Grabiten dhe dëmtohen muret pranë kalasë së Gjirokastrës

4 Gusht 2013, 12:30Kulturë TEMA

Prej ditësh, bordurat rrethuese në rrugën drejt kalasë shekullore janë dëmtuar, pllakatet janë thyer dhe pjesa dërrmuese e tyre është grabitur.

Fenomeni, i evidentuar nga specialistët e shërbimeve pranë bashkisë, është mjaft shqetësues për zonën muzeale, pasi është përsëritur disa herë.

Njëherazi, në kalldrëmin drejt kalasë është shkatërruar edhe rrjeti ndriçues dekorativ, duke lënë këtë zonë pa energji.

Sipas Dasho Sejdos, përgjegjës pranë zyrës së Shërbimeve në bashkinë e qytetit, ky fenomen ndodh në pikun e sezonit, kur turistët vërshojnë në këtë pjesë të qytetit dhe ajo çka gjejnë është një imazh i shëmtuar e madje shpeshherë edhe pa energji, duke i kufizuar lëvizjet në këtë zonë.

“Ne kemi marrë masa duke zëvendësuar ndriçimin, por kjo gjë është e përsëritur dhe po krijon një imazh negativ për qytetarët gjirokastritë. Së fundmi kemi bërë edhe denoncime në polici, pasi mendojmë se më së shumti këto janë akte rrugaçërie”, – thotë  Sejdo për “GSH”.

Lidhur me shqetësimin e mësipërm, policia e Gjirokastrës ka nisur aktivizimin e patrullimeve 24-orëshe në zonën muzeale. Burime policore bëjnë të ditur se deri tani janë shoqëruar në komisariat pesë persona, kryesisht të rinj./A.XH

2 komente në “Grabiten dhe dëmtohen muret pranë kalasë së Gjirokastrës”

  1. ENVERI NGA FERRI says:

    NE TE GJITHE ARTIKUJT KISHTE KOMENTE,KETU JO.O POPULL KOQE ULURINI PER KETO MONUMENTE QE NUK VIJNE ME,PER PIKTURAT E ONUFRIT QE I PRISHEN BARBARET DHE QE SI MBROJNE MUTERIT MINISTRA,ME GJITHE PISAT QE MARIN RROGEN PER ATE PUNE.NJE PORDHE BEN SALIU DHE JU VRAPONI NE KOMENTE.KETA TALEBANE E THYEN QAFEN.UROJ QE EDI TI KUSHTOJE SHUME VEMENDJE,MONUMENTEVE,PYJEVE,AMBJENTIT,DHE SHUME TE TJERAVE QE KETA QELBANIKER I VODHEN DHE I SHKATERUAN.

  2. plaku Mere says:

    Do jen grekofile qe bejne keto gjera pikerisht tani qe fluksi i te huajve qe vizitojne vendet antike ne shqiperi po rritet.
    Keta te pabese duhen kapur e ju duhen prer duart me biçak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje