Saimir Pirgu koncert bamirësie për Sindromën Down në Tiranë

16 Tetor 2013, 10:42Kulturë TEMA

Tenori me famë botërore Saimir Pirgu pas disa ditësh do të jetë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në një koncert për qëllime bamirësie.

Koncerti që e sjell tenorin Saimir Pirgu në Tiranë është në mbështetje të  Down Syndrome Albania. Në këtë koncert, 25 tetor, që do të dirigjohet nga mjeshtri Zhani Ciko, tenori do të shoqërohet dhe nga artistë të tjerë të njohur.

Pranë TOB bëjnë të ditur se, emrat e artistëve që do ta shoqërojnë tenorin e njohur janë Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica. Tenori Saimir Pirgu vjen në Tiranë pas marrjes së çmimit prestigjioz “Pavarotti i Artë” për vitin 2013.

Ky çmim iu dorëzua para disa kohësh gjatë një ceremonie të zhvilluar në teatrin e qytetit Korrexhoo, ku artistët dhanë edhe një shfaqje për të mbledhur fonde për bamirësi.

E ndërsa në skenat e botës tenori Saimir Pirgu po zhvillon një jetë të ngjeshur artistike, këtë herë për skenën shqiptare vjen me një mision të veçantë ndryshe nga herët e tjera.

7 komente në “Saimir Pirgu koncert bamirësie për Sindromën Down në Tiranë”

  1. Gramoz says:

    Pershendetje Saimir,
    Ju lumte dhe ju falenderoj nga zemra per kete gjest fisnik qe keni ndermarre.
    Me ne fund po behet nje cfaqje per bamiresi.
    Ah! sikur te bashkoheshin njehere bashke te gjithe artistet tane dhe ti tregonim botes mbare se sa tenore ka Atdheu yne nuk i ka i ka globi.
    E cfare tenoresh pa, me fame te madhe boterore !
    Edhe nje here ju falenderoj dhe shpresoj qe te gjithe se bashku te jepni nje cfaqje madheshtore per vendin qe ju lindi.
    Suksese dhe jete te gjate kudo qe jeni.
    Me respekt dhe dashuri.

    1. NYC says:

      Bravo. Suksese te metejshme. Nje shembull qe duhet perseritur.

      1. Adi says:

        Kjo eshte maskarada e fundit e Zhani Cikos!
        S.Pirgi eshte nje kengetar i zakinshem lme ze fare te lehte qe ka arritur padyshim te kendoj ne skena te medha dhe ai e di se si .
        Por mbare ia beft Zoti se Shqiperise nuk i behet keq aq me teper qe sot kiha e atyre qe kendonin vertet ka ikur.
        Po ama ky Pirgu smund te kendoj kurre perkrah Adrian Xhemes apo Armaldo kllogjerit se del qarte se per clloj tenori behet fjale!!
        Kkengetaret vlersohen me veshe jo me fjale dhe pordh!
        Zhani Cikos i duhet Pirgu per te then se skemi tenor me te mire dhe keshtu justifikon plehrat qe sjell nga bota!
        Ne kemi yje boteror qe rilindja duhet ti sjelle te kendojn per popullin e tyre!
        Dhe le te kendoj Zoti P. perkrah tyre sic dhe me te drejte GRAMOZI me siper me te drejte propozon !
        Dhe ti vlersojn shqiptaret vete pa imponime gazetash dhe nje xhesti human qe cdo korist kishe apo shkolle do ta bente me gjith zemer po ti jepej kjo mundesi per te ndihmuar kete kategori te semuresh te tille qe jan nje dhimbje per shoqerine , se cilet jan tenoret shqiptare qe na bejn vertet krenar pa i hyr ne hak askujt!

  2. ne says:

    nje falenderim per tenorin tone, dhe per gjestin e tij fisnik Me ne fund nje ze i mrekullueshem kujtohet.suksese

  3. Centauri says:

    Te lumte o Saimiri i mire. Veper per tu marre shembull prej te gjitheve. Suksese ne kete pune me shume vlere. URIME o djale i talentuar. Ne jemi krenar qe te kemi shqiptar!

  4. astemi says:

    Nje faleminderit te madhe Saimir Pirgut. Thjesht i Mrekullueshem. Te perfshihesh ne nje sensibilizim te tille, per femijet me sindromen down,eshte hyjnore. Ata persona me aftesi ndryshe, meritojne vemendje, si gjithe te tjeret. Suksese edhe njehere Saimirit dhe Down Syndrome Albania!!!

  5. Victoria says:

    Asnje bilete ne shitje, mos beni reklame kot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje