Një tjetër shqiptar në gjuhën esperanto

14 Shtator 2013, 12:01Kulturë TEMA

Të vërtetat e një regjimi dhe jeta, gati në kufijtë e apsurdit e shqiptarëve, për më shumë se 40-të vjet, tashmë rrëfehet dhe në gjuhën esperanto.

Vëllimi me tregime ,“Parrullat me gurë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka është botuar këto ditë  në  esperanto, apo siç njihet në gjuhën e së ardhmes, pas shkrimtarit Fatos Kongoli dhe poetes Luljeta Llashanaku.

Libri është përkthyer nga Tomas Chmielik dhe Bardhyl Selimi dhe shoqërohet nga një pasthënie e gjatë dhe e plotë vlerësuese e Istvan Ertl, i cili mes të tjerash shkruan: “Aliçka i mëson lexuesit Shqipërinë. Jo atë të fshehur pas kërpudhave të bunkerëve dhe pirgjeve të mbeturinave, por atë të oborreve dhe kafeneve, klasave mësimore dhe zyrave, autobusëve dhe stacioneve të trenit. Falë këtij mësimi ajo nuk është më e pakuptueshme dhe e paarritshme si dikur, por paradoksalisht bëhet më njerëzore, më e afërt në veçanësinë e dhe ndryshimësinë e saj, që ka më shumë cilësi universale.

Ky vëllim me tregime, është përkthyer dhe botuar tashmë edhe në mjaft gjuhë të tjera të botës, si në frëngjisht (ku ka njohur edhe ribotime), italisht, polonisht, sllovakisht dhe rumanisht.

Tregimi që mban titullin “Parrullat me gurë” është përkthyer dhe botuar gjithashtu i përfshirë nëpër antologji të ndryshme. Bazuar në tekstin e këtij tregimi, autori ndërtoi skenarin e filmit me të njëjtin titull që u vlerësua me Çmimin e Kritikës në Festivalin e Kanës më 2001 dhe Globin e artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio po të njëjtin vit.

Ylljet Aliçka është një nga autorët shqiptarë më të njohur të botës shqiptare, i vlerësuar me shumë çmime letrare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Romani i tij më i fundit në shqip është “Valsi i lumturisë”. Gjatë dy viteve të fundit ka qarkulluar në esperanto nga Shtëpia Botuese Sëidnik edhe romani i shkrimtarit Fatos Kongoli “I huaji”. Po kështu ka qarkulluar tashmë edhe vëllimi “E hëna në shtatë ditë” i poetes Luljeta Lleshanaku.

2 komente në “Një tjetër shqiptar në gjuhën esperanto”

  1. ARUSHA says:

    asnjeherenuk do aplikohet kjo teori qe ka lindur ketu e 150 vite per gjuhen esperanto ,bukuria e globit qendron ne gjuhet e ndryshme ,

  2. Zoteria nen emrin Arusha nuk e kupton rolin e vertete te Esperantos. Kjo gjuhe aplikohet tashme ne gjithe boten por ndryshe nga gjuhet kombetare qe kane metuar si mjet komunikimi nderkombetar eshte asnjanese, dmth nuk i demton gjuhet kombetare, eshte e lehte ne pervetesim dmth nuk u merr nxenesve e studenteve vite e vite studim pa nje rezultat te dukshem cilesor.
    Njeerzit e kombeve te ndryshme kane nevoje te mirren vesh ndermjet tyre, por shtrohet pyetja me cilen gjuhe, nje gjuhe tjeter kombetare qe privilegjon folesit e asaj gjuhe dhe qe eshet teper e veshtire apo me Esperanton qe i ve te gjithe kombesit ne pozita te barabarta dhe u mundeson te shprehen me qarte. me shpejt me plotesisht.
    Prandaj ju ftoj ta mesoni kete gjuhe sa me shpejt per t’u pergatitur per sfidat gjuhesore te se ardhmes, se pari ne Bashkimin Evropian qe ende nuk ka nje gjuhe zyrtare te perbashket.
    Shkruani ne adresen time [email protected] dhe do jua dergoj falas tekstin dhe fjalorin perkates en trajte elektronike.
    Me respekt Bardhyl Selimi, sekretar i shoqates esperantiste shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje