Durrës/Prej tri vitesh Muzeu Arkeologjik qëndron i mbyllur, zhgënjehen turistët

9 Korrik 2013, 09:37Kulturë TEMA

Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk është gati këtë verë për të pritur vizitorët dhe të pasionuarit pas trashëgimisë kulturore.

Muzeu është  pjesë e pelegrinazhit turistik të qytetit, por prej afro tri sezonesh qëndron i mbyllur.

Një grup turistësh të huaj, të cilët kishin ardhur në Durrës, kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë mësuar se nuk do  të kishin mundësi për të eksploruar Muzeun Arkeologjik, pasi ky i fundit, ishte  pjesë e guidës turistike.

 “Vij për herë të parë në Durrës  dhe jam i mrekulluar nga bukuritë natyrore, veçanërisht nga monumentet arkeologjike  e historike. Sapo vizituam Amfiteatrin  dhe do të donim shumë të vizitonim  edhe Muzeun Arkeologjik të këtij qyteti, pasi kemi dëgjuar se ka mjaft objekte interesante që datojnë që nga periudha ilire. Porn a thanë se ai qëndron i mbyllur dhe nuk lejohet të futemi brenda.Jemi të zhgënjyer ,por do të mundohemi të rikthehemi në Durrës për ta vizituar muzeun  me objektet e lashta që ka në brendësi ai”, ka pohuar për gazetën “Panorama” një  turist nga Çekia.

Shkak për këtë janë  bërë tejkalimet e afateve  në punimet që po kryhen për  rikostruksionin e tij, të cilat kanë nisur në korrik të  2011-s dhe duhej të përfundonin  140 ditë më pas./A.XH

4 komente në “Durrës/Prej tri vitesh Muzeu Arkeologjik qëndron i mbyllur, zhgënjehen turistët”

  1. Liri says:

    “Bravo” ministria e kultures…..

  2. alban4eva says:

    kjo eshte arritje dhe fitore e madhe e Bumces…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje