Projekte të skulptorit Qazim Kërtusha

3 Shtator 2013, 09:56Kulturë TEMA

Skulptorët shqiptare po punojnë që të përjetësojne në vepra të ndryshme ngjarje të rendesishme  të historisë së Shqiperisë dhe aspiratat e qytetarëve për liri dhe kulturë perëndimore. Një vend të veçantë midis tyre zënë edhe veprat e skulptorit Qazim Kertusha, i cili krahas heronjve shqiptarë, ka krijuar edhe skulptura që lidhen me artet dhe kulturën perëndimore. vazhdim.

Skulptori i njohur Qazim Kërtusha është duke punuar për një vepër të re. Ende në bocet skulptura simbolizon ngjarjet e dhunshme të vitit ‘97, ndërsa autori ka disa ide për të pëjetësuar në vepra arti edhe eksodin masiv të shqiptarëve në vitin 1991, apo figura të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Por midis veprave të tij që ka më shumë për zemër është skulptura e këngëtarit të famshëm të grupit muzikor britanik Beatles Xhon Lenon, e vendosur në park dy vjet më parë.

Edhe për formën e veçantë që ka skulptura e këngëtarit të famshëm britanik atë e vizitojnë shumë turistë dhe madje ajo është një veprat më shumë të fotografuara të skulpturave të parkut në qytetin e Durrësit, e vendosur në 2011 tek lulishtja përballë portit detar më të madh të vendit. është befasi e këndshme për shumë turistë që në një port shqiptar i pari që i pret është një prej Beatles-ve të famshëm britanikë.

Vepra në bronx e Qazim Kërtushës synon të evokojë etjen e madhe për lirinë e shprehjes gjatë viteve të izolimit komuunist dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Disa prej tyre i kanë marrë statujës shpesh herë për suvenir syzat e artistit, por skulptori i ka mbërthyer përsëri, sepse ato janë domethënëse në portretin e këngëtarit.

Artisti 60 vjeçar, Qazim Kërtusha, e ka nisur karrierën e vet 30 vjet më parë. Ai është njëri ndër skulptorët më aktivë në jetën artistike të Shqipërisë. Mes shumë veprave të tjera, ai është autor dhe bashkautor i shtatores së Aleksnadër Moisiut në Vienë të Austrisë, i shtatores së Haxhi Zekës në Pejë, i shtatores së dëshmorit të UÇK-së Indrit Cara, dhe shtatores së ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush në Fushë Krujë dhe i bustit të dom Nikollë Kaçorrit, zv.kryeministrit të qeverisë së pavarësisë. Në studion e tij presin të marrin jetë edhe shumë vepra të reja për heronj dhe simbolika të ndryshme të jetës shqiptare./VOA

3 komente në “Projekte të skulptorit Qazim Kërtusha”

  1. ernest says:

    Z.Kertusha,mbi te gjitha eshte nje njeri i shkelqyer.Ruaj mbresat me te mira per kete njeri qe nga koha e rinise.

  2. Armando dhe Ermali says:

    Bravo nje artist i vertete qe ka i ka dhene drite dhe jete artit ne qytetin tone te dashur Durresi dhe per gjithe kombin shqiptar. Ke nderuar veten dhe gjithe shqiptaret kudo ku jane.
    Me mall ju dergojme perqafime dhe urime nga Kanada familja Xhixha.

  3. Edmond says:

    Qazim Kertusha eshte nje artist me zemer te madhe, simbol i njeriut te ndershem dhe te perkushtuar. Nje intelektual qe e don me shpirt qutetin e tij dhe i ben nder qytetit te Durresit. Ai shquhet per ndjeshmeri te larte artistike dhe aplikim te teknikave klasike dhe bashkekohore ne perdorimin e materialeve.Eshte befasues me idete e tij origjinale aq te rrenjesuara ne historine e djeshme dhe te sotme te qytetit te Durresit si edhe me gjere. Perzemersisht e urroj kete artist te vertete per suksese te metejshme.
    Edmond Binjaku, Toronto, Kanada

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje