Moikom Zeqo: Objektet e trashëgimisë kulturore në ekspozitën e Romës dhe të Prishtinës në gjendje të rrezikuar

8 Gusht 2013, 13:29Kulturë TEMA

Sapo është njoftuar nga Prishtina nga studiuesi i artit Shyqri Nimani se atje aktualisht janë ekspozuar disa “objekte të vyera për ekspozitë dhe janë në gjendje të rrezikuar”.

Arkeologu dhe ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar e konsideron një akt shumë të rëndë në fushën e trashëgimisë mënyrën sesi janë dërguar objektet e trashëgimisë kulturore në ekspozitën e Romës dhe pastaj në Prishtinë.

Pasi shprehet se shteti vet i ka bastisur muzetë e Shqipërisë në pikun turistik, Moikom Zeqo duke njohur ligjet ndërkombëtare të ekspozimit të trashëgimisë e quan një akt të rëndë mënyrën si kanë shkuar këto objekte për ekspozim, pa kushte sigurie të lartë, pa studim dhe leje akademike dhe për më tepër të ngarkuara në kamionë si “mallra marketi”.

“Në radhë të parë një projekt për organizimin e ekspozitave jashtë shtetit detyrimisht është një projekt që duhet të menaxhohet nga një komitet i lartë akademik, i cili duhet të paracaktojë koleksionin në fjalë. Të vendos se cilat nga veprat është e mundur të lëvizin dhe cilat jo, në çfarë kushte sigurie fizike dhe në çfarë niveli të ruajtjes nga çdo rrezik i mundshëm që mund t’i vijë një vepre të trashëgimisë, ku përveç dëmtimit shtohet edhe rreziku i falsifikimit të tyre. Unë mund të them se Dea e Butrintit, Epitafi i Gllavenicës dhe pikturat Onufrit të madh, që të tria këto objekte nuk duhet të ishin ekspozuar jashtë shtetit në ato kushte. Nxjerrja jashtë e këtyre tri veprave unikale është një veprim që nuk plotëson parametrat sipas ligjeve ndërkombëtare të ruajtjes së trashëgimisë. Unë nuk i kam parë me sytë e mi kushtet në Muzeun e Prishtinës, por di që problemi më i madh qëndron në faktin se këto tri objekte kanë udhëtuar drejt ekspozitës pa iu kushtuar kujdesin  e duhur, duke i shtuar shanset e rrezikshmërisë ndaj tyre”, është shprehur Zeqo për “Shqiptarja.com”.

Moikom Zeqo duke e krahasuar me aktin e ekspozimit të shpatës e përkrenares së Skënderbeut dhe Mesharit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë de jure hedh dritën e parë mbi kontrastet e forta që dëshmojnë skandalin me objektet e trashëgimisë dhe delitantizmin e drejtuesve dhe institucioneve të shtetit.

Ndërkohë pas bisedave me specialistë të tjerë të arkeologjisë në numrat në vijim do të sjellin fakte konkrete se çfarë ka ndodhur pas ekspozitës së Romës me objektet e trashëgimisë shqiptare.

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut u dërguan me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë në Tiranë dhe u ekspozuan nën masa të larta sigurie. Garancia e plotë e tyre u mundësua pas një marrëveshje të rreptë bashkëpunimi mes dy vendeve. Për sjelljen e shpatës dhe përkrenares në Shqipëri qeveria shqiptare në nëntor të 2012-ës pagoi një shumë prej 100 mijë dollarësh./A.XH

 

 

2 komente në “Moikom Zeqo: Objektet e trashëgimisë kulturore në ekspozitën e Romës dhe të Prishtinës në gjendje të rrezikuar”

  1. Treviso says:

    100000 dollare per te marre me qera mallin tend.
    Zoti Majkom, te pershendes si durrsak.
    Zoti Majkom, keni punuar me zotin Vangjel Doçin, ish drejtori i kerkimeve arkjeologjike ne Durres. Pasi ai e dorzoi detyren per te shkuar ne pencin, çfar u be me muzeun arkjelogjik? Ku gjendet gjithe ajo pasuri mijra vjeçare me vlera te pallogariteshme? Sa persona jane kthyer ne super miljardere me shitjen e vlerave mijra vjeçare.Zoti Majkom , ju tregoni se sa rendesi ka transporti i ketyre vlerave dhe kush duhet te transportohet dhe kush jo.
    Zoti Majkom, pse Shqiperia eshte marre neper kembet e Eropes pas tranzicionit? Ju e dini me mire se kushdo shqiptar, por nuk i pergjigjeni pyetjes.
    Po ju pergjigjem une qe jam hiçi para bagazhit tuaj historik.
    Shqiperia filloje te merret neperkembet e Europes pasi u largua patrimonja e popullit shqiptare.Sot Shqiperise i mohohet origjina, pasi disa kriminele te shkolluar, vodhen dhe shiten neper bote pasurine me te çmuar. Shiten origjinen. Shiten Kulturen.
    Zoti Majkom. do ishte me mire te mos u prezantoje se dhe une te kisha harruar qe Durresi ka nje arkjolok dhe storjan te madh, por gojembyllur.

    Pershendetje.

  2. skela says:

    O Tema hiqe kete foto se na prishet midene e leximit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje