Ndoj: Nga Arkivi i Shtetit janë zhdukur dosjet e pronave dhe ditari i klerikut

31 Tetor 2013, 09:21Kulturë TEMA
Ndoj: Nga Arkivi i Shtetit janë zhdukur dosjet e pronave dhe ditari i

Drejtori i ri i Arkivës së Shtetit, Gjet Ndoj, deklaron se mungojnë katër dosje të cilat janë tërhequr nga paraardhësja e tij znj. Nevila Nika.

Këtu Arkivi mbahet nga sektorë të ndryshëm dhe ka shefa përkatës të sektorëve. Sa i përket dosjes së zonjës Nika, për mua ekzistojnë vetëm dy relacione të parëndësishme që i drejtohen kryeministrit për problemet rutinë që mund të ketë Arkivi sa i përket dosjeve të tjera. Gjatë kësaj kohe unë në një nga sektorët kam gjetur mangësi dosjesh të cilat mbajnë firmën e tërheqjes nga paraardhësja ime znj.Nevila Nika dhe që nuk janë në Arkiv. Kjo është shqetësuese. Unë kam katër dosje konkrete që flas. Janë katër dosje që janë tërhequr me firmën e saj dhe nuk janë dorëzuar, ashtu sikundër ka një dosje të një kleriku të shquar, albanolog, Pal Dodaj, në të cilin mungojnë disa fletë. Dosja është tërhequr nga Nevila Nika dhe është dorëzuar me mangësi. Këto janë raportime që janë bërë nga sektorët përkatës, aty ku ruhen dosjet. Natyrisht ato nuk janë në tavolinë time, janë në arkivë. Jam i detyruar. Nga një anë nuk duket etike që po i them, por jam i detyruar se unë nuk kam ardhur këtu të mbuloj boshllëqet e paraardhësit tim, sepse këto janë boshllëqe që pastaj do më ngarkojnë edhe mua me përgjegjësi”, ka deklaruar Ndoj.

Ai tregon se Janë dosje që lidhen më shumë me periudhën 1912-1944, por është edhe një dosje tjetër që ka të bëjë me prona me dokumente. Ka një dosje që është marrë me firmë po nga ajo, është dorëzuar, por është dorëzuar me mangësi ditari i këtij kleriku që është shumë i rëndësishëm. Ato sot mungojnë në dosjen kur është dorëzuar dhe kjo është e relatuar nga personi përgjegjës.”

Ndoj shprehet se zonjës Nika i ka propozuar që të qëndronte si specialiste.

 “Unë zonjës Nika në prezencë edhe të këshilltarit të kryeministrit, ditën që kam ardhur këtu, i kam deklaruar që është në nderin tim të jesh specialiste, të punosh diku në Arkivin e Shtetit dhe predispozita ime ka qenë maksimale që ajo të ishte këtu. Ma ka refuzuar. Tani që situata është më e qartë për mua, edhe po të ishte do të propozoja që të largohej nga Arkivi i Shtetit, me këto pak gjëra që kam deri tani. Por bonsensusi dhe dëshira ime ka qenë maksimale që ajo të ishte këtu.”

E pyetur nga “Shekulli”, Nevila Nikaj u përgjigj për akuzat si më poshtë: “Është absolutisht e pavërtetë që mua të më jetë ofruar ndonjë post, post jo drejtues, apo as një vend pune i thjeshtë, apo aty ku kam qenë para se të merrja detyrën e drejtoreshës së përgjithshme. Kam drejtuar sektorin e kontrollit të cilësisë së punës në drejtorinë e përgjithshme të arkivave. E emëruar nga profesor Shaban Sinani dhe pastaj kam kryer këtë detyrë. Mua nuk më është ofruar as të rikthehem në postin e mëparshëm, gjë që i është bërë të gjithë paraardhësve të mi. Nuk e kam pasur këtë as nga qeveria, dhe as nga zotëria në fjalë, ndërsa sa i takon prononcimit të tij se mungojnë dosje, po ju bëj një sqarim shumë të vogël. Nëse bëhet fjalë për ditarin e famshëm të At Pal Dodajt, të parit shqiptar në krye të Urdhrit Franceskan shqiptar, unë personalisht kam qëmtuar dhe kam gjetur atë ditar të hapur dhe të copëtuar në disa fonde të Arkivit të Shtetit nisur nga shkrimi dhe nga materiali i shkruar në të jashtëzakonisht interesant. E kam identifikuar se i kujt është vetëm falë ndihmesës së At Zef Pëllumbit. Kam qenë një mikeshë e tij shumë e mirë dhe pas konsultave me të arrita në përfundimin që ka qenë ditari i At Pal Dodajt. At Pal Dodaj ka vdekur në burg, ka tentuar të vrasë veten dhe ditari i tij është shpërndarë, është shpërdoruar nga organet e diktaturës së asaj periudhe, nëse bëhet fjalë për këtë.

Nëse bëhet fjalë për dosje të tjera, është absolutisht e pavërtetë sepse unë personalisht jam një nga ata shqiptarë, familje apo pjesëtar i familjes që e ka konsideruar të shenjtë atë institucion dhe kemi dorëzuar fonde arkivore të familjes. I kam dhe të nënës edhe të babait tim të dorëzuara atje, të gjyshërve të mi që janë në themelet e shtetit shqiptar dhe që kanë qenë personalitete të shquara të jetës politike, shoqërore dhe të kulturës shqiptare. Unë i kam atje dhe nuk jam bërë unë të më thuhet që mungojnë dosje apo jo. Nëse ka fakte të tilla dhe keqdashësi për tu prononcuar në këtë mënyrë, ky është problemi i tij, nuk mund të mbulojë diellin me shoshë, duke thënë që unë po gjej mangësira, prandaj është i justifikuar dhe largimi i zonjës në fjalë. 

Kjo është e turpshme. Unë do vazhdoj të jap kontributin tim si një specialiste e arkivave tashmë për gati 35 vjet dhe kjo nuk është pak. Unë jam një person që gjithë karrierën time e ngrita mbi atë institucion. Ndoshta këtë radhë është një gabim, do kishte qenë shumë mirë të ndërroja edhe unë, por unë kam qëndruar me këmbëngulje se e kam konsideruar qenien time në Arkiv si një privilegj, por edhe një detyrim i jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve, ndaj komunitetit. Kam qenë e hapur, jo vetëm kur e drejtova, por e dhe kur nuk e kam drejtuar dhe nga të gjithë titullarët që e kanë drejtuar unë e kam pasur këtë lloj vlerësimi dhe këtë përkrahje edhe këtë mbështetje. 

Kam drejtuar disa sektorë, kam qenë edhe drejtuese e arkivit qendror, kjo është një karrierë që mua duhet të më gëzojë, por më hidhëron fakti që në fund kam një lloj trajtimi të tillë, gjë që mua më hidhëron. Nëse bëhet fjalë për dosje në erë, personi që më ka denoncuar, nuk ka njohuritë më fillestare që arkivat drejtohen në bazë të një ligji dhe duhet ta njohë ligjin. Po ta njihte nuk duhet ta kërkonte atë institucion pasi ligji e kërkon që të jetë i depolitizuar. Unë nuk kam qenë. Bindjet tona politike janë tjetër gjë, institucioni në këtë drejtim nuk ka vuajtur. 

Nëse sot pas 65 vjetësh do t’i vuajmë edhe njëherë, mua nuk më duket shumë e drejtë. S’e ka lexuar ligjin për arkivat, por edhe po e pati lexuar nuk e ka kuptuar. Ka një mekanizëm të tërë që i kontrollon lëvizjet e çdo daljeje dhe unë kam qenë ndër ato që kam vënë rregulla strukture që janë të zbatueshme për të gjithë se si do të vihen dhe do të futen dosjet në mjediset arkivore. Shërbëtorë që e furnizojnë me informacion të rremë, se mund të mos jetë faji i tij, për t’u treguar të zellshëm, sepse mendojnë se kështu do të mbajnë vendin e punës. Këto janë të pavërteta dhe nëse do të vazhdohet me këtë gjë unë do të përballem edhe në instanca të tjera, aq sa unë do të kem fuqi,sepse unë kam qenë ndër ato së bashku me kolegët e mi, që atë institucion e kemi mbrojtur edhe në kohë të vështira për këtë vend, siç është viti ‘91,’92 dhe ‘97. 

Një karrierë kaq e gjatë nuk hidhet poshtë nga një njeri i tillë që pretendon se më ka gjetur mua katër dosje që mungojnë. Është turp. Ditari i At Pal Dodaj është dorëshkrim italisht e pak shqip. Është i mbajtur në blloqe e fletore të formateve të ndryshme, e fillon në vitin 1907 deri në vitin 1943. Mosnjohja e gjuhëve dhe e periudhave historike, moslejimi dot i dorëshkrimeve është mangësi e pafalshme për atë që punon në Arkiv. Edhe për dosjet e tjera është pothuaj i njëjti problem. Janë dokumente në gjuhë të huaj të klasifikuar gabim nga arkivistë dhe mbas këtij konstatimi gjatë kontrollit prej meje kanë kaluar në fonde të tjera. Kam qenë titullare, pro në asnjë çast nuk hoqa dorë nga puna me dokumentet. Gjithsesi unë i qëndroj mendimit se kur paaftësisë i bashkohet edhe ligësia duhet thënë na ruaj o Zot”, shprehet ajo.

 

33 komente në “Ndoj: Nga Arkivi i Shtetit janë zhdukur dosjet e pronave dhe ditari i klerikut”

  1. Albanicus says:

    Arkivat te jene transparente. Te hapet nje website ku dokumentet me karakter publik duhet te shikohen nga te gjithe bota.

    Gjithashtu te hapet nje muze modern ku te gjithe koleksionistet shqiptare te kene mundesi te ekspozojne koleksionet e tyre ne interes reciprok si te publikut dhe koleksionisteve.

    Kjo eshte rruga me e mire per ti nxjerre ne pah thesaret e kombit tone.

    1. ramizi says:

      Mero po te jete e mundur meri nje interviste kesaj zonjes Nika qe nga ana profesionale nuk marre vesh dhe nuk theme dote gje se sa e afte apo e pa afte eshte une per vete do ta pyesja se kjo zonja Nika na e ka shpetuar arkivin ne 91 92 dhe 97, shumire ka bere dhe mirenjohja nuk i mungon por pyetja vjen nga kush e ka ruajtur arkivin kjo zonje ne keto vite sepse duket sikur i ka ruajtur nga punedhenesi i saj!Ajo thote se ka cuar dosje te familjes se saj, a mund te na i beje ajo publike se cfare permbajne ato dosje? dhe ne funde te na thote se a ka rremuar njeri i aotorizuar nga familja berishuci ne ate arkive dhe se ku jane dosjet origjinale nese jane prekur me autorizim nga ajo, se ato te prekura nga zoti malltezi i dime mire se e shohim dhenderrushin pronar gjithandej kur nuke kane pasur breke ne bythe.

      1. ramy says:

        Ramy,ben chicago dhe dy tropohan e dogjen dhe vodhen kadasren.
        Tani tokat ne bregdet jane prone e familjes berisha. Deri ne sarande.
        Mire bene. Baba ja ka len.

  2. KADAFF says:

    O GJET MALOKU!
    TI SHYQYR QE GJET-e PUNE DHE MOS BEJ GERR-VERR PA KUPTUAR SI FUNKSIONON PROCEDURA NE ATE INSTITUCION.PASTAJ PSE LLAP E BEN DEKLARATA NEPER MEDIA?1
    PSE SE PROCEDON PENALISHT?!
    ORE TI NE KETE RAST SE KE SHKELUR KODIN E ETIKES SI AI CUNI I MEJDANIT QE E HOQEN NGA PUNA A E PEZULLUAN (SE AS KETE SE KUPTUAM)SE NXORRI LAJMIN E SHKELJEVE TE KURUMIT NE MEDIA?!
    HAJDE QYFYRE HAJDE PO TE PAKTEN KOORDINONI VEPRIMET SI NJE SKUADER SIC KA THENE DHE JUNIORKERMEMINISTRI YNE I NDERUAR EDVIN K RAMA!

  3. lymi says:

    O Kadaff Berisha!Te pakten shkruaj dy fjale qe te vijne ere qytetarie,se i tille eshte dhe problemi.Mos bej si rrobaqepesi,qe do te beje kepuce.

  4. Ustai says:

    Ky Kadaff-i qenka vertet i tille…. Por nuk me intereson kjo se sa fakti qe ne kohen e zonjes Nika,ka patur apo jo abuzime me arkivat.Kam deshire te degjoj nje deklarate nga ajo zonje qe nuk ka patur te tilla ,dhe kjo do te me kenaqte.Nderkohe shqiptaret kane perjetuar,pare e degjuar ne Media se si jane futur dhe u eshte dhene akses njerezve te afert te pushtetit te deri djeshem,per te hulumtuar ne menyre te paligjshme dokumentacion nga ai arkiv. E pra ka qene zonja Nika titullare. Sigurisht nuk kane rendesi bindjet partiake te saj,apo komentet e bera nga ajo per ceshtje te ndryshme, por ka rendesi se si e ka zbatuar ajo ate legjislacion, per te cilin tashme shprehet se nuk e njef pasardhesi. Le tia leme vijimesise kete verifikim, dhe ne se eshte ashtu sic thote znj. Nika do ta mbeshtes edhe une…

    1. Alban says:

      Eshte prononcuar Albana. Lexo shkrimin deri ne fund, ku Gjeta ka gjetur belane.
      Po ne fakt nuk ke faj, se po te vere ate titull Mero, qellon dhe te manipulohesh…

  5. Koli says:

    O njerez ju si keni mend ne vend, ose jeni leng groshe.
    Po si o te mjere ndiqni deklarimet e nje cop mesuesi historie pa pervoje, nje rrogtar qyqan veriu (dhe ska asgje te keqe qe eshte nga veriu) i cili ben deklarata politike per investim dhe asgje tjeter.
    SI mund te vini ne peshore dy persona nje si N.Nika me kontribute te jashtezakonshme ne ate institucion.
    Pa le po keni fillu me hedh idera te tilla ta shohim si e ka zbatuar ligjin. Po kush je ti qe shprehesh keshtu. Ai institucion ka rregullore dhe i takon vetem atyre tu bejne gjyqin…
    Shoh se komunizmi eshte ngulur thelle ne shpirtin e ktij populli injorant dhe fatkeq.
    Ta gezoni rilingjen me Ndojt e kompani.

  6. Z Ndojit says:

    Gjet Ndoji nuk qenka budalla ai eshte nder ata njerez qe quhen Shejtan-budalla.
    \Mos e zgjat me Nevila Niken se po vazhdon akoma ti ulesh shume pike vetes me paditurine tende per arkivat, por nuk eshte faji jot se ti s’di nga lidhet gomari ne fushen e arkivave eshte faji i budallenjve qe te degjojne ty pa i verifikuar gjerat.
    Nevila NIka e ka kete institucion si nje foshnje qe e ka lindur e ndjekur ne te gjitha hapat e jetes e nuk merret me pislleqet qe te pelqen ty te aludosh. Ti ne vend te mesoh nga ajo, duke mos perballuar respektin e tere elites shqiptare per kete Zonje nise me intriga e balte. Prit te mesosh e mundesisht te punosh ne minieren qe quhet arkive e te te drishet zeri para se te flasesh per nje profesioniste te tille. Ta thote nje njeri qe e ka bere vete punen e arkives qe eshte shume e specializuar dhe nuk do show po kellqe e tru!

  7. gjergji says:

    Akoma doni me per Belulin kjo Nevilka. ?

    1. Theofan says:

      Deklarata e Zonjes Nika eshte shume me bindese se ajo e Z.Ndoj.

      1. ganiu says:

        Zotëria thotë: mungojnë dosje të tërhequra nga ish drejtoresha dhe nuk janë këthyer.
        Kurse Zonja thotë: ajo dashuron arkivin dhe se ka dhe qyfyret e familjes së saj.
        Njëri flet për dosje të tërhequra me firmë dhe të pa këthyera, tjetra shkruan hartime.
        Hartimi të bind ty or muçmollë e pa pjekme?

  8. Shqiptar Çam says:

    Per gjeten e gjetur:BIR SELMAN I NENES Ç’TE TE QAJ ME PARE!

  9. jovani says:

    znj.nika-hoxha,mos genje ne 97 jambathe me helikopter per ne kanada,,braktise detyren dhe institucionin ne momentet me te veshtira,u ktheve ,gjithmone me nderhyrjet e miqeve te babit qe perhir te vertetes nuk te kane munguar,i harrove xhaxhi manushin,kadriun,saliun,teta nexhmien.

  10. Qytetar qe do te mesoje te verteten. says:

    NUK DUA TE BEJ KOMENTE SEPSE ASHTU SIC PARAQITET PROBLEMI MUNGESA E DOKUMENTEVE NE ARKIV NUK ESHTE CESHTJE DEBATI.Nese ato mungojne drejtori i ri duhet te beje kallzim penal dhe keshtu shpeton edhe veten nga pergjegjesia penale ne rast mos kallzimi.Dicka te vogel per perkujdesjen e znj Nevila “Qe paska rritur nje foshnje me emrin ARKIV.”Ne dashurine e madhe mund ta “shterngosh shume duke i thene te dua nje frymori dhe kur ti hapesh krahet sheh se ai ka cofur!?Personalisht deshiroj qe “faktet”me siper te mos jene te verteta,POR JO DUKE U SENSIBILIZUAR nga cka thote Znj NEVILA qe shume dokumente te ruajtura ne familen e saj i ka dorezuar…Le ti paraqese ne media cfare perfaqesojne ato dhe vlerat e tyre.Nuk mbrohet njeriu i ditur ,dhe arkivi te jep pafundesisht shembuj ,me fjale dhe vetem fjale. Nese i porsaemeruari per te cilin nuk mund te paragjykoj dhe as them dot se eshte me i zoti se paraardhesja e ka nje hall dhe shkruan ,si fillim i sugjerova ta filloje me denoncim.Por edhe e larguara e ka nje hall do “te mbrohet”PER TE DY RRUGA E NDJEKUR ESHTE JO E SAKTA.

  11. Nevila says:

    Nuk eshte hera e pare qe Nevila Hoxha akuzohet per zhdukje te dokumentave nga Arkiva e Shtetit. Mbas 92-it kur ajo punonte si ndihmese e ngushte e Luan Malltezit (krushkut te Berishes) eshte akuzuar per te njejten gje. I jati i saj Bujar Hoxha qe ka qene profesor ne kohe te monizmit, u kthye direkt keshilltar i ngushte i Berishes, ndonese i biri ishte dhender i Myslym Pezes. Kjo me te shoqin kane qene te dy ne France per specializim ne te njejten periudhe.Ne kohe te monizmit kjo nuk ishte e mundur per asnje cift te martuar. Me sa duket keta kishin trajtim “special”. Eshte nje intrigante e semure, plot mllefe, qe mesa duket i burojne nga karakteri i ulet qe ka. ( Duket qe shkollimi dhe 5 gjuhet qe di nuk e kane patur ndonje influence).

    1. +tironsi says:

      Katovicaaaa…!
      mos harroni marrveshjen e Katovices, ku ishte direktive qe iss-komunistet te vendoseshin ne parti te ndryshme dhe te mbanin pushtetin.
      Nderkohe duhet te demtonin/apo dobesonin kapitalizmin.

  12. sinan hibro says:

    Ish drejtorja Nika ne vend te flas shkurt dhe qarte per cka thote pasuesi i saj ,pra per dosje apo flete qe mungojne ( dhe kete pasuesi nuk e nxjerr nga mendja e tij por nga raportimet e shefave te sektorve perkates )tregon histori me biografira te familjeve te shquara , ku perfshihet edhe vete…Fisnikeria vertete buron nga origjina por ne planin personal duhet ta zoterosh dhe demonstrosh … Nga menyra se si ben hasha / pergenjeshtron pasuesin i cili nuk i paskesh propozuar te qendroj si specialiste … nuk eshte aspak bindese … Me trishtim ve re se shumica e intelektualve te PD qe kane drejtuar sektore te ndryshme per tete vjet si militante partiake , jo vetem qe nuk kane kurajon intelektuale te japin doreheqjen , por kacavirren pas kolltukut si militante partiake ordinere !

  13. Kruja says:

    Nese mungojne dosje dhe kjo zonja I ka marre me firme atehere perse nuk I kthen ato ne Arkiv? C’fare lidhje ka kjo ceshtje me biografine familjare dhe ‘kontributin e cmuar’ te kesaj zonje?

    Ketu ka nje akuze serioze per te. Ka marre dosje me firme dhe nuk I ka kthyer ende. Eshte e vertete kjo gje? Kjo zonje nuk jep pergjigje direkte por politizon ne menyre te panevojeshme dicka qe eshte thjesht teknike. Ke marre materialin me firme? Po, ose Jo. Dy jane pergjigjet. Nese e ke marre me firme ate material, a I ke kthyer ende ate ne Arkive? Po, ose Jo!

    Nese pergjigja eshte Po atehere Perse nuk e kthen dosjen ne Arkive? Nese mohon te kesh marre dosje ne Arkive deklaro direct nje gje te tille ne publik por jo ne vend te ketij pohimi apo mohimi te flasesh per biografine e familjes tende qe paska hedhur themelet e shtetit.

    Zonje, shteti nuk eshte prone familjare. Kushdo qe I sherben shtetit ben detyren ndaj vendit te vet. Ju silleni si nje e auto-privilegjuar pasi sipas teje familja jota paska hedhur themelet e shtetit. Por shteti moj zonje nuk eshte familje qe ti te gezosh te drejten e trashegimise.

    Me nivelin medioker qe tregon, zhargonin e merzitshem qe perdor, dhe mentalitetin e semure qe te mundon ti moj zonje I ke zene vendin nje te riu apo te reje qe ka studjuar dhe punuar ne perendim gjate ketyre viteve te tmerreshme te tranzicionit ne Shqiperi. ti moj zonje je pjella e ketij tranzicioni te mallkuar te cilin populli e mallkon cdo dite se ja ka shpene ne maje te hundes.

    ti je nje nga ato qe ja ke shpene njerezve ne maje te hundes me ato derdellisjet e tuja mediokre. Te ka ngelur ORA moj zonje ketu e 23 vjet rresht, ke bere ne vend numuro.

    1. kirurg says:

      Te lumte! Shteti nuk eshte prone familjare!

  14. lusi says:

    Hahahhahhaha moj nevilkeeeee na dole komshie me krushkun e berishës ti miiiii.
    Aman pash zotin mos na u perbeto se qeke më katolik se papa.Vendi ku ke qënë zotrote ka qënë si qyp me flori për salin malok që ishte bythgrisur e na u bo me prona për 23 vjet.Në arkiv janë të gjitha tapitë e vjetra të pronarëve kushedi sa herë ka bo shëtitje argita andej mi e “ndershme”.Nuk hahet gjithmonë sapuni për djathë zotrote duhet ta dish mirë.

  15. lili says:

    Dikur qeveria svicerane dha do pare per digitalizimin edhe fotogrfimin e dosjeve ne arkiv…
    Pse nuk publikohen kop et e dosjeve qe kjo nuk ka krye?
    Free Access for all!…

  16. Kastriot says:

    Nevilkës i është ngulitur në tru se ajo dhe vetëm ajo duhet të drejtojë përjetësisht Arkivin e Shtetit Shqiptar…
    Po sikur (larg qoftë!) të të binte damllaja ndonjë ditë, ç’duhej të bënte ky shtet për një k/arkiviste ? Të dorëzohej shteti?
    Sidoqoftë, Nevilka nuk është e vetmja që mendon kësisoj.
    Çuditërisht, TË GJITHË drejtuesit demokratë ,pasi kanë qëndruar 8 vjet në drejtim, habiten “pse po na heqin?”. Shqipëria ishte vetëm për ta; pushteti vetëm për ta; postet vetëm për ta…
    Hajt, se do t’ju kalojë. Take it easy!

  17. nevila says:

    Nevila Nika ka bere kerdine ne Arkiv.
    Nga hajdute ordinere deri ne “specialiste” per zhdukje, shnderrim, dhe falsifikim dokumente pronash, por edhe nxjerrje jashte vendi te dokumentave apo pasurive dokumentare te Shqiperise.

    Normalisht qe keshtu do te ndodhte. Ishte ne sherbim te SB!

  18. kirurg says:

    Me mire te kishte ikur me nder, se ka mbushur edhe moshen per pension prej kohesh! ben gerr-gerr si grifshe!

  19. Shkambi says:

    Perse shoqe Nevila, e bija e Bujar Hoxhës nuk i digitalizove për publikun arkivat që kanë kaluar 50 vjet? Pra ktu ishin paratë ku ti me shërbëtorët e sali berishës grabitët dhe fotokopjuan ato e tash kapardisen se zotrojn dosjet e njerzve sikur shoqja argita sali rahmë e sheqere berisha malltezi.

  20. jovani says:

    z.Gjet,pse nuk pyet per grupin qe krehu dokumentet e arkivit,ishpunonjeset E.K dhe L.V,qe me porosi te drejtoreshes,per vite hoqen dhe futen dokumente ne arkiv,po grupi qegriu ne makine mijra dokumente,arkivi i shtetit eshte kthyer fabrika me e madhe e fallsifikimit ne Shqiperi.Jo vetem zonja nuk duhet ti afrohet me arkivit por dhe bashkepuntoret e saj,qe cuditerisht i jane ngjitur kepuceve te Gjetes epo eshesin ish pronaren.

  21. Sallaku says:

    Kto qi thote ky Z. drejtor, nuk jane gjo fare. Kan me dol gjona te tjara, fallsifikime, heqje dokumentesh origjinale nga dosjet dhe zavandsimi i tyne me fotokojesh, po tenderat a ka fol kush deri tani, jo per llovat qi ka mur, por per cilsine e tyne, e ka rrjep arkivin, aty tane diten e lume vinte faro balliu bashke me nje far kastrioti te ministris mrenshme, ata dhe nevila e din se cfar bojshin aty me dokumentet e partise komuniste.

    nuk i ka dul keq, pare po, shpia po. aty kan nodh shume gjona te kqia, po kush o i zoti me i zhbiru, po kjo zoje menon se te tjeret nuk dine gja se cfare ka punu me dokumente dhe me lek aty. kjo zoja ma shume punonte per salen se per popllin. mo u qyt kot o zoje, se ky a vetem fillimi.

  22. viktor hoti says:

    Ne arkivat,transfertat nga nje dosje ne tjetren apo nga nje fond ne tjet rin nuk behen kaba por duke shenuar ne dosjen fillestare transferten, bazen ligjore dhe vendin ku shkon sikruse edhe ne pozicionin e ri nga dhe pese erdhi.Kjo do te thote se cdo deklarim i ish drejtoreshes eshte i verifikueshem e ne se nuk ka rezultat duhet ti jape rruge punes . Viktor Hoti

  23. Stef Staku says:

    ANALIZE : Edhe ne Arshiva e sulmojne klerin katolik Shqiptare. Nuk e kuptoj se si askush nuk prononcohet nga ana e drejtuesve te Kishes Katolike per zhdukje dokumentash te At Pal Dodajt !
    Ngadal ngadal po i vjen koha me ba Rilindje edhe ne institucionet e Kishes sone.

    1. Gjergj Fishta says:

      mos u merzit ti, nuk ka nevoje per rilindje ne kishen tone.

  24. Sazani says:

    Dosjet e pronave !
    Me ato eshte bere parà e madhe!
    Si edhe falsifikime te papara!
    Ne kete drejtim, pra me dokumentat e pronesise, ne Shqiperi, eshte bere nje katastrofe.
    Edhe ne sistemin komunist, arkivat u ruajten.
    Ndersa nene regjimin e Berishes, eshte bere me to, çfare eshte dashur…

  25. kel ukaj says:

    Nevila! Ha! ha! ha! “Arkivi i shtetit!”. Pse ka shtet shqiptar! Ah!!! po? Shtet i dhjere! Shikoni sa gjate pergjigjet Nevila? Nuk flet fare per çfare thuhet, po per kodra mbas bregut. Perse nuk pergjigjet shkurt e shqip po perdridhet si zorra ne prush. Po ky Gjeta per çfare na flet? Ku e ka denoncimin? Jane rrogetare a vullnetare? Shqiperi e shqipetare u kemi dhjere s’beheni shtet asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje