UNESCO: U dhanë 85 mln lekë për kalldrëm në Gjirokastër, u bënë beton

21 Tetor 2013, 10:34Kulturë TEMA

 
Një tjetër letër i ka ardhur Shqipërisë nga UNESCO, sërish për Beratin dhe Gjirokastrën, e sërish për problematikat e tyre.

Sektori i Kulturës pranë Qendrës së Trashëgimisë Botërore i shpalos shqetësimet e veta përmes Kishore Rae. Letra i drejtohet Besiana Kadaresë, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO dhe në të ritheksohen ato që janë thënë më herët sa i takon mbrojtjes së qyteteve të shpallura pasuri botërore, ndërsa kërkohet që të trajtohen si një dhe se çdo vendim për të duhet marrë nga Instituti i Monumenteve.

Vihet në dukej fakti ase ky institut duhet të ketë më shumë specialistë.

Zjarri e rrugët

Paçka të gjithë këshillave, ka dy çështje të cilave u jepet rëndësi e veçantë. Në letër thuhet se në një raport të mëparshëm na është thënë që dy hidrantë të rinj janë të instaluar në Qendrën Historike për mbrojtjen nga zjarri në kala e në Pazarin e Vjetër si edhe në rrugë qyteti bllok. Por sipas letrës, fakti është se nuk ka hidranti zjarri në të gjithë në Qendrën Historike të Gjirokastrës. Këtë e ka konfirmuar për ta edhe një zyrtar i bashkisë, i ngarkuar me këtë çështje dhe shefi i departamentit të mbrojtjes nga zjarri.
Pika e dytë e rëndësishme e letrës ka të bëjë me një fond prej 85.000.000 lekësh, i dhënë për rindërtimin e rrugës në qendrën historike. “Fakti është, – thuhet në letër – se ndërsa kjo sasi parash mund të jetë shpenzuar për ndërtimin e rrugëve, nuk është përdorur për rindërtimin e rrugëve me kalldrëm, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme historike të qytetit me karakter otoman, por përkundrazi: (janë përdorur) për të mbuluar rrugët e kalldrëmta me beton. Vetëm disa pjesë shumë të vogla të rrugës me kalldrëm janë riparuar”, citohet në “GSH”.

Keqkuptim apo keqpërkthim?

Sa i takon çështjes së rrugëve të kalldrëmta, në letër thuhet se “ne nuk mund të përcaktojmë nëse këto moskorrektësi në Raportin e ICOMOS kanë ndodhur për shkak të një keqinterpretimi të fakteve, ose për shkak të një keqkuptimi nga ana e misionit. Mund të vërejmë në këtë kontekst se: a) Misionit i është dhënë vetëm një përkthyes amator (një vullnetar dhe një i afërm i një zyrtari të Institutit të Monumenteve të Kulturës, aftësitë e të cilëve anglisht janë mjaft të kufizuara), dhe b) misioni përbëhej nga vetëm një person i cili qëndroi në qytet për vetëm një ditë, sigurisht jo kohë të mjaftueshme për të verifikuar informacionin e marrë nga autoritetet”. 

Gjendja e Konservimit

Ndërtimet pa leje në Berat e Gjirokastër mbeten problem serioz, për shkallën e madhe në Gjirokastër dhe mungesën e implementimit të plani për këto dhunime. Më tutje shtohet se mungojnë mjetet ligjore që do t’i ndalonin ndërhyrjet joligjore dhe kërkohet implementimi i “Rregullores për Qendrën Historike të Beratit dhe zonën e saj tampon” sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa shtohet se një gjë e tillë duhet bërë edhe për Gjirokastrën. Letra shprehet se Berati e Gjirokastra nuk po menaxhohen si një pronë e vetme e po ashtu kërkohet nga shteti që qytetet të pajisen me hidrant kundra zjarrit për ato pjesë të qyteteve që nuk mbulohen nga fondet e BE-së. Kërkohet që rekomandimet në pjesën më të madhe të plotësohen deti në fund të vitit 2014, në mënyrë që problemet të mos rriten në masën që mund të rrezikojnë vlerat e jashtëzakonshme universale.

Rekomandime

Si fillim, vihet në dukje se ka më pak kujdes për Gjirokastrën se sa për Beratin. Më tej, theksohet se ka një numër vështirësish për shkak të burimeve të pakta dhe fuqisë punëtore, si dhe ato që rrjedhin nga mangësitë në legjislacionin ekzistues dhe strukturën e menaxhimit.
Sipas raportit të misionit të UNESCO-s, “Ligji mbi Trashëgiminë Kulturore” është shumë i gjerë nuk mjafton për të mbrojtur qytetet muze. UNESCO propozon disa rishikime në ligjin ekzistues, që duhet të jenë ato mbi: ligjin e pronësisë, ku duhet të përcaktohen se ç’duhet bërë kur pronarët e monumenteve nuk mund të gjenden; të përcaktojnë dhe rregullojë me amendime të veçanta rastet në të cilat pronarët janë financiarisht të pafuqishëm, të përcaktohen detyrat dhe obligimet e institucioneve lokale dhe IMK-së, të rritet dhe të fuqizohet roli i Policisë Ndërtimore, etj. Misioni rekomandon që duhet bërë një klasifikim më i saktë i ndërtesave historike, madje thotë që kjo është absolutisht e nevojshme, pasi ndërtesa të pa-ligjshme apo të reja janë të regjistruara si monumente të kategorisë së 2-të dhe për këtë pikë është lënë si afat, nëntori i këtij viti.

