Konkursi i pikturës për të inkurajuar artistët e rinj shqiptarë nga 18 deri në 35 vjeç, “Live art”, u finalizua mbrëmjen e djeshme me një ekspozitë të çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i dorëzoi çmimin e parë artistit Enkelejd Zonja për pikturën “Kabareja e Shallit të Kuq”. Rama përshëndeti konkursin e organizuar. Çmimin e dytë e fitoi Genti Korini, ndërsa çmimin e tretë Ledio Xhaferri.
Kjo ekspozitë është një mundësi unike që u hapi dyert 25 finalistëve të ekspozojnë punët e tyre në 5 ekspozitat e planifikuara të çelen me këtë rast në 5 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë përgjatë muajve shtator – nëntor 2013.
Veprat u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare profesionale, e drejtuar nga artisti shqiptar Artan Shabani, i ftuari special, Giancarlo Politi, një nga emrat më të dëgjuar të kritikës së artit bashkëkohor italian, me famë ndërkombëtare, i njohur si themeluesi dhe botuesi i Revistës “Flash Art International” si dhe profesori i Filozofisë, Elvis Hoxha. Tema dhe teknika i janë lënë tërësisht vullnetit të lirë të artistëve, i vetmi kufizim është koha.
Përmes këtij konkursi, të organizuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania, kjo e fundit vë në pah përkushtimin e saj në inkurajimin dhe financimin jo vetëm të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe të jetës së tij kulturore e shpirtërore, përmes promovimit të artistëve të rinj dhe gjeneratave krijuese.
“Konkursi i pikturës “Live art” fitohet nga Enkelejd Zonja”
dhe ne shohim fotografinë e edi ramës!!
iku salia na mbiu mavria,ups desha të thosha ed mavija!!
e o zot si është kjo propaganda!!
dhe edi na shan,çan arët me atë antikomunizmin fallco të tij!!ju jeni 1000 herë më keq se enveri!!
ju na mbitë në tv e gazeta mor merhumë të gjallë!!
Pas 8 vjetesh,shyqyr,qe nuk lexuam shenimin e URRYER:”KY KONKURS ZHVILLOHET NEN KUJDESIN E KRYEMINISTRIT…..LESHI”!!!
Mbase nuk shohim me edhe nje RIT tjeter te URRYER te Berishes:PRERJE TE SHIRITAVE PER CDO HALE TE NDERTUAR!!!
mos u mërzit tashti e ka zënë vëndin ky tjetri!!
por ne jemi mësuar vetëm me ndërrime figurash!!
kur të mërzitemi dhe prej këtij do ta shajmë dhe do fillojmë të lavdërojmë të ardhëshmin!!
nuk do të mësojmë që ti kritikojmë,bojkotojmë dhe të mos i pranojmë këto figura përditë vënd e pa vënd në median shqiptare!
ne duhet tu themi atyre,ti detyrojmë ata të punojnë dhe jo të na dalin si top modele nëpër pasarela mode!!
z.kryeminister leria artistave te meren me artin .Ate qe beri sala po ben edhe ti.Takimet e pa vlera dhe daljet e shpeshta ne televizjon te humbin kohen .Ne presim ndryshim dhe jo te hecesh ne hapat e qeveris se ikur.
Urimet e perzemerta artisteve te rinj bashkohore
Arti dhe kultura jane prioritet per qytetarine