorkatik qe per cdo problem ka nje opozite e cila kanalizon protestat e shoqerise
          Ndaj

          –Nje gje do shtoja ne lidhje me rinine
          –Ketu ne USA , CNN jepte nje reklame per birren
          ku tregonte cuna dhe goca mosh e re , prane banakut ne lokal birarie
          duke pire
          e duke lozur dhe ne fund e mbyllte me fjalet :….Dikur ishim te rinj ,
          ishim budallenj …..
          Se keta kane zakon qe neper reklama , percojne edhe mesazhe serioze per jeten ne pergjithesi

          Por natyrisht rinia ka te drejte te ankohet e te protestoje kur nuk i plotesohen kushtet per nje jete dinjitoze, ku te kete edhe vend per te punuar edhe per te defryer

          Por ama rinia nuk duhet vene ne krye te puneve , sidomos ne krye te politkes , sepse nuk ka pervoje jete …..

          Se tani shofim nje tendence qe Partite vendosin ne krye te rinj.
          Kjo eshte absolutisht gabim

          Sado te shkolluar te jene te rinjte , ata kane mungese pervoje ne jete dhe ne pune , ndaj nuk mund te vihen ne krye te politkes,
          porse ata duhet te jene zeri i pare i protestes per te ndryshuar gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhen….
          Dhe kjo eshte cilesia me e cmuar qe Rnia i ofron shoqerise

          Sic thote diku Oscar Wilde : Nepermjet protestes dhe rebelimit hapet ruga drejt progresit…..

        2. Edi Detroit says:

          Aqif,disa rregulla duhet te vihen edhe nga opinioni.Raimondi ka te drejte per punen e duhanit,nuk duhet lejuar.Sa per kafet nuk mund ta kuptosh se ketu eshte tjeter gje.Te rinjte ketu shkojne ne shkolle e pune dhe kur shkojne ne kafe eshte si te thuash studim,,pune etj,,eshte e kote te diskutosh, te rinjte atje ne Shqiperi kane nje mentalitet krejtesisht te gabuar,,,kafenet jane kohe e humbur.Time is money.

          1. raimondi says:

            Edi mos ja ver re Aqifit se ai duket qe eshte nje koqe gomari qe s’e ka shokun

            Tani ti thua qe Time is money —Po pse ore rinia nuk duhet vetem te punoje , sic em thoshte njera mua ketu
            –Ajo idiotja me thoshte edhe punoj edhe trajnohem , dhe ngaqe punoj 16 ore me ze gjumi ne couch ne sallon te Spitalit —Se punonte idiotja ne spital

            Por kur punon aq shume e ha sa krahu , se shume qe kane punuar ashtu ju ka rene infrakt.

            Ndaj njeriu i ri kapitalist, te punoje me mase dhe te beje qejf pa mase ,
            por me karar domosdo lol

            Ne Shqiperi nuk ka pune , se po te kishte pune rinia do shkonte edhe ne pune edhe ne shkolle

            Tani kur s’ka pune , rinia do shkoje ne kafe , te beje qejf, se ka moshen,
            Nuk do rije te mendohet per revolucionin , apo te shkoje partizan si gjyshja ime ne kohe te pordhes, apo te shkoj ne aksion …

            Por kjo nuk eshte faji i te rinjve pse s’kane pune, eshte faji i qeverise
            Ndaj nuk mendoj se duhen akuzuar te rinjte ngaqe shkojne ne kafene

            Edhe ne Shqiperi te rinjte besoj perdorin kompiuter kur shkojne ne kafene
            Keta ketu bejne sikur mesojne me kompiuter ne kafene , por ato jane bullshit ,
            Nuk mesohet ne kafene –Ne kafene shikohet per dashnore , apo per nje muhabet te kendeshem me ndonje shok ose shoqe

            Nga ana tjeter rinia nuk do qaje ,pse eshte pa pune –Jeten merre si te vije …

            Si perfundim do thosha qe : Ne Shqiepri nuk kane mentalitet te gabuar aspak , por nuk kane pune–Po te kete pune te rinjte do vene te punojne , se shqiptaret kudo qe kane vajtur ne emigracion jane punetoret me te forte se te tjeret

            Keta ketu jane dembela ne pune, dhe shume te paorganizaur–Une i shof perdite , se me ta punoj

            Ndersa Shqiptaret jane edhe punetore , edhe dine te punojne me disipline

            ___ Nje pershendetje Meros qe ju jep mundesine te rinjve te afirmohen
            me shkrimet e tyre ne gazeten e tij –Nuk ta ben kushdo kete .

            Shume mire Mero !

  2. Sali Ram Berisha says:

    brez i digjisalizuem, totalisht onlajn. dhiz iz a mirakell of cfridom.
    http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  3. Pirati says:

    Shkrim realist … por qe nuk e ndryshon realitetin. Nese duam te ndryshojme kete gjendje ateher duhet te ngrihemi e te marrim fatin tone ne dore me te gjitha menyrat e mundshme. Me fjale thjesht zgjasim agonin e semundjes qe na ka kapur cdo qeliz te shoqerise.

  4. wert says:

    Vezhgim mese i sakte i gjendjes apatike te rinise shqiptare ne metropolin e thashethemeve, kafeneve, e tangerllekut te pafundem. Rinia jone nuk ka 1001 endrra, deshira, sepse ne te kunderten nuk do te ishte ne ate gjendje ne te cilen ju e pate sote. Brezat ndryshojne por vitet mbeten po ne kafene. Kemi ngritur disa mite me te vertete te shpifura. Njerezit te gjykojne nese nuk i con ne kafene, nese nuk i jep nje shishe birre, nese nuk takohesh ne kafene, ate me te miren etj etj etj. Dhe askush tjeter vecse rinise, nuk i ka dhene ketyre hapesirave boshe kaq kuptim. Nje rini qe studion dhe dashuron librin, natyren, nje rini e perfshire ne problemet e komunitetit nuk gjen doza te medha kohore per ne kafene. Por rinia do te duket, te tregoje tangerllekun, ne nje kohe qe njeriu nuk vleresohet nga gallonat e birres apo kafenese por nga zgjerimi i horizonteve kulturore e edukative e rrjedhimisht nga ndryshimi krahasues me shenje pozitive ne nje shoqeri. Eshte per te ardhur keq qe tentakulat e lokaleve jane shtrire thelle ne rrejet e popullit tone. Me kot pretendojme, e enderrojme.

  5. reformer says:

    Eshte interesante qe nje perfaqsuese e brezit te ri fillon te arsyetoje. Me ne fund dikush qe e perdor trurin dhe ky nuk eshte nje hap i vogel perpara. Sepse ne pergjithsi ata te rinj ose te reja fasade qe buzeqeshin si top modelet e f-TV-se duket sikur jane edhe qenie pa mend ne koke.
    Po konkretisht zonjusha duhet te kuptoje se nuk do te kete kurre vende pune per te punesuar te gjithe juristet dhe ekonomistet qe ka prodhuar ky vend vitet e fundit. Dhe kjo nuk eshte nje profeci, por nje e vertete e thjeshte aritmetike.
    Para se te benin shkollen keta te rinj duhet te mesonin te benin aritmetike. Sidoqofte, faji nuk eshte i tyre. Qeveria ka pregatitur nje grope gjigande ku do te rrokullisen endrat e shume te rinjve te sotem,pikerisht duke ngritur nje sistem universitare arsimore qe do te ishte i denje per Don Kishotin e Mances.

  6. Ervinni says:

    Zonjush, ne shqiptaret dime shume mire ta bejme doktorin diagnostikues, edhe pa qene te specializuar ne mjeksi… Ju na dhate ate qe e shohim fare mire me syt tane, nuk na thte ndonje gje te re…. Kur nisa ta lexoja, prisja ndonje zgjidhje…. Zgjidhja mungon… Sa per fjaline e fundit ju jeni nje e re qe lexoni sepse nuk doni te quheni rini kafenesh???? Me duket si perpjekja e ujkut per te nderruar qime, tamam si nje qe zbret ne qytet vesh kollare me konvers dhe pantallona teritali dhe nje pal syze rayban imitimin me te keq…. Ndryshimi vjen kur ato kafene zbrazen, ti cohesh merr librin dhe frekuenton biblioteken jo kafenen…. Dhe nese ke lexuar mjaft, shkruan nje shkrim me receten e ilaceve per te mbytur kete virus, vrases te se ardhmes!!!

    1. Juristi says:

      Ato qe doja te shkruaja dhe une i the ti. Nje shkrim i dobet dhe pa zgjidhje per problemin qe parashtron. Duket me shum nje shfryrje e nje mllefi qe vajza ka perbrenda.

  7. Comrade Geist says:

    Kete e vret ndergjegjia e fajit te saj..!!

    Zonjushe,eshte hipokrizi te flasesh per vogelushe rome e te mavijosur,duke kritikuar ata qe pijne mbi kryet e tyre,kur ti po ben te njejten gje dhe po deshmohesh edhe me asociale,sepse e sheh Indiferencen por nuk leviz ta ndryshosh ate..!!

    Shkrimi? Hajt,pse te mos shkruash dhe ti,fundja te zu delli per ti dhene fund pabarazis shoqerore,ne nje kafene te shtrenjte,ku pertej saj krejtcka eshte e bardhezinjte..!!

    Luaji pra ato bythet e formeta,ndrysho vetvehten si vijesim i ndryshimit te shoqerise…

  8. Pilivesa says:

    Te verteta te thena e te rithena. Prisja nga ky shkrim qe ne fund te kishte nje kthim, nje shperthim, nje hov ose nje shtyse per te gjithe ata qe do e lexononin. Por jo, eshte nje “dorezim” para asaj rutine te perditshme dhe asaj fasade qe vete autorja komenton!

  9. Kuzhinieri says:

    Ca, tall [email protected]%in kjo????!!!!!
    Hartim i klases se peste me teme “Nje dite e bukur pranvere ne bllok”.

    “Hedh rastesisht nje veshtrim kuturu nga xhami ndares i kesaj kafeneje dhe teksa syte me vriten nga dielli i mesdites, nuk cuditem aspak sesi ne pjesen e jashtme te lokalit femijet e vegjel rome zgjasin duart e tyre te vogla e te mavijosura drejt te rinjve…”.
    WTF!!! Seriozisht e ka kjo?

    1. jona dervishi says:

      flm per kritikat…. i quaj konstruktive!
      edhe kur vijne nga ata qe merren me Art Kulinar :))

      1. Kuzhinieri says:

        Emri Jona apo Joana?
        Ja ku me dole ne boje! Nenvleresimi eshte virtuti i … e di vete ti.
        Edhe une juridik kam mbaruar, me mesatare 9, sic e the dhe vete Kulinaria eshte hobi.

  10. I liri says:

    Rini kafenesh.Sa jane?Shume. Po perseri nu jane shume.Me te shumte jane ata te fshatrave te thella qe mendojne si ta shtyjne diten,apo qe ecin pas mushkes duke prere dru ne pyll,duke nxjerre krom ne minierat e braktisura,duke punuar token si ne mesjete primitivisht,te tjere(a),duke shitur trupin per te mbijetuar…Apo ata te rinj qe enden rrugeve te Europes,pa shprese dhe pa ditur ku te vene.Vendi i huaj,i shkel me kembe,ai i tyre i injoron. Dhe se fundi te rinjte e inkuadruar ne bandat e organizuara te hajneve,xhvatesve,xhepisteve qe nuk kane gjume asnje ore te dites apo te nates,dhe jane bere tmerri i qytetareve te thjeshte,dhe lodra e policise ….

  11. Djali says:

    Gjithcka ke shkruar eshte e vertete, por nese eshte e gabuar apo e drejte kete nuk di ta them.
    Ne te gjithe boten rinia rri se bashku kafeneve, stolave ne park, trotuareve (si benin baballaret dhe nenat tuaja 20 apo 30 vite me pare) etj. Qe sot rinia rri kafeneve tregon qe te pakten kane para per te pire kafe, pra mirqenie ne nje fare mase.
    Persa i perket studimeve ne te gjithe boten dhe perfshi ketu edhe vendet me demokraci me te madhe jo te gjithe studentet perfundojne te punojne ne profesionin per te cilin kane studiuar.
    Se fundmi, do te thoja se mendimet e tua jane paksa idealiste (per te mos thene komuniste).

    1. NjeQytetarOptimist says:

      ore djali…jo te gjithe studentet perfundojne te punojne ne profesionin per te cilin kane studiuar??
      Ne c’vend te botes ka nga ata qe mbarojn juridikun dhe perfundojne duke lare pjata ?? ose ekonomikun dhe te bejne kamarierin ?? hajde fyell hajde…

      Shkrim i mire, por duhet qe ju rinia e atij vendi ti jepni fund kesaj rutine te pashprese…E keni kuptuar, por keni endrra pa bereqet me ato kafete me filxhan gjysem bosh (se aq keni pare dhe shijuar)..Nuk e doni ndryshimin se Tirana po thith gjithe rezervat qe prodhon Shqiperia..Nje Shqiperi e tere punon per Tiranen…Per kete e ka fajin lidershipi juaj qe le te vjedhi zgjedhjet, gje qe ju e keni kuptuar por zhyteni sa me thelle ne ato kolltuqet fallco te kafeneve dhe thoni: “S’ka c’me duhet mua perderisa kam leke te pagoj kete kafe”..

      1. Realisti says:

        Edhe ju nuk me dukeni shume optimist zoteri. Hidheni sa ne nje dege ne tjetren edhe kurre se dhate ate pergjigje kesaj “rinie” shqipetare.
        Rinia shqipetare, mos te rrije ne kafene te shkruaj proza 8-vecare, me tema qesharake “1 Maji”, por te ule koken dhe te shkoje rregullisht ne shkolle dhe ti kerkoje muundesite deri sa te mundet, sepse vetem Dija do e beje kete popull te mendoje per te drejtat e tij. Ju pershendes.

  12. prasi says:

    jam i moshes se dyte.Qe te kuptosh me mire ti Joana po te shpjegoj:

    Sali “Bolleku” beri te kunderten e “Komandantit” legjendar E.Hoxhes.
    pruri malesuert e tij ne Tirane iu dha pronat e te tjereve dhe vazhdon
    te prrallise cdo dite mbi bemat IDIOTE te tij a thua se vime nga VICI-
    DOLI I SALIUT KETIJ NJERIU ME ZEMER HEKURI PER NGA LIGESIA.Ky lloj
    specie ka mendjen e nje njeriu RRumpalle qe cdo dite mendon se si ta
    shkaterroje deri ne fund kete vend. prasi

  13. Prijesi realist says:

    BRAVO me te madhe znjsh Jona!
    Nje shkrim aq sa i thjeshte, aq edhe real.
    Krahasimet dhe menyra e te shkruarit deri diku me autoironi ju ben edhe me te admirueshme!
    Ky shkrim te mbush me energji pozitive sidomos kur ti ne fund ndergjegjesohesh per ate cka e perkufizon “Rini Kafenesh” ?
    Urime

  14. klevis says:

    Jona te pergezoj per kete shkrim dhe per keto mendime qe ke! Ata qe ste kuptojne nuk eshte se sduan, thjesht nuk munden.. Suksese!

  15. kaloresi says:

    Sa bukur dhe kendeshem ke shkruar moj bukuroshe, vertete qe rinia ka nevoje per nje restart sepse ngelet gjithe diten Kafeneve.. Me vinka mire qe bukuria fizike nderthuret kaq paster me ate te shkruar .

  16. Tani says:

    Kjo artikullshkruesja qenka “ore-ore lule bore” ? Ai qe ka mbaruar juridikun, thote kjo, duhet t’i sherbeje ligjit. Po ku i dihet, ai djali kamarier mund te mos kete mbaruar me zotesi, e ka marre diplomen me leke. Pastaj, tregu nuk eshte se po vuan per persona qe kane diplome juristi…
    Nejse, shkrimi qenka shume i ceket ?

  17. klajdi says:

    po ti moj vajze mos ke studiuar tek gjuhet e huaja se me dukesh shume e njohur

  18. roland dollapi says:

    vajze e mbare ti qenke idealiste mesa po shoh.. dhe me pelqen shum qe po jep nje mesazh kaq te rendesishem. Por me habit fakti qe keta qe komentojne qenkan te pa shkolluar dhe deri diku injoranter qe se kane kuptuar thelbin e ketij shkrimi” Respekte Landi

  19. suzana says:

    pergezime per shkrimin, eshte nje reflektim teper relaksuas pa doza politike apo shkulm dufi e urrejtje qe ne pergjegjesi gjejme ne shkrimet e perditshme. autorja prek thjesht pa emocionalitet realitetin e perditshem, a mos valle shkrimet duhet te kene patjeter emocionalitet nervor qe te na ngacmojne desherine tone per te brohoritur nje shkrim.

  20. Podgori says:

    Fatkeqesisht nje shkrim i vertete nga “A-ja te ZH-ja”.
    Me shpresen se do e kthejme “thiken nga vetja”, uroj qe dhe rinia jone
    do ta kuptoje shume shpejt, se jemi ne nje rruge pa kthim ne kete menyre qe po vazhdojme.

  21. Ana says:

    Jona komplimente per shkrimin, ka elemente shume realiste por qe tashme njihen boterisht dhe jane vetem konstatime qe te gjithe i njohim, une dua te di cila eshte zgjidhja cfare mund te besh ti une apo ne per ta ndryshuar kete realitet???

  22. R. Sinaj says:

    Se pari te pergezoj per shkrim, me vemendje e lexova tekstin po ashtu dhe komentet per te cilat ndjej nje keqardhje sepse dhe ata qe me komente ndajen mendimin ndryshe perballen cdo dit me te njejten monotoni rrengjethse e te pa shpres…
    Ju shume bukur e sollet kafen e nje dite te zakonshme por me kendyeshtrimin e nje goce pesimiste te realitetit por fatkeqsisht edhe me e trishtueshem eshet jeta e nje te riu qe per disa vite sakrifikon duke u bere pjes e punve me te rendomta per te perballuar muajin e radhes duke u munduar te mos i bezdis prindrit ne varferin e thell qe i ka zen dhe mbas kaq e kaq vitesh sakrific me nje cop leter ne dore qe vetem quhet diplome gjen hapur te vetmet dyer te realitetit ¨ato te kazinos,llotos apo dhe me keq duke pir nje cigare hashash me shoket e dhomes apo te lagjes¨
    Te gjithe kerkojen nje zgjidhje por nga kush? A nuk jemi vet ne qe ta vendosim fatin e te ardhmes tone? A nuk jemi ne ata qe i servirim vetes nje jet te till qe ne te vetmin moment qe kemi ne dor fatin ton ja lem dikujt tjeter duke u genjyer me pak gjera te momentit apo me nje fjal premtuese?

  23. beso says:

    Pergezime per shkrimin!Ndoshta ndokujt nuk i pelqejne hartimet,por jo te tere dine te shkruajne hartime.Tek e fundit,edhe qaheni pse gazetat kane politike qe nga djepi e deri tek varri,edhe nuk dashkeni hartime.Madje rrjedha qe e kendshme,sa nuk pata zor t’a lexoja,megjithese”menefregizmi”ne shqip dialekt i Tushemishtit,apo jo?Mund te evitohej kjo,po hajde se ka me keq;nipi im shkruan shqip me drejteshkrim italisht.Joana,shume e bukur kjo e banakierit-jurist;n’a thone qe duhen akoma nga te plepave,se te dushkut dolen ne pension.E bejme keshtu.N’a trego lokalin qe kur te kemi ndonje hall te bejme nje rruge e dy pune:te pijme nje kafe dhe te na zgjidhe hallin me Gjin-Gjon-Palet(nuk e kam italisht kete te fundit)e Gjyqtarise.Te jem i sinqerte sepse nuk me pelqen blloku,qe ka shume lokale,jam ulur atje.Eshte i mbushur plot me tipa,qe i kam pare ne punera mafioze ne Greqi,Itali e gjetke;po qe se do te shikosh ata qe dje merreshin me pislleqe andej,i gjen sot ne bllok,prandaj banakieri-jurist do jete ndonje Sherlok Holms.Ore,sa ben nje kafe ne bllok,1000 leke te vjetra akoma,apo eshte rritur?Ah,harrova qe arti kulinar i replikes nuk do ishte keq te fuste hundet nga pak kudo.Nese shqiptaret e teprojne me qepen krude ne sallate,italianet e kane zot hudhren ne makarona.Po hajde,mire ua ke bere ketyre te rinjve,se prishin parate e prinderve kot;kam nipin une qe vetem kafe pi nga mengjesi ne darke,pastaj pret qe diplomen t’ia hekurose Henri çili.T’u japesh lopaten ketyre te sotemve,keta e kapin se mbrapshti,se nuk e dine qe mbahet per bishti.Suksese edhe per heren e ardhshme!

  24. Rani says:

    Joana qenke goce e bukur, te cila kafe rri ne Tirane?

    1. Anton Nepravishta says:

      Hahahaha! Zonjusha tek fotoja ka dale pikerisht ne kafene. Kryeperle!!!!

  25. Djali says:

    Une i dashur optimist kam studiuar ne Itali, dhe pothuajse kam bredhur gjithe evropen gjate 5 viteve te studimit. Te jesh i bindur se jo vetem punojne pjatalares por edhe jane te lumtur qe e kane nje pune te tille…

  26. artur says:

    Bravo Joana !!! ky eshte realiteti i rinise shqiptare

  27. Blerta says:

    Ne jemi shqiptaret qe nxjerrim perfundime nga fotoja e zonjushes pa e njohur ate, ne jemi shqiptaret qe nuk marrim thelbin e temes por kerkojm zgjidhje nga te ndenjurat e bukura te zonjushes, ne jemi shqiptaret qe pa mbaruar as rreshtin e pare kalojm direkt ne nr e telefonit apo nga ofendimet, se qe ta dish ti zonjushe nuk na the asgje te re, se edhe ti vete nga fotoja dukesh sikur rrin kafeneve si shume te tjere… ja pra rinia e kafeneve, ne jemi ne keto komente, fodulla, mendjemdhenj qe nuk arrijm te shohim pertej hundes tone, kerkojm zgjidhje gati me nje filxhan kafe, se fundja mos esht faji yn qe jemi ne kete gjendje!

  28. hsjwishd says:

    Rini kafenesh | Gazeta Tema I was recommended this web site by my cousin. I’m not sure whether this post is written by him as nobody else know such detailed about my problem. You are amazing! Thanks! your article about Rini kafenesh | Gazeta TemaBest Regards Cindy

  29. tv seyret says:

    po ti moj vajze mos ke studiuar tek gjuhet e huaja se me dukesh shume e njohur

  30. hdfilmizle says:

    Bravo Joana !!! ky eshte realiteti i rinise shqiptare

  31. ermira says:

    nuk eshte shum e bukur johana por mund te themi se eshte e zgjuat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje