Një gjë nuk kuptoj me Lulzim Bashën, kryebashkiakun në detyre. Për çfarë i vlen mbledhja e Këshillit Bashkiak 1 here në kaq kohe, kur edhe qëllimi mediatik tashmë i është zhvlerësuar? Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak më së shumti i përngjante një loje shkollash. Kryebashkiaku kur s’ka se ç’të iu ofrojë as mediatikisht qytetarëve të Tiranës, nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të tregojë përrallën me qytetin e bukur ku do ndërtohet një shkollë, ku do ndërtohet një kopsht, ku do ulen taksat, ku do bëhet bulevardi i mahnitshëm, dhe gjëja e vetme që i ngelet është të mbledhë Këshillin Bashkiak dhe të mendoje për emrat që do bëjnë objektet e ëndërruara. Me papërgjegjshmërinë e njeriut që vodhi votat në një lojë luftash dhe fitoi me lojë luftash, vazhdon te beje harakirin e radhës me lojë shkollash! Foli për një shkolle që do ngrihej në Tiranë, por s’dihej se ku, dhe gjëja e vetme që kishte ngelur ishte të mendohej për emrin. Foli për një galeri qe do t’i shërbente artistëve të qytetit që do ndërtohej “s’dihej se ku”, por qe duhej vendosur emri! Foli për një pllakë përkujtimore që do vendosej “s’dihej se ku”, por gjëja e vetme që i kishte ngelur ishte të miratohej mbishkrimi në pllakë. Absolutisht që këto janë gjëra të domosdoshme për kryeqytetin. Por imediate është çështja e atyre qytetarëve të Tiranës që kryebashkiaku në detyrë iu betua dhe përbetua gjatë fushatës se do të bënte maksimumin për ta. Eshte ky kryebashkiak në detyre që merrej me kumbullat e kuqe që tani pas krasitjes joprofesioniste janë vetëm degë, dhe harroi që biznesi i vogel në Tiranë gjate kohës së drejtimit te Bashkise se Tiranes nga z.Edi Rama, përveç ankesave të qytetareve per problematika të natyrshme që has biznesi në perditshmerinë e tij, askush nuk është ankuar për taksa të ngritura, detyrime tatimore të vendosura apriori dhe jashtë çdo rregulli ligjor dhe administrativ. Biznesi i Tiranës sot përballet me një problematikë të rëndë për të cilën mban pergjegjesi sot politika e ndjekur nga kryetari ne detyre. Ekzaktesisht kjo eshte ajo që ndodh sot me biznesin e vogël në Tiranë: Ne fillim te muajit mars, inspektoreve të zonave te Drejtorise se Tatim Taksave prane Bashkise Tirane, sipas burimeve te brendshme, iu është dhënë urdhër që duhet të dorëzonin brenda muajit mars nga 400 subjekte te propozuara per rritje xhiroje. Ligji e parashikon qe tatimi mbi xhiron vendoset mbi bazën e vetë deklarimit te subjekteve çdo fillim viti dhe për subjektet që e kalojne xhiron mbi 2milion sipas mini-bilancit të mikronjesive. Edhe kjo, deklaruar nga vete subjekti. Deklarimet e subjekteve nuk u morën aspak parasysh, por në mënyrë arbitrare dhe antiligjore kur u desh të merrnin pagesat respektive të tatimit mbi xhiro, subjektet u befasuan me shifrat mbi detyrimet e taksave. Në shumicën e rasteve taksa vendore për biznesin e vogël ishte rritur një shkallë (të themi nga 0-2 shkon 2-3), por nuk ishin të pakta rastet kur subjekteve iu ishin rritur 2 apo 3 shkallë. Ajo qe duhet t’i kërkohet Kryetarit të Bashkise eshte kjo: 1) Që duhet të bëjë me dije nr.e subjekteve që iu eshte rritur taksa vendore mbi biznesin e vogel. Se nese themi se inspektorët (sipas burimeve te brendshme) kane çuar nga 400 subjekte propozim per rritje xhiro, po të llogarisësh në 21 ndarje territoriale (zona) i bie që numri i subjekteve qe iu eshte rritur taksa është i konsiderueshem. 2) Procedura ligjore që është ndjekur për ngritjen e tatimit mbi xhiron, vetëdeklarimet e subjekteve apo kontrolli për rivleresim tatimor e bere nga zyra e Kontrollit dhe Analizës së Riskut. 3) Dokumenti ligjor (akt verifikimi) që iu eshte lënë subjekteve per njoftim para se rivleresimi te kalonte në sistemin informatik.
Duke qene se subjektet janë nën presion apo të terrorizuar ne veprimet e mëpasshme të policisë bashkiake në rast se ngrenë zërin apo deklarojne para mediave këtë problematike që ata po i çon drejt falimentimit të sigurtë, i takon keshilltarëve socialistë të merren dite pas dite me problematiken dhe t’i dalin ne mbrojtje biznesit te vogel,qytetareve qe administrojnë keto biznese, duke mos lejuar antiligjin te ulet kembekryq në Bashkinë me te madhe të Shqiperise.
Gjithashtu nuk duhet lejuar qe kryetari ne detyre i bashkise me te madhe në Tirane të ecë me filozofine “loje luftash-lojë shkollash”, por duhet t’i qëndrohet përballë me vendosmeri në mbrojtje jo vetem të biznesmeneve të vegjël të Tiranës, por në mbrojtje te ligjit dhe dinjitetit të qytetareve.
SHQIPERIA ESHTE NE QORSOKAK.
u lodhe moj e uruar duke folur e demaskuar , po kush te degjon?