6 komente në “UNESCO: U dhanë 85 mln lekë për kalldrëm në Gjirokastër, u bënë beton”

  1. Horri i Bulevardit says:

    UNESKO, ne rradhe te pare duhet te interesohet, se a jane me ustallaret e dikurshem, a ekziston me ajo brigade ustallaresh, qe cdo dite fillonte punen me 7-te mengjesit dhe deri ne oren tre, nuk pushonin duke gdhendur me daltat e tyre, guret dhe duke i shtruar ato, duke zbukuar qytetin meter per meter.
    Ne nje dokumentar, pashe se nje firme me qender ne Tirane, por me pronar nje malok, kishte marre persiper te riparoje shtepite karakteristike gjirokastrite dhe simbas ustallareve te vjeter te qytetit te gurte, qe ishin te papune, kishin bere nje masaker te vertete, me shtepite muze, duke i ndryshuar strukturen e tyre arkitektonike
    Sa jane vjedhur, sa jane investuar ne menyre korruptive, ne mund te presim deri sa drejtesia te gjeje fajtoret, por ai qytet muze nuk pret, aty duhet urgjentisht, qeveria, bashkija, ministria e turizmit dhe biznesi, qe do te kete perseri qytetit muze te nderhyjne urgjentisht, te krijohet urgjentisht, brigada e ustallareve qe nuk mungojne, panvaresisht se sot jane te vjeter, por po iku ky brez, qe mund te mesoje ustallaret rinj, atehere ky zanat do te zhduket pergjithmone.
    Njerezit jane aty ne qytetin muze, jane te papune, kerkojne pune dhe nuk i bejne bisht punes, merrini dhe jepini shancin te punojne per vehte dhe te mbajne qytetin e tyre qe eshte dhe krenaria jone mbareshqiptare, nje muze qe te afrohet turizmi.

  2. Banija01 says:

    Horri i Bulevardit…

    Me behet qejfi qe more mundimin dhe hodhe dy rrjeshta per qytetin TONE dhe une te falenderoj si gjirokastrit.

    Ne gjirokaster nuk mungojne dhe nuk kane per te munguar ustallaret e gurit.
    Dokumentari qe ke pare ishte ai per restaurimin e shtepise “Babameto”qe u restaurua nga nje Fondacion qe tani nuk me kujtohet.
    Ishte e drejte vrejtja qe bente A. Kore se ai eshte nje nga ustallaret me te mire per çatite qe ka punuar per vitre ne Degen e Monum. te Kult. te Gjirokastres.

    Qe te shpetojne keto dy qytete me vlera te medhe historike e arkitekturore duhet te miren dhe te zbatohen “Rekomandimet” ne shkrimin e mesiperm.
    Pa kaluar keto ligje eshte e veshtire te mbahen ne kembe keto dy qytete,do shkaterohen.

    Per humor . Per ate qe thua se brigada e ustallareve fillonte punen ne oren 7:00 deri ne 3:00.
    Nje nga Drejtret , Inxh.Iliaz Babameto ,kur moren Flamurin nga te gjitha Ndr.Monum. te Kultures ju tha : me pese ore moret Flamurin ,po te punonit me shume çdo mirnit?

    Megjithate ne ato vite Gjirokastra u mirembajt,nuk beheshin ndertime pa leje,tani u mbushe me beton dhe po transformohet nga dita ne dite.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kam qene ne Shqiperi ne vitin 2005, ne tetor dhe pata dhe nje shok me vehte i huaj, kur shkuam ne Gjirokaster, me beso u mahnit dhe me erdhi mire.

  3. kaonia says:

    Te drejte keni ju po kush ju degjon se ,jam dakort per gjirokastren muzeale qe po rrenohet c do dite ,por ju harroni dhe lagjen 18 shtatori qe sot eshte bere si Kabul vetem me beton.gjirokastra duhet te kete nje projkt unik si per lagjet muzeale ashtu dhe per pjesen poshte.

  4. Banija01 says:

    kaonia…

    Shume i drejt shqetesimi per “18 Shtatori’-n,e mira do qe te kishte nje plan ,ku, do ndertohet ,si, do ndertiohet dhe lartesia.
    Sidomos “Kodra e shtufit” qe edhe nje pellemb te ngelet bosh do ndertohet nje pallat.

    Po kjo eshte gjysma e te keqes,se e keqja me e madhe eshte pjesa e siperme e qytetit,nga “sheshi Çerçizit” e larte.
    Shumica e dyqaneve qe jane te abandonuara ,problemi eshte se jane shume pronar dhe nuk interesohen per ti hipotekuar se ju takon nga dy ose tre m2 dhe nuk ju intereson per te harxhuar para per ta hipotekuar.

    Prandaj eshte e nevojshme te ndrohet legjislacioni si rekomandon UNESCO.Deri ne Nentor qe ka lene afatet ONESCO nuk e shohe te zbatohen, prendaj mundesia me e madhe eshte qe Gjirokastra te dale nga UNESCO.

  5. Liridon says:

    …me karakter otoman…..thuhet ne letren e UNESKO-s.
    Mos valle edhe zonja apo zonjusha Kadere,ka qene dakort qe punimet te kyeshin,sic jane bere,pra per te zhdukur karakterin otoman te nje pjese te qytetit te vendelindjes te Babait te saj,i cili prej kohesh po figuron si anti islam,per tia bere qefin,antarve jo mysliman,te komisionit te dhenies te cmimit Nobel ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje