Sajmir Pirgu sfidon nga skena: Shkarkimi i Zhani Cikos, turp

26 Tetor 2013, 09:31Kulturë TEMA

 Me një sfidë ndaj pushtetarëve të rinj, tenori Sajmir Pirgu e ka mbyllur mbrëmë koncertin  e bamirësisë , në ndihmë të  fëmijëve me  sindromën down. Në mënyrën e tij ai ka protestuar lirimin nga detyra të drejtorit të  Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, pak orë përpara të fillimit të koncertit, që drejtohej pikërisht nga ai.

Në mbyllje të koncertit, organizatorët ftuan në skenë  ministrin e Mirëqënies  Sociale dhe Rinisë , Erion Veliaj, i cili i ftoi të gjithë të pranishmit të ishin pjesë e kësaj kauze.

Pirgu i falenderoi organizatorët dhe të pranishmit, dhe e quajti të ‘turpshme’ ngjarjen e ndodhur para koncertit, përpara sallës të  tejmbushur me spektatorë mes të cilëve ndodhej edhe  Ilir Meta, Ministrja e Kulturës  Mirela Kumbaro dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Do të doja të bëja dhe një apel tjetër. Do të bëja thirrje që komuniteti i artistëve  të respektohet më shumë në Shqipëri. Sot, përpara koncertit ka ndodhur një ngjarje e turpshme , që më ka prekur shumë. Por, nuk doja të zgjatesha, kushdo le ta kuptojë. Doja vetëm t’i thosha një Faleminderit maestro Zhani Cikos”, citohet Pirgu në gazetën “Panorama’.

Këshilli i Ministrave  vendosi lirimin nga detyra të drejtorit Zhani Ciko dhe zëvendësimin e tij nga balerini Ilir Kerni dhe lirimin  e drejtorit të Galerisë së Arteve, Rubens Shima dhe emërimin në vend të tij të piktorit Artan Shabani.

39 komente në “Sajmir Pirgu sfidon nga skena: Shkarkimi i Zhani Cikos, turp”

  1. Vladi says:

    Turp per ty qe renditesh ne anen e fosileve.

    1. henri says:

      Vladi,
      Jam plotesisht dakord me ty. Kam mendimin se ky Sajmir Pirgu nuk e ka idene e politikes dhe per me tepre ben budallallek qe rjeshtohet me nje ane politike. Artisti mbetet Artist.

      1. Traumatick says:

        Kjo nuk e ben as politikan dhe as te informuar se c’do te thote qe drejtori i TOB qe eshte nje artist me emer te korcenoje punonjesit per te votuar per PD. Nuk ka turp te shkarkosh dike qe i tejkalon kompetencat profesionale dhe i futet nje rruge pa krye. Zh. Ciko nuk eshte muzikant i keq por duhet te mbaje pergjegjesi per veprimet e tij. …Si cdo njeri tjeter.

      2. Mauro says:

        Po mor Henri i pjerdhur. Artisti eshte artist. Per kete ka trotestuar Pirgu qe Ciko mbetet artist dhe jo militant partiak per ta hequr nga puna. Turp.

      3. Gjergji says:

        Cfare injorance ne shumicen e komentuesve. Edi Rama ka thene se do ta fuse Shqiperine ne Europe per 10 vjet, por, si gjithmone, edhe ketu gabon. Me kete injorance Shqiperise i duhen te pakten 50 vjet.

    2. SAIMIR MULLARI says:

      Informohu mire nje here o SAJME,
      Perpara se te politizosh nje shfaqe bamiresie me bashke-kontributor taksapaguesit shqiptare!
      Mos u bej si doktor gangrena, qe i di te gjitha ?

      http://goo.gl/XZmnEI
      P.S. RESPEKT PER TALENTIN DHE PER PUNEN TUAJ!

    3. feniks says:

      TURPI TE NGELET TY,O PIRG ME DHE,SE PER TE SHPORRUR Berishen,PADRONIN,QE MBESHTESTE KY ZHANI YT,POPULLIM SHQIPTASR HODHI 1 MILION VOTA ne 23 QERSHOR!!!
      HARRAM E PAC RESPEKTIN TONE!!
      Nje artist,merret me politike,kur e ndjen se eshte BOSH NGA TRUTE E KOKES!!!

  2. nerro24 says:

    Saimir… mos u mer me politike. Ti je artist, dhuron ndjenja dhe emocione. Vleresohesh per i tille. Zhani u rjeshtua politikisht, prandaj u trajtua politikisht. Sa per moralin e tij pastaj, te siguroj qe nuk esht ai qe ti mendon, ka bere dhe ai nga ato te vetat, te siguroj une qe ja kam dhene personalisht per nje punesim prane O&Baletit

  3. Mikel says:

    Urime , Sajmir.Nje koncert shume i bukur.
    Me vjen keq qe Henri,Vledi apo ndonje tjeter, cdo gje e shohin bardh e zi.
    Xhani Ciko eshte nje figure e respektuar e artit tone dhe duhet nderuar dhe respektuar nga te gjithe. Nuk ka te beje me politiken, aq me pak me politikanet. Drejtori i Operas&Baletit eshte i detyruar ti prese politikanet, pavaresisht bindjeve politike.

    1. Loku says:

      Ke te drejt Mikel drjtori duhet ti prese ter politikanet.Po problemi eshte se Zhani ashte mesu me hudh firma kur ja ka kerku Partia ne cdo kohe.

  4. IVANI says:

    Qe te thuash Turp per Zhani Cikon qe dhe ky mori matarane duhet te mos nxitohesh o cuni i djalit te hallos se gruas sime …mesoje rrugen qe ka ndjekur ky birce dirigjent pastaj thuaje fjalen turp apo te erdhi keq …po diheshe se kujt i sherbente mor djale RTSH qe kur erdhi demoshkerdhacia rtsh punonte vetem per qeverine hajdute dhe kriminele qe shpresoj qe dhe ti mos kesh mare krahun e saj…por prap kam dyshim se mbeshtetja qe i ben keti dirigjenti me emer femre te le per te deshiruar…fole sikunder je per moment duke debutuar ne Tirane dhe jo duke zbritur qe nga katundi KOZEL I ERSEKES….TE FALA ZHANETES SE CIKOVE. DHE I LUMTE QEVERISE PER PASTRIMIN TOTALA TE RTSH SE NA ISHTE BERE BAJAT SE VETEM PER ARITJET GENJESHTARE TE QEVERISE NA FLISTE..ASHTU SIC BENTE PLANIN SALI MALOKU..PRANDAJ DUHEN NJE PENDE QE PER TA TERHEQUR.FJALEN TURP O SAMIR FLAMUR PIRGU…SHIKO PUNEN MOS U MER ME NJERES QE KANE PUNUAR KUNDER POPULLIT TE TIJ,,

    1. Eva says:

      debil total qenke mor Ivan

      1. gallata says:

        Eva ,mollen ta dhashe, mos do edhe bananen tani ?

  5. Kalemi says:

    Nuk duhet te kete drejtore te perjetshem ne cdo institucion te shtetit.

  6. Kalemi says:

    Po shkarkimet qe ka bere Saliu gjate 12 viteve te tij ne pushtet nuk jane turpi i madh???

  7. Ana says:

    Sajmir Pirgu pas kesaj i takon te quhet SAIMR PIRDHU.

  8. Ariana says:

    E njoh zhani cikon qe kur fillova te studjoja ne lice artistik dmth 43 vjet me pare.Dhe mendimi im qe ky njeri nuk ka ndryshuar karakter dhe sjellje.mosperfilles apo keqberes me njerzit dhe studentet e thjeshte,i djallezuar dhe njeri i prapaskenave me koleget,bythlepires me pushtetaret dhe eproret.

  9. Drita says:

    Saimir,
    Mos fol kur nuk i di ligjet. Zhani eshte me te vertet i nderuar(pa marre parasysh ato deponimet per koleget, kjo nuk do te thote qe gjithe jeten te jete drejtor. Ai duhej te kishte dale vete madje perpara. Ka ligje shteti. E ku qendron e keqja tek Ilir Kerni, jo edhe ai eshte po aq i nderuar ne profilin e tij sa edhe Zhani. Mos u nxito, se gabon.

  10. Drita says:

    Saimir,
    Mos fol kur nuk i di ligjet. Zhani eshte me te vertet i nderuar(pa marre parasysh ato deponimet per koleget), kjo nuk do te thote qe gjithe jeten te jete drejtor. Ai duhej te kishte dale vete madje perpara. Ka ligje shteti. E ku qendron e keqja tek Ilir Kerni, jo edhe ai eshte po aq i nderuar ne profilin e tij sa edhe Zhani. Mos u nxito, se gabon. Ta kaloje pensionin ne lumturi se bashku me Rudinen zonjen e tij te nderuar.

  11. Meti says:

    Mosha jote e re ben qe ti Saimir nuk ia din akoma vleren vetes tende. Ti nuk ke nevoje per ftesen e Zhani Cikos, eshte ky qe nderohet me pranine tende. Te ka dhene Zoti nje dhurate te madhe, zerin brilant, por edhe talentin tend qe duhet te dish t’i vleresosh dhe te mbash gjithnje pozicionin e artistit. Nuk na vjen mire qe ben prononcime politike sepse Zhani eshte me shume person politik se sa artist. Vetem ne saj te dhuntive prej kameleoni ka mundur te jete aty ku ishte deri dje. Po ky qe erdhi, Ilir Kerni, nuk ta mbushi syun? Ky erdhi aty ne saje te punes se vet, nuk beri fushate per PS, eshte artist i madh, i njohur jashte e brenda dhe tashti erdhi aty vetem se eshte artist, punes iu gjet njeriu i duhur dhe jo njeriu gjeti nje pune. Saimir Pirgu, ruaje dinjitetin tend, nuk te takon te dalesh ne mbrojtje per njerez qe e kane konsumuar veten me veprimet e tyre e qe rreshtohen me njeren ane, me shkrim e me firma thellesisht politike.Megjithate, ne e duam Saimirin!

  12. Erenik Doli says:

    Zhani Ciko ishte nje klitoris i shqetesuar tejmase, dhe duhej hequr. Zhani eshte me ate qe nuk eshte, nje semundje njelloj si e Spartak Ngjeles: aset opozitare i perjetshem. Eshte semundje kjo gje, duhet ta dini dhe ta qepni, kur nuk dini sa duhet.

  13. mimi says:

    zhanit mire ju e duhet ta kishte lene me kohe ate vens pune.boll me .boll me te paafte ne opera dhe ansamblin e shtetit.profesionistat e vertet jane pa pune per shkak te zhanit dhe atyre qe i kane dhene liri veprimi ati plaku qe ka dal me kohe ne pension.

  14. gjergji says:

    O Pirgu ti je nje tenor me permasa gjigande, cdo qe merresh me punet e qeverise.

  15. askushi says:

    Artistet e medhenj jane si kalamajt e vegjel, i genjem menjehere. Kush e di si e ka genjyer Zhani kete.
    Po mendimi im per Zhanin eshte se ai si artist eshte i mire dhe ka bere shume per muziken shqiptare.
    Ka bere gafa dhe gabime. Normal por nuk duhet me e hedh posht fare.
    Kam pershtypje se nuk e kan hedhur fare.

  16. zalo says:

    mire e keni ju o SAIMIR por ae di qe nuk behet propogande partie ne institucione e kete ka bere zh. ciko prandaj shiko punen tende dhe ruaj respektin qe kane njerzit per ju

  17. Kendveshtrim tjeter says:

    ZH.Ciko ka tejkaluar moshen e qendrimit ne detyre,me “ndihmen” e partise.
    Nuk po e shkarkon njeri,por duhet te largohet si te gjithe qytetaret e nderuar qe dalin ne pension.

  18. Anila says:

    Nuk besoj se Saimir Pirgut i ba bere pershtypje shkarkimi i Zh.Cikos, por momenti kur eshte bere. Mund te prisnin dhe nje dite per ta nxjerre ne pension, nuk kishte nevoje ta benin dy ore para koncertit.

  19. fatmiri says:

    Merreni me nje kale te ngordhur si Zhani Ciko qe s’ka bere gje tjeter, por eshte marre me peticione. E vini ne qoshe kur tu vije ne shtepi, se kjo Shqiperia eshte shtepi e perbashket. U bete sikur jeni te gjithe zoter te saj!

  20. dritani says:

    Shume komentues duket sikur sapo kane dale nga cmendina.
    As e kane idene se per cfare flitet.

    Kjo ngjarje ishte nje version i pershtatur per shekullin e 21-te te filmit “Koncert ne Vitin ’36”.

    Zhani Ciko ishte dirigjent i koncertit te Pirgut. Ta shkarkosh dirigjentin perpara ketij koncerti bamiresie jo vetem eshte turp por eshte edhe cmenduri.
    Koncerti mund te kishte deshtuar suksesshem…

    Po kujt po i rruhet per nje koncert!!!

    1. SIM says:

      Po he more zhyqyer nje me mend nga keta komentus. Po normal kur nuk dine sec ‘eshte thene ate nate. I kane fryre fjalet e Pirgut. I shkreti ska perdorur as turp e as ka mbrojtur Berish apo Rame. Por dha mesazh civilizimi per respektin e gjithe artisteve e vetem falenderoj. Cfar njerzish te trashe ka ky vend.

  21. elmeida says:

    njerezit kishin paguar 3000 lek te rinj per madheshtine tende Saimir, per kauzen e drejte per te cilen kontribuove dhe jo per te degjuar deklarata naive dhe foshnjore.

  22. ilir says:

    z.Pirgu me gjithë respektin për personin tend, nuk mund të le pa te thene se ketu je nxituar dhe ta them une pse;
    1.Zani Ciko nuk eshte nje artist elitar. Nuk eshte dirigjent dhe ka spostuar te gjith dirigjentet profesionist te TOB-it
    2.Eshte sahan lepires sepse ka firmosur peticione kunder Kryeministrit aktual kur ishte shef i opozites.
    3.Ashtu si hoqi z.Zana Cela, kur erdhi PD-ja ne pushtet duhet ta kuptonte se do te hiqej edhe ai.
    4.Ka mbushur moshen e pensionit
    Ka edhe te tjera por nuk dua ti theksoi. Edhe nje here ndjes per kete kundershti, por i detyruar ta them se z.Ciko e dinte qe do hiqej dhe u hoq sikur nuk e dinte.Kjo perben nje turp. Prononcimi yt ne koncert ishte gabim i madhe. Je nxituar dhe i ke ulur vlerat vetetes. Nuk u zevendesua nga ndonje anonim por nga nje njeri qe eshte nje nga personalitetet e spikatura te artit jo ne shqiperi por edhe ne europ, ashtu si dhe ti, por mbase Kryeministri eshte me prane atyre qe kane dhene prova ne manaxhim.Ti je akoma ne aktivitet dhe duhet te bpresesh.

  23. Shkambi says:

    Lerini artista të thonë fjalën e tyne! Tenori i Madh, Pirgu u nëpërkambë prej keqtrajtimit nga dega e kantos në Konservator të Tiranës, prandej u largue me 1 milion lek të vjetra borxh shkoi në Itali. Pirgu u paragjikue si super talent meqë ishte familje e vorfën shumë,……Aty fitoi në Itali konkursin dhe sot asht kampion i vokalit në botë.
    Duhet ta kuptojm se ai ndëryni për Cikon për mënyrën e shkarkimit ishte aspak me etikë shtetnore dhe njerzore. Arti funksionon me etikë dhe jo me harbutëri, rrugaçëri, pabesi, paburrni sikur e ka në karakter Edvin Rama

  24. etleva says:

    mendoj se here tjeter duhet te tregoje me teper respekt per admiruesit e tij te cilet jo domosdoshmerisht ndajne te njejtat pikepamje me te. Kujdesi i ben mire vete tenorit ne kete rast.

  25. MEMEDHETARI says:

    Ta kishe thene kete mendim me kenge mbase do na pelqente melodia…
    Teksti sigurisht do fishkellehej…
    Ah,mor Sajmir…

  26. nn says:

    Z. Sajmir! Respekte per talentin dhe ate qa rrit emrin e Shqiperise ne bote. Sa per nderhyrjen tende je jashte realitetit. A e di i nderuar se institucionet jane me ligj te departizuara e te depolitizuara? Ahere pse muzikanti i nderuar çfrytezoi postin per te bere politike duke thyer ligjin. Kaq gje duhet ta dinte Ciko. Pastaj, perendimi ku ti punon, jeton e ke korrur lavdi, ka ecur perpara duke ndryshuar e duke zbatuar ligjet e jo duke qendruar gjat ne nje vend pune e duke u lutur.

  27. Adi says:

    …por perse nuk eshte turp per nje intelektual te nivelit Ciko te behet tellalll i Lul Bashes dhe mikrofon i Sali Berishes? perse qenkan profesionist dhe intelektual kur preket bytha e tyre dhe jo kur padrejtesisht cenojn jetet dhe fatet e te tjereve???? … ndaj ti o djal duhet te jetosh pak me shume ne kete vend e te kuptosh qe nuk esht turp te heqesh (edhe pasdrejtesisht ndoshta) nje njeri nga puna por turp eshte te perdoresh dhe te shtiresh

  28. fitnete says:

    Ore Ivan pse si te duket katundi Kozel i Ersekes dhe aq me keq qe ke marre per grua (shoqen e jetes ) mbese nga ky katund ashtu sic jam dhe vete une se pse jam nga e njejti trung me te dhe Saimir Pirgun .te te vij turp qe flet ti me kete gjuhe ti duhet te krenohesh qe dhe femjiet e tu jane sterniper apo strembesa nga ky katund dhe nga ky trung Ti duhet te krenohesh dhe jo te turperohesh .Besoj se e di mire se necfare kushte eshte rritur babaj i Saimirit , nje djale jetim i respektuar qe solli ne jete nje njeri te madh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje