Artisti Amando Lulaj, art me kabllogramet e "Wikileaks" në Teatrin Kombëtar

31 Korrik 2013, 10:49Kulturë TEMA

Për gati një orë, artisti Armando Lulaj ka sjellë në skenën e  Teatrit Kombëtar një rilexim të materialeve sekrete të publikuara nga “Wikileaks” për Shqipërinë…

Nga tragjedia  e Gërdecit, te përplasjet politike, aferat korruptive dhe influence e familjes së kryeministrit actual mbi pushtetin, frika e ish-shefit të Shtabit  Luan Hoxha, vrasja e Kosta Trebickës, apo detaje të tjera që sillnin një skaner të dhimbshëm të Shqipërisë.

Të 452 kabllogramet  ai i ka botuar në një libër, të cilat i  intepretoi në skenën e Teatrit Kombëtar.

Intepretimi i Lulajt është  ndjekur me kujdes me tingujt e pianos së artistit britanik John Tilbury, për të sjellë në skenë pikërisht ndjesinë që të jep”Një djall” ashtu siç quhej edhe performanca.

Pavarësisht se ngjarjet e ndodhura në Shqipëri nuk kanë  qenë pjesë e botës në të cilën pianisti jeton, ai ka mundur të  krijojë melodinë e duhur për pjesët.

“21 sekonda” e kishte quajtur ai pjesën muzikore që e shoqëronte tekstin e Lulajt, sepse çdo 21 sekonda ai i ka shtuar një element  tjetër shtresës muzikore.

‘Kur u njoha me projektin dilemma ishte nëse duhej të shprehja empati duke reflektuar emocionet që çliron teksti apo nëse  duhet të distancohesha prerazi prej tij. Pra, sa më brutal bëhet teksti, aq më e pamëshirshme  dhe e bukur bëhet muzika. Kam qëndruar  midis dy pozicioneve : njëra  që të ishte huajëzimi midis tekstit e muzikës dhe tjetra empatia që kërkon të jetë pjesë dhe të shprehë emocionet e tekstit’, citohet në gazetën “Shqip” Tilbury.

Për artistin  Armando Lulajn ky është vetëm akti i parë dhe shton se  akti i dytë i takon medias dhe publikut./A.XH

3 komente në “Artisti Amando Lulaj, art me kabllogramet e “Wikileaks” në Teatrin Kombëtar”

  1. vedo says:

    Nuk eshte lajm,per komentuesit e Temes kjo !

    Ata duan dicka te kete lidhje me komunizmin,,,ashtu po”””brof ne kembe,!

    1. AGON says:

      Shefe Riten(teteme) si e kam, mire?

  2. mika says:

    ideja ishte e mire, e guximshme por e realizuar keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje