Në një letër drejtuar ambasadores sonë Besiana Kadare,UNESCO denoncon vendimin për Butrintin të qeverisë Berisha për të ndërtuar një rrugë të re brenda zonës së Shpallur Pasuri Botërore.
Rruga që lidh Butrintin me Ksamilin u bë, pavarësisht kritikave të shumta që vinin nga disa anë. Atëkohë, ndërsa çështja u denoncua si e dëmshme nga Forumi i Trashëgimisë, Ministria e Kulturës i dha ‘OK’-in rrugës duke pranuar kështu në heshtje, atë që sot UNESCO e quan: dëmtim serioz të peizazhit historik të Butrintit.
Po në vitin 2010, vetë UNESCO kërkoi ndërprerjen e rrugës pasi përpos të tjerash, ajo nuk përshtatej as me planin e menaxhimit të parkut arkeologjik, e shpallur pasuri botërore.
Auron Tare, deputet i PS dhe Artan Shkreli, të dy në statusin e anëtarëve të Forumit të Trashëgimisë, thanë dje për “GSH” se raporti i UNESCO vërteton kritikat e tyre tri vite më parë.
“Ish-drejtori kukull i Butrintit (Ylli Cerova) dhe të paaftët specialistë të MKTRS dhe IMK, atëherë shpreheshin pro rrugës duke dënuar ndërhyrjen time dhe të miqve të mi si përpjekje politike për të ndaluar rrugën. Sot ky veprim yni mbështetet plotësisht nga raporti i UNESCO-s”, tha dje Tare.
Pas bërjes publike të kësaj letre, Tare shton se bazuar edhe në kërkesën e UNESCO, personat përgjegjës duhet të përgjigjen penalisht për këtë masakër që është bërë në Butrint.
LETRA
Në letrën drejtuar Kadaresë, UNESCO kërkon informacion, nëse punimet në rrugën e Butrintit kanë përfunduar, fotografi të saj, dhe përpos kësaj, kërkon edhe një kopje të planit të menaxhimit të Butrintit. Organizata kërkon informacion nga Besiana Kadare, edhe për çështjen e kufijve të Butrintit, pasi vëren se kanë ndryshime, kur krahason kufijtë e vitit 2007 me ato të shkurtit 2013. Sa i takon kësaj çështjeje, ambasadorja jonë vihet në dijeni se shteti ynë duhet të përgatisë një hartë që tregon qartë kufijtë e Butrintit dhe zonën e tij buferike, në mënyrë që ajo mund të përdoret në mënyrë efektive për ruajtjen e pasurisë së Trashëgimisë Botërore. Nga ana tjetër, ata i kujtojnë zonjës Kadare, e përmes saj shtetit shqiptar, se ndryshimet e kufijve duhet t’i paraqiten organizatës dhe se ka dy pika, paragrafët 163-165 që merren me këtë çështje në konventën e UNESCO. Ndërkaq, misioni i ICOMOS/ UNESCO pati rekomanduar që zgjerimi i rrugës duhet të ndalonte dhe nuk duhej të kishte asnjë aktivitet të paktën 100 m nga zona e parkimit të autobusëve. Në raportin bashkangjitur letrës, thuhet se puna kishte filluar pa pasur detaje të plota të skemës së rrugës, pa bërë konsultime dhe pa diskutuar me të gjithë aktorët kryesorë. Gjithashtu, në raport thuhet se nuk është bërë vlerësimi i ndikimit në mjedis të rrugës dhe nuk është identifikuar ndikimi që rruga do të ketë në vlerat e jashtëzakonshme universale të Trashëgimisë Botërore.
“ICOMOS konsideron se kjo rrugë mund të ketë një efekt negativ mbi peizazhin ‘magjik’ të pasurisë së Trashëgimisë Botërore”, thuhet në raport. Kritikat vazhdojnë lidhur me faktin se rruga nuk përputhej me planin e menaxhimit të Butrintit në atë kohë.
KËRKESAT
Ata kërkojnë nga shteti shqiptar që pasojat fatkeqe të rrugës të zbuten përmes planit të menaxhimit. Sipas raportit të UNESCO, ka një numër çështjesh të pazgjidhura, të cilat kërkojnë sqarim.
“Prandaj shteti palë (Shqipëria) duhet të japë informacionin e mëposhtëm: 1. Konfirmimin që punimet në rrugën e Butrintit u ndalën në të vërtetë siç kërkoi Misioni Këshillues ICOMOS/UNESCO në gusht të vitit 2010; 2. Informacione të hollësishme mbi punimet aktuale për peizazhin e zonës, përfshirë fotografitë; 3. Dorëzimin e fotografive të sinjalistikës rrugore; 4. Informacion mbi rrugëkalimin për këmbësorë dhe ndriçimin; 5. Një kopje e planit të miratuar për Menaxhimin e Integruar të Butrintit, duke përfshirë një plan strategjik për menaxhimin e vizitorëve dhe një arsyetim mbi propozimet për ndryshimet e kufirit”./A.XH
Pjerdh birisha per UNESCO.
Sidomos tani qy populli shqiptar ja ka bo me hile dhe nuk i ka qendrue besnik.
Ne djal, te vej Butrinti.Baca ka humb pushtetin,ju thoni Butrinti.
Burg per demtim te pasurise boterore!
Po kush ta beje?! Te tredhurit…
se ku e ka pare auroni dhe tani denoncimin te letra e uenscos qe pretendojne nje zot e di,
aurel po lexoje letren mo bir eshte e botuar. mire anglisht nuk di po lexoje shqip te pakten
Mafia Ministri: Ferdinand Yhaferrie, Aldo Bumçi dhe Pyschopat kriminelët: Ish-kryebashkiaku Edmond Gjoka, i cili është i trashë si një kafshë! Klubi i idiots dhe imagjinatës janë ekspertë në Ministrinë
Pushteti (Berisha) shkel pushtetin.
Pushteti i ri nuk ka ndermend te arrestoi Berishen per shume parktika te denushme ndaj shkeljeve te ligjit te shteti.E jo te merret me vrejtjet e UNESCO-s.
UNESCO si organizate europiane ti beje padi interpolit dhe kjo organizate europiane qe ta kapin Berishen per zhelesh e ne biruce te burgut.