SHENIM/ Rrethimi i Shtëpisë së Pavarësisë

30 Korrik 2013, 10:48Kulturë TEMA

Nga Afrim Krasniqi

 

Kjo foto e bërë natën, e turbullt në fokus, por që pavarësisht cilësise së saj, thotë shumë, më shumë se mijëra fjalë! Është hyrja e re në Ndërtesën e Pavarësisë së shtetit shqiptar, në Vlorë!

Cilido qytetar turist, politikan apo zyrtar që ka pasur rastin të shohë e vizitojë ndërtesat simbol të shtetformimit në vende të tjera ka ndjerë respektin e thellë të shtetit për historinë, për etërit themelues, për aktin e tyre dhe për kujtimin simbolik që ata transmetojnë përmes dokumenteve autentike apo ndërtesave muzeale të pavarësisë. Kur flasim për shtet, aty nis shteti. Kur flasim për simbole kombëtare shtetërore, aty morën jetë edhe ato. Kur flasim për mbledhje themeluese të shtetit gjithnjë ka një ndërtesë, ka një muze, ka emra dhe dokumente. Shteti shqiptar nuk e ka dokumentin origjinal të pavarësisë, nuk e ka mozaikun e sarajeve ku u zhvillua mbledhja themeluese, por ka ndërtesën e qeverisë së parë shqiptare, dhomat dhe ballkonin ku u ngrit flamuri.

Ato janë diku në Vlorë. Nuk janë në një zonë të dukshme, as muzeale, as publike, as madhështore, as historike. Është një ndërtesë dykatëshe e rrethuar nga 2- 3 lokale luksoze ku derdhen pijet alkoolike dhe tymi i cigares… diku midis tavolinave, diku midis lokaleve, diku midis një turme turistësh që ecin pa adresë, diku midis pikave të shumta të shitjes së misrave të pjekur, aty, pikërisht aty ndodhet Muzeu i Pavarësisë së Shtetit Shqiptar!

U fol shumë për 100 vjetorin, u fol për monumente madhështore, u fol për buste dhe shtatore, dhe diku në Vlorë e në Tiranë u gjetën pak metra vend për bustet e vjetra të I.Qemalit dhe I.Boletinit. U fol për shtëpinë muze, qeveria që humbi zgjedhjet shkoi aty dhe bëri një mbledhje jubilare ku dha edhe ca koncesione të reja në burimet ujore dhe energjetike, u fol për restaurimin e sarajeve të njohura të mbledhjes themeluese, u premtua një muze madhështor pavarësie… dhe pasi festa mbaroi dhe shqiptarët u sulën të hanë tortën e bulevardit, ndonjë zyrtar korruptiv dhe i padenjë për postet që mban dha lejen për ta rrethuar Shtëpinë e Pavarësisë jo me lule, ndriçim, hapësirë, punime me dekor historik, hyrje ceremoniale apo elemente të tjerë të denjë, por … me disa lokale luksoze të radhës…

Kush ende do të hyjë tek Shtëpia e Pavarësisë duhet të kalojë përmes këtyre lokaleve, kush dëshiron të qëndrojë aty 5 min, duhet të përballet me zhurmën e lartë të muzikës dhe bisedave nën avujt e alkoolit të këtyre lokaleve, kush dëshiron të bëjë një foto kujtim duhet ta bëjë nga 3 metra afër ndërtesës, ndryshe dalin më shumë tavolina lokali sesa pamje të ndërtesës…

Nuk ka faj investitori, as klientët, as pushuesit, por me siguri as I.Qemali që dergjet aty në bronz si një i burgosur publik i sistemit shqiptar të kioskave dhe lokaleve luksoze!

Kaq mjafton për të kuptuar sa e meritojmë aktin e jashtëzakonshëm të atyre burrave të vitit 1912. Kaq mjafton për të kuptuar se qeverisja e djathtë në qendër dhe ajo e majtë në qytete si Vlora, shpesh janë unanime, konsensuale, të njëjta në praktika korruptive dhe abuzive që lidhen edhe me vlera të larta historike e kombëtare, siç janë kalatë historike, ngjarja në Rodon apo rrethimi fyes me lokale i hyrjes në ndërtesën e Pavarësisë!

Një alarm i madh që mund ta shohë me helikopter çdo ditë edhe ai burri që deshi të zëvendësojë Skënderbeun me aktin e vetëm të trimërisë “thyerjen e rekordeve të reja të notit në det”, por edhe ai tjetri që u zgjodh deputet në këtë qytet dhe që me helikopter kaloi nga mitingu në miting në emër të rilindasve…

29 komente në “SHENIM/ Rrethimi i Shtëpisë së Pavarësisë”

  1. demokratet qe e dhien Saliun e PeDe- e Vicidollit says:

    Nese nuk behet reforma e Rilindjes,e vetmja shprese,revolucioni vjen urgjent

  2. nino says:

    TE FALEMINDERIT Z. AFRIM KRASNIQI. Ata burra te vitit 1912 ashtu sic thoni Ju nuk ngrihen me e dhan ne kohen e duhur kontributin e jashtezakonshem te tyre me I. QEMALIN ne krye po ata kan lene nipa e sternipa sot dhe jan burra …. Urime .

  3. vlora 1 says:

    Jam shume ok me Shpetim Gjiken-Ketu shkrihet modernia me te kaluaren historike lol

    1. raimondi says:

      Shtepia aty prane mban Shpirtin e firmetareve te Pavarsise me Ismail Qemnalin ne krye dhe …..

      …SHpirti I Ismail Qemalit vjen aty rotull neper tavolina dhe duket sikur ju thote rinise

      :……Cuna dhe Goca pini e beni qejf se prandaj e ngritem flamurin …….qe ju te beni pall ariu me mish njeriu…..lool

      Ndaj eshte shume mire Shtepia e rethuar nga lokalet , se ndera te rinjte pijne alkol nuk e harojne historine…dhe keshtu e mbajne gjalle patritoizmin

  4. vladi says:

    Mire o zoteri qe shqetesohesh , per kete objekt te rendesishem, e vertete qe duhet pare e zgjidhur kjo gje , por nuk i kuptoj thumbat e tu
    per Ramen , apo ani, hidh balte , se ti kur ishe 4 vjet ne presidence nuk i kishe pare keto gjera . Je mjeran , aq sa edhe kritikat e drejta te tuat ngelen me cinizem .

  5. Studenti says:

    Filluan masturbimet patriotike tani.

    O Arim Krasniqi, tani u kujtove per themelet e shtetit ti? Aty ka pasur pronare dhe shtepi edhe para se te shpallej pavarsia. Boll me keto budallalleqet tuaja. Ju u duket se vini ju nga Tirana njehere ne 6 muaj ne Vlore dhe medoemos duhet te na jepni mendje se c’duhet bere me Vloren.

  6. 8led says:

    Ke dhe hotel bulonjen te “luftetarit” me inicialet Z.C qe luftoi edhe ky per clirimin e Vlores lol

  7. taulant says:

    Per nje gje ka te drejte krasniqi. Sh.Gjika dhe S.Berisha me banden e tij,perfshire dhe prokuror,gjyqtar dhe klsh-ra,kane nje marreveshje pothuajse te hapur me njeri-tjetrin:

    “Te shkaterrojme Vloren me ndertime me leje dhe pa leje,te shkaterrojme urbanistiken dhe jeten urbane te vlonjateve,te shkaterrojme vlerat muzeale dhe qytetare,te shkaterrojme mjediset kulturore dhe shkollore,te shkaterrojme te tashmen dhe te ardhmen e nje qyteti te tere,dhe pastaj te ndajme parate,votat dhe privilegjet qe ky qytet bujar ua fal me shumice.”

  8. Muco Nexhip Kollobuxhuku says:

    Shqipni
    Varkarni
    Shkaperdhimqi

  9. fatbardh says:

    Thjesh ke plotesisht te drejte.Rrofshin lokalet kudo dhe ku te munden,keto jane pamvaresia jone ,ekonomia jone PERPARA Shpetim Gjika.

  10. valter says:

    Po ai pallati i bashès te uji ftoht èsht akoma né kèmb ?

  11. Lumi i Vlores says:

    Shpetim Gjika duhet ti kaloje hetuesise !
    Ai duhet te jape llogari per shkaterrimin e Vlores.

  12. Askushi says:

    Aferim o Afrim!
    Sa me shpesh e pa nxitim!

  13. qytetari vlore says:

    te lumte o afrim krasniqi te lumte dora per artikullin.
    vetem shume bute ke shkruajtur. ke materiale plote per vloren sa ti kalbesh ne burge k. e bashkise e gjithe banden e lekaxhinjve ne vlore.
    pisat plerat por sa te filloi edi rama punen e do hapi dhe zyren e tij ne vlore se eshte deputet ketu po nuk vuri dore as ai ne pi.. te semes te veje vlora e kush e beri.
    personalisht kam opinion te keq per te dyja krahet. pd u jepte hipoteken ps lejen e ndertimit.
    vetem tek edi kam pak shprese se i pelqen e bukura dhe ka kulture.
    te shohim do zoti nuk na zhgenjen

  14. arbri says:

    Shume sakt z.Krasniqi,mjafton te mbushin xhepat disa njerez qe jane afer ‘PASHAIT’ te Vlores dhe ne djall historia e kombit.Vlora po shkaterohet perdite,ne mes te dites;lulishtja e TRE RACAVE u shkaterua per te fituar ‘PASHAI’ i Vlores,po katastrofa brenda gjim.ALI DEMI.Patriotizmi ne Vlore perdoret vetem per te vjedhur e shkateruar.

  15. qytetari vlore says:

    te shkruash kunder bashkise se vlores i ke bere nderin me te madhe ketij qyteti. qytet i masakruar e pushtuar i perdhosur e neperkembur.
    dikur ishte jeshil dhe blu, tani vetem gri
    te shpetojme te ardhmen e femive tane ose te shperngulemi nuk ka si te jete ndryshe. aty ku u ritem e loznim i shiti per pallate plera qe votuam
    aty ku u lame e peshkuam ka dale pronari.
    maskara i madhe dole o shpetim gjika edhe tre rracat shite qe u rite vete

    1. mirel says:

      ee qytetari, tashti do i ndertohet dhe nje monument te pavdekshmit Gjika, qe varrosi Vloren nen beton ashtu sikurse varrosi historine e afert dhe te larget me pallatet Gjikante..
      I takon apo jo?
      Monumenti i shkaterrimit.

  16. Sume Gruda says:

    Eshte me se e nevojshme me permende Ismail Qemalin, Isa Buletinin dhe Gjiken per pine te mire por
    keni harruar ate qe e shpalli “Shqiperine e Pavarur” legjendarin , liberatorin Luigj Gurakuqin qe
    shtepia e tij u zhgaterrue nge nje “Mrrude” 4 zeze e quajtur per ndrysh duhet te njifeni Zhozefine me parlamentin e saj dhe Berishen.
    NUK DUHET TE HARROHET KY VIGAN QE LUFTEJ GJITHE JETEN DER SA JU SHKURTUE VJETA NGEA AHMET ZOGU SHRIMI DUHET TE KISHTE PAK ME SHUME SE AQ BOTIMI TEMA DUHET TE KISHTE ME KUJDESE DHE
    VETEDIJE PATRIOTIKE.

  17. Çlirimi says:

    vlonjatet busteve te ministrave te pare duhet tu shtojne si bust edhe mustaqet e shpetim Gjikes

    1. shiptari nga thesprotia says:

      mustaqet e brishta doje te thoje???ose te buta, te djersitura, te lezetshme,,ndofta mustaqe muzeale,,por bujar nishani eshte per pinakoteken e breres ose te vjenes,,mustaqe alla kurdistan, ose te stilit suflak grek qe shitet ne ishujt ne periudhen e gushtin dhe shume te blera nga turistet angles

  18. enea says:

    Cdo dite e me shume vertetoj qe ne Shqiperi shoqeria ka marre fund, cdo vlere ka humbur, principet jane degjeneruar, njerezit kane humbur koken, vizionin, deshiren per te ruajtur natyren.

    Dhe nga ana tjeter hiqemi si patriote te medhenj. Per 100 vjetorin e pavaresise plasi nje orgazem patriotike e peshtire me flamuj, thirrje histerike per teritore, ngjyrosje e shemtuar me te kuqe, harta magjinare per Shqiperine e “madhe”, xhamadane vija vija.

    23 vjet na nxorren ne pah nje shpirt te keq, shkaterrues, hakmarres, aspak tolerant, nje racizem te pashembullt e te frikeshem, mungese edukate, respekti per tjetrin, deshire per te rrembyer armet e per vrare sepse nuk jemi ne gjendje per te perdorur fjalen.

    Te cmendur ne ngarjen e makines, ne zhurmat e klubeve, te dhene pas veshjes ekstravagante per te bere qefin, pas parase qe ka cuar ne perdhunimin e identitetit, ne nje neglizhence totale, dembelizem shkaterrues te shoqeruar me thashethemin e dites.

    23 vjet dhe kemi shkaterruar fusha, gerryer lumenj e male, vjedhur puseta per skrap, kemi hedhur betonin me keq se Enveri me bunkeret, kemi djegur pyje per te ndertuar lokale, kemi hyre detit ne pjese duke i marre reren.

    23 vjet e kemi njollosur emrin Shqiptar, brenda dhe jashte, jemi kthyer ne karikatura, ne dordolece, klloun, kuklla te politikes se ndyre, duam me shume partite sesa njeri-tjetrin. Vrasim njeri-tjetrin per nje gjel, pule, per nje shikim a llaf goje, nderkohe skemi guximin ti themi ndal politikes marramendese.

    Ne nuk njohim bukuri, emancipim, sensibilitet, humanizem. Ne te shikojme xhepat para se te te kapim me dore, ne e kemi bere te udhes te japim leke per te zgjidhur problemet me elementare, ne bertasim, ulerasim se keshtu gjasme tregohemi me te forte.

    Ne i percmojme arritjet e te pareve tane, ne i hedhim bajge cdo gjeje, e shtremberojme e shkaterrojme dhe mbi to ngreme themelet e hipokrizise te ndyre.

  19. Pushues says:

    Z. Krasniqi. Thjesht doja te te beja nje pyetje: Kur dhe ku eshte marre kjo foto.
    Per mendimin tim duket si shume vjedhurazi dhe nga lokali ne te djathte te Muzeut te Pavaresise, me nje kend prej “profesionisti” per te dhene ne te njejtin plan karriket e lokalit dhe Muzeun

    Nuk mund te jesh apo te hiqesh me patriot se Vlonjatet per kete simbol te historise shqiptare, te cilin, besonse e sheh vec po te ra rruga, si dikur kur ishe ne Presidence, apo tanisi “turist”.

    Te njoh, nga larg, si burre serioz, por shkrimi me siper flet per cinizem, politik dhe qytetar, dhe aspak per seriozitet.
    Lere pastaj disa”komentatore” qe me “fjalen” e tyre i hedhin benzine zjarrit e shajne mbare e prape, vet shqiptaret e Shqiperine.

    Z.Krasniqi.
    Sapo dolem nga nje proces zgjedhor, dhe, si PD, ashtu dhe forca politike qe ju perfaqesoni moret ate qe meritonit ne Vlore.
    Kjo nuk justifikon asnje veprim antiligjor, por eshte pergjegjesi per pushtetin vendor dhe ate qendror qe doli nga keto zgjedhje.

    Vera eshte e nxehte, por nje njeri intelektual duhet te dije te mbaje mendjen e kthjellet. Dhe ti mund ta mbash.

    1. ergys alushi says:

      sot ne mbremje ishin hequr te gjitha tavolinat prane muzeut te pavaresise ne vlore.
      lakmia per fitime e pronareve te lokaleve, I kishte çuar shume tavolina deri afer deres.
      u dashka roje per ta ruajtur muzeun jo nga grabitesit, por nga …tavolinat e lokaleve.
      papergjegjshmeria e qytetareve…zero

  20. ergys alushi says:

    sot ne mbremje ishin hequr te gjitha tavolinat e vendosur prane muzeut te pavaresise.
    lakmia per te fituar e lokaleve perreth, I kishte çuar tavolinat deri afer hyrjes per ne muze.
    u dashka roje per ta ruajtur muzeun jo nga grabitesit, por nga…tavolinat.
    papergjegjshmeria qytetare…zero

  21. Skela says:

    Respekte per atdhetarin Krasniqi

  22. Labo Vlonjati says:

    Tepër diziformues ky shkrim për Muzeun e Pavarësisë, zoti Krasniqi…
    Nuk ta di hallian e as misionin që të ka nxitur ta bësh këtë gjë.
    U bëra kurioz e dola të shikoja se mos vërtet me karrike apo tavolina
    ishte zënë hyrja e , si ju e përshkruani e si dhe e tregoni në fotogrfi, tinëzisht.
    Apsolutisht e pa vërtetë ajo që ju shkruani. Rrenë me bisht. Madje nëse Muzeu i Pavarësisë doli në dritë kjo falë Projektit të realizuar nga Bashkia e Vlorës dhe gjithë mjedisi i krijuar në vigjilie të 100 Vjetorit.
    Është viti i parë që Bashkia e qytetit krijoi vërtet një mjedis ( Pedonale ) të mrekullueshëm, europian, jo vetëm për qytetarët e vet por edhe për mysafirët pushues dhe vizitorët e vet Muzeut.
    Bën mirë që të Tema të vazhdosh të mbash atë shkrimin për derëzezën PD e kurrsesi këtë shkrim dezinformues që , të paktën si ish këshilltar I një Presidenti të nderuar , hiç nuk të nderon.

    1. Bledi says:

      Foli kelyshit te serbit se e ka detyre te injoroje Pamvaresine tone

  23. shiptari nga thesprotia says:

    skulturat te stilit pupaco te 100 vjetorit jane performansa me mediokre dhe qesharake e njerezve qe mitizohen nen librin memorial te memories tone infantile,,
    ne skele mbreteron kitchi dhe varferia kulturore, njerez qe hane fara dhe peshtyne levozhgat si krahe mizash, trashje zerash gutural si ne minierat e belgjikes ne 800, bare qe fjala aperitiv eshte sfide per fjalorin e kamarierit i cili eshte pistoler ne divizen e tij tipike te djersitur dhe me atlete adidas
    tabela e madhe em video antiart, me rreklama te stilit ”katy isterika” apo gama e titujve muzikore pop te saint tropez,,
    shtepia e panvaresise eshte aty si godine dogane apo zyre postare e skeles se vjeter,,,
    hoetele qe konkurojne me aromen e sardheles se skuqur dhe me muzike dasmash duke filluar nga saranda deri en delvine
    nje folklor i stilit pop kitch por ne sfond pa muzike te bregovitchit,,muzika eshte prioritet absolut qe dritheron dhe ismail qemalin te rilindur
    duhet revolucioni kulturor dhe per dy jave fillon

    vlora do rigjeje nje dimension te ri dhe ne heshtje te panvarur do triunfoje normaliteti
    urime vlora
    thesproti

  24. Bledi says:

    Po ti Z. Afrim je nga ata komunistet qe nuk ndryshon kurre . Se nuk do ti te jete iniciativa private e lire nuk do te thote se ke te drejte. Perkundrazi ne te gjithe boten ka bare ku mund te shijosh pamjen e ndertesave te vjetra. Po ca them dhe une, ku dine komunistet si puna jote . Ti je me shprehjen”une lope nuk dua, por hiqja dhe vellait tim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje