Skulpturë prej druri në rrënjët e një rrapi

12 Korrik 2013, 11:59Kulturë TEMA

Një skulpturë madhështore e gdhendur në dru, që për asnjë dyshim përbën një vepër të madhe arti dhe një simbol të rrallë të historisë dhe kulturës kombëtare, është duke hedhur shtat në qendër të fshati Zhulat në Komunën Cepo të Gjirokastrës.

Përmendorja e luftëtarit dhe mendimtarit zhulatas Idriz Suli, pasardhës i priftit iluminist Papa Zhuli të Zhulatit, është duke u gdhendur nga një skulptor amator vendas. Ai është duke përdorur për këtë vepër trupin e trungut të një rrapi historik që ka qëndruar aty për rreth 500-600 vjet në qendër të fshatit si simbol i qëndresës, bashkimit, bashkëjetesës dhe i vlerave të një komuniteti të lashtë, por që fatkeqësisht kishte disa vjet që ishte tharë plotësisht.

“Vdekja” e rrapeve dhe “fundi” i rrapit të Zhulatit

Në krahina të ndryshme të jugut të Shqipërisë ka qenë traditë shumëshekullore që të ruhej me fanatizëm një pemë, e cila përgjithësisht ka qenë rrap, por nuk përjashtohej edhe lisi, prralli, apo bliri, ku burrat e fshatit grumbulloheshin mbrëmjeve, debatonin, kuvendonin dhe merrnin vendime të përbashkëta. Janë të njohur, rrapi i Mashkullorës, rrapi i Libohovës, rrapi i Stegopullit, rrapi i Nivanit, rrapi i Progonatit, rrapi i Grapshit, prralli i Bodrishtës, rrapet e Kardhiqit, rrapet e Picarit, rrapi i Labovës, rrapi i Kolonjës e dhjetëra të tjerë.

Një rrap i tillë simbol shumëshekullor ka lëshuar hije deri 4-5 vjet më parë edhe në qendër të fshatit Zhulat, por jo për shkak të moshës, jo për shkak të mungesës së përkujdesjes, por për shkak të një epidemie që thau nga rrënjët më shumë se 1 000 ekzemplarë shumëshekullorë të kësaj bime, sëmundje që ende nuk i është gjendur, as emri dhe as ilaçi për ta parandaluar. Rrapi historik dhe madhështor i Zhulatit u tha nga rrënja në kurorë deri sipër në degët e tij.

“Është një sëmundje e pashpjegueshme që ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë ekologjike te rrapet në të gjithë jugun e vendit. Dëme të pallogaritshme janë shënuar në Parkun Kombëtar Natyror të Ujit të Ftohtë, në Grykë të Këlcyrës dhe Mezhgoranit, në kompleksin e rrapeve shekullore të Picarit, në rrapet e Libohovës e gjetkë. Këtë fat të keq pësoi edhe rrapi i Zhulatit, një monument i rrallë i natyrës dhe i historisë. Fundin e tij banorët e fshatit e përjetuan si një tragjedi të vërtetë, pasi me këtë rrap ishte e lidhur historia e brezave të tërë, prandaj transformimi i tij në një përmendore të një prej figurave më të spikatura të historisë kombëtare siç është ajo e Idriz Sulit u pranua dhe u inkurajua nga të gjithë”, thotë për gazetën “Shqip” kryetari i komunës Dragush Logli.

Rrapi me status të veçantë i Zhulatit

“E kemi përjetuar keq tharjen e rrapit të fshatit tonë”, thotë 64-vjeçari Afrim Pula nga Zhulati që e takojmë në sheshin e fshatit shumë pranë përmendores në ndërtim. “Rrap i madh, fat i madh”, themi ne këtej. Hija e këtij rrapi madhështor, denbabaden në shekuj ishte “parlamenti”, shkolla, kuvendi, vendi i kushtrimit, pika nga ku niseshin luftëtarët dhe delegatët, vendi ku merreshin dhe shpalleshin vendime historike, mandej pse të mos e themi, këtu vendoseshin edhe fletërrufetë në kohën e kooperativave.

Një tjetër zhulatas i moshuar sjell një tjetër histori interesante për rrapin e Zhulatit. Plaku Feti Haxhiu, me një zë të ngjashëm me një pëshpërime të thellë, na rrëfen se deri në vitin 1945, kjo pemë simbol, fundin e së cilës ai e cilëson “gjëmë”, kishte një status të veçantë dhe rregulla të forta që nuk lejohej të goditej me sëpatë, qoftë edhe një degë e vetme. “Sipas gojëdhënave të të parëve tanë, thonë se një bashkëfshatari ynë, mos ma kërkoni emrin se nuk dua ta zë në gojë, guxoi dhe e qëlloi vetëm një herë më sëpatë rrapin e fshatit. E dini se çfarë e gjeti? U mblodh fshati dhe e dënoi duke e detyruar të ujitë me gjyma për një behar të tërë rrënjët e rrapit, u detyrua të therë dhe pjekë për fshatarët 12 dele dhe të sjellë 2 bucela me raki. Kurrë më pas nuk guxoi njeri ta prekë deri sa i erdhi kjo gjëmë, kjo sëmundje e mallkuar dhe e thau nga rrënjët.”

Fatkeqësia e natyrës transformohet në përmendore për autorin e Kanunit të Labërisë

Të gjithë zhulatasit, ata që vazhdojnë të jetojnë në fshat dhe ata që janë larguar në zona të tjera dhe në emigracion, e përjetuan me dhimbje humbjen e pemës së tyre të dashur. Debate pafund për shpëtimin nga tharja të rrapit, ide dhe mendime nga me të ndryshmet për fatin e pemës pas tharjes së pashmangshme, por gjithsesi ideja e Nazmi Sejfos, një nga bashkëfshatarët me banim në Tiranë dhe duart e arta të skulptorit amator Murat Kërra, emigrant në Greqi, fituan mbi të gjitha idetë e tjera, u pranuan njëzëri nga i gjithë komuniteti dhe u vendos që nga trungu madhështor i pemës së lashtë të ringjallej në përmendore një nga personalitetet e fshatit me emër dhe famë në të gjithë Labërinë, nga Vlora në Himarë, nga Çamëria në Kurvelesh nga Lëkursi në Frashër. U vendos që me sponsorizim personal të ideatorit të transformimit të trungut në një vepër arti, ish-oficerit zhulatas Nazmi Selfo, të gdhendej në trungun e thatë shtatorja e atdhetarit Idriz Suli, njeriu që në histori njihet si autori i Kanunit të Labërisë. Bazuar në ligjet e Kanunit të vjetër të priftit të njohur me emrin Papa Zhuli, në parashtrimet e reja të bëra në Kuvendin e burrave të Zhulatit dhe krahinave përreth, Idriz Suli bëri ndërhyrje dhe shtesa të ndryshme e të nevojshme për kohën dhe nga Kanuni i vjetër, formësoi Kanunin e ri duke pranuar norma të reja, të cilat u njohën me emrin “Shartet e Idriz Sullit”. Historianët thonë se duke u mbështetur në strukturat etike të shoqërisë, si besa, nderi, miku, gjaku, buka, hakmarrja, divorci, trashëgimia, ndarja e pasurisë në kushtet e një shoqërie pa autoritet shtetëror, “Shartet e Idriz Sullit” dhe strukturat etike të Kanunit të Labërisë shërbyen më së miri për të rregulluar me drejtësi marrëdhëniet mes njerëzve, fshatrave dhe krahinave. Në gojëdhënat dhe historitë e vjetra për fshatin Zhulat, thuhet se dikur ai përmendet me emrin Julius, diku Zhul, diku ndryshe. Sundimtarët bizantinë e më vonë venedikasit, treguan interes dhe ky interesim jo aq shumë për vetë Zhulatin, por më shumë për pronat e banorëve të Zhulatit përgjatë bregdetit jonian, fushat e luginës së Rrëzomës, e në gjithë pellgun e begatë të Delvinës.

Historiani turk Evia Çelebi shkruan në kronikat e tij mesjetare, se Zhulati ndodhet në një zonë të thellë malore, ka 200 shtëpi të vendosura pranë një fortifikimi natyror tepër mbrojtës. Shpatet e maleve dhe kodrave përreth janë të mbuluara me vreshta. “Banorët e tij merren me shkëmbime të produkteve të zejtarisë me qytete të tjera brenda dhe jashtë krahinës… Sipas Çelebiut, kështjella e Zhulatit është themeluar nga mbreti i Spanjës, kur këta banorë ishin aleatë të tij. Më vonë, me dredhi e shtiu në dorë Duka i Venedikut e më pas, në periudhën e sundimit të Bajazitit të shenjtë, kështjellën e zaptoi Qedik Ahmet Pasha… Ajo ngrihet drejt qiellit në mënyrë madhështore. Kështjellë e pashembullt në bukuri, të cilës mund t‘i përngjasë ajo e Kordusit ose ajo e Benefshës në Peloponez”. Skulptorin e gdhendjes së përmendores së rrallë në trungun e rrapit e gjejmë pa vështirësi duke punuar në skelerinë e ngritur përreth trungut. Tridhjetekatërvjeçari Murat Kërra është djali i Shyqiriut, një artizan i njohur në Zhulat dhe në të gjithë krahinën, është njeriu që ka marrë përsipër realizimin e kësaj ndërmarrje të madhe e të vështirë. Ai ka përfunduar një shkollë trevjeçare arti për skulpturë dhe përpunim artistik të drurit në Athinë, ku ka emigruar rreth 12 vjet më parë. Ai e ka përdorur mjeshtërinë e babait të tij dhe pasionin e tij për të jetuar në emigracion duke nxjerrë nga duart e tij skulptura mermeri të përmasave të mëdha, vepra të vërteta arti në Greqi dhe tani së fundi ka hapur një punishte-dyqan ku prodhon dhe shet suvenirë e antikuarë. “Kjo përmendore nuk ngjan kurrsesi me ato që kam bërë deri tani, pasi si për nga përmasat historike ashtu edhe nga volumi, këtu bëhet fjalë për një vepër të vërtetë arti.”

Vështirësia dhe përgjegjësia

Përmendorja ka përmasat 4,5 metra e lartë dhe rreth 2 metra e gjerë. Murati thotë se e ka nisur punën me përpunimin e trungut në mars të këtij viti. “Përpunimi i trungut të kësaj peme të lashtë ishte mjaft i vështirë, pasi bëhej fjalë për një kurorë që kapte një sipërfaqe rreth 200-300 metra katrorë, me degëzime të dala nga trungu që ishin si të thuash pemë më vete. Vende-vende ishte i kalbur dhe neve na duhej që të përdornim për shtatoren tonë pjesët e padëmtuara. Për të gjitha këto punime paraprake kisha edhe ndihmën e bashkëfshatarëve. Por kur filloi përpunimi artistik puna u vështirësua edhe më tepër”, tregon artisti pa e ndërprerë punën e tij artistike. Shtatorja e Idriz Sulit tashmë ka marrë formën e saj të plotë. Bëhet fjalë për figurën e një burri të vendosur me vështrim nga Maja e Pusit dhe me shpinë nga pylli i Piksit. Ndonëse në një pozicion të ulur sipër një “guri”, në shtatin e tij dallohen qartë veshjet tradicionale labe, fustanella, qylafi i bardhë, jeleku i qëndisur me motive tradicionale, brezi me kobure, kalcat dhe opingat e zbukuruara të labit. Bashkëfshatarë e autorit të gdhendjes së shtatores gjigante thonë se ai punon pothuajse falas, kundrejt një sponsorizimi prej 500 mijë lekësh të iniciatorit Nazmi Sejfo, shpërblim që përfshin një pagë modeste për kohën prej 5-6 muajsh që i duhen për ta përfunduar plotësisht. “Pjesa kompozicionale artistike në volum është drejt përfundimit, do të kemi disa javë të tjera punë me detajet e fytyrës, gjymtyrëve e veshjeve dhe pastaj do t’i përkushtohem punës për ta bërë veprën rezistente ndaj kohës. Për këtë kemi filluar të bashkëpunojmë me ekspertë të përpunimit të drurit, kimistë, teknologë dhe shumë shpejt do të përcaktojmë ndërhyrjet për ta bërë këtë vepër arti që të rezistojë dhe të reflektojë në breza një pjesë të historisë së fshatit tonë. / Gazeta “Shqip”.

27 komente në “Skulpturë prej druri në rrënjët e një rrapi”

  1. S says:

    Yu lumshin duart …respekt

  2. preng sherri says:

    respekt per keta njerez!

  3. Zef Kallami says:

    Kujdes se nuk tingllon mire ne anglit:Burri i vendosur me veshtrim nga maja e pusit.
    Keshtuqe te gjithe fjalin duhet te ja perkthejn anglezve,ndersa fjalen e fundit nuk asht e nevojshme perkthimi,din vete.
    Gjithe ai burr me veshtrim ne maje te pusit.Paskesh qene qefli.

  4. Alb shqiptari says:

    Urime banoreve te Zhulatit.
    Urime Nazmi Selfos per nismen dhe per mbeshtetjen. Urime e pergezime, i lumte mendja e i lumshin duart Muratit.
    Keto jane pune e vepra, ketyre njerezve iu duhet ditur per nder e te ndihet krenari.
    Ju te Zhulatit dolet te forte. Bravo ju qofte. Le t’ju ndjekin edhe te tjeret po te kene kellqe.
    Te gezoni e te trashegoni kete veper. Rrapi shpreh dhe simbolizon uje, jete, njerez. Por, duke qene se rrapi iku, eshte nje veper qe do te deshmoje jo pak se kush ishim, kush jemi, cilet do te jemi. Ju te Zhulatit, me djemte tuaj, e gjetet zgjidhjen. Po ne?
    Urimet me te mira ZHULATI!

  5. babi says:

    Fshataret ngelen gjithmone te dashur dhe patriot

  6. lab gjysem opinge says:

    hallal ta keni e ju lumshin duart.

  7. alban4eva says:

    te lumshin duart o njeri i mire. Zoti ta shperblefte. te tilla vepra duhen bere gjithmone nga artistet ne te gjithr Shqiperine. te tilla vepra, jo ne kuptimin e pemeve dhe rrapeve, por ne kuptimin e pergjithshem. duhet futur fryma e kultures, e artit, e punes, e zhvillimit, jo fryma e shkaterrimit…!!!

    1. diana says:

      Keto duam te lexojme …mjaft me me kermen Sali se na plasi buzen dhe na mori erzin. Jemi nje popull me histori te lashte dhe gjynah qe perfunduam ne kete derenxhe….kulturen,artin,historine mijevjecare,gjeografine ,klimen e vendit tone te mrekullueshem e ka zili bota prandaj dhe na kane denigruar ne kete pike halli. Zeusi babai i perendive pellazge ju shikon nga larte dhe ju uron pune te mbare dhe ju lumshin duart …..lartesoni historine mijevjecare te vendit tone te mrekullueshem dhe le te plasin serbet e greket se kjo eshte toka jone qe na i lane amanet te paret tane ne mijravite …..

  8. Lumi says:

    Duke pare kete skulpture ,shume domethenese,mu kujtua nje skulpture e Nene Terezes te bere ne trungun e nje lisi te thare ne Bresher te Italise ! Lisi i kishte kaluar 430 vjetet ,dhe me skulpturen e Nene Terezes ,besoj se do ti rritet jeta edhe 100 ndera vjet te tjere ! Bravo ju qe e bete te jetoje akoma ky lis shekullor! Jo vetem banoret e fshatit qe u jane mirenjohes ,por dhe ne shqipetaret krenohemi me intelektual te tille ! Bravo!!!

  9. A says:

    Mora shkas me ju shkruar se ne fshatin MU QI BABA ne KOSOVE disa shqiptare, fshatare injorant, te Kosoves, qe e quajne veten me perpara musliman se shqiptare kane demtuar skulpturen e atdhetarit shqiptar IDRIZ SEFERI, sepse banoret e fshatit MU QI BABA nuk e duan skulpturen e IDRIZ SEFERIT. Pavaresisht se ka emer dhe mbiemer musliman, sipas tyre i takon besimit fetar te krishtere katolik. Ne kete menyre i kane prishur punen artistike te skulptorit te njohur HEVZI NUHIU. Skulptori HEVZI NUHIU tregon per fillimin e kesaj pune nuk ka pasur ndihmen e qeverise dhe ministrise se linjes se Kosoves, pra nuk ka pasur ndihme nga askushi. Vandalizmi po ja nderpret punen dhe po ja demton nje enderr te tij.
    POR JA Medalja ka DY faqe dhe faqja tjeter tregon se ne fshatin ZHULAT, Komuna CEPO ne Rrethin e Gjirokastres ne Shqiperi eshte thare nga semundja nje rrap qindra vjecar dhe del nje artist dhe skulptor si MURAT SHYQYRI KERRA mbasi mundohet ta perpunoje kete trung gjigand duke e trasformuar ne skulpture dhe shtatore gjigande duke gellendur figuren patriotike te IDRIZ SULI-t, pasardhes i priftit iluminist PAPA ZHULI i ZHULATIT dhe me inisjator NAZMI SEJFO.
    Me kete rast i uroj perzemersisht dhe miqesisht per kete veprimtari dhe pune patriotike duke pasur edhe miratimin e fshatit qe te kene ne shesh nje shtatore artistike.
    Sa ndryshim mendor ka ndermjet ketyre dy fshatrave te kombit shqiptar.
    Ndryshimi ndodh sepse keto e dine se jane shqiptare te vertete, i takojne Evropes dhe FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA. URIME EDHE NJEHERE.
    Ju lutem na tregoni rrugen, distancen, qe shkohet per ne kete fshat nga qyteti i Gjirokastres dhe rruga a eshte e mire dhe e asfaltuar per vizita turistike dhe kulturore.

  10. RITI says:

    Pershendetje te gjithe atyre qe kane menduar punuar e financuar per tu realizuar kjo veper shume dimesioneshe.E meritonte Zhulati kete cmim.Dhe njehere pershendetje.Te fala nga nje djale fshati.Margariti.

  11. vlonjati says:

    shqiptaret nuk ben nje veper bashkohore ne 23 vite, popull infantil dhe me shije kitch, vetem monumente cubash
    popull qe tregon se nuk ka frymemarrje europiane, getizim ne historine tone hermetike
    turp

    1. kledon says:

      Vlonjat? sa koqe kandari qe je!

  12. Sigurimi says:

    Kjo puna e SEMUNDJES SE RRAPEVE si po duket qenka e qellimshme,se s’ka mundesi qe te gjithe Rrapet te semuren dhe te thahen….kjo semundje qenke hudhur me qellim,hapni syte Shqiptare se Shqiperija eshte e krimbure me agjentura te huja…..Kujdes

  13. Avni Rustemi says:

    A rritet rrapi ne Tropoje? Amani more se na duhet te perjetesojme nje trap me nje rrap.

  14. violanda says:

    Urime fshatit Zhulat per kete veper madheshtore si edhe shume falenderime per ideatorin e sponsorizuesin Nazmi Sejfo se bashku me mjeshterin duararte Murat Kerra qe i dhane perseri jete rrapit te fshatit. Sa bukur kur degjon e shikon gjera te tilla qe te bejne te ndihesh krenar qe je bir e bije e atij vendi! Urime!

  15. Luan Aliko says:

    Me gezon pa mase inisiativa e autorit dhe idea per perjetesimin e kesaj figure ,por me zhgenjen pa ofenduar realizuesin,konceptimi i nje figure monumentale,ndertimi anatomik dhe qendrimi i statujes sikur lene shume per te deshirur mbase statuja nuk eshte perfunduar dhe un po flas perpara kohe pershendetje te gjitheve L .Aliko

  16. Luan Aliko says:

    Me gezon pa mase inisiativa e autorit dhe idea per perjetesimin e kesaj figure ,por me zhgenjen pa ofenduar realizuesin,konceptimi i nje figure monumentale,ndertimi anatomik dhe qendrimi i statujes sikur lene shume per te deshirur mbase statuja nuk eshte perfunduar dhe un po flas perpara kohe pershendetje te gjitheve L .Aliko

  17. Andrian says:

    Qe burrat e Zhulatit ishin te qete, fjalepak e te mencur kjo dihej, historia ka folur ne shekuj dhe prape vazhdon te flase. Kjo veper eshte sa per 1000 fjale. Respekt per ate/ata qe i ka vajtur ne mendje per te kthyer rrapin (e pashprese) ne nje veper arti dhe i lumshin duart autorit te saj. Per te gjithe zhulete kudo qe ndodhen shendet a mbaresi. Andrian

  18. atila says:

    Ju lumte banoreve te Zhulatit qe rrapin historik e kthyen ne nje munument kulturor dhe besoj edhe turistik. Ja vlen qe ta vizitosh nje veper ti tille te vecante qe rrenjet i ka ne toke. Ide te tilla duhen cmuar dhe shtuar pasi keshtu vendi behet me i kulturuar dhe me terheqes per vizitoret.

  19. Ja Zhulati- ja Visar ministri!
    Zhulati ngjall drurin, VisarkryeKultursit nuk i hapen syte
    te beje edhe ai ndoj pune per Shqiperine!
    Mjer!
    Urime Zhulati dhe artistet e mbeshtetesit, keni dhene nje mesim.
    Puna e dyte do ishte te zbuloni si u thakan lisat keshtu, a mos po na than si kudo ‘syu keq'( duhma armikut), se
    vec me helmim thahet nga rrenja nje peme.
    (Atij gjakprishuri ato pare j’u befshin per barna per ata qe ka ne shtepi do zot!, si edhe ata qe i vene zjarrin pyjeve e aci kellirash, qe i jane rande Dheut, qe prishin monumente kulture
    ( perfshi vjedhjen e kishave psh e ikonave dhe kryqit te Laboves), ilace e per burgje j’u bofshin edhe qeveritareve e prokuroreve qe nuk bejne punen per ruajtjen e mbulojne krimin ndaj vlerash unike, te pakthyeshme)
    E mani mend at llapaqenin ferdinandxhaferri (qe e kish syun te rregullonte cilesine e dillit) qe kish bisedu per te pru eshtrat e I.Vlores?; yyyyyyff ! c’mashtrus kozmik, si saliu…e aldobumcLegen qelepirxhiKelliren qe as e msoi dot se kish pergjigjesi per ta siguru ruajtjen e monumenteve, kujtoi se qe vec per Legen me la komet shpellari,
    eh mor bumq Vulhumburi qe msove vec me lef (sikur te ha mune)( ndjese, po keshtu thone andej nga Skrapari bumqit), te shohem sa ke me msu or i shpifur; ke shoke, ngushellohu!
    Shkurt:
    ministrave te duarve/ truve te pastra, milet, Zhulati i vogel i dha nje mesim.
    A meson dot nga kjo ministri yne ne karriken e Kultures (ne karriken e deputetit, ne shtator)
    Visarzhiti disidenti iluminist ?!
    E urojme.

  20. kel says:

    urime dhe urime per vepren monumentale,
    per frymezimin e brezave.
    Jepni urgjentisht titullin NDERI I QARKUT TE GJIROKASTRES mURAT sHYQYRI kERRA.
    eSHTE DETYRE IMEDIATE. Shqiptarizmi nuk vdes kurre

  21. elton says:

    nje falenderim te vecante per mjeshtrin e kesaj vepre arti qe hariti me punen e tij te na bej krenar te gjitheve dhe ti degjohet historia dhe emri i fshatit tone zhulat.

  22. qytetar says:

    te lumshin mendja duaret o artist.

  23. nikita says:

    per respekt te lexuesve freskojini lajmet se kemi nje jave qe te njejtat lajme shikojme dhe lexojme,ose perndryshe na shkruani,pritni sa te mbarojme pushimet na kontaktoni ne shtator.me respekt nje lexues.

  24. pjerin says:

    na nderove Murat,hallall te qofte..

  25. ILIR HITAJ says:

    GJERA QE DO NGELEN NE JETE…JU LUMTE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje