“MUHURRI DHE SHQIPERIA, NE 100 KENGET E MIA” është libri me një vështrim më të gjërë panoramik mbi vëndlindjen time, MUHURRIN dhe gjithë atdheun tim të dashur, SHQIPERINE, përmes këngëve epiko-lirike, që i bëjnë jehonë historisë dhe të sotmes së tij, njëqind këngë, të zgjedhura nga treqind të tilla, të cilat i kam krijuar kohë pas kohe, përgjatë gjithë jetës sime të deritashme.
Libri hapet me ciklin “Për ju këndoj” titulli i albumit tim të parë, që përbëhet nga dhjetë këngë të krijuara nga ana ime, si tekstet dhe meloditë, njëherësh, janë të kënduara po nga unë, orkestruarnga kompozitori i shquar, EDMOND ZHULALI, produkt i shtëpisë diskografike “ELRODI MUZIKE”, Tirane 2011. Nga dhjetë këngët e albumit tim të parë “Për ju këndoj” album i cili është në treg si në Shqipëri dhe jashtë saj, vetëm tri këngë janë bërë, deri më tani, vidioklipe, të cilët, edhe këto, janë realizuar nga shtëpia diskografike e sipërpërmëndur.
Më tej, mendoj se me interes është cikli “ARBERIA ”, ku përfshihen këngë epiko-lirike të një atdhedashurie të zjarrtë, siç janë atopër flamurin, për Skenderbeun, për Shqipërinë, etj. Pastaj vjen cikli “MUHURRI NE KENGE”, me epikën dhe lirikën, të cilat jam rrekur t’i interpretoj nën fokusin e një drite të re bashkëkohore. Dhe, më në fund, librin e përmbyll cikli “ TEKSTE PER KENGE TE MUZIKES SE LEHTE”, në të cilin përfshihen njëzet e pesë poezi, të cilave ua kam shkruar dhe muzikën, por që, ende, s’i kam publikuar .
Përmes këtij libri me këngë,kryesisht, për vëndlindjen time, MUHURRIN,por edhe për DIBREN dhe gjithë SHQIPERINE, kam dashur dhe dua tëpërjetësoj bëmat, traditën e luftës së drejtë e vetëmohuese të popullit tone në shekuj për liri, flamur, gjuhë e çlirim kombëtar. Në fokus, kryesisht,është MUHURRI,i cili, mendoj se është lënë,disi, jo krejt pa qëllim, në hije dhe harresë. Kjo,herët e vonë, them se ka ardhur nga xhelozia, cmira dhe zilia për të, si dhe për njerëzit më në zë të tij, të cilëve, (respektivisht në kohë të tyre) zor se mund t’u gjesh ekuivalentë gjetkë.
Si njëri prej Nënte Maleve më prestigjiozë të Dibrës, Muhurrika një histori për t’i pasur zilinë. Muhurraket jane autoktonë në trevën e tyre qysh në lashtësi. Mjafton të përmëndim toponimet e njohura të antikitetit, si: “Gjyteza”, “Kodra e Gjytezes”, “Majëgjyteza”,“Shmitrat e Gjytetit” , “Hurdheqytezë”, e tjerë, në Hurdhe-Muhurr, si dhe “ MASREKAT” , “SHGJERTHI” , “MARANICAT”, “KRONI I GJYTETIT” “mali i Shënmrisë”, e tjerë, në Fushë-Muhurr. Populli i Muhurrit ka bërë luftëra legjendare, historikisht, kundër armiqve më të egër të këtij kombi, sikundër turqve, sërbit, nemces, malazesëve, bullgarëve, italianëve, gjermanëve, etj, por, asnjëherë,nuk u fol dhe nuk u shkruajtë për të. Ai ka gëluar, historikisht,nga këngët e veta, që i kanë bërë jehonë luftës dhe qëndresës së tij kundër rrebesheve të jashtme dhe të brendshme, por, asnjëherë, këngët e tij nuk e panë dimensionin kombëtar, madje, as atë vendor.
Muhurrakët, herët e vonë, janë shquajtur në Dibër e më gjërë, për burrëri, bujari, trimëri të pashoqe e, sidomos,për urtësi e mënçuri, por askush nukiu“këndoi “ atyre, kur në gjthë Dibrën, këngë, ditirambe dhe pandigjirike thureshin pa pra, në mënyrë të përsëritur, deri edhe për njerëz të dyshimtë e tëpabereqetë.
Ja si glorifikohet kryekreshniku i Muhurrit, Dine Hoxha, në këngën e vjetër muhurrake, “NUK DI MUHURRI ME U KORIT”, (këngë e cila asnjëherë s’i kaloi kufijtë e Muhurrit) teksa u flet luftetarëve muhurrakëpërpara se të nisë beteja me pushtuesit serbë.
-Degjoni vllazën muhurrakë
Sërbi po na shkel në prag
Sot o kurrë të derdhim gjak ….
Dhe, më tej, për t’u shpërfaqur figurën e Skenderbeut si një burim të pashtershëm frymëzimi për luftën që do të ndizej vetëm pas pak, ai me fantazi dhe finesëtë pazakontë, iu kujton muhurrakëve se vendlindja e tyre është vëndorigjina e Skenderbeut:
“… Se Masrekat tona
S’pari, herët, qëmotit
Kanë qënë troje të Kastriotit
Vonë u shtri në Shgjerdh e Sinë
Ku dhe lindi Gjergji ynë … (është fjala për Masrekat dhe Shgjerdhin në Fushëmuhurr)
Pra, të bëjmë gajret
T’luftojmë me nder
Dhe trimëri si dikur
Skenderbeun kemi fener
Skenderbeun kemi flamur!
Dine Hoxha e dinte këtë të vërtetë historike se “Masrekat” janë vëndorigjina e parë e Kastriotëve, e dinte nga pararendësit e tij. Gojë me gojë e brez pas brezi kishte ardhë kjo e vertetë e pakontestueshme gjer në ditë të sodit, e vërtetë e madhe, që bën krenar çdo muhurrak.
Meqë ra fjala, mund të them se nuk di ndonjë studiues dibran, që në studimet e tij, ta këtë përmendur këtë të vërtetë historike, qoftë dhe kalimthi, kur studiuestë huaj, jo rrallë, e kanë cituar emrin e tij duke i shtuar përcaktorin ”Masreka” (përcaktorin me drejtim, siç quhet në sintaksën tone gjuhësore) GJERGJ KASTRIOT MASREKA(U), (emër i marrë nga plangu nga vinte, pra, nga Masrekate Muhurrit, fjalë që në shqip do të thotë “mbas lumit” dhe, vërtet, ato janë mbas lumit “Murra”, toponim i gjallë historik i lashtësisë, vëndbanim ilirësh deri në mesjetë, vënd që po ta shohësh edhe me syrin e një ushtaraku,të bindë, ngase është i mbrojtur me kodra ose, më saktë, me male të vegjël nga të gjitha anët, me lumin, bjeshkën,krojet, livadhet, gurrat e burimet, me tokën bujqësore, fare pranë ose, siç thuhet në kësi rastesh në të folmen krahinore, pra, të trevës së Muhurrit, përakollës …)
Historiografia dibrane, si me thënë,nuk ka dashur dhe, ende, nuk do që “t’i vijë”Dibrës dhe Shqiperisë ndonjë e mirënga Muhurri.Ndryshe si mund të shpjegohet që asnjë studiues dibran nuk përmënd as kalimthi (përveç ç’thamë më sipër) as dy emrat e dy vëllëzërve legjendarë Dhimitër dhe Nikollë Berisha, dy djemtë e vetëm të motrës së madhe të Gjon Kastriotit, MADHES, dy bashkëmoshatarët, dy kushërinjtë e parë të heroit tanë Kombëtar, dy gjeneralët e Skenderbeut, “ndihmën e të cilëve,- siç thotë Barleti dhe Noli,-Skenderbeu e kishte të dëndur dhe të shënuar”. Çfarë cinizmi ndaj Muhurrit dhe, njëherësh, ndaj BERISHVE të MUHURRIT, të cilët, në të vërtetë, janë të vetmit në Dibër,tënjohur me fakte historike, si pasues te drejtpërdrejtë të gjakut mbretëror Skenderbegian. S’po zgjatem këtu, sepse dy vëllëzërit BERISHA në fjalë, si një rast unikal në periodën më të ndritur të historisë shqiptare, siç është ajo skenderbegiane, më në fund, patjetër që kërkojnë një libër më vete.
Dibra do të ishte shumë më e përparuar, po të mos e kishin munduar aq rrekshëm të ashtuquajturat, dibranizma, përndryshe “izmat e zeza”! Një (ar)mik ka shkruar, tani vonë, si shumë të tjerë më herët, në një libër paçavuresh, “se Berisha i Muhurrit e tradhtoi Skenderbeun dhe ky e nëmi atë, që të mos bëhet kurrë as tri shpi …”. Paçavurëshkruesi, duke menduar se po e diskrediton Berishën, njëherësh, dhe Muhurrin, pa dashje, e ngre atë aq lart ashtu siç, në të vërtetë, ai e meriton.“Gojëdhëna,- shkruan ky (ar)miku më tej, – e pranon se Berisha i Muhurrit, vërtet, qe byrazer i Heroit Kombetar, (pra, me lidhje gjaku”NB”) por ky, më në fund, e tradhton Skenderbeun” .I themi këtij (ar)mikut, se po ta kishte tradhtuar Berisha Skenderbeun, atëherë Berisha jo vetëm që s’do të ishte sot mbi njezët shtëpi, (ku shtatë prej të cilave janë vetëm në Londër) por nuk do të ekzistonte asnjë Berishë i Muhurrit në faqe të dheut, sepse Skenderbeu do ta kishte zhdukur, vrarë,burgosur a internuar Berishën, siç pati bërë me të tjerë të afërt, si përshembull me djalin e vëllait, me Hamzë Kastriotin. Por rrjedha e ngjarjeve tregon të kundërtën, siç e ka pohuar dhe vetë Skenderbeu, se Berisha qe, gjithmonë, fort besnik i Tij. Për të injoruar paçevurëshkruesin, le të sjellim një pasazh tëHistorisësë Skenderbeut shkruar nga Barleti e përsëritur në ligjeratë të drejtë nga Noli:
“Nga dëshpërimi për rënien e Beratit, Skenderbeut,( i cili, nderkaq, po kthehej nga Tepelena ku kish vizituar punimet në ndërtimin e atjeshëm tënjë kalaje,NB) i’u ça buza e poshtme dhe po i pikonte gjak. Si të mos mjaftonte kjo humbje e madhe, sakaq, mori lajmin se kishte tradhtuar dhe Moisiu i Dibrës. Dhëntë Zoti, tha Skenderbeu, të mos këtë tradhtuar gjithë ushtria dibrane. Por kur bariti fluturimthi në Dibër, pa se ushtria dibrane ishte po aq besnike sa dhe më parë, nën komandën e dy vëllezërve, Dhimitër dhe Nikollë Berisha”.
Çfarë cmire!Kur mendon se Nikollë Berisha ishte njeri nga tëtë gjeneralët e Skenderbeut, (përkrah Moisi Golemit dhe të tjerëve), të cilët u morën peng në Vajkal nga Ballaban Pasha, tradhtari shqiptar me damkë të zezëqë i printe ushtrisë turke dhe Sulltani , siç dihetbotërisht, i ropi të tetë të gjallë, i bëri copë-copë dhe copat e mishit të tyre ua hodhi qenve të Stambollit!
Pa folur pastaj për Dhimitrin, vëllanë e madh të NiKOLLE BERISHES, i cili, sidomos, pas fundit të tmerrshëm tragjik të vëllait,NIKOLLES, pati shkëlqyer më shumë se më parë, në çdo betejë Skenderbegiane dhe qe shpallur vazhdimisht nga Skenderbeu si “kryefitonjësi i disa viktorjeve të mëdha”.Këto të vërteta, përveç paçevurëshkruesit në fjalë, nuk i dinë dhe të tjerë që s’kanë haberin rrethMARIN BARLETIT, FAN S.NOLIT si dhe historianëve të huaj, të cilët edhe këta, njësoj si Barleti dhe Noli, i përshkruajnë Berishët si njerez shumë të afërt të Skenderbeut dhe, njëherësh, nga më të besuarit e tij. Sa mirë, them me vete, nganjëherë, që Barleti dhe Noli nuk kanë qënë dibranë!
Muhurri, veçan maleve të tjerë, ka pasur konflikte edhe me tre oxhaqet, Oxhollin,Xhilagën dhe Karahasanin, (Hasanin e Zi).Muhurrakët qenë banorë të semtit të Karahasanit, por ata, kurrë, nuk i korrën dvishtat e Karahasanit dhe as gratë, Muhurri, kurrë, nuk i çoi të mbushnin ujë për të. Në këtë kontekst, mjafton të përmendim shkelqimin e fisit“Lala”në Fushëmuhurr dhe kryetarit të tij, Elmaz Lala.
Në lartësinë e këtij rrafshi qëndron dhe lufta që bëri Muhurri me Xhemal Pashë Matin, të cilit jo vetëm ia vrau gjithë asqerin, por edhe i mori haraq tri mijë kokë dele, kur ai zaptoi ,pabesisht , Pllajun e bjeshkës muhurrake.
E këtij niveli, mbase dhe më lart, qëndron ngarendja e muhurrakëve në ndihmë të krahinave të tjera, si: në Tepelenë, Vlorë, Çamëri,Berat, Tiranë, Shkodër, në Malësi të Madhe, Gjakovë, etj, në luftë kundër turkut, serbit,nemces dhe malazesve. Le të përmëndim disa nga djemtë muhurrakë, që u shquajtën në ato luftime të përgjakshme, si: Mustafë Mëziu, Lik Berisha, Seit Rina, Man Prenqi, Dan Pira, Rushit Sina, Selim Voka, Dan Leka, Ram Xhani, Nazif Hoxha, Ymer Tanushi, Xhil Lleshi, Selman Losha, Hysë Farruku, Bajram Kaleshi, Haxhi Rama, Lok Balla, Murat Visha, Seit Meta, Mexhit Bushi, Nus Çiku, Hider Mikli, Xhemal Zhuzhi, Selman Qoka, Sali Mani, Halil Hoxha, Vedat Kebej,Ymer Tanushi,etj.Ndaj këndohet edhe sot kënga në ato anë:” Nji takam që asht Mbishkodra/bëjnëyrysh e hidhen n’topa/ hidhen në topa e hidhen n’gryka/ bëjnë shyqyr që erdhi Dibra..!
Muhurrakëtqë, në të gjitha kohët, ndihmuan vëllezërit shqiptarë kudo në Shqipëri, kur jepej kushtrimi i atdheut në luftë kundër armikut, nuk i njihte kush si të tillë,pra,si muhurrakë, por si dibranë! Ja pra, se çfarë nderi i kanë bërë ata edhe Dibrës. Muhurri ka bërë shumë për Dibrën, po Dibra dhe një këngë kurrë nuk “ia këndoi“ Muhurrit. Madje, pa të drejte, në një këngë të moçme që i bën jehonë njërës prej luftërave te Dibrës kundër turkut, ajo, çuditërisht, është rrekur, si me thënë, edhe ta “shajë” atë. Le të sjellim për ilustrim dy vargje të asaj kënge: “Ti, mor Muhurr, qofsh i shkretë/ le Nel Hoxhën me shtatë vetë/. Nëtë vërtetë, në atë luftë kanë qënë më shumë se shtatëdhjetë muhurrakë. “Por edhe shtatëa tetë sikur të kishin qënë,- vijojnë komentët edhe sot e kësaj dite në odat e Muhurrit nga pleqtë e vjetër,- boll kanë qënë, thonë ata, se nuk ka pasë nevojëMuhurri tëçonte më shumë”. Dhe më tej, pleqtë e Muhurrit i vënë pikën këtij muhabeti duke shtuar se Nel Hoxhës (vetë i tetë), nuk i duheshin më shumë muhurrakë, sepse aq sa qenë, kishin vlerën e një batalioni.Por në këtë përcjellje nuk kam ndërmënd të zgjatem me këtë temë, me qëllim që të mos shuaj kuriozitetin për librin.Ju, lexues të nderuar, do të njiheni në ketë libër, gjithmonë përmes vargjeve të këngëve, me bëma gati të jashtëzakonshme të muhurrakëve, bëma të cilat konkurojnë, denjësisht,bëmat e çdo treve dhe krahine shqiptare e më gjërë.
Askund, në asnjë trevë, në asnjë kohë dhe në asnjë vënd tjetër si në MUHURR nuk është implementuar ndonjëherë: njerëzorja, urtësia, përmbajtja, durimi, modestia në kuvende odash e deri në ato të kushtrimeve atdhetare.Asnjëherë në Muhurr, as në kohë normale, as në kohë avarish a lufte, as mes vedit, as me fqinjët, (me trevat me të cilat ai kufizohet) nuk kanë ndodhur vrasje, therje, rrahje, vjedhje, djegie, grindje e punë të tjera të këqia, siç kemi parë e dëgjuar, nganjëherë, të ndodhin gjetiu.
Me një libër faqepak si ky, nuk mund të shpërfaqet eposi homeriki muhurrakëve në shekuj. Duhen dhjetëra të tillë. Me ç’rast, ftoj gjithë intelektualët dhe krijuesit muhurrakë, të cilët nuk janë pak, të sakrifikojnë dhe të shkruajnë për vendlindjen tonë të rrallëdhe historinë e saj të lavdishme.
Me këtë liber jam rrekur të sjell aromën e vëndlindjes sime, me të veçantat e saj, psikologjinëe muhurrakut si individ, krenarinë e tij për fisin, gjuhën dhe vatanin, materializimin e frymës dhe luftës së tij për liri e mbijetesë.
Këto janë të vërteta reale për Muhurrin dhe muhurrakët. Nuk asht se unë duke qënë largtyre fizikisht, po përpiqem t’i poetizoj i shtyrë nga malli dhe nostalgjia. Jo. Përkundrazi, jam shumë i qetë,korrekt dhe i qartë nëkëndveshtrimin tim tëhistorisëdhe të sotmes.
E fundit, por jo për nga rëndësia, ështënjë problem i mprehtë psikologjik, për të cilin, them se nevojiten studime të mirëfillta përkatëse, problem që ndodh,rëndom, sidomos me ne shqiptarët dhe, madje, mendoj se në Diber është tipik. Kur doli në qarkullim albumi im i parë me këngë, kryesisht, për Muhurrin dhe muhurrakët,pati nga ataqë rrudhën buzët, të tjerë thanë ”ku paska qënë më parë ky Muhurri, për të cilin s’ditkemi gjë”, “çfarë ka bërë ky Dine Hoxha”, “ Naimi këndoka për gjyshin e vet, kush asht ky Liman Berisha, që na paska vrarë18 sërbë” etj. O sa dritëshkurtër këta njerëz të vegjël e meskinë, cinikë e ambiciozë të paskrupullt”. Po ju them këtyre se për Liman Berishen, gjithmonë kanë qarkulluar këngë. Ndërsa, vetëm në vitet ’80-të, është shkruar në ”Ushtimen e maleve” nga gazetarë të njohur, ku janë cituar dhe vargjet e këngës, ku thuhet se ka vrarë 18 sërbë …etj” Por ai ka dhe shumë bëma të tjera, të cilat nuk i rrok as dhe një libër i tërë. Ai ka vrare edhe turqdhe për këtë i këndohet edhe një këngë tjetër. Për të mbrojtur një shqiptar që po e torturonin disa të huaj në Jemen, kur ishin në kurbet, Liman Berisha ka vrarë edhe arabë. Biles, nga një plumb që pati marrë në Jemen, plumb i cili i pat mbetur në shpatull, ka vdekur në spital të Peshkopisë më shumë se dyzetë e pesë vjet më vonë. Historia e atdhedashurisë së ndezur së Liman Berishës përmes “aventurave” të tij “robinhudase” është shumë e gjatë. Ai ka qënë krah i djathtë i Dine Hoxhës në të gjitha betejat me armiqtë. Nga ana tjeter, Liman Berisha ishte dhe një“dashnor” i krisur i artit popullor ose, më saktë, një artist i vërtetë i kohës së tij. Përveçse këngëtar dhe valltar me emër e zë, ishte dhe një specialist i shumë instrumentave popullorë. Në këtë libër disa këngë të vjetra janë përcjellje të drejtpërdrejta të tij, një pjesë të madhe të të cilave i ka pasë krijuar dhe kënduar vetë. Njëherësh, ishte dhe një qites i zoti. Ata që e kane njohur edhe sot tregojnë se ai në qitje me pushkë në distancën një qind metra e këpuste cigaren në dysh. Por këtu s’është vëndi për t’u zgjatur më tej. Këto janë gjera që flasin me dokumente dhe dëshmitarë. Madje, vetë artisti i merituar Azis Ndreu qe përpjekur , dikur, ta përpunonte dhe ta këndonte vetë këngën e Liman Berishes, duke thënë se ky luftëtar popullor, pra Liman Berisha, ka një histori tepër të veçantë që e meriton t’i popullarizohet kënga sa më parë.
Dhe është e habitshme kur mendon se janë shpallur heronj dhe dëshmorë të atdheut, edhe disa njerëz që s’kanë shkrepur dhe një pushkë kundër pushtuesve, madje, disa syresh, në të vërtetë, janë vrasës të njerëzve të tyre.
Dhe, si përfundim,mund të them se ajo shprehja e përbotshme se Atdheu Fillon te Familja, nuk asht e kotë. Në se dikush, kur i ka pasur mundësitë, nuk ka bërë asgjë për familjen, fisin dhe vëndlindjen e vet, (gjithmonë brënda sensit të së vërtetës)ai, atëherë, nuk ka bërë asgjëpër atdheun.
Hajde pallosh hajde. Ai Muhrri yt nuk ka qene Stalingradi o “poet, historian, meselexhi etj”. Mjaft me idiotsiara fshataresh o poetuc. Une jam me origjine aty ngjit me muhurrin tand. Me kete hartim filloristash ja ke ule edhe ndonje prej vlerave qe ka Muhurri yt. Per ate fisin tend (Berisha), dibra si nen za tregon disa mesele te pakandshme (paburrerie, e tradhtie). Sa per ate “kryekreshnikun” tand (Dine Hoxhen): burime arkivore tregojne se edhe pas vdekjes (pasardhesit e tij) kane marre pension prej serbve. Dinja, se pari ka qene krejt analfabet. Si me kodosh se ju budallenjt e shumte muhurrake juve ju dukej i mencur!
Dinja yt n’ buze drinit dhe Tafa (kaziu) ne mal t’ Selishtes (si mercenare te paguar ) kane qene udhrrefyesit (e fshehur) te batalioneve serbe qe vrane dogjen e masakruan dibren e dibranet jo vetem nje here.
Ju muhrraket jeni ai katund qe ne nje prej ramazaneve zjeu 1 kuintal groshe qe ta keni gati per iftaret, duke harrue se grosha thartohet. Keshtu o “poetuc”. Me mesele katundi (si keto qe na tregon ti ne kete shkrim naiv e demton Muhurrin dhe muhurraket. Ban mire te mos zhgarravitesh keshtu here te tjera. bejtet e tua nuk besoj te klasifikohen poezi!
Or SELAUDIN, njer ajo nan qe te paska le, se gjer sojt un s’kam njoft dibran qe ta mcef krajet si pula kur squket, taj vet e thu se je prej nji mali ngjit me muhrrin, t’kishe qan topalltajas qem tu ta fal na muhurrakt, se topolltajas hesapi, dihet se kush jan ato, po qake malsor e i paskemi de pun me taj, hajt na prift e mara se vec nu fajtsh ka ke dal, se muhurri ti ka ba bejt taj ne atyne qe te kan ngre taj n’krraba fici, a e ngjove, hert e von ke me na e pagjue or lum majku. se ska met hak pa u mor, or trajm.
Shkrimi per librin “lulecelun ne dege te molles” me ka pelqy jashtzakonisht se thosh gjana te vertteta per Muhurrin dhe muhurrakte. Aj shnimi ma posht i SELAUDINIT, dibranit pa emen ish turp i botes.Po na muhurrakt e morim me men se kush asht SELAUDINI, se selishtas s’asht se shan Taf Kaziun, ather metet te jet ja luznak, ja cidhnak. se vet thot jam ngjit me Muhrrin.Se na si muhurr kufizohemi me luznin e me cidhnen qe kjo e funit shtrihet njen kaderr e kishavec. Ai qe eka shkru asht nji servil i poshter, mji sahanlpires i tana regjimeve. asht nji ftajr e keqe qe s’di se ku ka krajet e vet e jo ma t’shaj nje fshat te tan sic asht muhurri. Cdo katun ka t’majrat e t’kciat e veta, a pak dim na per cidhnen e per luznajn e per t tana fshatrat e dibres. do bate majr Selaudini si kopil qe asht, pa identitet, ti rrajte byths mbi kraje, po me t shamet qe na ka ba aq poshtersiht, ka me u ba pishman pse ka le, se na s’kemi per tja harru sa tjemi gjalle brez mas brezi.Nuk i kishim noj borxh, megjithse i shami te sha, dhe pemt me kokrra gjuhen me gjur gjithmon. Past faqen e zeze, ma tzeze se e ka ai murgjin i keq, po ka me psu shum vrajk do jemi gjall ejshalla.
Shkrimi per librin asht sh i bukur, ai i SElaudinit per marre te zeze! Me muhurrakt ta din miq e armiq asnjiher s’un asht mat kush, as me sofer as me men e as me pushk, Ma zhavoli i muhrrit, i thon nji fjele te vjeter, vret dy fodulla te cidhnes a t luznajes!
u lutem shume gazetes Tema mos ma hiqni pergjigjen sec ia keni heq nji miku tem se nryshe do na dal pune ne me ju, ja hiqni dhe shkrimin e atij trimit te madh, Selaudinit qe do ta shoh sa i vnjen lkura …
Shkrimi per librin ne fjal asht njimen i mrekullueshem, jo pse autori asht muhurrak me origjin. Libri flet vet me fakte historike.Kush te doj le ta lexoj, jan te gjitha te verteta.
Por une si gjithe muhurrakt qe e kan lexu pergjigjen e pare posht shkrimit, te njifar SELAUDINI, me te vertet jam tronditun shume, me at shkrimin e atij trajmit SELAUDIn, aq trajm, aq shum i dhimbsej lekura sa dhe emrin e ftyren s’e kallzon shkerdhati. Hase mos t’ket gale se ka me e pa krriqi i gomarit, ka per ta pagu me kok. Se cfar ka me autorin e librit le ta zgjidh vete, po jo te shaj e poshtnoj nji katunmbar, kjo s’i falet per nje mij vjet. ta dij mir se ka me i la te gjitha! Se nuk ka dek djelmnia e Muhrrit, sot asht ma e fort se kurr, qe nga muhurri, ne peshkopi tirane e njer ne Amerike. Vrima e miut pesqin grosh or SELAUDIN ..!?
ju lutem shoke te TEMES mos ma hiqni komentin se nuk kam shkru si SELAUDINI me pseudonim po me emrin tim konkret, me adrese te sakte email-i. ndryshe do i shkruajme leter publike drejtorit tuaj!
ju lutem shoke te TEMES mos ma hiqni komentin se nuk kam shkru si SELAUDINI me pseudonim po me emrin tim konkret, me adrese te sakte email-i. ndryshe do i shkruajme leter publike drejtorit tuaj!
pse ne pritje komenti im, po i selaudinit a ka qene ne pritje, turp te keni dhe ku qwe ia keni botuar ate koment atij maskarai apo jeni bythe e breke me te dhe me grupin e felliqur qe e ka frymezuar dhe ngritr ne palle ate gomar m.ti! Do ja q.me kurven ku ta kete! se sa nje mi arash asht a keni pa mi arash ju te famshmit e TEMES!?
sapo kam lexue librin e naltshkru te Naim Berishes dhe jam kenaq pa mase, por u cudita kur lexova pergjigjen idjote te SELAUDINIT. Po i them Selaudinit te pafytyr, se dhe dhelpra kur s’e mbrrinte rrushin thoshte asht i papjekun. Naim Berishes s’ke ku i hullesh as ti, as bashkaburra! Ai asht nje yll qe nuk shuhet kurr dhe Muhurri te vret per ta. A e nigjove or maskara, or i pafytyr!ti s’je dibran, ti je serb dhe ma i keq se serbi se Naim berisha ka ba dhjetra kang kunder serbit, etjer, etjer! Por na ta dish ti, s’kemi per ta lan me kaq, kemi me t’gjet aty ku je struk ne strofullen e dhelpnes! Mjer ti mor i shkret!
du me ja than ene une nja dy fjale sh. Selaudin, or Sel prapanica, ti dukesh se je qyqar, po sic je qashtu ke me shku, qyq je qyq ke me shku, mor pord.ac …! U ba bytha jote te gjykoj muhurrin qe asht zemra e dibres, te gjykosh berishet qe jane fisi me i lashte ne diber, te gjykosh dine hoxhen qe akoma s’e ka dibra nje burr ma te mencun se aj. Po ti shif at katunin tan qe krahasu me muhurrin asht si nata me diten, se nuk ma lejon ndergjegja me ndy gojen e me sha e fyj si surrati jot i dhjesun e i zgjebosun. Po ti s’u ke shptim Hoxhe, ma s’pari qe i ke ba deri vone me pension serbie! Hahaha! O i ngrati SELAUDIN …! Po dinja ua msonte udhet sebve si ta vrasin e djegin dibren a?! Kane me ta hek kaptinen te paret hoxhet, mor i shkrete! Gjej vend e futu or i vdek e paqa! Po me autorin e librit cfare ke, or derdimen! O pa pse asht njeri i urte dhe i qeshur gjithmone dhe me te gjith, kujton se mund te besh cfare te dush me te! Po dhe ai mos me dasht, ti kemi ba bejt na qert mor kukuth! A e njef mir ti historin, a ku ke maru ti mor, ne neu jork …hahaha! A i ke kalu te tana arkivat e shtetit e te ministris se mrenshme!? Apo ke punu me envristet dhe ramizistet neper muzera, a ke lan sahana pa lepi, po gazet pa shkruj qyfyre per to a ke lan or qyq,or skuth,or zogj halja! A u ke nejt te tanve si maca ner sofer mos te lshojn noj koc …! hjaha! Ato i ngreshe ne palle taj po me muhurrin si te erdhi, ti qeje majr, si te erdhi, c’pate mor! a ke psu npj mos elektrike ne tru, shko e ha noj kshaj …hahaha or dagj gordha prej luznaje! Hahaha! Se na ke permen ne groshen, nji ataj ka shku menja jote e mprehte. A se lahen te gjitha n’ket dynja, se rrotull asht kjo pun! Mos u merzit mos ..!
Te nderuar gazetare te TEMES,
Ju dua fort, ndaj shpresoj te mos ma fshini shkrimin tim te shkurter ne pergjigje te SELAUDINIT, sic ia kani fshire shokut dhe bashkefshatarit tim Hydajetit.
Hyrja e librit “Lulecelur ne dege te molles” te jem i sinqerte me pelqeu shume se i bente jehone, ashtu si dhe gjithe libri ne fjale historise se fshatit tim MUHURRIT dhe gjithe Shqiperise permes kengeve te ndryshme epiko-lirike, etj. Mirpo pergjigja e SELAUDINIT ishte e pavend, e pamenduar dhe fare e pambeshtetur ne fakte historike. Deri ketu nuk ka ndonje gje te keqe, pse mund te shprehesh kunder nje shkrimi a mendimi te tjetrit, por e keqja eshte se ai, SELAUDINI, ka zgjedhur menyren e palejueshme, me abuziven, metoden e sharjeve, fyerjeve dhe diskriminimit racial. Dhe per me keq akoma, kur nuk ngurron, per cudi, te ule e te diskreditoje a diskriminoje nje krahine, nje treve te tere,njerin nga nente malet me ne ze te DIBRES, MUHURRIn dhe gjithe MUHURRAKET nepermjet shpifjeve dhe hamendjeve nga me te paprinciptat. Une nuk kam ndermend as te ul dhe as te shaje SELAUDININ, por me kete rast une i bej thirrje atij te kerkoje falje publike dhe ta terheqe menjehere shkrimin, i dili jo vetem qe s’e nderon SELAUDININ, por mund te them se rrezikon dhe jeten e tij. Ju falemnderit miq te TEMES per mirekuptimin! Per mua personalisht jeni nder gazetat me te mira te vendi! SUKSESE!
pershendetje
Te dashur lexues te ketyre komenteve!Ai zoteria nga fshati perkarshi Muhurrit me emrin “selahudin” nuk eshte ndonje njohes i historise as dhe ndonje intelektual i fyer per ate cfare te tjeret e kane bere dhe ai nuk e ka bere por nje zhurmues dhe nje nga ata stereotipat llafazane qe duhet te fusin boten ne sherr.
Per te gjithe lexuesit qe nuk e njohin historine e fashtatit Muhurr dhe vecanerisht te Dine Hoxhes ju sqaroj shkurtimisht se
1.Naim Berisha per ate qe ka bere nuk eshte poetuc por nje personalitet qe meriton mirenjohje nga te gjithe banoret e fshatit Muhurr por edhe nga dibranet ne pergjithesi.
2.Dine Hoxha asnjehere nuk eshte trajtuar si figure patriotike nga ndonje studim i mirefillte per te pasi me duhet tju them qe ka shume vlera me teper se cfare ne kemi mesuar per personin e tij.
Ju beje te fala te gjitheve dhe jam i gatshem ta ftoj Selahudinin ne debat ,them se rrezohet shume lehte se nuk ma do mendja se ka shfrytezuar arkivat per te thene te vertetat qe neve nuk i paskemi ditur.
Selahudin te ftoj ne debat per ti mbrojtur ato qe ke thene ose po nuk erdhe je mundur automatikisht.