Vajza e Lasgush Poradecit rrëfen pushimet me familjen

9 Gusht 2013, 13:38Kulturë TEMA

Në fundjavë më shumë se çdo gjë të vijnë në mend pushimet, vende të bukura, nostalgji, ushqime të shijshme…një mënyrë për ta lënë pas monotoninë e kryeqytetit…

Ndonjëherë nostalgjia ka efekt aq të fortë sa mund të marrë timonin e të na drejtojë në shtigje e histori të hershme, atje ku mund të kuvendosh me njerëz të dashur që sot nuk jetojnë më, atje ku mund të ndjesh aroma nga kuzhina e nënës, a të dëgjosh jehonën e të qeshurave fëminore në lojëra a gëzime prej çapkënësh…

Ajo është Marie Gusho, vajza e Lasgush Poradecit. Të flasësh me të për  pushimet, është si të hapësh një portë që të tregon një botë magjike….Atje sheh poetin dhe vajzat në qytetin piktoresk buzë liqenit, kujdesin dhe dashurinë e tij atërore, nënë e përkushtuar në kuzhinë dhe gjellët e shijshme, kujtime e ndodhi të bukura…

Marie, ta nisim këtë bisedë që jam e sigurt që do të sundohet nga nostalgjitë dhe kujtimet, pikërisht nga fëmijëria… I mban mend fundjavat e fëmijërisë? Si ishin ato në familjen e Lasgush Poradecit? Si i organizonit? Mua më pushtojnë imagjinatën poezitë, korani, shëtitje buzë liqenit, peisazhet madhështore…
Në fund të qershorit, mbasi mami mbaronte mësimet (ajo ishte arsimtare) dhe unë dhe motra mbaronim shkollat, niseshim në Pogradec. Babi pajtonte gjithmonë një taksist privat, të cilin e kishim komshi. Niseshim herët në mëngjez dhe merrnim me vete shumë plaçka, të cilat do të na duheshin për muajt, që do të qëndronim atje. Fillonte kështu për ne stina e Pogradecit.
Në Pogradec gjithçka ishte ndryshe nga Tirana, çdo gjë: ajri, ushqimi, miqësitë, komshinjtë. Sapo arrinim me makinë dilnin të gjithë komshinjtë, edhe femijët dhe i drejtoheshin babit: Ardhe Zoti Llazar! Na e zbukurove mëhallën! Ishte shumë bukur, ndjeheshe shumë e rëndësishme.

Ne nuk laheshim në liqen, asnjëherë me të tjerët. Shkonim larg. Njëherë shkonim në tokën tonë që e kishim buzë liqenit, aty ku sot ndodhet Bar Lulishte “1Maji”, tokë të cilën mbi 20 vjet në mënyrën më kriminale e mbajnë persona të qeverise që shkoi, padrejtësisht. Babi shkretë thoshte gjithmonë: shqiptari është hajdut! Dhe kishte të drejtë. Këta “cuba” nuk kanë vjedhur vetëm tokën tonë, ata na kanë vjedhur kujtimet e fëminisë. Po hajduti nuk pyet çfarë vjedh.

Në vitin 1967, kur këtë tokë na e shtetëzuan atëhere babi gjeti një vend tjetër për tu larë. Gjithmonë larg njerëzve. Përse larg njerëzve baba – e kam pyetur një herë. Dhe ai më ka thënë: sepse atje kur jemi vetëm ne flasim me Perëndinë. Ky vend ishte poshtë Kalasë në Pogradec, një vend që pleqtë i thoshin “Lumi i trahanit”. Aty poshtë rrugës automobilistike ishin disa pemë të vogla si shkrurre dhe babi me një thikë të mprehtë i kishte hapur ato dhe kish bërë një guvë tamam si një dhomë.

Dita që do të shkonim për të bërë banjë ishte për familjen një ditë e jashtëzakonshmë. Sepse do bënim pregatitje të mëdha. Një ditë më parë babi bëntë pazarin dhe nga ajo çfarë kishte blerë ai, mami do të gatuante. Tavë me peshk ose tavë me mish. Kishim një karrocë çeke për fëmijë, që kur kish qënë Kostandina bebe. Në këtë karrocë futeshin gjithë sendet e nevojshmë që do të na duheshin atë ditë. Më kujtohet unë dhe motra merrnim me vete disa fustanka, triko, lodra dhe prindërit nuk na e prishnin qejfin.
Babi, Kostandina dhe unë niseshim përpara mbasi kishim mbaruar mëngjesin. Mami rrinte në shtëpi, pëegatiste tavën dhe e shpintë në furrë. Ne shkonim te vendi në liqen dhe e para gjë që bënte babi fuste termometrin në ujë. Gjithashtu fuste edhe karpuzin (shalqinin). Çdo gjë kontrollohej për ne, na ruanin si sytë e ballit. Ata na kishin bërë mbas 16 vjetësh martesë, normale. Mami vinte rreth drekës, me tavën e ngrohtë nga furra dhe shtroheshim të hanim drekë. Kohëra të arta… më mungojnë shumë.

Cilat janë aromat që nuhasni ende nga kuzhina e fëmijërisë? Çfarë gatuhej aty? Kush gatuante?
Zakonisht gatuante mami, mishin e bënte me zarzavate. E bënte në tavë balte. Bëhej shumë i shijshëm. Ndërsa peshkun e gatuante sipas llojit të peshkut. Për shembull klenin, një lloj peshku i liqenit, e bënte më vaj dhe uthull… gjithmonë në tavë balte, belushkat dhe koranin i skuqte në shtëpi dhe kur vinte te ne, dreka ishte gjithmonë e ngrohtë. Përpara se mami të largohej për në Tiranë (për arësye pune) na bënte trahana me qumësht dhe vezë, e thante dhe na e vinte nëpër qese bezeje. Këtë trahana, babi na e gatuante çdo mëngjez me gjalpë dhe djathë para se të na çonte në kopësht ose në shkollë.

A ishte Lasgush Poradeci i dhënë pas jetës në shtëpi, gatimit apo angazhimeve të tjera?
Babi ishte një familjar i shkëlqyer. Edhe ai vetë gatuante dhe shumë mirë madje. Dinte të bëntë edhe bukë me qiqra. Me kujtohet kur rrinim në Pogradec ato muaj, pa mamin – nga shtatori deri në nëntor, (ajo këtheheshe në Tiranë sepse i fillonte shkolla), babi na gatuante simite dhe i thoshte furrxhiut që do ti merrte në orën tre mbasdite. Sepse në këtë orë ishte pushimi i madh në shkollë dhe ai vinte atje me tepsi, të ngrohta nga furra. Më merte mua dhe Kostandinën dhe na ushqente me simite, me djathë dhe rrush.

Po nëna juaj si gatuante, çfare pjate të parapelqyer kishit ju prej gatimeve te saj…
Gatimi i mamit diktohej nga babi. Çdo ditë zarzavate dhe ato vetëm të zjera, pa kripë. Edhe mishin ashtu e donte të zjerë. Kështu u mësuam edhe ne të hanim sipas shijes së tij. Por nga mami më kanë ngelur në mendje gatimi tradicional që bënte kur ishin pashkët. Zakonisht mishin e qingjit e piqte. Bënte dible, një lloj byreku me djathë dhe si ëmbëlsirë bënte pasta frola. Shtroheshe bukur tavolina dhe ftonin gjithmonë miq. Mua dhe Kostandinës çdo vit na blinin fustan dhe sandale të reja dhe i vishnim kur shkonim në kishë. Sa bukur! Babi gjithmonë na thoshte: ne shkojmë në kishë sepse jemi të krishterë!

Përtej kësaj, në lojëra dhe argëtime, në arratitë e vogla të pushimeve, si ishte marrëdhënia juaj prind e fëmijë? Si e kalonit kohën e lirë?
Unë isha më e lëvizshme se motra ime, isha shumë çamarroke. Duke luajtur i vrisja gjunjët, duart, kokën. Gjithmonë do të isha e mjekuar. Por prindërit nuk ma prishnin kurrë këtë kënaqësi që më jepte loja me shoqet. Madje kur ishte ftoftë i pranonin ato edhe në kuzhinë aty ku rrinim se ishte ngrohtë, pa u besdisur.

Kur u larguat nga Pogradecit për të jetuar në Tiranë? Si ishte ndarja me qytetin? Po jeta juaj mes këtyre dy qyteteve?
Ne nuk kemi banuar definitivisht asnjëherë në Pogradec. Ne gjendjen civile e kemi patur në Tiranë dhe kjo që në vitin 1935 kur babi u kthye nga studimet me titullin Prof Doktor nga Austria.  Asnjerë nuk ka patur ndarje nga Pogradeci sepse babi nuk jetonte dot pa të. Në qoftë se vinte në Tiranë kjo ndodhte për shkak të klimës.

A mërzitej nëna jote dhe ju, kur babai duhej të mbyllej në dhomë e të merrej me vargjet? Si zgjidhej kjo mes jush?
Nëna ime ishte një grua inteligjente, kish mbaruar Institutin “Nana mbretereshë”. Shumë shpejt ajo kuptoi se të jetosh me Poet nuk është e lehtë. Por ajo e adhuronte tim atë. Jeta pa të ishte e pamundur. Pastaj ata në letrat që kishin shkëmbyer në kohën e fejesës (që janë të botuar, si Vepra nr.3) i ishin betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme dhe si njerëz me karakter të fortë, asgjë nuk i theu.

Çfarë  të mungon sot më shumë nga kjo kohë?
Mungesa e madhe dhe e pazvendësueshme është mungesa e prindërve. Mbas vdekjes së tyre më është dashur ta çaj jetën e vetme, është shumë e lodhshme dhe e mundimshme. Por im atë më ka mësuar se: jeta i takon atij që është i zoti.

Si janë pushimet dhe fundjavat e tua sot?
Sot ka mundësi argëtimi në të gjitha perlat që ka bota, mjafton të dish të planifikosh. Dhe ne me motrën kështu bëjmë. Por nuk mund të mos kthehmi edhe atje, në Pogradec. Fjalët e fundit të babit në shtratin e vdekjes ishin: “Kostandinë bijë e babkës, trupin tim edhe të vdekur ta shpini në Poradec”.  Kostandina ndërhyri: Baba, po ne jemi ne Tiranë, kush do të të vijë ty atje te varri? Dhe ai tha: Kur të vini një herë në vit për pushime të ma shikoni varrin! Ne sigurisht që shkojmë të varri i tij më shumë se një herë në vit, por amanetin e tij gjithmonë e kemi mbajtur.

A ke ndonjë mënyrë tënden ta rikthesh pas kohën dhe përjetimet e dikurshme…?
Sigurisht që ka dhe njeriu kur kërkon, gjen. Ai ka lënë një arkiv të mrekullueshëm që më bën të jetoj çdo minutë jetën në retrospektivë. Nganjëherë mbushem më lot, nganjëherë i lidh ngjarjet dhe shkrihem duke qeshur. Sidoqoftë është shumë bukur. Të jesh vajza e Lasgush Poradecit është jo vetëm një shans që të qëllon shumë rrallë në jetë por është edhe një privilegj./”Shqiptarja.com”

21 komente në “Vajza e Lasgush Poradecit rrëfen pushimet me familjen”

  1. Admirina Peçi says:

    Po verjani emrin te pakten se jam lodhur mor aman…
    Admirina

  2. mirel says:

    Kujtime te vyera dhe mallengjyese.
    Prindi eshte shenjt, por kur eshte dhe i perkushtuar eshte dhe me i shtrenjt.

    1. raimondi says:

      Kujtime prekese me te vertete mallemngjyese

      ….ME kujton edhe mua ne kohen kur ishim te vegjel dhe shkonim ne plazh me prinderit ne Vlore dhe ne Pogradec

      Vlora dhe Pogradeci jane qytete romantike ….

      Por e kujton mire ushqimin atehere , se ishte me te vertet I shijeshem

      Me kujtohet kur isha i vogel kur mernim ne plazh mish me patate te bera ne tave me korent ….
      .Ishin shume te shijeshme ne plazh
      Pastaj ne mbasdite vone ne plazh te ri,ne Vlore tek gabinat tek pjesa e vogel….ishte si parajse …Ishte abmbjent shume I embel, clodhes dhe argetue

      Ne kalamajt shkonim dhe hidheshim nga moli dhe I therisnim plakes : Ma shiko njecike kush hidhet me mire ! hahahaha –Ose loznim futboll ne plazh mbasdite vone me kushurinjte kur nuk kish njerez ne plazh
      Apo kur binte shi ne plazh, Oh sa bukur ishte se krijohej nje ambjent I gezueshem, ngacmues ngaqe njerezit iknin me vrap …ndersa ne ja fusnim futboll ne shi….

      Po Lasgushi paska qene shume I kujdeseshem, se kontrollonte edhe temperaturene e ujit te liqenit –Ne fakt uji I Liqenit ne Pogradec eshte shume I ftohte ,
      Por andej nga 1 Maji qe ka pronen Lasgushi eshte shume bukur –Gjynaf qe nuk e kane mare pronen e tyre

      Une veja me prinderit ne Pogradec andej nga Kovalishenca , dhe benim xhiro mbasdite ne Tushemisht
      Sa fshat I bukur ishte Tushemishti …! Nuk krahasohet me asnje fshat tjeter …Me burime uji te pijeshem Brenda ne obor te shtepive , me shelgjet e bukur anes liqenit dhe anes lumit –me varkat e bukura –Ishte shume bukur ….

      ….Por tani cdo gje ka ngelur pas , dhe sic thote diku Lasgushi:

      ……..me shkop ne dore si plak I mardhur
      Bares liqerit ne vetmi…

      Kujtoj rinine plot stolira,
      Kujtoj leshverdhat flok-flori

      Ah fantazira, fantasia
      ne shpirt c’me dergjeni tani………

  3. Beti says:

    Respekte per kete emer te madh te shqiptareve!

  4. SalHajdarDemokrati says:

    Paskerkan bo qejf ne kohen e “diktatures me te eger te planetit”
    Pushime disa mujore,ushqim fantastic bio,udhtim interurban me taxi,
    Edhe miljarderet nuk pushojn disa muaj ne vit tash…

    Sal Hajdar Demokrati

    1. mirel says:

      Me gjithe mend ne kemi bere qejf tamam ne kohen e diktatures me te eger, dhe ato tavat me mish e peshk si i permend kjo ketu, pas plazhit,nuk kishte gje me te shijshme.
      Dhe nje gjume ne dreke, dhe xhirua e mbremjes..nuk ke ku gjen me mire.

    2. ay qy says:

      Respekte Lazar Gosho-s!
      Sa me shume kalon dhe largohet koha,sa me shume njerezit flasin normalisht rreth kujtimeve,aq me shume kuptohet genjeshtra e madhe e pas ’90-tes,per gjithcka dhe mbi gjithcka te para ’90-tes!

  5. mika says:

    histoi pa rendesi

  6. gzimi says:

    cfar historish kan rendesi per ty Mika?

    1. mirel says:

      Ato me mitroloz

  7. ramy says:

    Tamam e ka thene.
    Shqiptaret jane hajdut.
    Shikoni familjen e injorantit berishe. Hajdut te tere hajdut.
    Ne te gjithe jemi sebastiane

  8. rb says:

    Homazhe per lirikun e liqenit, te madhin Poradeci…

  9. B. Serveti says:

    VDIS PA TE TE DUAM.

    Ne shqiperi njeres si Lazgushi sa jane gjalle, izolohen nga politikanet kur ndrojne jete, me demek i respektojne.

  10. Limi says:

    Shpreh respekt per figuren e Lasgush Poradecit!Keto cupkat e poetit me duket se e kane shitur shtepine e Lasgushit ne Pogradec.Nuk besoj te kete qene deshira e poetit nje gje e tille.

  11. Veli Stafa says:

    Poeti i madh Lazer Gusho,si nje magjistar i neteve te mistershme buze liqerit te Poradecit sic thoshte Ai, do te shkelqeje si meteor qe i dha pak drite shpirtit te zymte te shqiptareve te cilet edhe sot nuk kane arritur te kuptojne mesazhin e Tij:duajeni jeten,duajeni Atdheun,jetoni shpirterisht dhe jo vetem per barkun,respektoni te bukuren dhe te virtytshmen,respektoni jeten e tjetrit.Pershendetje vellazerore dy vajzave te Poetit te Valles se Yjeve….

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Njera nga vajzat e Lasgushit,e ka lene Pogradecin,ne simestrin e pare te kl.se 9-te,shk.”Muarem Çollaku”.
    Ne kete kohe jane larguar nga Pogradeci.

  13. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    LASGUSH PORADECI ,ishte poeti RREBEL ,po aq rrebel sa edhe PETRO MARKO .
    Sa do te kishja deshiruar qe te kisha lindur dhe jetuar ne kohen e tyre ,te ishja ne moshen e adoleshences ne mesin e viteve ’30 ?!
    Formimi i tij intelektual ishte mikst ,por me sa duket ka lene VRAGE te thelle KULTURA WIENEZE .
    Edhe ne diktature ,ne kuhen dhe nen EGJIDEN e revolucionit kulturor kiinez dhe te DACIBAOVE ,AI vazhdonte t’a jetonte jeten e tij me po aq “SALLTANETE ” ,sa ato te rinise se tij .

  14. Sara DUNI says:

    Kujtime shume te bukura! Vertete, nuk kishim lluksin e diteve te sotme, por lumturia dhe qetesia shpirterore ishin si dita me naten sot. Duke lexuar, me kalonin ne mendje ato kohe te embla, shume te dashura….kujtime te mrekullueshme, kujtime te ARTA, te asaj kohe! Flm qe me kujtove femijerin por………………..nuk me pelqeu kur shkruan: ….shqipetari eshte hajdut. Dua te dij ju vet nga jeni……….? S’ka pyll pa derra kudo ne bote. Nuk kam degjuar te thone americanet jane hajdut (edhe pse sh vjedhin) mund te thuash qeveri hajdute, ose hajduti……

    Gjithesesi flm per kujtimet e bukura qe na solle.

  15. ha ha ha says:

    respekt per kete emer….

  16. Tepelena says:

    Llazar Sotir Gusho eshte pa dyshim nje nga poetet dhe shkrimtaret me te medhej Shqiptar. Eshte nje emer i madh pothuajse nje mit! Kam pasur rastin ne vitet1980 te njoh njerez te cilet ishin miqte e Lasgushit te cilet ishin artista nga ata te paket te formuar ne Cine -Cita Itali! Ky djale i nje patrioti megjithse u harrua ne formen me te pa-meshirshme nga censura komuniste,- fisniku nuk kerkon meshire thote populli i yne! Cdo njeri qe fliste me Lasgushin u perballonte me nje personazhe jo te zakonshem nga kultura e tij dhe shprehjet e mistershme me fuqine e pa meshirshme! Cfare talenti i mahnitshem, kurre lexojme lasgushin ndodhemi si femija perpara nje bote te pa njohur. Nje pjese nga poezia Durimi: Vjen ku perplaset permbi dhe,Ner ulerime,E greminuar si rrufe,Kjo jeta ime! Nje figure e madhe e letersise Shqiptare eshte ky gjeni, i cili mbetet i pavdekshem ne memorjen e popullit tone, brez pas brezi!

  17. dardani says:

    I kemi ne memorje te gjitha kujtimet shoqerine e viteve te shkolles 1973 marredheniet e thjeshta por mbrese lense , e kaluam rinine nen diktature por ajo na dhuroje forcen me te madhe ate te cilen Platoni e quante te domosdoshme – MORALIN-! Mbijetesen e saj e quaj si dhurate ideale te shoqerise ku u formova per jeten e pa meshirshme per cdo njeri jo vetem per vetveten! Lasgush Poradeci apo Llazar Sotir Gusho emri i vertete i poetit dhe shkrimtarit eshte nje emer i cili rradhitet nder ata me te medhejt te letersise Shqiptare! Nje gje e cila nuk me ka pelqyer nga shprehja e ketij fisniku eshte fjalia e keq perdorur me arogance: Shqiptari eshte hajdut,- nje version krejt kontraditor kundrejt vleres te nje Identiteti apo poezise qe ai i dedikon atdheut! Por valle sic i thojne te urtet: njeh vetveten dhe asgje me shume e skalitur ne gure ne portin e DELFES! Origjinen nga vjen thjesht si nje zanafille cdo Shqiptare eshte madhore nuk ka nevoje per vogelsirat te cilat i ka cdo komb ti cilesonte kundrejt nje populli te tere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje