Berat/Ura e Goricës drejt shkatërrimit, kalojnë mbi të makina të tonazhit të rëndë

10 Gusht 2013, 12:58Kulturë TEMA

Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës ka vendosur mbylljen përfundimtare të kalimit të automjeteve mbi Urën e Goricës, monument kulture i kategorisë së parë.

Sipas specialistëve të kësaj drejtorie, kjo urë monument kulture po shkon drejt shkatërrimit të saj, për shkak të kalimit mbi të prej mjeteve me tonazh të rëndë.

Ura e cila më herët ka qenë e bllokuar në të dyja anët me disa platforma hekuri që izolonin hyrjen e mjeteve në këtë urë, duke lejuar kalimin vetëm për kalimtarët, është hapur gjatë muajit qershor.

Drejtori i DRMK-së Berat, Ilir Azizolli shprehet se hapja e Urës së Goricës gjatë fushatës elektorale është kryer në mënyrë arbitrare dhe për këtë është bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës për këtë veprim.

Azizolli pohon për “GSH”se raportet nga specialistët vendas, por edhe nga ata të UNESCO-s, kanë konstatuar se Ura e Goricës, me vlera të papërsëritshme arkitektonike, rrezikon shkatërrimin dhe shembjen nëse nuk merren masa për parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme.

 

Ura 
Ura e Goricës e kthyer nga urë druri në urë guri në shekullin e XVIII, është ndërtuar më 1780 nën kujdesin e Ahmet Kurt Pashës dhe e rindërtuar në vitin 1920-1930. Ura është 129.3 m e gjatë, 5.3 m e gjerë dhe me një hapësirë mes harqeve nga 9-16.7 m. Kjo urë ngrihet 10 m mbi shtratin e lumit Osum dhe përbëhet nga 7 harqe.

Sipas legjendës në këmbën e parë të saj në kohën e rindërtimit, ekzistonte një zgarrë dhe një kamare e madhe e mbyllur me hekura në të cilën do të ishte e mbyllur një vashë, e lënë të vdiste aty nga uria si fli për tu bërë ballë shpirtrave të këqij që nuk donin ndërtimin e urës. Në një tjetër këmbë gjatë restaurimit të saj u gjet një kokë femre e gdhendur në dru. Është një vepër e gjitha e ndërtuar me gurë të bardhë të skalitur dhe të punuar hijshëm. Ura ngrihet mbi një bazament të fuqishëm dhe shtrihet në të dyja pjesët e lagjeve muzeale “Mangalem” dhe “Goricë”.

Kjo urë për disa shekuj ka shërbyer si nyje lidhëse e Shqipërisë së Mesme dhe asaj të veriut me jugun e Shqipërisë, Greqisë dhe gjithë Orientin. Është pikërisht kjo urë që ka pritur dhe përcjellë mijëra kalimtarë, të cilët i ka mbajtur mbi shpinën elegante të saj. Vitet e fundit ajo ka pasur dëmtime të mëdha në të gjithë trupin e saj, janë çarë këmbët dhe harqet e saj si dhe ka dëmtime të pjesshme në të gjitha pjesët e murit. Gjatë ndërtimit nuk ishte parashikuar që ura të mbante mbi shpinën e saj mjete të tonazhit të rëndë sikur të ishte një masë shkëmbore dhe jo vepër arti e llogaritur që në të, të kalonin vetëm këmbësorë dhe mjete me kapacitet të vogël transporti. 

11 komente në “Berat/Ura e Goricës drejt shkatërrimit, kalojnë mbi të makina të tonazhit të rëndë”

  1. Dean says:

    NDALONI 1 ore e me pare,lejimin e klimit te makinave mbi Uren e Gorices.
    Ajo ure duhet te perdoret vetem nga klaimtaret.
    Sot,jo neser.

    1. Tironci Lugano says:

      Dean
      E dija qe do te gjeja ketu.ke shume te drejte.une vetem kur vija aty e ndjeja qe kisha mberritur ne Berat.

      1. Dean says:

        Kujtimet e femijereise,plako.Na shkaterruan totalisht,TL
        1 gjo e sakt se ka mbet ne kete vend,por vetem shkaterrime.
        Ajo ure eshte Simbol i Beratit,keta debilat lejojn makinat me beton e zhavor te kalojne mbi te.Eshte mjet Identifikimi i 1 qyteti,po hajt mo.S’kena fuqi me bo gje dhe llapim ne internet.

        1. Tironci Lugano says:

          Dean
          Eh me kujtohet Macelepia dhe kenga e Madalenes qe e knojshin ato fukarejte e shkrete.Gjithsesi kish lezez plako.

  2. Berati Rural says:

    Berati, eshte ne duar te bastardeve, qytet i ndotur me plehra te hedhura aty ketu, me rruge te prishura, sheshi qendror i qytetit me gropa qe duhet te kene nje moshe afro 2400 vjecare,me ca lodra teneqeje te ndryshkura qe mund te infektojne femijet qe hipin per te luajtur, me furgona taksi, qe aty parkojne e aty bejne edhe lavazhin me ujin e WC se se vetme publike qe “mirmbajne” 2 jevgjite qe pasdite pjekin misra ne shetitore me po ato duar me m.. .Me qebaptore qe i bejne karshillek zyres se kryetarit te Bashkise, dhe tymi i zgares futet neper zyra .Me nje Palo bashki qe vetem tani ne mandatin e 3 mezi shtroi sheshin e vet me pllaka, sepse e kishte me çakell.Me nje lulishte qe nuk ka ndricim dhe naten te ha ujku apo te grabisin drogmenet.Eshte e vetmja lulishte ne republike qe dallohet per 3 Cilesi Unikale 1) Koshat e pleherave edhe ato qe ka i ka pa fund , dmth cdo gje qe futet ne kosh bie perdhe2 ) Gjen me shum jashteqitje njerezore sesa kafshesh 3) Parkojne rendom makinat kur dhe ku ti teket pronareve pa e Ruajtur fare trapin per Policine.Me njerez qe hiqen si shites ambulante qe zene trotuaret qe shesin cfardolloj qelbesire ku dhe ku ti teket qe nga shetitorja kryesore e deri ne cepat e lagjeve .Me ndertime pa leje , zer ku te mundesh kap c te mundesh fryhu , fryhu fryhu deri ne plasje.Me ujin e pijshem qe shperdoret kot per te lare trotuare e lokale kur njerezit po thahen ne vape.Me maunet e gurit qe i shkallmuan rruget e qytetit dhe rrezikojne zonen historike .Ky eshte Berati rural me qeverisje rurale i cili ka humbur shume nga shkelqimi i itij dhe vazhdon te humbase me shpejtesi deri ne piken e moskthimit pas.Ajo qe permend artikulli mesiper eshte thjesht nje nga problemet e shumta qe ka qyteti. Turp per qytetarine beratase qe eshte larguar ne panik dhe i ka kthyer shpinen qytetit, Brezat qe vijne nuk do te na e falin kete apati

  3. RONI says:

    Berati lengon nga kjo keq qeverisje. Pushteti lokal eshte gjithmon I pafuqishem ndaj ketyre fenomeneve negative te cilat fatkeqesisht po behen permanent ne jeten e ketij qyteti ironikisht anetar I UNesco’s

  4. mirel says:

    Po vini polic te ura mor shtet plere

  5. Arber says:

    Po ku ka me berates intelektual, ja mbathen te ter mbas – 97
    ata qe mbeten mesi nxjerin buken e gojes. Pastaj mos te harrojm
    diskriminimin qe ben Sala me qe ishte nje nga qytetet me kunder
    Saliut dhe gjat gjith ksaj kohe nuk ka patur vemendjen e qeveris
    Jo se qeveria eshte kujdesur per qytetet e tjera po me qe eshte
    nje qytet muze duhej cik me shume investime, por ma Salen ndodhi
    e kunderta. Fut dhe ata biznesmen qe nuk invetojn fare ne Berat
    po neTirane e bregdet, fut dhe ata qe i duket vetja Toni Montana
    de 2-pac, dhe rezultati nje qytet di Berat eshte ber per gjyna.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Keto lloj urash qe kane ne vetvete nje histori per vete vjetersine e tyre dhe arkitekturen e tyre, ne vendet normale, smund ti fotografosh asnjehere bosh pa njerez, ndoshta eshte e vetmja ure ne bote e kesaj forme qe fotografohet pa turiste, se ura te tilla, ne cdo skaj te botes, jane gjithmone ne cdo moment te dites, plot me turiste.
    Eshte fatkeqsi qe kjo mrekulli qe ska shoqe, te jete kaq e larget dhe e vetmuar, nja njeriu sidomos nga turizmi.
    Kur u ndertua kjo ure u ndertua qe te kalonin kuaj dhe karroca, po ta dinte arkitekti i kesaj mrekullie se ne nje kohe do te vinte momenti te kalonin kamjone te tonazhit te rende, te jeni te sigurte se do ta ndertonte kete ure, akoma me te forte, per ti bere balle edhe talibanizmit, por arkitekti si artist qe ka qene, se ka imagjinuar se kete vend do ta zaptonte antikultura.
    Ti ruajme pasurite tona, ti shohe gjithe bota se nuk jemi te varfer, jemi te pasur ne kulture me shume se ata qe pretendojne se na sjellin kulture.

  7. berati says:

    oh kafsheria nuk kupton asnjehere po vini vete o njerez ruajtjen e ajsaj ure te mrekullueshme .stop more njerez qe kaloni me ato mjete te renda.O QEVERI BASHKEAK O POPULL KE URA VINI NJE TABELE TE MODHE KU KE THUHET STOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOP

  8. ha ha ha says:

    jemi popull i c’akerdisur nuk kemi haber nga monumentet e kultures…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje