FOTO REPORTAZH/ Kalaja e Rozafës qendër e turizmit kulturor dhe historik

19 Shtator 2013, 09:58Kulturë TEMA
FOTO REPORTAZH/ Kalaja e Rozafës qendër e turizmit kulturor dhe

Kalaja e Rozafës prej kohësh është kthyer në destinacionin e preferuar jo vetem të turistëve shqiptarë, por edhe atyre të huaj.

Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës.

Kalaja që rrethohet prej ujërave të tre lumenjve: Bunës, Drinit dhe Kirit, vetëm gjatë muajve të verës është vizituar nga rreth tre mijë turistë.

Biletashitësi, i cili qëndron në hyrje të kalasë, shprehet se vizitat kanë qenë “të vakëta” në krahasim me vitet e shkuara.

Një biletë për të vëzhguar muret prej 880 metrash që rrethojnë një sipërfaqe prej 9 hektarësh kushton vetëm 200 lekë (të reja).

Historia dhe muret e lashta të saj kanë bërë që kalaja e Rozafës të jetë në  qendër të turizmit kulturor dhe historik në qytetin e Shkodrës./A.XH

8 komente në “FOTO REPORTAZH/ Kalaja e Rozafës qendër e turizmit kulturor dhe historik”

  1. berdica says:

    ca m’paska marre malli me pa malin e Zefjans(foto 5)

  2. Oemor says:

    Te ban cudi fakti qe per te hy ne kala PAGUN LEKET DHE NUK MERR BILET roja nje tip matrapazi te kerkon sa te doje , arrin deri aty sa cifte dasmor qe bajne foto ne kala u kerkon pa ju dridhe syni 5000 te reja pa fatur dhe pa bilete , perndryshe nuk te len me hy brenda , aty eshte ba nje katrahure e vertete , nje pisllek me letra nga te gjitha anet dhe me ndotje ku te mundin .A mund te lejohet kjo gjendje ne nje nga pikat ma te bukura te Shkodres ,me qelloi rasti ket vere te vizitoj 3 her me shoqnim vizitoresh dhe me vinte turp qe e shikojsha ne ate gjendje .

    1. pranvera says:

      Kjo nuk është e drejt

  3. arsen says:

    Kalaja e Rozafes personifikon BESEN e shqipetarit.
    Ner 3 shqipetare vetem njeri e mban besen.

    1. Thika says:

      arsen,

      bukuria e femres ka gjynjezu trima lufte me flete, jo ma 2 gurthys.

  4. mark says:

    Itali .shpresoj qe ti mbani mir.ajo esht nje dishmitare e te kalumeston kur shoh rozafen tash tri mij vjet nekamb poraftyroj Illirin deri ne brigje te danumbit.

  5. ARUSHA says:

    E MJERA DHE E SHKRETA KESHTJELLA ” ROZAFA ” ne Cduar Mizore DHE TE POSHTRA TREGETARESH E TRADHETARESH ka ra edhe Mbas Mijera Vjetesh ,tamam si 2 Kuneterit e saj te Poshter e te Pa Bese , qe e theren dhe e varrun duke ja lane Femijen Jetim DHE SOT KJO KESHTJELLE ESHTE JETIME , E SHKATERRUME , E ME MYK GJITHANDEJ ,SE TE GJITHE ATA NE SHKODER JANE TE ARDHUN SI MRENA DHE JASHT KUFINIT me qellim ta rjepim Rozafen deri sa ti dali SHPIRTI !

  6. ARUSHA says:

    E MJERA DHE E SHKRETA KESHTJELLA ” ROZAFA ” ne Cduar Mizore DHE TE POSHTRA TREGETARESH E TRADHETARESH ka ra edhe Mbas Mijera Vjetesh ,tamam si 2 Kuneterit e saj te Poshter e te Pa Bese , qe e theren dhe e varrun KETE NUSE TE RE DHE TE PORSA BERE NENE, duke ja lane FOSHNJEN Jetim DHE SOT KJO KESHTJELLE ESHTE JETIME , E SHKATERRUME , E ME MYK GJITHANDEJ ,SE TE GJITHE ATA NE SHKODER JANE TE ARDHUN SI MRENA DHE JASHT KUFINIT me qellim ta rjepim Rozafen deri sa ti dali SHPIRTI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje