"Shtatë" shfaqja teatrale ku do të aktrojnë ministret Kodheli dhe Gjosha

26 Tetor 2013, 10:55Kulturë TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Gerti Bogdani, i njohur si politikan dhe  anëtar i Kuvendit, si dhe analisti Fatos Lubonja, gazetari Ben Andoni, futbollisti Foto Strakosha, dhe e vetmja aktore profesioniste Ema Andrea  do të jenë protagonist të shfaqjes  dokumentare  innovative të titulluar “Seven”(Shtatë), që mbërrin në Shqipëri më  8 nëntor.

Protagonistët do të rrëfejnë  në vetë të parë dhe të tretë ekzaktësisht shtatë histori, në një shfaqje  të konceptuar si teatër, me synimin për t’i bërë  sa më të prekshme  këto histori për publikun.

Një ndalesë kjo në Shqipëri e turneut rajonal në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një nga  qëllimet specifike  të turit ballkanik “SHTATË” për vitin 2013 është që të krijojë  një debat të gjerë publik mbi dhunën mbi bazë gjinore dhe të drejtat e grave  duke përfshirë medien,vendimarrësit, opinionistët, publikun e gjerë dhe individë të të gjitha gjinive.

Ky lexim teatror nga njerëz të njohur organizohet nga Qendra  Nisma Ligjore Qytetare, në  bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Tiranë,etj, duke pasur parasysh numrin  e lartë të grave  që dhunohen në Shqipëri, që nga dhuna  fizike në familje , dhe  viktimat e dhunës psikologjike, shkruhet në “Panorama Plus”.

Turneu i leximeve të teatriove “SHTATË” u iniciu në vitin 2008 nga autorja dhe producentja Hedda Krausz. Sjorgren.

Turneu ka shkuar deri më tani në 13 shtete, duke arritur mbi 20.000 njerëz nga Suedia në Afganistan.

Mbi 500 persona, burra dhe gra, duke përfshirë edhe disa ministra, anëtarë të parlamentit Europian, artistë dhe aktorja fituese e çmimit Oscar, Meryl Streep, kanë performuar në këtë shaqje.

9 komente në ““Shtatë” shfaqja teatrale ku do të aktrojnë ministret Kodheli dhe Gjosha”

  1. who cares, tema qe terheqin vetem pjesemarresit ne votim

  2. gjergji says:

    E mire ne kete foto Mrika !

    1. Spice Boy says:

      E ka pas Mri, jo Mrike ?

  3. zarari says:

    e njef mire shtaten syve prandaj…

  4. tironsirefugjat says:

    Vertet e mir ! Arom femrore me shum se ushtari !…

  5. gjithmone mrikat dhe drandet i kane ber hysmet komunizmit,gra pa karakter

  6. nora says:

    Pse mos te japin shfaqje a jane ministre e e deputete ,per teatro jane atje.

  7. Mesuesi says:

    PER disa komentues ,qe komenti i shprehur shkon ne tjeter drejtim,po tregoj nje histori
    Nje kolegia ime ishte veshur bukur dhe me te vertet te terhiqte,kur e shikoje. Duke zbritur shkallet per ne qener te qytetit,takoi nje shok,i cili pasi e peshendeti e pa shkeputur duarte,si dhe me shikimin provokues i tha: “Sa e mire qe je,po sodomos sot!”
    Kolegia ne moment e pa ju drishur syri ju pergjigj: ” E mire dhe e bukur jame per ate qe kam ne shtepi,ti t’me ha m…n !”

  8. nani says:

    :p nje nisme shum e mire e politikaneve bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje