Dy fjalë për Edi Ramën

6 Prill 2012, 20:34Blog TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

“Do të ishte absurde që një burrë shteti të mungojë në mbledhje për shkak të trafikut. Për këtë arsye unë kam një veturë dhe një shofer. Nëse do të kaloja kohën për të përgatitur darkën, do të tingëllonte si diçka qesharake. Për këtë arsye, në shtëpi kam kuzhinier dhe kamerier”.

Kështu do të deklaronte në vitin 1991 Vaslav Havel, presidenti i Republikës Çeke ne një fjalim në Kopenhagen… Morali i kësaj pjese të fjalimit të Havelit është: Të gjithë jetojmë në një jetë dhe rigjendemi të futur në botën e “kremit të ëmbëlsirës komuniste”, të cilën nuk kemi reshtur së kritikuari gjatë gjithë jetës tone… E gjithë puna është a e dimë dhe a jemi në gjendje ta dimë se ku përfundojnë sakrificat për të mirën e vendit dhe ku fillojnë privilegjet, duke abuzuar me emrin e interesave të vendit?”

E nisa fillin e këtyre radhëve me një pjesë nga fjalimi i Havelit, pasi në TV dëgjova se PS ka propozuar për në KLD Ardian Vishën. Sigurisht Ardian Visha është i aftë si profesionist, i aftë që të negociojë mes të pandehurit dhe gjykatës dhe që ka shpëtuar Fatmir Mediun dhe një turk emërvështirë që akuzohej për trafikim narkotikësh. Eshtë pikërisht ky avokat që shpëtoi Fatmirin e Mediajve nga 26 vrasje. Kisha idenë se PS duhet të propozonte dikë tjetër për atë post, pse mos propozohej një nga avokatët që ishte pro dënimit të Fatmirit të Mediajve, pse mos propozohej një djale nga një familje e përndjekur nga sistemi komunist (shumë prej tyre unë i njoh dhe janë shumë të aftë dhe e meritojnë më shumë se Ardian Visha atë vend). Nëse PS i duhet ai vend në KLD është çështje tjetër sepse jam i bindur që Ardian Visha ashtu siç është i talentuar të negociojë mes të pandehurit dhe gjyqtarëve, është i talentuar dhe për të marrë votat e Fatmirit të Mediajve. Është vërtet një problem kokëmushkësia fshatareske e tribalit Berishe që bën gjithçka edhe forcërisht dhe nga ana tjetër qytetarizmi medieval e romantik i opozitës ku ju Z.Rama keni pjesën tuaj të fajit! Romantizmi i tij është jashtë kohe për Shqipërinë e sotme dhe më keq, i panjohur dhe i pafrikshëm për ”barbarët” siç quanin grekët e lashtë ata që nuk flisnin gjuhën e tyre! Unë, në rolin tuaj Z.Rama, do i kisha plasur “grushtin” në fytyrë atij pasi ta kisha pështyrë njëmijë herë publikisht! Kjo natyrisht do e kish nxjerrë Shqipërinë nga bataku i moralit tribal dhe romantizmi do ishte kthyer në një surealizëm politik real përfitues për qytetarinë e vërtetë shqiptare! Një pjesë e mirë e shqiptarëve po beson tek ju dhe opozita që ju drejtoni, ish-të përndjekurit po anojnë nga ju, gjithashtu dhe ndërkombëtarët kanë fituar besimin tuaj. Shqiptaret kanë idenë se në PS intelektualet e saj nuk krahasohen me ata intelektualët rapsodikë të Saliut. E pra z.Rama bëni mirë të tërhiqni emrin e propozuar për në KLD. Se për “aristokracinë drejtuese” shfrytëzimi i çdo pakënaqësie janë “alfa” dhe “omega” e platformës së tyre gënjeshtare. Se ata, me qëllim që të mbijetojnë, përdorin shpifjen dhe manipulimin. Mirëpo meqë populli tashmë i njeh mirë, nuk u beson, as kur për ndonjë rast kanë dhe të drejtë. Se nuk besohet ordineri që akuzon si të tillë viktimën. Nuk duartrokitet manipulatori, kur i përgojon kundërshtarët e tij si viktima,

Nëse Berisha ka menduar të dënojë votën tonë të lirë, ai ka dënuar përgjithnjë lirinë e vet me damkën e turpit të historisë.

 

23 komente në “Dy fjalë për Edi Ramën”

  1. geno says:

    SI REAGIM PER QENDRIMIN PUBLIK TE MBAJTUR PREJ PS, KE SHUME TE DREJT, POR MOS HARRO QE ME SA KUPTOJ UNE, KJO ESHTE SKEME E ZGJUAR E EDI RAMES, PER TE KRIJUAR NDARJE NE PUSHTET HALEN PUBLIKE TE SALIUT

    1. aqifi says:

      Me meselene e Vishes, Edi Rama tregoi perfundimisht se eshte lojtar “me porta te vogla” dhe nuk behet dot lider vizionar. Ne shtate vjet opozite Rama ka humbur raste pas rastesh per t’i dhene fund Salibanizmit, ku tre me flagrantet:

      1) Gerdeci

      2) Video Prifti-Meta

      3) 21 Janari

      Per te mos permendur gjithe aferat e familjes qe ka botuar ne vazhdimesi Tema si e vetmja opozite e vertete. Per te mos permendur skandalin me integrimin europian ku jemi i vetmi vend qe na mbyllet dera para turirit ne menyre sistematike.

      Perkundrazi, Rama beri kompromis me malokun per kushtetuten dhe e hengri keq. Hyri perseri ne zgjedhje ne 2011 dhe e hengri akoma me keq, po e hedh perseri vallen sipas fyellin te malokut dhe rrezikon perseri te digjet ne 2013…

      1. raimondi says:

        Doja te thosha se keto qe thote ky artikull-shkruesi per Salen si njeri tribal , nuk jane te verteta aspak

        Berisha nuk eshte njeri tribal , por eshte nje politkan klasi me prirje diktatoriale …..

        Ndersa ne lidhje me Vishen , Visha nuk mund te hiqet tani se i bije serioziteti kryetarit
        –Ndaj le te jete atje se sidoqfte ai i majte eshte,

    2. Arditi says:

      Nuk mendoj se kemi opozite.Me gjithe keto skandale qe mbulojne qeverine e Sali talebanit,dhe perseri opozita nuk eshte ne gjendje te marre pushtetin,e jo me te bente ndonje gje te sakte Sala me zvarraniket e tij.Opozita ben opozite ne parlament ne vende normale,kurse ne Shqiperi me kete qeveri fashisto-komuniste,opozita e ka vendin ne rruge ne balle te protestave popullore,dhe jo ne ate hale qe disa e quajne parlament.Cfare tallje me popullin.Cfare tragjedie,cfare fatkeqesie.Kisha nje shprese tek Rama sepse dukej sikur sillte nje ere ndryshimi,por mesa shoh paskam qene i gabuar.Si mund te ulet opozita e Rames ne nje salle me ata qe vrane 4 shqiptare te pafajshem?Gjaku i tyre nuk eshte thare akoma.Apo kujtoni se iu falen mekatet me nje vizite ne shtepite e viktimave?Ato vrasje duhet te mbyllnin cdo rruge dialogu.Tani me siguri qe po punojne “per integrimin e vendit” ne sallen e Zhozit.Do te na japin kanditaturen per ne BE-ne kurve,dhe ia hodhem lumit,sic ia hodhem kur hyme ne NATO. Burra prej letre qe terhiqen prej hunde nga ambasadore prej letre.Haram iu qofte buka e kesaj toke qe iu rriti.

    3. Enough is Enough says:

      MOS U LODHNI KOT O NJEREZ , SE EDI&SALI LTD ,MBAS RICIKLIMIT TE PLERAVE NAPOLITANE ,PO NA OFROJNE DHE NJE RECIKLIM TE PLERAVE HUMANE (NE TE DYJA RASTET NE SHQIPERI GJENDEN ME SHUMICE).
      mBASI TE MBAROJNE PUNE ME KETE VISHA A BISHA SI E KA KY, DO FILLOJNE ME KRYEPLEREN NANO.

  2. Andrea says:

    “”Unë nuk jam i interesuar të ndërtoj raport me publikun, por raporte me njerëzit të cilët më njohin në punë dhe në jetë.””-shprehet zoteria e propozuar prej PS-se ne intervisten dhene gazetes ‘Shekulli’.
    Pra, meqe PUBLIKU eshte bashkesia e nje grupi njerezish, por sic deklaron me siper, e injoruar prej teje, pasi Ti, zotni Visha nuk je i interesuar per te ndertuar raporte me ta, ty te interesojne dhe kerkon vetem vleresim prej njerezve qe te njohin, dhe vetem prej tyre.
    Ky je ti zotni Visha, qe ne organin me te larte te drejtesise kerkon te behesh antar-nenkryetar. Pra edhe sikur te donte Saliu te shperblente per kontributin tend ne mbrojtje te Mediut dhe nepermjet’e tij, indirekt mbrojte vet Saliun, Qeverine e tij si edhe djalin e tij Shkelzen, Babai i tij dhe i Qeverise, z.Saliu i pare, nuk mund te te propozonte ne kete post. Por cuditerisht e ben Edi dhe PS-ja, duke propozuar me te tijte “pikerenin nga Qielli” Ardian Visha, duke i “rene kraheve” Saliut: – Mos u merzit z.Sali, e zgjidhim ndryshe hallin tend familjar dhe shteteror.
    Gerdeci eshte Nyja e Vleresimit te politikaneve shqiptar. POPULL JI VIGJILENT!

    1. Enough is Enough says:

      Plere nuk eshte ai qe e ben,plera jane ata qe e mbulojne.

  3. Kely J.Andress says:

    Degjoji z.Rama, fjalet e mencura te ketij zoterie te mire dhe te shume te tjereve, (perfshire dhe z.Baze) qe te kane dale kunder kesaj kandidature. Se ke kaq kohe qe na shet moral se gjoja ju socialistet nuk jeni si “demokratet” e Saliut. Vertetojeni! Une qe po komentoj, dhe me cfare kuptoj dhe z.Blloshmi dhe shume te tjere jua duan te miren, edhe politike prandaj mos na zhgenjeni.

    1. raimondi says:

      Jo, jo. Kandidatura nuk duhet levizur tani qe u propozua–se behet qesharak ai qe e propozoi

      Ky Visha duke qene i zgjedhur ne Gjykaten e larte do kete imunitet ndaj pushtetit dhe atehere do jete me i lire ne vendimet e tij , aq me teper qe ne thelb ky eshte liberal, socialsit –Velai jone …plangprishes , porse tani i jepet mundesia te korigjohet me pune , me peprjekje , me vullnet –hahahahahahahahahah

      Sa i madh qe ka qene Enveri o zot i madh ! Ku mi gjente keto llafe kaq te forta ….

      Mos u beni budallenj,Visha eshte i majte , edhe nqs ka bere ndonje shejtanllik e ka bere i detyruar nga kushtet, porse ai ne ate pozicion te larte do jete tamma i Sakte ,aq me teper qe qenka edhe njeri Inteligjent dhe i afte

      –Njerez inteligjent jane pake , ndaj me ta duhet te jemi te duruar , prudente dhe dashamires…..

      Ti meshirojme gabimet e tyre , sepse meshira i zbut shprtin mekatarit dhe e ben ate
      te nderoje ruge dhe jetoje sipas parimeve dhe norameve morale te Shoqerise sone …..

      Hajde Z.Visha suksese ne detyren e re !

      1. Enough is Enough says:

        GELLTIT NJEHERE NJE LUGE CORBE TE PRISHUR , DHE VJELL GJITH JETEN.KESHTU E ESHTE DHE KY VISHAJ .

  4. altin21 says:

    Mos u merrni me gjera anesore. Mediun nuk e shpetoi avokati, por gjykata….prandaj qe ketu debati devijohet qellimisht. Ai ka qene zevendesi i Sollakut, dhe dihet qe zevendesit zakonisht jane njerez te besuar, tani Sollaku militon ne Ps. Me mire Visha se ai lolua (new Ristan) qe do te vere Berisha.

  5. arber says:

    edi rama..eshte nje piktor medioker politikan ekstremist dhe nje persona i cili me kete kandidature meriton sebashku me berishen dhe meten te ikin ne DJALL!

  6. beso says:

    Ndoshta eshte katerta here qe po shkruaj ne mbeshtetje te zerave qe jane kunder kesaj maskarade.Nuk ka justifikim sikur Rama me shoke po n’a i bekan puç saliut me emerimin e Vishes;me keto lloj”puçesh”berishizmit i zgjatet jeta sa te duash.Si pak fjale,si shume,PS me emerimin e Vishes tregon dyfytyresi te pashoqe;paradite qan per krimin e gerdecit,pasdite nderon me medalje dhe dafina avokatin qe nxorri Mediun te pafajshem.Pale,dalin disa dhe thone qe Mediu s’kishte faj,se ketu kishte gisht saliu.Ashtu,po çfare mutin desh te vetequhej minister atehere?Bravo Yzeiri,Mero Baze,Ilirjan Blloshmi;nuk rrojme per nje cope buke!

  7. Artemis says:

    E pabesuaeshme por po thuaj nuk bie dakorte me irritimin mese legjitim te komentuesve sa i takon propozimit te Vishes nga PS.Nuk bie plotesisht dakort sepse konstatohet lehtesisht nje standart i dyfisht ne gjykim,i tipit qe Visha eshte i negative, por propozuesit e tij prezumohen edhe nga artikullshkruesi si pozitiv,perse?!!! Kush i beson PS qe vazhdon te mbaje ne pushtet sekretarin e pare sali dhe tradheton votuesit ne shumice absolute kundra Sali Fazllicit.Tradhetia kombetare e PS eshte faktuar mese njehere,por emblematike ngelet denimi me vdekje i demokracise ne sallen e kuvendit nga 99% e deputeteve te PPSH qe ndryshuan kushtetuten per te mos lene me popullin te zjedhe perfaqesuesit e tij,por duke ja deleguar kete te drejte hyjnoreve Ram-berisha.Vazhdoni votoni PS qe ajo te mbaje ne pushtet sekretarin e saj te pare Sali Fazllic Berisha.

  8. joela hoxha says:

    ne fakt pritshmeria e z rama per te pefaqesuar denjesisht opoziten shqiptare,ka kohe qe lekundet, ne vend qe te c’rrenjosi njehre e mire qevrine e saliu, duket sikur i ben karshillek asaj, dhe kjo eshte per te ardhur keq. ndoshta, z rama eshte shume vizionar, sa ne nuk e kuptojme dot se ku do te arrije ai me keto levizje… por shpresojme mos te jete si ato levizjet e tij te pemarshme qe kane qene te servirura ne pjaten e saliu…

  9. kris says:

    rasti visha tregon se brenda ne kryesine e partise socialiste ka dallkauke te demokracise qe duan ta kene mire si me vrasesit dhe me viktimat.ps nuk merriton me votat tona.

  10. e verteta says:

    Mbeshtes gazeten tema per qendrimin e mbajtur per kete ceshtje.Turp per PS e Rames.pa parime qe e mbeshtet fitoren ne djallezira e intriga te vogla .Me vjen keq por edhe keshtu nuk do fitoj asgje,pervec humbjes se fytyres para elektoratit .Po kthehet ne parti me lidership qe nuk ngjall shprese.Rama po na merr me qafe edhe ne 2013!Kjo levizje eshte njesoj sikur neser fitoren ta mbeshtesesh te Spahiu zv.kryeminister!!!

  11. pelivan says:

    Jemi nduke ndjekur nje finale shahu! Edi ka humbur me pare edhe pse i ka patur te gjitha figurat ne fushe(!) Kete radhe per cudin tone ai sapo ka falur Mbretereshen(Kjo s’mud te ndodh edhe me Karpovin),por ka bere levizje te matur e te mire menduar,loja flet per fitoren e tije…. Nuk me duket me vend mendimi qe:Pse nuk u zgjoth nje tjeter avukat,nga ata ,kunder Mediut!Kjo eshte,si te jesh kunder nje mjeku qe po kuron nje vrases.

  12. Antigrek says:

    “Pse te mos propozohej nje djale nga nje familje e perndjekur nga regjimi komunist”? Dakord! Do te ishte shume mire,por,qe ky djale te ishte djale i ndershem ama,me integritet moral dhe pa ndjenjen e hakmarrjes per ,(klasen), pjesen tjeter te popullsise,sic eshte bere moto tani.
    Une them,apo pyes gjithashtu : Pse te mos propozohej nje djale nga nje familje e ndershme ,patriote,qe pikerisht per patriotizmin e tyre u inkuadruan ne radhet e partizaneve e luftuan fashizmin ?
    Perse eshte kthyer ne tabu’tani te permenden partizanet e pas ardhesit e tyre , bijte e te cileve u rriten pa paragjykime ,pa urrejtje per pjesen tjeter te popullit,(si p.sh. pinjolle si E.Alibeaj).
    Perse po “glorifikohen” tani,te gjithe ‘te persekutuarit’ pa perjashtim,bile edhe ata qe i sherbyen fashizmit?
    Se fundi,z.Blloshmi,une them se edhe ju,pavaresisht kultures apo erudicionit tuaj, nuk jeni i cliruar nga paragjykimi,per te mos thene nga “urrejtja klasore”!

  13. Gazmir Piku says:

    Sipas WASHINGTON POST të datës 28 mars kreu socialist do fitoj zgjedhjet e vitit 2013.Në komunizëm ishin bunkeret dhe kooperativat që ja mernin frymën popullit,sot janë autostradat dhe makinat e blinduara.Është për tu quditur kontestimet e oposites në shekullin e 21 ku dihet se Shqipëria bën pjes në BE.Është momenti të ndëgjojmë opositën se si shikon.

  14. ervis hatija says:

    gerdeci eshte nje plag e madhe e kesaj shoqerie me te mirat dhe te keqijat e saj me kujtohet kur ndodhi tragjedia qe edi rama mbajti nje ritem te moderuar dhe kjo i dha shum pike dhe kete nuk mund ta kohoj njeri pasaj kaloj ne nje veprim te gabuar por te perligjur seps ne gerdec kishte 26 viktima dhe ato familjet duan drejtesi si te gjithe ne por edi rama me kete veprm duke propozuar ardian vishen per ne kld ra ne grop me kembet e tij
    dhe kjo jo se zoti visha nuk eshte profesjonist perkundrazi eshte avokati me i mire ne shqiperi por ishte personi qe shpetoi nga burgu njeriun kryesore te gerdecit po tani si do bej edi rama do ta akuzoj me me fatmir mediun sepse kjo mbete per tu pare

  15. Niko Maloku says:

    KESHILLE PER EDI RAMEN DHE OPOZITEN:
    Çeshtja e Vishes iku, por opozita shqiptare duhet te pergatitet qe per zgjedhjen e Presidentit te kete kandidaturat e veta, ku, para te gjitheve, te vere emrin e zotit DAUT GUMENI, pasi mendoj se i ploteson edhe kushtet intelektuale, edhe ato morale ( ka bere nja 20 vjet burg politik) dhe nuk eshte anetar i asnje partije. Qendrimet e tij, gjate ketyre 22 viteve, kane qene shembullore si qytetar qe nuk pajtohet as me padrektesite e regjimit komunist dhe as me padrejtesite e regjimit pseudodemokratik. Personalisht, une nuk bej pjese se kategorine e ish-te persekutuarve, por mendoj se integriteti moral ka me shume rendesi se sa perkatesia politike ne kohe te ndryshme. Eshte turp per popullin shqiptar qe, ne garen presidenciale, te kene perparesi Topalli apo Nano, perpara Gumenit.

  16. Servet Progri says:

    Une e gjykoj pa as nje vlere te merrem me autorin e shkrimit,por, ashtu kot,thjeshte per sport ,do te them vetem dy fjale per nje komentues me emrin “Qifi” (me falni e paska edhe germen ,A, perpara,e cila vetem i shton vleren e emrit simpatik.Pra Z.AQIFI,vura re ne komentein tuaj se keni perdote disa here fjalen “Maloku” Personalisht mua, ne as nje qeliz te genit tim nuk me lidhe asgje, me kete epitet te perdorur nga ju dhe megjithate nuk e kam gjithe kete urrejtje dhe percmim rreth kesaj nofke,ndersa tek ju,nuk mund ta kuptoj bazen e urrejtjes dhe percmimin pa kufi ndaj “Malokut” megjthate kjo mund ta kete nje pergjigje. Mundet qe ndonje Malok (kuptohet kurrsesi Saliu) te kete leruar nenen tende,dhe prej ati shkerdhimi epshor te keshe dale TI,si femij i dhunshem e i paligjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje